Implementimi i marrëveshjeve në veri, në duar të Serbisë

6 Mars 2013, 11:35Rajoni TEMA

Beogradi zyrtar ka marrë detyrimin për të bindur autoritetet e veriut të Kosovës, të banuar me serbë, që të zbatojnë çfarëdo marrëveshjeje të arritur në dialogun politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Madje është caktuar edhe njeriu që do të merret me politikanët lokalë serbë.

Burime të gazetës, të përfshira në procesin dialogues, kanë thënë se Aleksandër Vuçiç është ngarkuar me detyrën për t’i bindur liderët lokalë që të zbatojnë marrëveshjet eventuale. Vuçiç është zëvendëskryeministër i parë në Qeverinë e Serbisë dhe ministër i Mbrojtjes i po kësaj qeverie. Po kështu, para gjysmë viti ai është vënë në krye të Partisë Përparimtare Serbe, pasi pozita numër një e këtij subjekti pati mbetur bosh majin e vjetëm kur partia fitoi zgjedhjet presidenciale dhe në majë të pushtetit në Serbi u vu lideri i deriatëhershëm i saj, Tomislav Nikoliç.

“Ka qenë pjesë e diskutimeve të mëhershme në Bruksel edhe çështja e implementimit të marrëveshjeve në veri. Vuçiq është identifikuar si personaliteti që ka ndikimin më të madh dhe ka mbetur që ai të mbajë kontakte të vazhdueshme me politikanët me ndikim në këtë pjesë”, ka thënë burimi i gazetës. “Prishtina nuk mund të merrte këtë barrë. Sikur të mund t’i bindte, fare nuk do të kishte nevojë për dialog me Serbinë”./KD

2 komente në “Implementimi i marrëveshjeve në veri, në duar të Serbisë”

  1. Trimi says:

    KJO ESHTE TRADHETI, TURP TURP TURP. SI mund ti lene ne dore Serbise dicka te tille. Duhet ta tregojme veten te forte dhe te mbajme ato qe na i kan lene trashgimi stergjysherit tane, iliret….

    http:// gazetatema.net/web/skena-te-pergjakshme-te-protestes-ne-shkup/

  2. O (trimi)serbise ijane futur kembet ne nji kepuce dhe po bindin serbet e mitrovices qe te mos kundershtojne asnji urdher dhe direktive qe vjen nga Europa ,dhe nuk i eshte lene ndonji gje tjeter pervec ‘celsave te kashtes’ !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje