Gurët fluturonin nëpër rrugët e Shkupit, njerëzit maltretoheshin e rriheshin fort vetëm pse janë ata që janë, një valë e shkatërrimit e lënë pas nga huliganët. Me siguri duhet të jetë koha e zgjedhjeve në Maqedoni.
Rishtas pata mundësinë ta vizitoj një monument në qendër të projektit “Shkupi 2014”, “Muzeun e luftës maqedonase për shtetësi dhe vetëvendosje / Muzeu i VMRO-së dhe muzeu kushtuar viktimave të regjimit komunist”, një emër sa zyrtar aq edhe rraskapitës.
E dija se do të përjetoja një aventurë, por ajo që përjetova i tejkaloi pritjet e mia për më të keqen: një emër sa jo inspirues aq edhe rraskapitës.
Një shfaqje arkitektonike e një ëndrre nouveau riche megalomane në kontrast të fortë dhe të papërshtatshëm me tematikën e muzeut, që në spikamë vëmendjen e kishte mbi çështjet e sakrificës, varfërisë, shtypjes, luftës, e çështje tjera të ngjashme. Hyrja në muze të bën të ndjehesh jo natyrshëm, si një sandviç me mish derri në një bar hebraik.
Një hyrje ishte një sallë pashije, një përpjekje për të imituar një sallë pallati e dominuar nga një kupolë qelqi me ngjyra të ndezura që simbolizojnë betejën e papërfunduar [sic!] maqedonase.
Aty gjejnë strehë kopje të shkruara me dorë të shpalljes së Pavarësisë dhe Kushtetutës në gjuhën maqedonase dhe angleze, një përpjekje për të krijuar ndjenjën “We, the people…”, por vetëm me një për qind të vuajtjes amerikane. Nëse injoroni faktin që kopjet nuk janë të shkruara me të njëjtin dorëshkrim, ekspozita duket mjaft modeste. Edhe një komb i vogël që përpiqet të krijojë rrethanat për të fituar tiparet e një kombi “Grandioz” duke i ngritur vetës një altar. Ashtu qoftë!
Përjetimi i parë ishte përjetim i njeriut në pranga. Vizitat individuale janë të pamundshme, ato mund të bëhen vetëm në grupe dhe vetëm përmes ciceronit. Zoti na ruajt po deshi dikush të lëvizë individualisht dhe të nxjerrë vetë konkluzione! Individi nuk vlen gjë. Me rëndësi është që grupi ta gëlltisë informacionin kolektiv të transferuar nga një medium i autorizuar.
Në fakt e gjithë vendosja e monumenteve është bërë në përputhje me këtë logjikë. Në tërë muzeun nuk ka asnjë shënim shpjegues, përveç titullit dhe autorëve të pikturave dhe karaktereve të personifikuara nga më shumë se njëqind statuja prej dylli.
Të gjitha informatat duhet të vijnë përmes filtrit censurës të ciceronit. Po qasja kritike? Vendi i gabuar për të kërkuar diç të tillë. Historia e luftës nacionale është paraqitur në mënyrë lineare, çdo periudhë në mënyrë të logjikshme të shpie tek tjetra deri tek themelimi i shtetësisë dhe demokracisë.
Dhe natyrisht lufta e VMRO-së është luftë kombëtare. Pikë. Po opinionet alternative? Jo këtu!
Do të ishte interesante sikur të hasnit në një muze në fjali si kjo: “- (Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase-VMRO- ekspozoi një kthesë të çuditshme në kohën e tendencave të njohura të përpjekjeve revolucionare për të devijuar në dhunë nihiliste kur agjentët e saj u bënë terroristët me qera” (Randall D Ligji:. Terrorizmi. Një histori, fq. 157). Do të kishte qenë interesant të shihnim një hapësirë dedikuar debatit, interpretimit, dhe pikëpamjeve kritike ndaj fakteve.
Në vend të kësaj, e tëra që mund të shihni në këtë muze janë heronjtë. Aty këtu ndonjë anti-hero i çuditshëm, varësisht nga disponimi dhe orientimi politik i ciceronit. Statujat prej dylli duken si pasardhësit e Madame Tussaud-it dhe kabinetit vjenez të horrorit, ndërsa pikturat me skena gjigante të prodhuara nga piktorë rusë e ukrainas japin atmosferën e stilit të realizmit socialist sovjetik vetëm se pa socializmin.
Ndërsa ka më shumë se tetëdhjetë sosh, 79 më tepër se sa mund të durojë dikush që ka ndjenja për të bukurën. Është interesante të shohësh se sa shumë piktorë bashkëkohorë maqedonas, shumë prej të cilëve e mbajnë veten si avant-gardistë, i kanë kontribuar muzeut me piktura me vlera modeste. Me gjasë kjo i ndihmon muzeut të duket më mirë.
Dalja nga muzeu që gjendet në qendër të projektit “Shkupi 2014”, bëri që i tërë grupi të duket i frustruar dhe thuajse njëzëri të gjithë shprehën dëshirën për sasi të madhe të alkoolit për ta shlyer këtë përvojë.
Vetëm disa ditë më vonë, shpërthen një bombë tjetër. Televizioni publik kombëtar, është goditur nga kritika të përmasave epike. Video-klipi i Maqedonisë, një kontribut ky për garën më të dalë boje nga të gjitha garat, “Grand Prix de l’Eurovision” nxitë kritika masive, sidomos në rrjetet sociale, deri në atë pikë sa videoja është hequr.
Klipi i këngës së quajtur “IMPERIJA” (Perandoria) është konceptuar rreth ndërtesave kryesore të projektit “Shkupi 2014”, duke lënë përshtypjen se titulli i referohet atyre dhe se ne jemi dëshmitarë të një ringjalljeje, krijimi apo rilindjeje të një perandorie.
Edhe pse ky konotacion nuk qëndron, pasi perandoria do të duhej të ishte muzika vetë, përshtypja mbetet. Kritika ishte e pamëshirshme dhe bëri që televizioni publik i Maqedonisë të dukej si m… në shi.
Ngjarja e tretë që dua të përmend është hakimi i ueb faqes së partisë në pushtet VMRO-DPME nga një grup i cili quan veten “Anonymous”, por që në sqarimin e motiveve kishin shprehur urrejtjen fetare dhe pikëpamjet ekstreme nacionaliste, si një hakmarrje ndaj emërimit të një ish-komandanti të kryengritësve shqiptarë të UÇK-së, si ministër i mbrojtjes së Maqedonisë.
Me sa di unë, Maqedonia është i vetmi vend ku emërtimi “Anonymous” është keqpërdorur për propagandë fashiste. Dhe kjo nuk është hera e parë.
Mirë, por çfarë ka të bëjë e gjithë kjo me rastet e huliganizmit në rrugët e Shkupit? E gjithë kjo ndodh për shkak të vlerave. Shoqëria maqedonase ka humbur orientimin dhe vlerat humaniste nuk duket se vlejnë më.
Në muzeun e kauzës kombëtare e gjitha që paraqitet është e njëanshme, pikëpamje historike të digjestuara, të cilat en passant lartësojnë përdorimin e dhunës për motive politike, ashtu si te tradita terroriste e VMRO-së. Nuk ka hapësirë për kritikë, nuk ka devijim.
Qasja bizantine – vjen nga lart, kështu që është e drejtë. Kjo është qasje e rrënjosur në tërë sistemin arsimor, i cili ka dështuar keqas në nxitjen e mendimit kritik, por jo edhe në prodhimin industrial të diplomave.
Si rezultat kemi qytetarë pa mendim kritik të gatshëm të ndjekin vetëm rrymën kryesore, njerëz që me lehtësi bien pre e miteve, manipulohen lehtë ose kanë dëshirë të jenë pjesë e diçkaje kuptimplotë – petit-bourgeois esenca e projektit “Shkupi 2014”, arsyeja që disa idiotë fashistë përdorin emërtimin “Anonymous”.
Manipulimi dhe lufta e pamëshirshme për pushtet qëndrojnë pas ngjarjeve të fundjavës së kaluar gjithashtu. Dhuna parazgjedhore viteve të fundit nuk është më diçka që pritet të ndodhë tanimë ajo është shndërruar në ligj.
Grupe politiko-ekonomike argëtojë milicitë e tyre private të huliganëve, të cilët i aktivizojnë sa herë që ka nevojë. Dhe për këso gjërash gjithmonë ka grupe të rinjsh të gatshëm për tu bashkuar, të gatshëm për tu mashtruar, sepse kurrë nuk kanë mësuar të mendojnë pavarësisht.
E tëra që duhet bërë është të thuhet se ekziston një rrezik pashmangshëm për grupin dhe këta patriotë të rremë do vijnë duke vrapuar, shpesh të dërguar ose shoqëruar nga prindërit e tyre. Ky është materiali prej çfarë janë bërë dëshmorët. Kështu ata do të krijojnë dëshmorë të tjerë, e të tjerë.
Për sa kohë që dhuna nuk ndalon të jetë një mjet legjitim i arritjes së qëllimeve politike. Kur them dhunë e kam fjalën për dhunën strukturore për të shtyrë njerëzit dhe familjet e tyre që të garantojnë votën për patronët e tyre, si dhe dhunën e ushtruar në emër të fantazmave fetare, ose dhunën që ushtron një baba ndaj fëmijës së tij për t’ia blerë një birrë, apo kur një burrë mbyll gruan e tij në emër të traditës.
Klipi i “IMPERIJA-s” ishte një përshkrim i përsosur se sa larg mund të shkojë patriotizmi i zbrazët dhe i rremë. Megjithëse ka pasur tendencë që kjo të mos reflektohet, populizmi i pavlerë mbetet një përpjekje e kurdisur për të legjitimuar ndërkombëtarisht lajthitjet e projektit “Shkupi 2014”. Për fat të mirë, me gjasë ekziston një kufi deri kur mund t’iu shesësh njerëzve idiotësi. Prandaj ju ftoj ta shikoni këtë klip: https://vimeo.com/60892849
http://wwww.balkaninsight.com/en/blog/of-values-and-stones
Mire ore mire me ate video, po ju kane per tju zhduk ata monkey.
E shifni qellimin e tyre “IMPERIJA”, ju ne vend qe te beni nje hap te madh e te rrendesishem bashkpunimi me greqine, ngelet duke share e duke u qare.
Bashkpunim me Greqine ? Kur plasi lufta ne 2001 ku [email protected] ishte Greqia ?
a i ndihmoj Greqia shqiptaret me arme ? Greqia s’do me na pa me sy !
Thuj ti , shqiptaret e monkeydonia-s jan TRAPA qe me pare dalin e luftojn per islam sesa per shqiptari sepse monkeydonia-s do trima SI KOMANDANT TELI QE I BERI TE IKNIN ME VRAP NATEN SA JA DEGJONIN EMRIN !
E shkruar shume mire, videon nuk e pashe.
Mirel, ja ku e ke videon. Klm.
http://www.youtube.com/watch?v=yht60PzFEOg
kosovare provokoj kisht qe ska si nodh si si lan te thujn gjitcka.nuk di te punojne vec probleme dun e jo pune