Për 63 përqind të qytetarëve të Serbisë, Kosova është e pavarur

5 Mars 2013, 10:04Rajoni TEMA

63 përqind e qytetarëve të Serbisë mendojnë se Kosova faktikisht është e pavarur dhe se Beogradi mund të “luftojë” vetëm për pozitë më të mirë të serbëve, tregon hulumtimi më i ri në Serbi. B92 publikon rezultatet e hulumtimit ekskluziv rreth mendimit të qytetarëve të Serbisë për rrjedhën e deritashme të bisedimeve të dy kryeministrave Thaçi-Daçic.

B92 dhe Ipsos strategjik marketing kanë pyetur 1.003 qytetarë të Serbisë se çka mendojnë ata –si kemi biseduar deri më tani për Kosovën, a do të mund ndokush tjetër më mirë të udhëhiqte bisedimet dhe çfarë është roli i BE-së në bisedimet e Brukselit? Së pari është bërë pyetja se si e vlerësoni rezultatin e dialoguesit kryesor Ivica Daçic.

61 për qind e qytetarëve të Serbisë mendojnë se kryeministri po dialogon mirë, se këtë po e bënë keq janë përgjigjur 21 për qind, ndërsa pa përgjigja kanë qenë 18 për qind të të anketuarve, transmeton Koha.

Në pyetjen se a ka Serbia dialogues më të mirë se Daçic, 54 për qind e qytetarëve janë përgjigjur se nuk ka dialogues më të mirë se Daçic. Çdo i katërti është i mendimit se ka të tillë që do të dialogonte më mirë se Daçic, kurse rreth 20 për qind janë përgjigjur se nuk e dinë.

Në pyetjen nëse Bashkimi Evropian është neutral në bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit, më shumë se tre të katërtat e qytetarëve të Serbisë, apo 78 për qind, thonë se jo. Ndërsa 86 për qind mendojnë se Brukseli është në anën e Kosovës.

Qytetarët serbë janë pyetur edhe për atë se a është “më e afërt për ta Kosova apo BE”. Por, një përgjigje është goditje për të gjithë ata që e “favorizojnë” Kosovën para BE-së, sepse, 63 për qind e qytetarëve thonë se Kosova është e pavarur dhe se Serbisë i ka mbetur vetëm të luftojë për një status më të mirë të serbëve. Se Kosova nuk është e pavarur, thonë 32 për qind e serbëve, ndërsa 5 për qind nuk e dinë përgjigjen.

Në pyetjen se “a e zgjidhni BE-në apo kthimin e Kosovës në Serbi”, 65 për qind e qytetarëve të Serbisë zgjedhin Kosovën para Serbisë, derisa 28 për qind e thonë të kundërtën (7 për qind janë të papërcaktuar).

1 komente në “Për 63 përqind të qytetarëve të Serbisë, Kosova është e pavarur”

  1. Sem Luma says:

    hëëhëëë!
    … duhet pranuar se mentalo-politikisht ne dhe serbet thuajse nje rradake kemi. Kjo shihet shume mire ne pergjigjen e serbeve, ku shumica e tyre mendojne se Brukseli eshte ne anen e Kosoves. Ndersa nje pyetje e tille ne Kosove do te jepte nje pergjegjie 100% te kundert, pra, qe Brukseli eshte ne anen e Beogradit. Corba e Ballkanit ka shume qepe, hudher e perberje tjeter lindore (sllavo-ortodokse dhe turko-islame) , gje qe nuk ka kaluar pa pasoja as te karakteri dhe mentaliteti, jo vetem i yni (shqiptareve), por gjurme dhe shije te kesaj corbe gjen edhe te serbet, bullgaret, greket e maqedonasit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje