Daçiç: Mjaft me gënjeshtra, Kosova nuk është Serbi

7 Mars 2013, 16:48Rajoni TEMA

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se për dhjetë vite më radhë është gënjyer se Kosova është serbe dhe kjo, në deklarata dhe qëndrime zyrtare.

“Ne kemi qenë të gënjyer duke thënë se Kosova është e jona, dhe kjo në qëndrime zyrtare. Një qëndrim i tillë nuk na ndihmon aspak. Presidenti i Serbisë nuk mund të shkojë në Kosovë, as kryeministri dhe as ndonjë ministër. Aq më pak policia dhe ushtria serbe”, ka thënë Daçiç për javoren serbe NIN, transmeton B92.

Daçic, sipas këtij artikulli, thotë se Kosova për afro dhjetë vite ka qenë temë tabu dhe se, askush nga zyrtarët serbë nuk ka pasur guxim ta thotë të vërtetën. Sipas tij, serbëve të Kosovës i është lejuar vetëm ta lënë vendin.

Kryeministri ka thënë se Serbinë e pret një punë e pakryer, që ka të bëjë me caktimin e hapësirave të veta dhe ngritjen e kufijve aktual shtetëror. Daçic ka shtuar se duhen shtuar përpjekjet e Beogradit zyrtar që të ruajnë çdo gjë që është e mundshme nga Kosova dhe t’ju mundësohet komunitetit serbë një jetë normale dhe një e ardhme më e qartë. “Në këtë mënyrë, do të ketë të ardhme edhe për vetë Serbinë”, ka thënë kryeministri serb.

Agjencia e lajmeve Reuters, e ka vlerësuar deklaratën e Daçiçit si një shenjë që Beogradi është pranë një hapi historik për të siguruar datën e fillimit të bisedimeve më BE-në.

Sipas kësaj agjencie thuhet se, Serbia nuk do ta njohë Kosovën, por se ndodhet para një presioni të madh ndërkombëtar që t’i përmirësojë marrëdhëniet, si kusht për dhënien e “dritës së gjelbër” për fillimin e negociatave me BE-në. /rel/

22 komente në “Daçiç: Mjaft me gënjeshtra, Kosova nuk është Serbi”

  1. Pelasgian says:

    Ca thu mooooooooooooooooooooooor buf , ueeeeeeeeeeeeeeeee e trondite gjithe serbin me kte lajm , jo mor jo , po kshtu troç e ke thene ?
    nuk je tregu aspak i marifetshem , anash e anash t’ja kisha kallzu mor burre se ata se prisnin nje bombardament te dyte .

    fshaaaaaaaaaaaaaaaa rracen mongole te stepave urale , mallku qofte ajo dite qe erdhet ne troje tona .

    1. Tulipani says:

      Pelazgian dhe xxxx me kenaqet.Ky xhino me ngjan me tritan shehun. Mbaje prasin per vete xhino dhe ndaje me tanin.

      1. voica says:

        E PAMUNDUR!
        Gjithe ate volum te jashtezakonshem perpjekjesh shekullore te historianeve e akademikeve serbe, t’a hedhi poshte ky?!
        Po e ka sinqerisht ky edhe ata do pushojne se “studiuari” me ne fund, se eshte e garantuar qe kur kane filluar kete pune, perseri nga ndonje deklarate e paraardhesit-koleg te Dacic-it do jene “frymezuar”.
        Kushedi sa e sa ceshtje, probleme e interesa, shtete, gjithe Ballkani do bien ne qetesi me ne fund. Mos harrojme, e thote per Kosoven, qe per hir te se vertetes, ne 10-15 vitet e fundit e morren seriozisht perkatesine dhe te vertetat historike te saj fuqite boterore- USA- ne vecanti. Te presim te fryje dhe ndonje erë e mire edhe nga jugu tani. (?!)
        “Hajer, ishalla!”

  2. kali kuq e ka nji huq says:

    jo,joo..serbi eshte…bejeni edhe handimexhadin qytetar nderi te Serbise hahahahahahaaaaa….

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Jo jo vazhdoni bjerini fyellit ne nje vrime ju..

  4. alban4eva says:

    shume dhelper ky Dacic, ky po hedh jo nje kembe, por te dyja kembet ne Europe.. Serbia edhe pse ka bere krime, me kete deklarate te tille te Dacic-it, i hapet rruga se shpejti per ne Europe..

    kurse S-haleja, keshtu sic e ka nisur me korrupsione, krime, vrasje ,nacionalizma boshe, pissliqe, ka ndermend te na fuse jo ne Europe, por ne Pakistan..
    duhet qeruar S-halè kerma sa me shpejt..!!

  5. kameniku says:

    me ne funde e pranuan
    si bihet murit me koke

  6. xhino says:

    PELAZGIAN -marifetin- ketij serbit do tja ndjesh me vone Mos kij merak se nuk eshte budalla as frikacak Por politikan i zoti ky serbi Do tja ndjesh preshin ketij serbit ti Duro pak fare

    1. Pelasgian says:

      o xhino , merr 1 brisk o lale edhe hajde se erdhi pranvera , kemi vap !
      merre edhe Daci-qin me vete se e dashke fort .

  7. BERISHA LARGOHU. KUSH VOTON BERISHEN BEHET PJESE E MOHIMIT SE DEMOKRACISE TE SHQIPTAREVE. says:

    Mbeshtes kryeministrin kur tha se Kosova nuk eshte e Serbise, ky eshte nje veprim pozitiv per vete Serbine dhe per Kosoven. Per te njohe Kosoven si shtet te pavarur, Serbia mund ta bejne kete kur ta shikoje te mundeshme, pra ne kohen e saj. Por tashme Koasova eshte e pavarur dhe Serbia nuk eshte problem per Kosoven. Kosoves i duhet qe te harroje Serbine duke bashkepunuar me Europen per tu integruar ne Europe. Qeveria e Kosove te shikoje mundesine per te krijuar vende pune per popullin e saj duke zhduk varferine dhe duke meduar per zhvillimin e Kosoves. Per te tjera mllefe nuk ja vlen te komentosh.

  8. xxxx says:

    O Xhino serbi eshte i pjerdhur ashtu sic eshte edhe truri yt me kete shkrim

  9. ismeti says:

    shuj more se po te nin albini e del ne protesta , e i ülas zemra sales

  10. mergimtari fv says:

    Xhino me ngjyra d-ylberi e paske fiksim prasin lale , qeke krahu i djathte i atij Kristi Pederit shume ngjyresh , nje pergjigje ta dhashe ne nje koment tjeter per tipa si ty .

  11. xhino says:

    EH O mergimtar qe bredh andej kendej E MORA VESH SE DICKA TE MUNGON nje si ajo e Ramy-tqe ka bere synet

  12. kushtrimi says:

    Ne e dijm qe serbia ka humbur kosoven por serbet nuk e dijn dhe akoma mbahen me perralla gjalle se do kthehen nje dite ne kosove. Serbia pasi ta njeh kosoven shtet duhet te ndaje trashegimine e Jugosllavise te ktheje pensionet+kursimet ne banka te shqipetareve+demet e luftes dhe plaqkitjet dhe keto bejne miliarde euro qe duhet ti laje borgj. Per kete nuk e njef kosoven qeveria dhe mban enderren per kthim te kosoves. Ky eshte vonim por asesi shpetim per ta.

  13. mirel says:

    Sigurisht qe kerkon te mbaje sa me shume territor qe i ka ngelur tani nga Kosova, hyn ne Europe dhe fillon te kerkoje te drejtat e pakicave Serbe ne Kosove.
    Cdo gje me nje plan dinak per te mbajtur fort kthetrat ne Kosove ne te ardhmen.
    Dhe harroji krimet kunder njerezimit.
    Serbet po i afrohen gjithnje e me shume mbeshtetjes nga Europa.
    Sa do i pranojne amerikanet kjo eshte tjeter gje.

  14. Sume Gruda says:

    Ivica Daciq eshte edhe ne paranoia me shume se 10 vjecare dhe shume te tjere qe mbeten ne hien e erresires dhe lane Serbine qe te bombardohet nga Amerikanet duke thane se “Kosovo e nasho” Kosova eshte e jona.
    Tuj harrue se fitimi i pavarsise ishte ne emer te “Ilirise” qe dikur u paraqiteshin ne Europe feudale si Iliriane. Nga prifterinjt me mjekrra dhe kishat e Ilireve u zaptuen dhe mbi to u rindertuen te stilit ruse kisha serbe, sote Ivica Daciq do mallkohet se nuk dijti me genjye perendimoret ne negocita se jane gjallur kosovaret dhe u tregojne se ku eshte truelli i ture qe nuk do te thote “nacionalizem dhe separatizem” apo shqiptaromadhe. Keshtu e dojne serbet dhe ate do marrin aj popull i leshuar ne placke dhe krime, dojshem me qene te gjalle Millosheviqi, Arkani, Zoran Gjokiq qe te shofin Kosoven dhe shqiptaret kah perparojne dhe ndihmojne dhe popullin serb.
    Keshtu nuk eshte zgjanim i kufijve te shqiptareve si dikur qe shkruente gazeta titiste perfytyronte shqiptaret me Shqiponjen dy krenare te vendosur me koke poshte e kam dijte qe durimi dhe lufta clirimtare do te jete e sukseshme Rrofte Kosova, rrofte populli shqiptar, rrofte Shqiperia me troje te saja e Camerine. Cdo gje do realizohet se ky Shekull eshte i joni!

  15. sajmiri says:

    Serbet po e kuptojne se Kosova nuk eshte serbi,dhe aq me mire kur e kupton kryeministri i tyre,ata e kane kuptuar se demogogjija se kosoven nuk e leme eshte qene rrene.

  16. eshte fjala per dacic e serbise mer trap ,,sa per berishen kot lodhesh se aty ku eshte do jete edhe nja 10 vite.. tarrallak

  17. margarit k. nilo says:

    Fialet e Dacic jan sa per te hedh lumin, te marin aprovimin qe Serbia te futet ne Europen e Bashkuar.

  18. esi says:

    o serb o plehre pojo ke kumbur por ti nuk meriton te jetosh as ne ballkanin perendimor , as ne evrope e as ne bote o trap

  19. Ky lider eshte i pari politikan qe ka shprehur te verteten ! Ai eshte i vetedijshem se Kosova eshte Krahine e Shqiperise !Po keshtu ka pohuar edhe kryetari i partise naziste greke Mihaloljakos !Me ben pershtypje se si dy forcat fashiste ,ajo serbe ne fuqi ,dhe ajo greke ne parlament ,kane folur kaq paster sa nuk ka fol asnji politikan qe na eshte dukur ‘i europianizuar’apo serioz !http://www.youtube.com/watch?v=Pi_eu983ZXY

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje