Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) në Kosovë pritet të shpenzojë 4 mijë e 290 euro për blerjen e 6 telefonave celularë. Kjo ndërmarrje do të shpenzojë 715 euro për një telefon. Më këtë çmim ata do të pajisen me iPhone 5, që është fjala e fundit e kompanisë Apple. Vlera e një telefoni, me të cilin do të pajisen anëtarët e bordit të KOSTT-it është afërsisht sa 5 paga minimale në Kosovë, raporton KD.
Në faqen e KRRPP-së është publikuar njoftimi për dhënie të kontratës, në të cilën është rekomanduar për kontrata kompania MCA. Nga njoftimi kuptohet që KOSTT-i do të furnizohet me 6 telefona për një çmimi prej 4290 eurosh.
Edhe homologët e KOSTT në Shqipëri do blejnë iPhone 5. Por këtu Sahit Dollapi ka porositur 150 telefona të tillë.
nejse sado te abuzoje dollapi dhe qeveria bande ne kemi nje shprese qe eshte shume afer dt 23/06…. ne kosove nuk e di…..
Drejtori i CEZIT ne Shqiperi paguhej nga kompania çeke 60 mije Euro ne muaj,gati 80 cope iPhone5.
Pune malokesh te dyja palet ( jo malesoresh ).
shqiperia ka lek,por banoret e saj nuk kane.
mos i keqkuptoni eshte pjese e programit te integrimit ne teknologjine moderne.
turp s’keni aq te pacipe sa jeni.
ose ju eshte bere lekura e trashe si sholle,nga babezitja.