Rreth 420 persona nga Shqipëria pretendojnë se kanë qenë ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ose kanë kontribuar në forma të ndryshme në luftë për çlirimin e Kosovës. Por, në mesin e aplikuesve, ka edhe viktima të minave serbe, të vendosura në kufi në vitet 1998-1999, si dhe të tillë që kanë pësuar nga granatimet serbe.
Përfaqësuesi i Kryesisë së Veteranëve të UÇK-së për Shqipërinë, Sokol Poga, ka bërë të ditur për “Kohën Ditore” se pesë ditë para skadimit të afatit kanë aplikuar për të përfituar statusin e veteranit të UÇK-së 420 persona nga Shqipëria.
“Nga këto, 40 aplikime janë për të përfituar statusin e dëshmorit dhe 67 persona për invalid të luftës. Në mesin e aplikimeve për të përfituar statusin e dëshmorit dhe atë të invalidit të luftës ka persona që kanë humbur jetën, apo janë gjymtuar nga shpërthimi i minave serbe të vendosura në kufi gjatë luftës, por edhe nga granatimet e ushtrisë serbe në territorin e Shqipërisë. Aplikuesit, sipas Pogës, janë nga rrethet e Hasit, Tropojës e Kukësit, por ka edhe nga zona të tjera të Shqipërisë”, ka thënë Poga.
Ai pa dashur të paragjykojë statusin e tyre, ka thënë se këta persona duhet trajtuar si viktima civile.
“Statusin e dëshmorit mund ta përfitojnë rreth 50 për qind e numrit të aplikimeve”, ka thënë Poga. E njëjta qasje, sipas tij, vlen edhe për invalidët e luftës.
Banorët e zonave kufitare – kontribuues të luftës
Pjesa më e madhe e aplikuesve nga Shqipëria do të trajtohen si kontribuues të luftës. Sipas Pogës, për të përfituar statusin e dëshmorit, invalidit, apo veteranit të luftës në Shqipëri ka një specifikë të veçantë.
“Fillimisht do të konsiderohen veteranë të luftës ata persona që kanë qenë të inkuadruar në brigada konkrete, apo në bazat speciale sekrete të UÇK-së të instaluara në Shqipëri, si dhe persona që kanë përcjellë përmes kufirit grupe e materiale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Megjithatë kontributi i banorëve të zonave kufitare me Kosovën, rretheve kufitare, por edhe i gjithë Shqipërisë ka qenë i pazëvendësueshëm për çlirimin e Kosovës”, ka bërë të ditur Poga.
Në luftën e Kosovës, në formacionet e UÇK-së, kanë marrë pjesë më shumë se 100 shqiptarë nga Shqipëria. Disa prej tyre kanë qenë edhe në postet drejtuese në Shtabin e Përgjithshëm, apo dhe në krye të njësive e reparteve. Nga lista e publikuar nga UÇK-ja, rezulton se 28 shqiptarë nga Shqipëria janë dëshmorë të rënë në krye të detyrës. Dëshmorët janë kryesisht nga Tropoja, Hasi e Kukësi, por edhe nga Tirana, Pogradeci, Kavaja, Berati e Vlora. Por krahas pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë në luftë, shumë grupe dhe fshatra kufitare me Kosovën kanë pasur lidhje të drejtpërdrejtë me UÇK-në , me Shtabin e Përgjithshëm të saj.
E disa nga aplikuesit thonë ta kenë bërë këtë gjë për të dëshmuar kontributin në luftën e Kosovës.
“Ne jemi krenarë për kontributin. Në radhë të parë kemi kryer një detyrë para kombit. Në atë kohë ne nuk na vinte në mendje asgjë tjetër përveç çlirimit ë Kosovës nga serbët. Por duke u bërë një analizë ngjarjeve pas luftës na ka vrarë shpirtërisht që ne nuk kishim asnjë mirënjohje apo të paktën një dokument që kemi kontribuar, madje një kontribut kryesor. Nuk kishim një dokument që të paktën t’jua tregonim fëmijëve se kemi kontribuar për kombin në një moment shumë të vështirë për të. Besoj se tashmë këtë dokument do ta kemi”, shprehen aplikuesit Gëzim, Bedri, Qamil e Agron Cahani. Të tretë kanë qenë pjesëtarë të të ashtuquajturit “Grupi i Cahanit” dhe janë marrë me transportin e armëve dhe shoqërimin e grupeve të UÇK-së nga Shqipëria në Kosovë e anasjelltas përmes malit të Pashtrikut.
Të dëmtuarit nga minat kërkojnë dëmshpërblim në Gjykatën e Strasburgut
Banorët e fshatrave përgjatë kufirit Shqipëri-Kosovë janë më të viktimizuarit nga lufta e Kosovës. Vetëm nga minat e vendosura nga ushtria serbe përgjatë kufirit Shqipëri-Kosovë në vitin 1999 janë regjistruar 34 të vdekur dhe 238 të plagosur.
Nga lufta e Kosovës ka mbetur e minuar një sipërfaqe prej 15.250.000 m2 përgjatë kufirit. Në këtë zonë, 25.000 persona janë direkt të prekur nga minat. 34 persona kanë vdekur dhe 238 janë të dëmtuar nga shpërthimi i minave dhe municioneve të paplasura. Kryetari i Komitetit Shqiptar të Miqve Antiminë, Besnik Alibali, ka ngritur një padi ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut duke kërkuar 1 miliard dollarë dëmshpërblim për viktimat e minave në verilindje të Shqipërisë.
Fatura financiare që do t’i kërkohet si dëmshpërblim Gjykatës së Strasburgut nga Komiteti Shqiptar i Miqve Antiminë do të jetë 1 miliard USD. Vendimi i Komitetit Shqiptar të Miqve Antiminë për t’iu drejtuar me një padi dëmshpërblimi Gjykatës së Strasburgut erdhi si rezultat i një situate pajtuese nga ana e Qeverisë dhe e organizmave të tjera shqiptare me fatin e shumë viktimave dhe familjarëve të tyre të dëmtuar si pasojë e minimit të vijës kufitare Shqipëri-Kosovë.
Gjithashtu në objektin e kësaj padie është edhe dëmshpërblimi i pasojave ekonomike dhe ekologjike, të cilin e kanë shkaktuar minat në territorin verilindor të Shqipërisë. Sipas Besnik Alibalit, kjo padi e ka bazueshmërinë e saj ligjore në të drejtat dhe detyrimet, që përcakton Konventa e Otavës, anëtare e së cilës Shqipëria është që nga viti 1999.
Në ditën që kjo konventë hyri në fuqi, pikërisht më 1 mars 1999, forcat jugosllave vendosën një numër shumë të madh minash brenda kufirit shqiptar, duke dalë hapur kështu kundër saj dhe Konventës së Strasburgut për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Konventa ndërkombëtare e Otavës, në të cilën Shqipëria renditet në vendin e 93-të, ndalon kategorikisht prodhimin, magazinimin, ruajtjen dhe përdorimin e minave kundër personit, si dhe parashikon ndëshkime ligjore dhe financiare për të gjithë ata që shkelin nenet e saj.
Dëmshpërblimi për ata që kanë vuajtur pasojat e minimit të territorit është një nga të drejtat, që përcaktohet në mënyrë të qartë dhe të plotë nga kjo konventë. Vlera për të cilën do të kërkohet dëmshpërblim në Gjykatën e Strasburgut, është përllogaritur rreth 1 miliard dollarë amerikanë. Në këtë vlerë financiare janë marrë për bazë llogaritjeje të dhënat zyrtare për numrin e të vrarëve dhe të plagosurve nga minat në kufirin verior të Shqipërisë.
Kryetari i Shoqatës së Viktimave të Minave dhe Armëve në Shqipëri “ALB AID”, Jonuz Kola, shprehet skeptik se Gjykata e Strasburgut do të marrë në shqyrtim padinë e Komitetit të Miqve Antiminë.
“Shqipëria nuk ka prova që t’i paraqesë para Gjykatës së Strasburgut. Nuk janë grumbulluar prova në vendin e ngjarjes kur banorët kanë rënë në mina, por është mjaftuar vetëm me një fotografi. Gjykata vepron me prova. Ish- ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Vuk Jeremiç, në një aktivitet në Beograd ka mohuar që ushtria jugosllave të ketë minuar kufirin. Pas kësaj deklarate unë kam braktisur aktivitetin në shenjë proteste”, shprehet Jonuz Kola nga Shoqata e Viktimave të Minave dhe Armëve në Shqipëri “ALB AID”.
Pune korrakesh gyzele turkoshake
Me siguri ket status e kerkojne edhe ata qe na kane shite kallasha, Perndryshe zyrtarishte dihet se 27 Lufterate nga Shqiperi kane mare pjes ne Luften e Kosove,
Sa per ilustrime nga Republika serbe e Bosnes kane qen 3000 vullnetare qe kane luftuar ne anen e Serbeve
Gjithashtu ka pase edhe nja 300 Ruse 500 Rumune dhe 100 Greke qe kane Luftuar per Serbet,
Hahaha turp tju vie po ku ka pase shqiptare te shqiperise ne lufte per kosoven anje si ka ndihmue kosoves ne lufte per te qen fizikishti i pranishem ne lufte asnje kjo eshte genjeshter e madhe po qfare luftuni ata per kosoven me kane per grekun ndoshta se per kosove atyre sjav hane hiqe ani 450 hahahahahha jane plague mes veti po apo ne vitin 97 trazira hahah qfare njerzishe te poshter turp tju vie me qene shqiperia ne lufte kurre ne nuk kishim nejte duarkryqe pa qen fizikishte prezente per krah tyre ata kte se kane bere.
Halit Çoka, kuksjan ;Indrit Cara, kavajas; Astrit Suli , kuçovar te rene ne Kosove e shume te tjere, por ti mor zoteri do jesh ndonje nga ata shqiptare qe u futen ne breket e grave kur luftohej ne Kosove!
po ti qenke analfabet mor besim
besim
ok, nuk kan marr pjes shume luftetar nga Shqiparia ne luften e Kosoves
ama shume gabon kur thua asnje,
sepse dihet mirefilli se kan rene shqiptar te shqiperise
deshmorë, ne luften e Kosoves,
shume me vie keq, per ato familje te deshmoreve, nga Shqiperia,
turp cka paske shkruar ti,
Ai qe ka shkruar kete ,eshte njenga ato qe i ka perdhunuar serbi dhe unka pelqyer,prandaj flet keshtu.Ti nuk e ke gje njeriun dhe do shume shekuj qe ju te beheni njeri jo me me dhene mendime…turp dhe vetem turp,por ti e han me buke ne vend te mezes
Kjo është lista e vullnetarëve nga Shqipëria në UÇK
Në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK:
1-Dilaver Rezo Goxhaj (Shpëtim Golemi), zëvendës Shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-s.
2-Bardhyl Tahir Tahiri, Tiranë, anëtar i Sshtabit të Përgjithshëm, shef për Xhenjon.
3-Indrit Lulzim Cara, Kavajë, Oficer,komandant i Kompanisë Autonome
Në zonën e II-të Operative ‘Pashtriku’
1-Tahir Malë Sinani, Tropojë, Oficer, Komandant i Zonës. Dëshmor.
2-Dine Alush Koleci, Kishaj-Krumë. Dëshmor.
3-Arian Qamil Brahimi. Shkodër. Dëshmor.
Në zonën e III-të Operative të Dukagjinit (ZO-s)
1-Agron Hasan Hajdari, qyteti i Librazhdit
2-Shaban Tafçiu, Klloboçisht, Peshkopi
3-Artan Sali Mani, Shkodër
4-Ymer Ali Coka, Tiranë (origjina, Kukës)
5-Sami Cen Coka, Tiranë–Bathore(origjina, Kukës)
6-Raimonda B. Maleçka ,Tiranë, (1998). Në Junik.
7-Halil Riza Coka, nga Tirana-Bathore(origjina, Kukës). Dëshmor.
8-Fatmir Rexhep Doçi, Tropojë. Dëshmor.
Në zonën e VI-të Operative të Nerodimës
1-Fatos Behxhet Ahmeti, Tiranë (1998). Në Br.138
Në zonën Operative të Llapit (Z O-5)
1-Adem Qerim Shehi, oficer, Farkë-Tiranë. Komandant i Br.153
2-Dashamir Aqif Alliu, Hotolisht, Librazhd
Pjesmarrës në operacionin ‘Shigjeta’
(Në Koshare dhe në malin e Pashtrikut)
1-Skerdilajd B. Llagami, Tiranë. Dëshmor
2-Enver Vila. Tiranë. Dëshmor
3-Altin Ramazan Ymeri. Tiranë.
4-Adem Dahri, Çamëri, oficer. Shef operativ, Br.138
5-Ali Spahiu, Tiranë, Rr. ‘Hoxha Tasim’
6-Myftar Q. Sfarca, b4Br.138, Lushnjë.
7-Agim Ismail Sallaku, Tiranë. Oficer, komandant batalioni.
8-Ibrahim A. Rudi, Tiranë, Br.138
9-Fatbardh Liman Krasniqi, Shijak.
10-Refai Hysni Tivari, Durrës.
11-Shkëlqim Mehmet Sejdini, Durrës.
12-Ali Aliaj, Durrës.
13-Dritan Goxhaj, Gjirokastër, oficer, (shoqërues i misionit ushtarak amerikan)
14-Ylli Eqerem Dashaj, Gjirokastër, F.K. ‘Delta’.
15-Alban Murat Selku, Piskupat–Pogradec, Br 138.
16-Dritan S. Durmishi, Tepelenë, oficer, komandant batalioni.
17-Ermir A. Bega, Tepelenë, oficer, komandant batalioni.
18-Bastri Myftari, Deshan-Peshkopi, Br.138
19-Meçan Isa Zorbaj, nga Mallakastra.
20-Genci Behar Sefa, Lushnjë, invalid lufte.
21-Klodian Sotir Gjika, nga Lushnja.
22-Fatmir Isuf Kadrijaj, nga Lushnja.
23-Bledian Agim Zaimi, nga Pluku i Lushnjes.
24-Mejdi A. THaçi, Lushnjë, Br.138, logjistikë.
25-Ervis Karafil MAalasi, nga Berati.
26-Astrit Hekuran Suli, nga Berati. Dëshmor.
27-Rasim Ismet Rexha, nga Kukësi.
28-Agron Feim Axhami, Kukës, oficer,
29-Gani Ibrahim Thaçi, Kukës.
30-Arjan Rexhë Zhubi, Kukës, Pashtrik.
31-Dashnor Rustem Onuzi, Bicaj, Kukës.
32-Adem Xhelal Shehu, Bicaj, Kukës, oficer. Dëshmor.
33-Artan Xhemë Kovaçi, Vllahanë, Krumë. Dëshmor.
34-Ramë Must Gecaj, Ferkaj, Krumë. Dëshmor.
35-Ylli Sokoli, Vllahanë, Krumë.
36-Haki Xhepaxhia, Krumë.
37-Kujtim Pecaku, Krumë.
38-Ali Bajram Çoko, Tropojë. Oficer, Br.138
39-Gëzim Berisha, Tropojë.
40-Ragib Kadri Sadikaj, Bajram Curri.
41-Hysni Dushi, Tropojë.
42-Avdyl Qerim Tërzhnjeva, Tropojë.
43-Xhevahir Bajram Selmani, Tropojë.
44-Feris Tërzhnjeva, Tropojë. Oficer, k.k. Br 138
45-Sadik Bajrami, Padesh, Tropojë.
46-Avdi Haxhiaj, Popaj, Tropojë.
47-Halil Demaj, Padesh, Tropojë.
48-Shpend Demaj, Padesh, Tropojë.
49-Xajë Selim Çela, B.Curri, invalid lufte.
50-Bylbyl Hazir Breçani, Markaj, Tropojë. Dëshmor.
51-Qazim Hazir Dautaj, Tropojë. Dëshmor.
52-Arif Sherif Breçani, Markaj, Tropojë.
53-Hysni Qazim Neziri, nga Kasaj, Tropojë.
54-Avni Memiaj, Myhejan, Tropojë, Br.138, invalid lufte.
55-Sadik Tahir Aliaj, Sopot, Tropojë.
56-Mustaf Tahir Aliaj, Sopot, Tropojë.
57-Agim Krasniqi, Tropojë.
58-Tahir Ramë Memia, Tropojë. Dëshmor.
59-Ramiz Ramë Memia, Tropojë. Dëshmor.
60-Mehmet Ramë Dezdari, Shkëlzen, Tropojë. Dëshmor.
61-Afrim Jashar Dragoshi, nga Kukësi.
62-Jetmir Elezi, nga Kuksi.
63-Safet Kovaçi, nga Kuksi.
64-Vehxhi Qerim Halili, nga Kuksi.
65-Fatmir Shaban Sallohi, Kamenicë, Tropojë, Br.138
66-Vasel Petër Lulgjuraj, Grudë, Shkodër, b2Br.138
67-Fadil A. Xhafa, Br.138
68-Besim A. Reshani, Br.138
69-Luigj Nikollë Paluca, Br.138
70-Marjan Pren Marku, Br.138
71-Mark Pash Coli, Br.138
72-Muharrem Fadil Mehmeti, Br.138
73-Robert Mikel Gjergji, Br.138
73-Sali Hysen Kukala, Br.138
74-Selver Jahir Shkodra, Br.138
75-Tomë Nikoll Gjergji, Br.138, FK ‘Delta’.
76-Anton Mëhill Lleshi, Br.138
77-Xhavit Rexhep Ibraj, Br.138, F.K ‘Delta’.
78-Xhelal Shaban Mustafa, Br. 138
79-Zaim A. Rama, Br.138
80-Agron Zehir Selimi, Br.138
81-Hasan A. Latifi, Br.138
82-Oltion Hetem Igrishti, Elbasan, Br.138
83-Adem Bajram Selmani, Tropoja e vjetër. Dëshmor
Furnizues dhe shoqërues në luftë
1-Mitat Jonuz Bogdani, nga Prenjasi(Rrajcë).
2-Hazir Abdyl Malaj, nga Tropoja, mjek. Dëshmor.
3-Shkëlzen Mehmet Dallapaj, nga Tropoja
4-Fidaji Ali Dida, nga Popbregu, Kukës.
5-Ajet Ali Kovaçi, Popbreg, Kukës.
6-Sami Lutfi Nerguti, Popbreg, Kukës
7-Bilbil Ahmet Veseli, Morin, Kukës.
8-Agim Ismail Muja, nga Kruma. Dëshmor.
9-Hamdi Muharrem Muja, nga Dobruna-Krumë. Dëshmor.
10-Xhemë Sadri Bardhoshi, nga Letaj, Krumë. Dëshmor.
11-Xheladin Ajet Dautaj, nga Golaj, Krumë. Dëshmor.
12-Mehriman Ukë Dautaj, nga Zahrishta, Krumë. Dëshmor.
13-Adem Ukë Mazreku, nga Vranishti, Krumë. Dëshmor.
14-Xhevat Ajet Lleshi, nga Kishaj, Krumë. Dëshmor.
15-Isa Peshk Malaj, nga Peraj(Letaj), Krumë. Dëshmor.
16-Besnik Azem Brati, nga Kruma, Dëshmor.
17-Naim Hajdar Cema, nga Kruma. Dëshmor.
18-Astrit Selman Prushi, nga Kruma. Dëshmor.
19-Kujtim Ibish Lleshi, nga Kishaj, Krumë.
20-Mentor Xhemal Muhadri, nga Vllahanë, Krumë.
21-Asllan Rasim Muhadri, nga Vllahanë, Krumë.
22-Agron Cahani, nga Kruma
23-Bedri Cahani, nga Kruma.
24-Hamdi Cahani, nga Kruma.
25-Qamil Cahani, nga Kruma.
26-Gëzim Cahani, nga Kruma.
27-Elez Cahani, nga Kruma.
28-Brahim Dauti, nga Kruma.
29-Ismail Halim Dauti nga nga Golaj, Krumë.
30-Xhemal Muhedari nga Vlahën, Krumë.
31-Hajdin Muhedari nga Vlahën, Krumë.
32-Bardhok Kraja, nga Vlahën, Krumë.
33-Vesel Goça, nga Vlahën, Krumë.
34-Xhavit Goça, nga Cahani, Krumë.
35-Gentian Din Buça, Tropojë e Vjetër.
36-Sadri Azem Mala, Tropojë e vjetër.
37-Gramoz Sherif Buça, Tropojë e Vjetër.
38-Hysni Salih Papaj, Tropojë e Vjetër.
39-Rexhep Sadik Papaj, Tropojë e Vjetër
40-Arbër Skënder Hajdari, fshati Degë, B.Curri,invalid.
41-Agim Sadik Papaj, Tropojë e Vjetër.
42-Qamil Selim Hajdari, Degë. B.Curri.
43-Ali Çeku, oficer, Br.138, nga Tropoja e Vjetër.
44-Alfred Jakup Çela, Koçana, B. Curri (Komuna Markgegaj)
45-Riza Ali Haxhija, Shipshan, Tropojë
46-Nazmi Ademi, nga Kukësi.
Sqarim:
1. Në këtë listë, përfshihen vetëm ata persona, vullnetarë për çlirimin e Kosovës, të rreshtuar në radhët e formacioneve të UÇK-së, brenda në Kosovë si dhe ata që kanë furnizuar ato formacione.
Për Kryesinë e Shoqatës:
Dilaver Rezo Goxhaj.dv.(Kryetar)
Adem Qerim Sehi, d.v.(Sekretar)
Paska folur dhe gjakdhieri ?
Berlin,rrespekt per emrin qe i ke vene ketij trupordhuritqe mendon se eshte grek(GJAKDHJERI):)))
Ti Besim,kur nuk shtive pushke ne momentin qe te erdhi shkau ke pragu se nuk pate bythe mos pretendo te ndihmosh shtetin ame,e theme kete se po te ishe nga ata qe kane luftu do e dije shume mire qe nen emblemen legjendare te UCK-se kane luftu dhe rene bij nanash nga te gjithe trevat e shqiperise etnike.
Respekte,Sokol Poga…
Respekte te gjitheve qe ndihmuan sadopak per Clirimin e Kosoves…
I PAHARRUAR PERJETE QOFTE KUJTIMI I DESHMOREVE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Mos dezinformo o Besim, si more s kishte a ke pare televizor ndonjehere ti mor djale, para nje jave ne rtk ishte nje program per te madhin Indrit Cara komandant kavaja, ku qanin bashkeluftetaret per te.
Qe ka pas ushtar te UCK nga Shqiperia eshte plotsisht e vertet, por 420 persona nuk eshte as per se afermi numer i sakt.
Por kur behen per 300 euro Grek ateher edhe per 300€ (qe i marrin si invalid) do behen ushtar te UCK, kjo e dyta me duket te pakten ma ,,korrekt”.
Besim emrin e ke Shqiptare ndersa vete je nje Nip i Serbise.
Kete mos e mohon.Shqiptaret e Shqiperise kane luftuar dhe ndimuar.Ndersa ti jepje Informacione teke Daja jote i Serbise,se je Nip i Serbise.Apo Jo.Nuk e mohon dote ,se nuk je vetem ti qe je Nip i Serbise,ka shume si ti.
S’ka pas ushtar vllehogreke ne UCK se nuk ka pas 300 euro ne muj UCK-ja n’ate koh me ja u jep..pernryshe, sigurisht ka pas ne anen e shkavellave nenshtetas nga Shqipnia, tek e fundit vllezer feje i kan..gjithsesi, t’pakten rrini urt e mos bani ksi lloj kerkesash se lat nam…une kuptoj qe Greqia ndoshta ja u shkurton pensionin por Kosova s’ka pare per shtetasit e vet e le ma per juve..kaloni nje hap dhe shkoni ne Serbi…aty ndoshta keni shanc -.-…njerz pa pik ftyre!!
Nje prej trimave qe dha jeten per Dardanine tone eshte edhe Tahir Sinani.Lavdi qofte per jete ai kreshnik Tropoje.Nuk do i harrojme kurre trimat e tropojes,Kukesit etj.qe dhane jeten per vellezerit e tyre kosovare.Edhe ndihma e popullit vella shqiptare nuk do harrohet kurre.Mos harroni,nese Shqiperia do jete e rrezikuar tere Kosova do jete prane saje.Besoi dhe shpresoi se komisionet adekuate do vleresojne cdo rast te ndihmes qe i eshte dhene UCK-es nga ana e vellezerve tane andej kufirit shqiptaro-shqiptare.Mendimet e pista te disa komentuesve nuk jane edhe mendimet e popullit shqiptare te Kosoves.
DESHIROI TE VE NE DUKJE SE JO KUSHDO MUND TE PERCAKTOJ KONTRIBUTIN E PJESEMARRJES NE LUFTEN E KOSOVES.DO JU LUTEMI TI VLERSONI ME PERGJEGJESI ATA QE MOREN PJESE ,ATA QE LUFTUAN NE FRONTET E VESHTIRA,DHE ATA QE QENDRONIN NE PRAPAVIJE ,E MBI TE GJITHA ATA QE KERKOJNE TE VLERESOHEN PER PJESEMARRJEN NE SHITJEN E ARMEVE APO NUK KANE MARRE PJESE FARE NE LUFTE.
NJE VLERSIM ME I MADHDH DUHET TU JEPET ATYRE PATRIOTEVE QE PER HIRE TE VUAJTJEVE,PER MASAKRAT ,PER LOTET E KOSOVAREVE,MOREN GUXIMIN DHE U FUTEN NE LUFTE NE MENYRE VULLNETARE PER MBROJTJEN DHE ZHDUKJEN E MIZORISE SE KOHES NDAJ POPULLIT TE kOSOVES DHE BILE DHE DHURUAN GJEN ME TE SHTREJTE ,