Kreu shtetëror serb ka përfunduar mbledhjen në të cilën ka shqyrtuar strategjinë e vet për bisedime me Kosovën, njoftojnë mediet e Beogradi. Këshilltari kryetarit serb, Marko Gjuric, pa mbledhjes u ka thënë gazetarëve se kreu shtetëror serb përsërit se Serbia është e gatshme të përmbushë të gjitha detyrimet nga konkluzionet e Komisionit Evropian për të marrë datën e bisedimeve me BE.
Ai ka theksuar se Serbia në bisedimet e të hënës shkon me strategji të përcaktuar, me dëshirë që të arrihet kompromis dhe është e gatshme të bisedojë në mënyrë konstruktive për të gjithë elementet e rregullimit të marrëdhënieve në Kosovë.
Sipas fjalëve të tij, Serbia ka koncept të qartë për krijimin e bashkësisë së komunave serbe në veri me shumë kompetenca për shumë fusha të jetës.