Maqedoni, SHBA, BE dhe OSBE: Jepini fund krizës politike

27 Shkurt 2013, 12:56Rajoni TEMA

SHBA-të, BE dhe OSBE sërish i kanë bërë thirrje liderëve politikë në Maqedoni që të marrin përgjegjësi dhe t’i japin fund krizën aktuale politike.

“Vendi juaj për momentin gjendet në një udhëkryq kritik. Kriza momentale po rrezikon aspiratat e qytetarëve për një të ardhme më të mirë, si dhe për stabilitetin e vendit. Patjetër duhet të ndërmerren hapa për shmangien e ultimatumeve publike, pozicioneve fikse dhe taktikave afatshkurtra, dhe të ketë ofrim drejt një dialogu të drejtpërdrejt dhe kompromisi për interesin e qytetarëve dhe shtetit. Në këtë kontekst i bëjmë thirrje liderëve që të bartin përgjegjësi dhe pa prolongime të gjejnë zgjidhjen konkrete për zgjidhjen e krizës momentale politike”, thuhet në deklaratën e përbashkët të misioneve diplomatike të SHBA-ve, Bashkimit Evropian dhe OSBE-së në Shkup.

Bashkësia ndërkombëtare edhe një javë më parë bëri thirrje të njëjtë për tejkalimin e krizës politike. (INA)

2 komente në “Maqedoni, SHBA, BE dhe OSBE: Jepini fund krizës politike”

  1. Pelasgian says:

    po ca e mbani gjall ket palo shtet , eshte i vetmi vend ne bote qe ka emrin ” MAQEDONI ” por qe nuk ka ” MAQEDONAS ” ne te .
    aty ka shqiptar , turq , serb , bullgar , grek , vlleh , vec MAQEDONAS JO .,

  2. cerno says:

    Nuk po behen shtetet qe jane me popullsi homogjene e jo Maqedonia ku njeri eshte i nenes e tjetri i njerkes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje