Pas sulmit me granatë dore që ndodhi vitin e kaluar, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Mimoza Kusari-Lila, këto ditë është kujdesur për rritjen e nivelit të sigurisë në objektin ku ndodhet kabineti i vet.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në fund të shkurtit ka zgjedhur kompaninë “Intex LLC”, si fitues të tenderit për rregullimin e derës me sensor për kabinetin e ministres Kusari-Lila.
Për rregullimin e derës me sensor kompania fituese ka ofertuar me një çmim prej 3327 eurosh, ndërsa oferta më e lartë ka qenë mbi 3800 euro.
Më 15 tetor 2012, në orën 08:00, në MTI, një zyrtar i këtij dikasteri qeveritar ishte parë me një mjet shpërthyes, ku më pas policia ka vërtetuar se është granatë dore, e cila u demolua pas 1 orë e 30 minuta. Sipas njoftimit të MTI-së, fatmirësisht nga ky akt nuk kishte pasur lëndime në njerëz, apo dëme materiale.
Mirëpo, MTI në atë kohë kishte reaguar ndaj këtij sulmi, i cili, siç u tha, jep imazh të keq për gjithë Kosovën…/ZERI
Po kete dikun tne Sali kur do ta pikturojne keshtu?
Kjo Mimoza bon si top modele. A e kan vu ne at post se osht simpatike apo se osht vertet e aft ne pun ??
Ca e ka ket mbiemer Kusari. A vjedh nonj gjo ne Qeveri apo osht e ndershme ??
Mimoza eshte shume e afte ..dhe e rezaton qe eshte tip inteligjent
Po ste ngacmon njeri ty moj kusare fytyr dhelper. Kusari e ke mbiembrin ama goxha kusare je. me ate surrat edhe vodhe gjysmen e kosoves.