Provokojnë simpatizantët e Vojisllav Sheshelit

23 Shkurt 2013, 16:22Rajoni TEMA

Qytetarët joserbë të veriut të Mitrovicës, kanë përjetuar edhe një provokim tjetër, të shtunën në orët e paradites, nga simpatizantë të Vojisllav Sheshelit, i cili ka dhjetë vjet që ndodhet në qelitë e Tribunalit të Hagës.

Pothuajse në secilën pjesë të veriut të Mitrovicës, simpatizantët e Partisë Radikale Serbe, kanë vendosur portrete dhe pllakate të të akuzuarit për krime lufte, në të cilat në cirilikë shkruan “10 vjet të tiranisë së Hagës dhe shkatërrimit të Serbisë”.

Simpatizantët e kriminelit Sheshel, përveç që kanë vendosur fotografi të tij pothuajse në çdo pjesë të veriut të Mitrovicës, në 10-vjetorin e dorëzimit të tij në Hagë, kanë defiluar me vetura rrugëve të lagjeve me popullatë të përzier, duke provokuar me aktivizimin e borive dhe duke kënduar këngë çetnike.

Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve të Mitrovicës, që të shkojnë në Beograd dhe të marrin pjesë në numër sa më të madh në protestën që do të mbahet të dielën në Beograd, në 10-vjetorin e dorëzimit të tij në Hagë.

Kryetari i radikalëve, Vojisllav Sheshel, i cili akuzohet për krime lufte ndaj shqiptarëve të Kosovës, por edhe gjatë luftës në Bosnje, ishte dorëzuar vullnetarisht para 10 vjetëve, i përcjellë madje edhe me muzikë nga simpatizantët e partisë së tij dhe të udhëheqësve të kësaj partie, në mesin e të cilëve edhe të Tomisllav Nikolliqit, i cili atëherë ishte nënkryetar i Partisë Radikale Serbe.

Vojisllav Sheshel pretendonte se Gjykata e Hagës nuk do të mund ta dënonte dhe ta mbante kaq gjatë në burg, sepse, siç pati deklaruar ai, “po shkoj në Hagë për të ngadhënjyer ndaj të gjithë atyre që janë kundër Serbisë dhe popullit serb”.

Por, gjykimi i tij po zgjatej ndërsa provat e paraqitura nga Prokuroria e Tribunalit të Hagës jepnin pak shpresa për kriminelin Sheshel, kështu që dy prej njerëzve kryesorë të Partisë Radikale Serbe, nënkryetari Nikolliq dhe sekretari i përgjithshëm SRS-së, Aleksandër Vuçiq, lëshuan partinë dhe themeluan Partin Përparimtare Serbe (SNS), e cila ngadhënjeu në zgjedhjet e vitit të kaluar, ndërsa Nikolliq fitoi zgjedhjet dhe u bë pasardhës i Boris Tadicit. /Zeri

5 komente në “Provokojnë simpatizantët e Vojisllav Sheshelit”

  1. mirel says:

    Qente le te lehin, karvani shkon perpara.

  2. PROFESORI says:

    Menjehere pas mbarimit te luftes ne KS, Mitrovica e veriut nuk kishte asnje kembe shkjau per disa dite rresht. Ne kete kaos qe per shqiptaret perkthehet “kohe e arte” arin e gjeten te plackitja e banesave te serbeve ne prishtine dhe jo te ruajtja e territorit ne kufirin e duhur. Kfori francez qe ne ate kohe sherbente ne veri duke pare situaten dhe dashurine e shqiptareve per plackitje i ktheu miqte e vjeter shekullore ne veri te Mitrovices.
    Personalisht mendoj se ka vetem nje rrugedalje. Shkembim territoresh Mitrovica e veriut me luginen e Presheves.

    1. Pelasgian says:

      edhe un jam i te njejtit mendim , shkembim territoresh .

  3. deltari ilir says:

    I thone “Gjykata e Hages” or pall ,jo “tribunali” apo harrova ke pas gjyshin taljon ti

  4. Atila says:

    Lugina e Presheves ka rendesi strategjike pasi eshe nyje lidhese per rruget veri jug Dhe Serbia se leshon.Ndersa Mitrovica ka pasurite nentokesoreqe i japin Kosoves qindra milina euro pra edhe Kosova nuk ka arsye per kembim territoresh.Shqiptaret s’kane pse te leshojne me territore pasi Mitrovica eshte pjese e Kosoves ndersa Lugina e Presheves banohet ne shumice nga shqiptare. Kufijte nuk do te ndryshojne me ne ballkan pasi do cenohej stabiliteti i rajonit.Kosova ishte nje nga 7 entitetet qe formonin ish Republiken Socialiste Federative te Jugosllavise dhe per kete arsye ju njoh edhe shtetesia. Ndersa ish Republika Jug. e Maqedonise ne baze te marrveshjes se Ohrit do jete nje federate Sllavo-Shqiptare. Shqiptareve te camerise u duhet dhene zgjidhja me e mire e mundeshme ajo e zgjidhjes se ceshtjeve te tyre pronesore dhe pasurore sipas te gjitha te drejtave qe u takojne ligjerisht ndersa kthimi i tyre ne ish krahinen e Camerise do te varet nga marrdheniet midis dy vendeve dhe nga nga predispozicioni i grekeve per ta zgjidhur kete problem. Shqiptret aktualisht jane ne pozitat e tyre maksimale te zgjidhjes kombetare pasi kane dy shtete e gjysem ne ballkan. Tentimi per te tejkalar kete situate mund ta kompromentoje situaten tone dhe te behet shkak per nje perkeqesim te situates ne te ardhmen.Shqiptaret perkatesisht ne Shqiperi,Kosove dhe Maqedoni duhet te punojne fort per forcimin e tyre ekonomik politik dhe ushtarak duke mbrojtur gjithashtu te drejtat e pakicave etnike shqiptare ne Serbi, Mal te zi dhe ne Greqi. Ky do jete edhe sherbimi me i mire qe do i bejme kombit tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje