Në qeverinë e Kosovës kanë thënë se u ka ardhur nga Brukseli zyrtar përgënjeshtrimi në lidhje me deklaratën e presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliç se Prishtina ka lëshuar pe në raport me kompetencat që duhet të ketë mekanizmi ombrellë i komunave me shumicë serbe. “Koha Ditore” shkruan sot se aty kanë thënë të mos e kenë autorizuar baroneshën Catherine Ashton të flasë me ndokënd në emër të Kosovës.
Bekim Çollaku, këshilltar i lartë politik i kryeministrit Hashim Thaçi, i ka thënë gazetës të martën se një zyrtar i lartë evropian ia ka bërë të ditur përgënjeshtrimin.
“Personalisht kam kontaktuar gjatë ditës me z. Fernando Gentilinin, i cili ka qenë pjesëmarrës në të gjitha takimet e procesit të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe ai ma ka konfirmuar se baronesha Ashton gjatë takimit të mbrëmshëm në asnjë moment nuk ka deklaruar se pala e Kosovës ka lëshuar pe në ndonjë çështje, të cilës i është referuar presidenti Nikoliç në deklaratën pas takimit”, ka thënë Çollaku. “Baronesha Ashton e kryen punën konform mandatit që ka në këtë proces, si lehtësuese e dialogut. Ajo nuk ka autorizim që të flasë në emër të delegacionit të Kosovës dhe as në emër të delegacionit të Serbisë”.
Para se Çollaku të jepte këtë lajm, kryeministri Thaçi ka thënë në Kuvend se pret “qartësi zyrtare nga Brukseli sot gjatë ditës”./KD
imagjino tani me c’lloj monstrash ka te beje brukseli , kta vetem genjejn e genjejn e genjejn . Kto meritojn ate qe i beri Kroati qe i shporri nga trojet e tyre pa pjerdhur fare europe kurven !