CIA vret zëvendëskryeministrin e Kosovës, kreun e krimit të organizuar

28 Shkurt 2013, 12:33Rajoni TEMA

Është destinacioni i radhës i operacionit të njësitit “Division”, pjesë e shërbimit sekret amerikan të SHBA-së, në episodin më të ri të serialit amerikan “Nikita”. Siç raporton KTV, objektivi është zëvendëskryeministri i Kosovës, Kosta Beqiraj, që seriali e identifikon si kreun e krimit të organizuar, të trafikimit të drogës dhe njerëzve në Kosovë.

Para nisjes për në Kosovë, ka dyshime nëse ndërhyrja në një shtet të pranuar ndërkombëtarisht do të shkaktonte incident diplomatik.

Personazhi kryesor i serialit, Nikita, që luhet nga aktorja Maggie Q (në foto), niset për në Kosovë për të gjetur mjekun Heidecker, i cili vjen këtu për t’i mirëmbajtur këmbën artificiale Beqirajt.

Ai e kishte humbur këmbën kur një vit më parë CIA kishte dështuar të eliminonte zv/kryeministrin e Kosovës.

Por, Nikitia ia del ta gjejë në vilën ku ai mban prostitutat. Ndihmësit e tij të shumtë bëjnë që Beqiraj të arrijë t’i marrë peng Nikitën dhe Heideckerin.

Duhet ndërhyrja e bazës në SHBA, që dërgon në Kosovë pjesën tjetër të ekipit të “Division”-it, për ta shpëtuar Nikitën.

Në vilën e Beqirajt, fillimisht amerikanët vrasin dy pjesëtarë të FSK-së e më pas hyjnë brenda, ku e heqin përfundimisht qafe edhe zv/kryeministrin, duke e vrarë, por duke e lënë të kuptohet që këtë e bëri një nga rojat e tij.

Pas suksesit të operacionit në Kosovë me vrasjen e Beqirajt, presidenti i jep detyra të reja të rëndësishme Njësitit “Division”.

Seriali “Nikita” është në sezonin e tretë dhe transmetohet në CW Network në SHBA, ku shikohet nga mesatarisht 2.4 milionë shikues çdo natë.

Ai transmetohet edhe në Britani të Madhe, Francë, Holandë, Bullgari dhe në shtete të tjera./KD

14 komente në “CIA vret zëvendëskryeministrin e Kosovës, kreun e krimit të organizuar”

  1. aqifi says:

    Tani qe ka dy shtete byrazeresh te korruptuar deri ne place (apo korrakesh sipas fagosit) natyrisht qe do te kete edhe material per filma te tille…

    1. Trimi says:

      He se kujtuam me verte ca kishte ndodhur, po permendeni ne fillim qe eshte film, se menduam mos do ti vinte radha edhe Thacit pastaj…

      http:// gazetatema.net/web/e-verteta-per-kontrabanden-e-organeve-nga-hashim-thaci/

    2. Kola says:

      Ky film imiton ose mundohet te pakten(edhe pse per disa eshte me i mire… thjeshte se eshte me i ri do thoja) nje nga serialet me te bukura te viteve 2000, Alias, me Jennifer Garner. Nese shikoni ate Serial nuk ka cep ne 5 sezonet ku nuk permendet mafia Ruse, Serbe, Malazese, TurkoUzbeke, dhe Greke. Pse beni lajme kot aman. Keta kane dalur pak nga skripti qe mos behen bajat dhe kopje identike.

    3. dmx says:

      Ne ket shtet korrakesh jeton edhe ti o BQ Aqif apo te duket vetja dicka me e mire se te tjeret o kanceroz baltaxhi jugu

  2. Zyberi says:

    Mos more, Hashim Thaçin? keq po me vjen se mori edhe alamet “horis causa” ne Seul, e po te rrojne te tjeret

  3. Eri says:

    Kosta Beqiraj, emer ortodoks me mbiemer myslimani, gjetje idiote.

  4. berati_KOSOVE_ger says:

    Sa i perket keti seriali per mendimin tim nuk do me than as gje se ka shum seriala e filma qe jon lujt ne Americ kur vet CIA osht perfshir ne krim edhe senati amerikan ky esht serial edhe shum komercial qe do te mundohet per poblikun me ofru diqka te re…

  5. ismeti says:

    ishte koha e don rambos bosit te krimit e droges, koha e luftes me banden e musajve isniqit , me vrasjen e shum vetve ne pej e qe te gjith ishin qytetar me shtetsi amerikane . pra te mister ramush haradinit aaa

  6. Fred says:

    Ngushellime te sinqerta familjes se te ndjerit Kosta Beqiraj

  7. tourkofagos says:

    pune korrakesh,varu kkkkkk………

  8. Landi- Sverige says:

    Nuk e di se cdodh ne film, por ne realitet CIA ne te njejten menyre sic te dhuron pushtetin ashtu dhe te largon prej andej, por pasi ti ken shtrydhur si lemoni per interesat e tyre. Sigurisht me pas keta tipa behen te “padeshirushem” dhe flaken si mbeturina ne koshin e plehrave nga vet padronet e tyre ne emer te demokracise, luftes ndaj korupsionit, terorizmit, mafies, etj.

  9. Ortodoks Shqiptar. says:

    Kosta Beqiraj!! Kallja nenen Hollywood. Hahahahaha, kesaj po qe i thone globalizim alla Hollywood!

    Hallall!

  10. [email protected] ; Vdekje e te paguarve te Beogradit ! says:

    Nuk mjafton armiqesia me armiqte serb ,dhe rus .por armiku i Kosoves edhe hollivudi !http://www.gazetatema.net/web/2013/02/19/george-clooney-lobi-serb-eshte-shume-i-dobet-ne-shba-gjithcka-degjojme-vjen-nga-lobi-shqiptar/

  11. TIRANA says:

    CIA JA KA FUTUR DHE SHQIPERIS PREJ DEKADASH NE FSHEHTESI http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje