“Sila”, “Vajza që kam dashur”, “Sulejmani i madhërishëm” janë disa nga serialët turq, që kanë pushtuar zemrat e grekëve: kuota e shikueshmërisë për këto serialë është mbi 40 për qind.
“Më vjen keq por tani nuk mund të flas, pas pak fillon “Sulejmani i Madhërishëm” – këtë fjali e ka dëgjuar shpesh kur ka dashur të lërë takim me dikë, tregon Vicky Bechraki. Arkitektja 40-vjeçare nga Athina në fillim tallej me vëllezërit, shoqet dhe prindërit e saj, që shihnin rregullisht në televizionin grek serialet turke.
Por dikur edhe ajo vetë nisi të shihte seri dhe që prej një viti çdo mbrëmje në orën 9 pret historitë aventureske plot intriga dhe zhvillimet e reja në dashurinë plot pasion mes Sulejmanit, sundimtarit turk në shekullin e 16-të dhe Ruksanës, skllaves së krishterë në haremin e tij.
“Ky prodhim është shumë më i mirë se serialët grekë të këtij lloji. Duhet pasur parasysh edhe se kanalet greke aktualisht ritransmetojnë serialë të vjetër grekë, disa nga viti 1985. Unë nuk kam dëshirë dhe interes të shoh gjithnjë të njëjtën histori. Serialet turke janë pra diçka e re”, thotë arkitektja greke.
Mall i suksesshëm eksporti
Serialet turke janë vërtet një produkt i ri dhe i pëlqyer për tregun grek të medieve. Seriali i parë u transmetua në verë 2005 nga kanali MEGA TV. Ai quhej “Kufiri i dashurisë” dhe transmetohej në orët qendrore të mbrëmjes. Filmi tregonte historinë e dashurisë së një turkeje dhe një greku. Seriali, që trasmetohej një herë në javë, ishte një sukses i madh dhe zgjati tre vjet.
Ky ishte fillimi: në vitin 2010 kanali ANT1-TV filloi transmetimin e një seriali të ri: “1001 netë”. Ky ishte edhe momenti i kthesës. Qysh atëherë tre kanalet e mëdha MEGA, ANT1 dhe ALPHA transmetojnë në orët qendrore vetëm serialë turq. Këtu vlen të thuhet edhe se 2010 ishte viti kur në Greqi filloi të ndihej qartë kriza.
“Në vitin 2010 kanalet e mëdha televizive greke u përballën me problemet e para serioze financiare: ata nuk kishin më para për të prodhuar seriale të rinj. Serialët turq ishin shumë më ekonomikë. Një seri mund të blihet për 5.000 euro dhe kuotat e shikueshmërisë janë mjaft të larta, shpesh mbi 40 për qind. Pra tre kanalet kryesore me programe zbavitëse filluan të blejnë në mënyrë masive serialë turq”, thotë Nikos Voulalas, kritik televizioni në gazetën popullore “Athinorama”.
Serialët turq megjithatë nuk janë të suksesshëm vetëm në Greqi. Vitin e kaluar firmat turke kanë marrë më shumë se 100 milionë dollarë nga shitja e të drejtave të transmetimit në më shumë se 70 vende. Serialët turq janë tashmë një mall fitimprurës eksporti.
Kujdes për përcjelljen e “vlerave të duhura”
Por suksesi i tyre nuk është vetëm ekonomik, edhe në aspektin politik ata po fitojnë gjithnjë e më shumë rëndësi. Kështu Ministria turke e Kulturës ka në plan të mbështesë financiarisht prodhimin e serialëve televizivë. Arsyeja është përmirësimi i imazhit të Turqisë jashtë. Edhe revista britanike “Time” e ka zbuluar këtë dhe shkruante së fundi se serialët “janë arma e fshehtë e Erdoganit”.
Sina Kologlu, gazetar dhe kritik i njohur në Turqi, beson se qeveria e ka kuptuar dhe synon ta shfrytëzojë potencialin e ndikimit kulturor që kanë serialët: “Këtë kujdes për imazhin e tregon në fakt çdo vend. Pra synimi mund të jetë të tregohet me anë të serialëve të tillë, sa e fuqishme është Turqia ose sa shumë ndikim ka pasur Perandoria Osmane. Fjala është për eksport të kulturës.”
Por mbështetja financiare nga shteti lidhet me kushte. Më i rëndësishmi është që mbështeten ato histori, të cilat i kushtojnë vëmendje të veçantë “unitetit të familjes”. Një serial që nuk i përmbush këto kritere është p.sh. pikërisht “Sulejmani i Madhërishëm”, tejet popullor edhe në Turqi. Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan është ankuar se kjo histori nuk i përgjigjet aspak të vërtetës historike dhe se “paraardhësit turq nuk kanë qenë ashtu si paraqiten në serial”. Ai madje kërcënoi se do të ndërmerrte hapa ligjorë kundër serialit, por më pas u distancua, edhe për shkak të refuzimit të fortë në opinionin publik. Gazetari Sina Kologlu druan se ky është megjithatë vetëm fillimi dhe se politika konservatore e qeverisë mund të ndryshojë peisazhin e serialëve në Turqi.
“Mund të bëhen përpjekje për të shmangur tema të tilla që nuk shkojnë me të ashtuquajturën ‘strukturë të familjes turke’. Për shembull tema si përdorimi i alkoolit, duhani, lidhjet jashtëmartesore, tradhëtia, etj. Tendenca shkon në këtë drejtim”, thotë Sina Kologlu.
Ngushëllim në trishtimin e përditshëm
Aktualisht në televizionin grek transmetohen gjashtë serialë turq. Por jo të gjithë janë të kënaqur nga kjo. Disa aktorë grekë të papunë ankohen se prodhime të tilla me kosto të ulët u marrin atyre punën. Dhe gazeta “Dimokratia” nuk bën më reklamë për “Sulejmanin e Madhërishëm” në faqet e saj, me argumentimin se seriali është një përpjekje për të paraqitur si të padëmshëm pushtimin 400 vjeçar të Greqisë nga osmanët. Shqetësimin për serialët turq e shprehu në një letër të hapur në shtator edhe kompozitori i famshëm grek Mikis Teodorakis: “Qendrimi provokativ i kanaleve greke, që transmetojnë pa u turpëruar çdo mall të lirë që u servir propaganda turke, duket se nuk i intereson askujt”.
Por teleshikuesit grekë nuk shqetësohen. Serialët turq vazhdojnë të jenë të suksesshëm. Edhe arkitektja Vicky Bechraki reagon me qetësi ndaj protestës: “Besoj se grekët do të ishin shumë të gëzuar, nëse një serial grek do të kishte kuota të larta në Turqi. Sot thjesht ndodh e anasjellta.”
Tani Vicky Bechrakit i duhet të nxitojë. Pas pak fillon një tjetër seri e “Sulejmanit të Madhërishëm”, të cilën nuk do që ta humbasë në asnjë mënyrë. Dhe për të kjo është edhe një mundësi për të harruar të paktën për pak kohë se prej dy vjetësh është e papunë./DW
epo do kthehen ne rrace dhe greket, ska se si te jete ndryshe.
grekt te kthehen ndac edhe reptil , por kto mut serialesh kan pushtu edhe shqiperine , mos te folim per kosoven se atje vriten per me pa fatmagylin apo ndeshje futbolli
Ke shume te drejte,nuk ka grua kosovare qe nuk sheh idhullin e saj ne heronjte e ketyre telenovelave…
Kjo eshte mese e vertete. Isha disa dite ne Greqi dhe e pashe vete me syte e mi.
Ky eshte nje tregues iddeal se sa u kane rene breket zorraxhinjve greke
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/albania-100-years-of-liberty-official.html
Bulldum!
Greket nuk do te kthehen sepse ata kane mbetur ata korrako-jevgjite qe kane qene gjithmone si vellezerit e tyre korrako-jevgjitet turq. pgu rrace e keqe.
Ketu do ta sheh turkofagosi baban e tij qe i ka munguar me shekuj….pune te pa besesh, pune kurvash.
Vertet, kane pushtuar edhe Shqiperine jo vetem Greqine. Isha 4 dite muajin e kaluar ne VL.
Sic eshte zakoni dhe une kam qejf vete, ika me mamin te beja vizita tek halla, teze, xhaxhi etj.
Nuk benin muhabet tjeter vec te telenovelave. U cuditen qe une nuk e kisha idene.
I thash mamit, ju duheni marr nje me nje e studiuar si raste klinike deshperimi dhe trishtimi.
Varesija ndaj ketyre telenovelave turke eshte semundje.
Eh moshe e madhe, m’u pergjigj ajo, shtyne diten.
Deri ketu mire dhe qendron si justifikim por dhe bashkemoshataret e mija, 35 vjecare, i vdisnin telenovelat. Dolem per kafe vetem mbasi kish mbaruar telenovelat. Ehhhh
Roberta mos e merzit mamin!
Faleminderit per keshillen!
Për një pjesë (fatkeqësisht jo të vogël), kjo është “thirrje e gjakut”;
për një pjesë tjetër që nuk ka korelacion fiziko-shpirtëror me turkomongolët, është thjesht kalim kohe .
I ke rene pikes Kaco djali!
Ty sigurisht te pelqejne serialet e malakave bukethate………nuk si te jete ndryshe nga lloji turkofagos.
Hahahahaha…….grekerit po kerkojn stergjysherit e tyre.
Sa i terheq gjaku,kot nuk thone i joti mishin ta ha kocken ta le.
Prit kur te rinjohi Kisha greke marrveshjet e vjetra me Sulltanet.
Mykonos do te mbushet plot me turist turq,qe do bejn adetin e dikurshem
me greket.Vete hirresia e tij Periskopi Janullapos e ka bekuar orgazmen
kolektive me vellezerit turq.Turqit ja shbllokojn marmiten gratis,si ne koh krize.
zike cami po flet ti per turq?????????
Perse jo fundja fundit gjysma e popullsise “greke” ka origjine turke dhe kete e dine mire shume “greke” si dhe vete turqit tek e fundit jane vllezerit e tyre qe para 200vjetesh u konvertuan nga mysliman ne ortodokse per arsye qe tashme i dime
Sherbetorja ime eshte greke, une i thashe nese do te punosh me mua do te ndryshosh ymrin, nga Sofia ne Sulltene, patjeter efendi me tha Sulltena. Eshte e mire e punetore e madhe, dhe vetevetiu pa i then une ka vendosur te mbulohet , dmth me perce, jalla bismilah ca femre e mire, urate.
Grekerit nuke kethehen ne turq!pse jo?sepse per 400vjet te pushtuar nga
turku emrat e ture shkruhen kristo andrea jani spiro etj.Ame non mi rezulta un nome…. prezempio; Sulejman
aspeta pak more palikari, po “Karaxhaferris” si te duket ? Come mendon per kuesto ?
Per ne Shqiptaret nuk ka ndonje ndryshim te madh ndermjet nje Turku dhe Grekut,njesoj kane qene per ne,prsh Turqit na ndaluan mesimin e gjuhes dhe Greket te njejten gje bene,Turqit na vrane e prene dhe Greket ate bene,ne fund me Turqit kemi afer 100 vjet e kemi mbaruar luften,e me Greket jemi akoma ne gjendje lufte,hajde gjeja ndryshimin nga Greku e Turku,per ne njesoj jane….
I kam pare novelat me ziken.
Emiri i Katarit blen 6 ishuj grekë
04/03/2013
Emiri i Katarit blen 6 ishuj grekë
Dy nga ishujt e blerë nga sheiku i Katarit
Me qëllim ndërtimin e një kompleksi turistik për familjen e tij dhe për vizitorë të huaj, emiri i Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al-Thani ka blerë gjashtë ishuj në detin Jon.
Sipas mediave greke për ishullin Oksia, që ka një sipërfaqe prej 500 hektarësh ai ka dhënë 5 milion euro, ndërsa për 5 ishujt e tjerë që janë vetëm 160 hektarë, ka paguar edhe 3,5 milion euro të tjera. Të gjithë ishujt ndodhen në lindje të Qefalonisë në detin Jon, pranë ishullit legjendar të Itakës.
Emiri i Katarit pasuria, e të cilit shkon në mbi 50 miliard euro, ka 24 fëmijë me tre gratë e tij dhe përderisa në këtë zonë ndodhen 18 ishuj thuhet se ka për qëllim që t’u bëjë pothuajse të gjithë fëmijëve dhuratë nga një ishull.
I njohur në Greqi pasi kalon një pjesë të madhe të pushimeve të tij pikërisht në këtë zonë turistike, ai kishte kohë që kishte bërë ofertën e tij dhe për pak burokracia greke ndoshta mund të kishte humbur një prej investuesve më të mirë në vend, në këtë moment të vështirë, pasi bashkia e Itakës i kërkonte të kufizonte sipërfaqen e ndërtimit në një prej ishujve ku do ndërtojë vilën e tij, në vetëm 250 metra katrorë, ndërkohë që ai kishte kërkuar që vetëm banja e tij të kishte këtë sipërfaqe.
Përvec vilave personale ai ka projektuar ndërtimin e një kompleksi turistik.60-vjecari Al-Thani, një personazh i shumëpërfolur në Greqi, është një nga udhëheqësit më liberalë të Gjirit Persik, me lidhje politike dhe biznese në Europë dhe në mbarë botën, duke përmendur edhe financimin e kanalit Al Jazeera. Por ai shpeshherë shfaqet si një njeri i thjeshtë, madje e kanë etiketuar edhe si “emiri me pantofla” që blen vetë peshqit e tij në tregun vendas në mëngjes kur vjen me pushime.
Ai gjithashtu ka premtuar se do të çoje ujë në ishullin e Odiseut, për të cilin deri tani asnjë qeveri në Greqi nuk ka ndërtuar një ujësjellës nga zonat përreth, ndërsa në kuadrin e programit të privatizimeve që ka shpallur Athina zyrtare, qeveria greke pret nga ai edhe oferta të tjera biznesi.
Top-Channel
Por jo me sovranitet, si qö beri Sala.
Qeshni e talluni sa te doni,grate tona s’kane kohe per burra qe kane ne shtepi.Kane Ezelin,Sulltanin…
Gjaku nuk behet uje i thone nje fjale . Duke pare keto filma , keta jevgjitet e athines kujtojne dhe çmallen me baballaret e tyre dhe sidomos kujtojne jeten e lumtur ne haremet e Sulejmanit …..”nderoheshin” me bura e me gra…………….gojor , ke bo ndonje evro moj nuse??????????????????????
hajri senatoriumi ata jane baballaret e tu qe i vuri para greqia dhe aleatae kristiane ballaknike, sic vuri me vone perpara si bageti dhe ju camet mbetjet e atyre baballareve qe kish ndjekur me pare.
po ne shqiperi qe ndiqen me interes te madh ke dicka per te thene?