Krasniqi krijon partinë e re me Jasharajt dhe Limajn?

21 Shkurt 2013, 13:18Rajoni TEMA

I vjen fundi diktaturës së klanit binom Thaçi – SHIK-u.

Jakup Krasniqi javët në vijim zyrtarisht do ta braktisë PDK-në. Nuk i ka mbetur vend në parti, shkruan sot gazeta “Bota Sot”.

Ashtu siç ka bërë të ditur javë më parë kjo gazetë nga burime të sigurta, se Krasniqi ka vendosur për formimin e partisë së tij, tashmë kjo po shndërrohet në një realitet dhe në një proces formal.

Krasniqi e ka ndarë mendjen dhe po shqyrton mundësinë të krijojë subjektin e ri politik në Kosovë. Indirekt ka gjetur mbështetjen edhe nga Murat Jashari dhe familja e nderuar e komandantit legjendar Adem Jashari, pavarësisht se këta në vazhdimësi po dëshmohen neutral ndaj partive.

Padrejtësitë dhe injorimet që po i bëhen familjes Jashari, do të kthehen si goditje fatale për Hashim Thaçin dhe klanin e SHIK-ut.

Më 17 shkurt Jakup Krasniqi ishte i vetmi nga liderët kryesorë shtetërorë që vizitoi familjen e komandantin legjendar Adem Jashari, e cila nuk u vizitua as nga Hashim Thaçi, e as nga presidentja Atifete Jahjaga.

Shqyrtimi për nismën e themelimit të partisë së re ka marrë dakordësinë edhe të Fatmir Limajt, i cili mbahet i paraburgosur. Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj ishin ndër katër njerëzit më të votuar në Kosovë në zgjedhjet e 2010-shit./KD

13 komente në “Krasniqi krijon partinë e re me Jasharajt dhe Limajn?”

  1. Doni ALBO says:

    Nese formohet kjo parti i shpreh urime dhe suksese ne rrugen e shtetndertimit duke ditur edhe figuren madheshtore te Jasharajve.

  2. Horri i Bulevardit says:

    Urime zoti Krasniqi, bete shume mire qe u dinstancuat ne kohe nga klani, Berisha-Thaci-Dacic.
    Uroj gjithashtu edhe familjen Jasharaj, qe doli hapur kunder ketij klani te rrezikshem dhe i bashkohet vlerave te UCK-se, qe ishte dhe motoja per nje Kosove te pavarur nga Serbija.

    1. albert says:

      Krasniqi dhe familja Jasharaj u distancuan nga klani i Thaqit vetem atehere kur u injoruan nga ky klan.

  3. Sem Luma says:

    Kam frike se e nisin pa hile e me idealizem, por e bitisin me dallavere e nepotizem!
    Pervoja politike partiako-shqiptare, flet per kete skepticizem qe kam.
    Dalsha i gabuar!

    1. Horri i Bulevardit says:

      Sje hic i gabuar por je mese i sakte, se pervoja e jetes na e ka treguar se ne fund, harrojne se nga vine, behen pashallare, ska rendesi te kuq apo blu, njesoj jane, hajdute.

  4. brace says:

    Urime Z Krasniqi,luftoni te largoni njerzit fallso,e qe nuke mbrojne interesat SHqiptare,edhe nji here uroje qe partia juaj e re te jete aktive ne politiken rreale e te paster ashtu sic ka nevoje Kosova sote.

  5. Zigur Qarri says:

    Fati i atyre qe jan marre me politike dhe bejn rigrupim te ri dihet,Genc Pollo,Dashmir Shehu,Spartak Ngjela,Neritan Ceka dhe Arben Imami.Shpresojm qe Bamir Topi dhe Zoti Oketa te mos kene po te njejtin fat.Berluskoni i ndryshoi raportet e politikes ne Itali,por kishte miliarada.Thaçi dhe Berisha perdorin fondet shteterore.Hajduti Ilir Meta u investua po nga Berisha.Keshtu qe nuk duhet nderruar vetem Lokomotiva por edhe shinat,kjo esht e pamundur.Nje angazhim krejt i ri si AK-ja e Kreshnik Spahiut dhe Vetvendosja e Albin Kurtit kan me shume shance,sepse nuk jan konsumuar me pare.Zotesi esht te krijosh fraksjon mbrenda Partise,pa u shkeputur.Politika ka qene dhe do jete gjithmone loje e brrylave,dhe nese dikush e ka pasur kete mundesi por e kan zbythur,nuk mundet dot ta filloi nga e para,sidomos ata qe jan te plakur.Krijimi i shume Partive esht tregues negativ,konfuzjon politik dhe qendrim jo social te nje bashkesie.Individualizmi esht kthyer tashme ne nje plage kombetare,sa keq qe ka prekur edhe Kosoven.

  6. Qemali says:

    Trishtohen nga mungesa e te marrit vesh mes veti. Kosova 2 milion banore, Shqiperia 3 milion, Maqedonia 500 mije shqiptare, Mali i zi disa dhjetra mije shqiptare……… te gjitha vendet me numur rekord partish.

    Cdo pese shqiptare kane nga nje parti. Shtepi e parti, fis e parti, fshat e parti, krahine e parti…..

    Mbase kane pakez te drejte te huajt qe thojn se jemi race nuk dim te vet qeverisemi dhe te krijojme shtet te vertete demokratik.

  7. Bato says:

    Jakup Krasniqin, te cilin e kemi njohur heret, e kemi pare si njeri i ndershem, qe nuk ben kompromis me te keqen, me dallkauket. Mendoj se keshtu do te kete mbetur. Thjeshtesia e tij ka qene e cilter dhe jo tinzare. Kosova ka nevoje per njerez te tille, ashtu sikurse per njerez trima e te paster si Hidajet Hiseni, njeriu i demonstratave te hershme kunder serbit. Shkoni ne shtepine e tij. Eshte po ai Hidajet i thjeshte,
    larg dallavereve, qe punoi dhe punon per Kosoven me ndershmeri. Do na vinte mire nese dhe ai do ti bashkohej z.Jakup Krasniqi ne partine qe mendohet te krijohet. Kosova ka jo pak intelektuale te ndershem. Ndaj ajo ka nevoje per ta.

    Bato nga Tirana

  8. fatmiri says:

    E verteta eshte, nga ç’kam ndjekur shtyp e televizion, ky Krasniqi me eshte dukur njeri serioz, korrekt dhe atdhetar. Nuk e di, por do me pelqente ta ruante karakterin dhe partia qe do te drejtoje te merrte dhe fatet e drejtimit vendit.

  9. ismeti says:

    urime , klubin e bollicave te sami lushatkute adem grabovicit do i mundim keq

  10. SKENDER BEU I VJETER says:

    E BERE QE E BERE KETE PARTI,MBLIDH DHE VETVENDOSJEN DHE PARTINE E RAMUSHIT NE NJE FRONT DHE THACIT JEPINI KULACIN.

  11. valter says:

    Bravo Krasniqi, pak me vonese por me mire von se kurre. Urime per partin e re por siç thot edhe nje komentues me lart eshte e veshtire te krijosh strukturat e reja, do fonde dhe njerez te perkushtuar per drejtesi. Mos do ishte me mire ti bashkngjiteshe levizjes Vet Vendosje. Ata duken te perkushtuar per nje Kosove te lire dhe te begat. Shikojeni edhe njeher me mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje