Janë lënduar 32 nxënës të shkollave fillore të Pejës gjatë një koncerti humanitar. Dy prej tyre po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Një nga nxënëset që po trajtohet në këtë qendër është në gjendje të rëndë.
Mjeku kujdestar, Lulzim Hoti ka thënë se pacientja është duke u trajtuar dhe se gjendja e saj është ende e rëndë.
Në videon e KTV-së, shihet çasti kur këta nxënës kanë rënë ndërsa prisnin të merrnin pjesë në koncertin humanitar në palestrën “Karagaçi” të Pejës.
Në Spitalin e Pejës nga 30, sa po trajtoheshin, vetëm 6 fëmijë kanë mbetur për mjekim të mëtejshëm. Drejtori i spitalit, Skënder Dreshaj ka thënë se tërë personeli mjekësor u ka ofruar ndihmë këtyre nxënësve.
Ky incident është shkaktuar kur turma e nxënësve po hynte në sallën e sporteve “Karagaçi” në Pejë, por mbajtëset e metalta të shkallëve janë prishur.
Të lënduarit në Spitalin e Pejës i ka vizituar edhe kryetari i komunës, Ali Berisha. Me rastin po merret edhe Policia e Kosovës, e cila ka nisur hetimet. Të lënduarit në QKUK dhe ata në spitalin rajonal të Pejës i ka vizituar edhe ministri i Shëndetësisë Ferid Agani./KD
I uroj nje sherim te shpejte nxenesve qe pesuan nje situate te papelqyeshme, shpereh edhe keqardhjen per te lenduarit.
duan te behen si amerika keta te bejne “fun”,
te bejne party
Aksidentet dhe pakujdesite ndodhin kudo, edhe ne Shba. Te gjithe ketyre te rinjeve shqiptare iu uroj sherim sa me te shpejt!