Vetëvendosje pengon raportimin e Thaçit në parlament

28 Shkurt 2013, 12:37Rajoni TEMA

Lëvizja Vetëvendosje ka penguar raportimin e kryeministrit Hashim Thaçi para deputetëve të Parlamentit të Kosovës për takimin e pestë me homologun e tij serb, Ivica Daçiç.

Deputetët Visar Ymeri dhe Liburn Aliu, në momentin kur kryeministri ka dalë në foltore, kanë shpalosur një pankartë ku shkruan “Kosova e Hashimit”, derisa në qendër të saj ishte harta e Kosovës me Veriun e shënuar me ngjyrë të kuqe.

Kryesuesi i seancës, Sabri Hamiti ka kërkuar 15 minuta pushim.

“Uleni më poshtë pankartat ju të Vetëvendosjes, pasi kështu e bëni të pamundshme zhvillimin e seancës”, ka thënë ai./EXPRESS

6 komente në “Vetëvendosje pengon raportimin e Thaçit në parlament”

  1. Ardita says:

    Bravo levizjes VV, Si ka mundesi qe ne mes te parlamentit te kosoves, me paturpesine me te madhe te flasesh e te mburresh per marreveshjet qe poshterrojne kombin shqiptare. Duhet nje opozite kaq e fort si e VV edhe ketu ne tirane qe tja mbyllin gojen sali sllobodanit

    http:// gazetatema.net/web/kjo-kamera-e-fshehte-te-ngre-vertet-qimet-perpjete-video/

  2. Drini says:

    E kane shkruar gabim. Do te duheje shkruar: HASHIM THACI dhe PDK-ja,PO E TRADHETOJNE KOMBIN DHE KOSOVEN! Sigurisht nje pjese e tyre kane qene ne aleance:Millosheviq-Nano-Klosi-Lame-Xhavit-Thaçi etj.te cilet e luftonin ushtrine e formuar nga institucionet e Kosoves-FARK ndersa,Serbia bente masakra ne shqiptare.Rezultatin e vendosen miqte e Ibrahim Rugoves ne krye me Klinton-Bler=NATO dhe lojen e humben ata te aleances destruktive por,kete rezultat e shfrytzuan arroganca e aleances per poste dhe benefite.Per fat te keq po keta njerez sot po punojne ne menyre te kamufluar per t’ia kthyer suverenitetin Serbise ne Kosove.KY ESHTE NJE NGA TURPET SHQIPTARE !

    1. mergimtari fv says:

      Drin ka…i ben mire te vesh ne qafe nji shall si ish kryetari i lidhjes se shkrimtareve te TITOS dmth. krahines autonome te Kosoves te rahmetliut qe u vet nderru ne kotolik me emer arab , e kupton ti per ke te djeg , millosheviçist i ri i djallit .

    2. adri says:

      Drini,

      Koke prej atyne me tru te shperlam, koke prej atyne qe kane prit, si Ibrahim Rugova, qe ka me pik diqka prej qiellit e ka mu ba mire ne Kosove, koke prej atyne qe nuk e permend shkuarjen e Rugoves dy here ne Beograd, nje here ne fillim te luftes edhe nje here ne kulmin e luftes, cka tregon shume per karakterin e “forte” te Ibrahim Rugoves. Nese ne kishim prit deri sa ti kish ra ne mend Ibrahim Rugoves me leviz pak b**** prej karrikes e me ndermarr diqka, Kosova ish zbraz prej shqiptareve. FARK-u eshte formuar vetem nga frika e humbjes se pushtetit ne terren.

  3. DRINI says:

    Per,mergimtari fv.vetem ata qe jane te tille si ju qe njollosni njerez pa i njohur,jane te klanit:Millosheviq-Nano-Klosi-Lame-Xhaviti-Thaçi etj.qe vrane me shume se 1 000 shqiptare patriote,per te mbete vete ne jete me qellim qe ta vazhdojne lojen e tradhetise nder shqiptare.Se e kane tradhetuar miqte tu Kosoven,te tregojne faktet:Kosova vendi me i varfer ne Europe,Kos.vendin e trete me azilkerkues ne bote,me i korruptuari ne Europe etj.etj.Zoteri ruai miqte edhe ndonje dite sepse,shpejt do ti vret buka e shqiptarit dhe Kosoves,tanime te bere milionere.

  4. mergimtari fv says:

    Drin trapi une nuk kam shkel kkurre ne trojet shqiptare te veriut jashte kufijve fatkeqsisht sepse jam ne mergim , kam pare çamerine time te zaptuar nga miqte e serbeve , mua nuk me intereson RRugova ,THaçi me tarafin e vet por Kosova ( Dardania )me shqiptaret. Para lufte e gjate lufte kam strehuar mbi 70 vellezer dukagjinas( Deçan,Peje) me famije ,mos me fol per sllavo-grek te politikes shqiptare se i urrej me shpirt , te majte apo te djathte .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje