Liderët e BE-së presin këtë javë sukses të rëndësishëm në dialog

20 Shkurt 2013, 13:14Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka biseduar me homologun e tij nga Serbia, Ivica Daçiç, për më shumë se tre orë të martën pasdite, në praninë e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.

Ky takim, i pesti në radhë, ka ndodhur në kuadër të raundit të pestë të dialogut në nivel të lartë mes Kosovës dhe Serbisë (apo Beogradit dhe Prishtinës, siç vazhdon ta quajë BE-ja), të cilin në BE vazhdojnë ta quajnë si “më të rëndësishmin deri më tani”.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, e quan këtë raund si “momentin më të rëndësishëm në dialog”.

Për rëndësinë e këtij raundi të dialogut ka folur edhe presidenti i Këshillit të BE-së, Herman van Rompuy.

Takimi Thaçi – Daçiç do të vazhdojë sot, ndërsa pritshmëritë janë se në të mund të ketë, nëse jo marrëveshje, atëherë së paku hapa të qartë drejt marrëveshjes për veriun e Kosovës./KD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje