Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka quajtur kontroverse deklaratat e presidenti serb Tomislav Nikoliç lidhur me dialogun që po zhvillohet në Bruksel.
“Deklarata e Nikoliçit tregon një papjekuri të madhe politike dhe është krejtësisht e pavërtetë. Është një gënjeshtër tradicionale tipike e Beogradit. Aq sa ka qenë e vërtetë deklarata e Milloshoviçit në vitin 1999 se ka fituar luftën në Kosovë, aq e vërtetë është deklarata e mbrëmshme e Nikoliçit”, ka thënë Thaçi para ligjvënësve, ku ka raportuar për takimin e fundit që ka pasur me homologun e tij serb, Ivica Daçiç.
Kryeministri ka thënë se asociacioni i komunave me shumicë serbe do të jetë në pajtim të plotë me ligjet e aplikueshme në Kosovë dhe sipas tij, do të jetë i njëjtë me asociacionin e aktual të komunave të Kosovës.
“Ata që kanë paqartësi për ecurinë e dialogut do të njoftohen për së afërmi nga garantuesja e këtij dialogu Baronesha Catherin Ashton e cila këtë javë viziton Prishtinën”, ka deklaruar Thaçi. Shefi i ekzekutivit të vendit ka thënë se në kuadër të dialogut, në fund do të nënshkruhet një marrëveshje ndërmjet dy kryeministrave dhe baroneshës Ashton si garantuese.
“Nëse arrihet marrëveshje për asociacionin e komunave, atëherë do të jetë më i lehtë normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve”, është shprehur Thaçi.
Kryeministri ka marrë mbështetje nga grupi parlamentari i PDK-së ndërsa LDK-ja ka kërkuar dokumente me shkruara për dialogun. Ndërsa Glauk Konjufca nga Vetëvendosje ka thënë se bisedimet ndërmjet Thaçit dhe Daçiçit po e thellojnë edhe më shumë ndarjen e Kosovës./KD
Thaçi!
Në mos gabofsha dikur keni thënë :”… Kurrë nuk do të ketë bisedime për veriun e Kosovës.Zgjidhja e çështjes së veriut do të kryhet vetëm në bazë të Pakos së Ahtisarit dhe kjo është vija e kuqe e bisedimeve…”
A duhet t’ju besojmë akoma?
Thaçi!
Në mos gabofsha dikur keni thënë :”… Kurrë nuk do të ketë bisedime për veriun e Kosovës.Zgjidhja e çështjes së veriut do të kryhet vetëm në bazë të Pakos së Ahtisarit dhe kjo është vija e kuqe e bisedimeve…”
A duhet t’ju besojmë akoma?
Keto bisedime dhe pasojat jane ato 6 pikat e famshme te Ban Ki Munit nje here e nje vakt ne OKB , serbet jane fitues nga ajo qe mundet pas humbjes se luftes duke terheq litarin nga vetja per çdo dite .
Dhashtë Zoti dhe qoftë ashtu si thua Ti,
vetëm mos të na dal si çiftelia e Nasradinit,
e ti a ndim zonin ma vonë.