Universiteti me prapavijë religjioze të krishterë, që mban emrin e një njeriu të dënuar nga SHBA, ia ka vënë dorëzat dhe kostumin kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi për ta nderuar.
Në fundjavë, kryeministri Thaçi e ka marrë çmimin “Doctoris Honoris Causa”, nga Universiteti Sun Moon në kryeqytetin e Koresë Jugore, Seul.
Ky universitet është krijuar dhe mban emrin e liderit të Kishës së Bashkimit, Sun Myung Moon, një sekt i krishterë i formuar në vitin 1954.
Sun Moon, besonte se është një Mesiah, dhe pasuesit e tij besojnë se Jezu Krishti i ishte shfaqur më 17 prill 1935 dhe i ishte lutur që ta përfundonte misionin që ai nuk kishte mundur, si pasojë e kryqëzimit.
Pas një periudhe lutjesh dhe meditimesh, Sun Myung Moon, thuhet se e pranoi misionin.
Ai provoi ndërkohë ta shtrijë ndikimin e tij edhe në SHBA, përkatësisht në New York ku hapi kisha të besimit të tij të ri. Por, në vitin 1982 ai u dënua për konspiracion dhe deklarim të rrejshëm të taksave federale, dhe u dënua me 18 vjet burgim e 15.000 euro gjobë. Ai vuajti 13 muaj burg./KD
Ha ha ha, Thaqi musliman i ndershem as nuk e ka kuptu se ku ka shku. Ma zi se ky islamiku yn:
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/hajgare-me-nishanin.html
Pune korrakesh kto koreanet qe nderuan turkoshakun
ou, thashe se the turkofakun..dreq te eshte merzitur rraca.
Federata e Familjes ose Kisha e Unifikimit nuk jane te krishtere, sepse ata i pranojne te gjitha edhe biblen edhe kuranin si libra te ardhur nga Zoti. Keshtu qe kur shkruani nje artikull kujdes me pasaktesite. E verteta eshte qe Sun Myoung Moon ishte mashtrues i madh dhe akoma pas vdekjes se tij vazhdon mashtrimi nga femijet e tij. Ai jepte shume rendesi vlerave te familjes ne teori, por vete ishte divorcuar dy here. Si perfundim ishte profet i rreme.
SHTESE INFORMACIONI INFORMACIONIT.
Sun Myung Moon-i ka qene themeluesi i “Unification Church” qe ne shqip perkthehet si “Kisha e Bashkimit”. Ky biznesmen dinak dhe i paskrupullt sajoi “Blessing ceremony” qe ne shqip perkthehet si “Ceremonite martesore” me organizime pompoze per “martesa masive” nga vitet 60 deri me sot dhe ka fituar zemren e shume ithtareve ne mbare Boten. Per te zgjeruar ndikimin e tij vazhdues i misionit te Jezu Krishtit, por nuk eshte pranuar nga asnje nga Kishat dhe shume shtete kane ndaluar Kishen e tij te Bashkimit. Prapa perdeve te Kishes se tij Sun Moon-i ndryshe ka qene nje bizmnesmen i sukseshem. Ai eshte pronar i gazetes “The Washington Times” dhe i firmes farmaceutike koreanojugore “Tongil Group”. Vdiq ne 2012-n ne moshen 92 vjecare duke lene pas 14 femije dhe mbi 50 niper dhe mbesa. Keshtu qe Thaci ka se cfare te mesoje nga Kisha e Sun Moon-it.
SMM eshte themelues i Shoqates se Shpirtit te Shenjte per Bashkimin e Krishterimit Boteror (Holy Spirit Association for the Unification of World Christianity) e cila me pas u etiketua nga te tjeret si Kisha e Unifikimit. Misionin e filloi ne nje shtepi me kartona ne Pusan te Korese se Jugut dhe i hyri biznesit per te qene sa me transparent per fondet qe perdorte per misionin e tij boteror. Me ane te martesave masive ai ka krijuar me miliona cifte nderkombetare qe mbajne lart standardin e moralit seksual absolut burre-grua. Per me teper keto martesa kane thyer shume koncepte e kufij qe pengojne paqen boterore. Nuk eshte e vertete qe nuk e kane pranuar asnje nga kishat e krishtera pasi shume te lidere te krishtere i kane dale krah ne ShBA e gjetke si psh Kryepeshkopi Emanuel Milingo. Ato vende qe e kane ndaluar levizjen e tij jane vende komuniste. Ne asnje vend demokratik levizja e tij per paqen nuk eshte ndaluar. Ndryshe nuk do te ishte e mundur qe kjo levizje te kishte dege ne 194 vende te botes. Faleminderit per mirekuptimin.
corect!
MOON është një Pyscho penale sekt! Më keq se Scientology, krejtësisht kriminale dhe fashiste!Bosi kishte për të udhëtuar ban Gjermaninë
Per informatorin dhe informuesit e tjere:
1. Universiteti Sun Moon nuk eshte religjoz por permban te gjitha deget nga mjekesia deri tek inxhinieria.
2. Nese Sun Myung Moon, eshte apo jo profet i rreme kete nuk ju takon juve ta gjykoni. Keshtu ka ndodhur me gjithe profetet ne kohen e tyre u gjykuan si te rreme, madje u vrane me gure…
3. Pas denimit ne ShBA ai ka dale i pafajshem. Drejtesia amerikane ben edhe gabime. Eshte pranuar publikisht qe gjyqi ka qene i padrejte. Pasi ai ka investuar miliona dollare ne USA dhe nuk mbeti thjesht ceshtja per 15 mije. Gjyqi kishte prapavije religjoze. Ai u denua sepse mesimet e tij nuk perputheshin me teologjine e krishtere tradicionale. Duke qene se ne ShBA nuk ia gjenin dot anen sepse liria e besimit sanksionohet nga kushtetuta, iu futen ne aspektin financiar ku vete sistemi ka shume boshlleqe e gabime, vecanerisht kur behet fjale per 40 vjet me pare.
4.SMM themeloi nje levizje fetare duke u bazuar tek Bibla por nuk hedh poshte librat e tjere vecanerisht Kuranin dhe u deshironte me te miren te gjitha besimeve monoteiste abrahamike. Per te kuptuar vizionin e tij religjoz mund te lexoni librin Parimi Hyjnor (Divine Principle).
5. SMM eshte divorcuar nje here. Heren e pare e ndau e shoqja pa deshiren e tij (asaj nuk i pelqente jeta prej profeti qe bente i shoqi). Heren e dyte ishte koha e luftes se dyte boterore kur e fejuara u largua per arsye sigurie ne Japoni dhe nuk u kthye prej andej per arsye subjektive. Gruaja e trete e tij eshte Hak Ja Han Moon me te cilen shpenzoi 52 vite. Jetegjatesia e marteses se tij te fundit tregon se ai i jetoi idealet e tij per familjen.
Ka shume mundesi te jete kthyer nga mysliman ne budist zoti Thaci.
Thaqi eshte konvertuar ,po qfare histori te njejte paska pasur ai themelues i asaj kishe me thaqin ,[po thote nje fjale e urte miku mikut i ngjane 40 vjete ma pare.hahaha
dua veq te perkujtoj sa jane marre me dr Rugoven pas atij takimi me papa gjon palin…