Pacolli për Jahjagën: Unë nuk di çka i kam ba asaj gruaje

20 Mars 2013, 21:30Rajoni TEMA

Behxhet Pacolli mendon se presidentja Atifete Jahjaga ka probleme personale me të. Thotë se ia bëri me qëllim, por edhe shkeli protokollin ndërsa nuk e caktoi të ulet në vend të kryeministrit Hashim Thaçi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin, pasi ky i fundit mungonte.

Një ditë më parë, ai u nervozua pasi hyri në sallë dhe braktisi këtë takim, meqë nuk i pëlqeu vendi në fund të tavolinës. Siç ishte bërë më dije gjatë ditës së djeshme, protokolli ishte caktuar qysh në fillim dhe se ai ishte në cilësinë e kreut të AKR-së, dhe vendi në fund i takonte ngaqë partia e tij ka më së paku vota.

Të mërkurën Pacolli, teksa po mbante një ligjëratë para disa studentëve të një kolegji në Prishtinë, ka thënë se Jahjaga e ka shkelur protokollin pasi nuk e uli në vendin e Thaçit.

“Unë nuk di çka i kam ba asaj gruaje”, ka pyetur ai.

Dihet se pas braktisjes së takimit nga Pacolli dhe mospjesëmarrjes së Albin Kurtit, Komisionari për Zgjerimin, Stefan Fyle u kishte bërë thirrje të gjitha partive pa dallim e veçanërisht atyre që mungonin në atë takim që t’i bashkohen Këshillit Kombëtar për Integrimin në të mirë të Kosovës, por edhe të përkrahin Thaçin në bisedimet me Serbinë. /Kosovapress/

7 komente në “Pacolli për Jahjagën: Unë nuk di çka i kam ba asaj gruaje”

  1. liri a vdekje says:

    po sa te trashe jane dhe keta te politikes se kosoves ,sikur jane klonuar nga keta tanet ,po crendesi ka vendi o plak nuk je ne dasem po ne bisedime te rendesishme per kosoven o pyke .

    1. Tarrasi says:

      Po ik se ty ka 22 vjet qe te sjell Saliu verdalle si kali ne lame dhe do komentosh per biznesmen si Pacolli ehu ku eshte fundi i asaj pune kur ta marresh vesh ti…

      Presidentja e Kosoves eshte ilegale imorale qe qendron ne ate post. Ajo qendroi ne post mbas afatit te caktuar me koncecus kur Pacolli e la kete pozicion.

  2. male osdrimi says:

    Nuk arrij ta kuptoj Pacollin. vetem lojen e naivit sduhet ta beje ky njeri, qe pretendon te jete i suksesshem ne biznes. besoj se ka qene i favorizuar ne gjithe suksesin e tij dhe me sakte ortak ne rrumpallen e jeltsin.

  3. Drini says:

    Shiko o gomar se mos ja ke kerkuar.

  4. Trust-no1 says:

    Shiko se mos problemi vjen se nuk i ke bere gje mor zotri.

  5. tefta says:

    ingorantus nones argumentus

  6. liri a vdekje says:

    mund te kesh dhe te drejt o tarras

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje