TemA TV/ Leskaj: Berisha po i mbyll gojën Top Channel. Sulmoi brutalisht gazetën Tema, por sot ajo është platforma më popullore (VIDEO)

22 Mars 2013, 10:58Sociale TEMA

Kryetarja e Komisionit të Medias, njëkohësisht deputete e PS, Valentina Leskaj, deklaroi se sulmi i kryeministrit Sali Berisha ndaj Top Channel është një përpjekje për të mbytur çdo zë kritik.

“Pasi dështoi në mënyrë të përsëritur t’i mbyllte gojën, me presione mafioze; pasi dështoi, ta detyronte të hiqte dorë nga misioni i saj si një media profesioniste dhe e lirë, Berisha përdori kundër Top Channel mashën e tij, gjykatat, për ta nxjerrë atë nga ambientet për të cilat ka një kontratë të rregullt me shtetin, të cilës Top Channel. i është përmbajtur në çdo pikë.

Nxjerrja e Top Channel nga ambientet e Shqipëria Sot, duke shkelur në mënyrën më flagrante kontratën e firmuar nga vetë shteti shqiptar, është kulmimi i një aksioni të gjatë politik të Sali Berishës, për të goditur median më të madhe e më të ndjekur në vend,” tha Leskaj.

“Kujtoj, se nga viti i dytë e 8 vjeçarit të Berishës në pushtet, Top Channel iu vu një gjobë prej 13 milion euro, me sebepin e evazionit fiskal; një gjobë që të gjithë e dinin se s’kishte lidhje me evazionin, por me një mjet shantazhi mafioz për t’i mbyllur gojën.

E ka bërë këtë edhe me News 24, kur e gjobiti pse transmetoi spote, që nuk i shkonin për shtat pushtetit.

E ka bërë me gjobën ndaj Vizion Plus për qëndrimet e tij kritike, e me sulmin brutal ndaj gazetës Tema, e cila në fakt, ia doli të kthehet në një nga platformat mediatike më popullore në vend,” vijoi zyrtarja e PS.

Leskaj citoi edhe raportet ndërkombëtare, që tregojnë se liria e medias në vend po vjen duke u tkurrur.

“Ndërkohë që letra e fundit e Dunja Mijatoviç, Përfaqësuese e Lartë të Lirisë së Medias në OSBE, drejtuar Kryeministrit, është një sinjal tjetër alarmi që vjen nga institucionet ndërkombëtare, për sjelljen e tij me mediat,” tha Leskaj.

“Në 23 qershor shqiptarët do ta dënojnë atë me votë edhe për cenimin e lirisë së medias. Ne do t’i hapim rrugë një qasjeje krejt të re ku mediat nuk do të ndahen në tanët dhe të tjerët, të nënës e të njerkës. Ne jemi të vendosur për një ndryshim thelbësor në vizion e sjellje ndaj medias sepse ne çmojmë lirinë e sajë, të drejtën e njerëzve për informim të pa anshëm, edukim, kulturë e argëtim si një detyrim ndaj publikut”.

41 komente në “TemA TV/ Leskaj: Berisha po i mbyll gojën Top Channel. Sulmoi brutalisht gazetën Tema, por sot ajo është platforma më popullore (VIDEO)”

  1. KINEZI says:

    SALIUT NUK I PELQEN E VERTETA, KERKON QE TY MBYLLE GOJEN TOP-CHANNEL-IT SEDHE TEMES SEPSE TREGOJNE GJENDJEN E VERTETE TE SHQIPERISE

    1. sh.mali says:

      Para rreth 2 vjetesh PS ka denoncuar aferat qe po beheshin me truallin e ish ekspozites ku dyshohet te jete i perfshire ortaku kryesor i shkelzen berishes por edhe burri i albana vokshit. pra pervec interesit per te eleminuar topchannel ka nga prapa dhe nje loje korrupsioni te njerezve te rrethit te ngushte te saliut

      1. lini says:

        Po qe kur i vuri ate gjoben topit duhet ta kuptonte qe ishte ceshtje kohe per ta perzene,gazeta tema po ashtu eshte paralajmeruar nga berisha,gazeta dhe vet meroja nga rezart taci.keto jane me rezistentet se sh te tjera kane marr fund.

        1. Niku says:

          Saliu nuk eshte mesuar qe ta kundershtoje njeri dhe kete e ka treguar edhe kur benmbledhjen e grupit parlamentar demokrat. Tere kohen ai flet dhe te gjithe te tjeret rrine dhe degjojne. Ishte njeri qe doli dhe foli kundra tij dhe ate e deboi direkt nga parti dhe ai ishte paulin sterkaj. E njejta gje po ndodh edhe me topin. Topi i ka nxjerre gjithemone ta palarat ne shesh qeverise. Po rrezikohet liria e fjales dhe kjo gje ndodh vetem ne diktature.

        2. Hektori says:

          Jetojme ne dikatature dhe keto sulme ndaj kundershtareve si poplitik edhe mediatik jane mese te zakonshme. Por e bukura se ndryshimi me diktaturen e eger te enverit kete here populli ka frenat ne dore dhe e mbeshtet Topin dhe Temen sepse ato jane zeri opozitar me i fuqishem.

        3. voica says:

          Po c’diskutoni kot, sikur u zbulua ndonje gje e re.
          A nuk ishte shpallur SALIU I ne ’96 ne 10-shen e “armiqve te medias” ne bote?! Historia perseritet vecse me nje shfaqje pak me “soft”, qe ne thelb te frikson me brutalitetin e vet.

      2. herta says:

        Jepi sali jepi,vrit dhe nga nji,boj dhe ndonje gje te till qe tvijn kto nderkombetaret e te te heqin direkt mos tna harchojn me koh me ty,mos te lodhemi te te largojm ne.

        1. Donaldi says:

          Topit dhe Temes nuk ka se cfare tu beje sali berisha sepse ati jane te mbrojtura nga populli dhe per kete arsye ato jane mediat qe ata ndjekin. Edhe sikur te vendose gjoba sa te doje ata nuk kane per te ndalur furine e tyre kundra saliut sepse ai kete do. Nuk mund tjambyllesh goje njemedia qe ndiqet nga 4 milion shqipetare.

      3. eri says:

        Ja cfare demokracie kemi ne,ne televizion nga me te miret ne shqiperui nxirret nga studiot e tij,kur ka nje kontrat,ska c’ben,7-8 televizione te tjera gjobiten sepse nuk jan prane qeveris e denoncopjn fakte te korrupsionit e te mosfunksionimit te kesaj qeveri, ketu po vritet fjala e lire.

        1. stela says:

          Bravo leskaj, je shume e sakte ne gjithcka thua..

      4. poli says:

        Kto skandalet nuk kane te sosur ketu ne shqiperi , cohu enver cohu enver e vendos rregull se saliu e shkaterroi shqiperin ,femijet nuk po dalin dot me prej shtepise, pun nuk ka , buk nuk ka, merru me popullin sali jo me ke te ze rrugen.

      5. gloria says:

        e ka kercenu me koh dhe nderkombetaret skan ber asnje gje rrine bejn sehir, degjojn se ca thot e sbejn asgje!! ai esht komunist un e kam then po me ket qe ka ber me topin e aprovon se sa komunist esht

        saliu ne 2006 : AJO GODIN DO ZBRAZET NGA E PARA

        saliu vazhdon ne 2007: nje opozit e kapur nga nej media e quajtur top channel esht turp esht turp esht turp se force ne bot qe te mbaj te pushtuar GODINAT E QEVERIS (aty ku esht vendosur topi) NUK DO KET!!

        e shuummm te tjera… por pytja esht keto godina te qeveris qe beri kontraten top me shtetin e ka ber per 25 vjet dhe nga qe e pa sja dilite dot me arsyetimin e godinat e qeveris oooop gjeti pronarin dhe jo tani sulm total!!!

        dhe nje gje tjeter topi esht jo i pavarur po ka informuar qytetyret ne cdo sek!!! por klani qe esht komplet media komuniste me fal media e saliut ajo pse duhet te ket te gjitha privilegjet ??? dhe saliu vazhdon e na flet per ligje e per shtet por ligji e shteti esht SALI BERISHA NE SHQIPERI

    2. HAJDI says:

      SALIU KERKON QE TE FSHEHE REALITETIN SHQIPTAR, POR NUK ESHTE E MUNDUR QE TA BEJE NJE GJE TE TILLE!

    3. gertjan says:

      Ne nje vend demokrat media shihet si nje institucion e cila si rol te sajen ka pervecse te pasqyroje realitetin edhe te beje opoziten,sepse keshtu mund te mbahet nje qeveri e karikuar per te punuar fort!Mirpo ketu tek ne cndodh?,ketu po nxore ne shesh te metat e kesaj qeverie te superkorruptuar atehere ti si media ke bere gabimin fatal!Epo ketu vetem per demokraci qe nuk mund te flitet!

      1. eni says:

        Saliu po e shkaterron kete vend,po ben gjiothcka per te vrare dhe kete pak demokraci qe kemi ndertuar ket 23 vjet,duhet ta largojm,duhet ta lem median te lir duhet te clirojm gjykatat nga kalbesirat qe PD ka futur,duhet te ndahen pushtet.

    4. janaqi says:

      Nuk ke çti besh kur ke te besh me nje regjim,me ne krye nje diktator nje udheheqes suprem i quajtur Sali,koke e kembe pasardhes e Enver Hoxhes,ne kohe te tij vetem TVSH egzistonte te njejten gje po ben edhe saliu sot!Kjo pjelle e keqe e komunizmit,se ciles fundi do i vije shume shpejt!

    5. Enveri nga varri! says:

      Ky eshte pusht shteti,i perber nga pushta po mor po pushta!Po u vjen fundi Saliut me gjithe hajduterit e tij,nuk merren me hallet e shqiptareve,me numrin e te papuneve qe rriten cdo dite,me cmimet stratosferikepor merren me median me te shikuar ne shqiperi!Po turp o sali turp!

    6. tiku says:

      Po per kto kane nja 2 vjet qe bojn gam gam kto socialistat,pse habiteni tani qe i nxorri,ti thuj per ca po i nxjerr, kush do perfitoj,shkelzeni apo argit??

    7. fushori says:

      Te zhbejme sa ma shpejt kete qeveri e cila po tregon cdo dite e me shume kthetrat e saj ndaj mediave te ndershme!Kjo qeveri tanime e ka prishur kontraten e saj me shqiptaret dhe jo vetem,prandaj duhet qe ta hedhim tuç nje ore e me pare!Kjo qeveri nuk perfaqeson me interesat e popullit shqiptar ajo eshte kthyer ne nje makineri qe vjedh dhe vetem vjedh e ai i cili tenton ti kundervihet perballet me fatalitetin!Po degradon gjithcka duhet patjeter reforme!

    8. fiona says:

      ca thoshte saliu per topin??? TOP CAFE ESHT EMISION ME ORDINIER , ESHT EMISION QE SJA VLEN TA SHOHESH, DO E SHOHI TOPI SE ME KE KA TE BEJ !! dhe faktikisht kjo ka qe ne ne 2006 a 2007 qe esht kjo histori!!

      dhe ja dha banin e vete definitive top channeITl, pervec gjobave te shumta uljeve te fondeve dhe nje hakmarrje te fundit duhej para zgjedhjeve !!

      apo jo sali komunisti??

  2. Besnik says:

    Skane se cfare ti bejne Top Channel apo edhe gazetes Tema. Sado qe qeveria pepiqet qe tu mbylle gojes, ato me shume do te flasin sepse misioni i tyre ky eshte. Te infromojne qytetaret per cdo gje qe ndodh. Te dy keto media jane zeri i miliona shqipetareve. Skane ci bejne.

  3. gjyshja.g says:

    Epo kjo eshte diktatura!Ky eshte shteti i paskrupullt i katandisur simos me keq!Tu mbyllesh gojen mediave qe thone te palarat e kesaj qeverie te kalbur?,epo kjo nuk eshte demokraci!Te gjithe,media,qytetare e fshatare te gjithe jemi perballe nje regjimi qe po na mbyt dita dites!Ndaj rrezimi i diktatorit sali duhet me patjeter,ndryshe skemi shpetim!

  4. aiha says:

    Saliu ka frike nga Top Channel pasi eshte televizioni me audience absolute dhe informacionin e tij te pavaruar, te paanshem dhe te vertete mbi realitetin e hidhur shqiptar e transmeton ne kohe reale kudo ku ka shqiptare. Per Saliun ky eshte nje disfavor sepse te gjithe do t’i kuptojne bemat rrenuese per shqiptaret dhe atij sidomos ne prag fushate i leverdis te mbyse mediat me cdo kusht per te rimarre zgjedhjet. Kjo nuk duhet lejuar. Duhet ta permbysim kete sistem me te keq se diktatura, me 23 qershor,te gjithe per te votuar.

  5. DINO says:

    SALIU PO KERKON TJU MBYLLE GOJEN TOP-CHANNEL-IT DHE TEMES!? PO NUK I MBYLLET GOJA POPULLIT MORE SALIU, TOP-CHANNEL DHE TEMA JANE TE VETMET QE TREGOJNE REALITETIN E HIDHUR TE SHQIPERISE!

  6. victory says:

    Solidarizohemi plotesisht me “Top Channel” dhe me gazeten “Tema”!

  7. elinor says:

    Kam nje pakete kanalesh shqiptare qe e marr nepermjet internetit. I pari kanal qe hap eshte kanali i Top Channel. Nqs dua te lexoj lajme ne lidhje me Shqiperine, faqje e pare ne te cilen futem eshte Tema Online. Megjithe mangesite e vogla qe keto dy medja mund te kene, ato flasin ne emer te qytetarit te thjeshte te vuajtur e te shtypur nga regjimi diktatorial i sali perversit! Me sulmet ndaj ketyre dy mediave, saliu nuk ben asgje pervecse ia rrit atyre akoma me shume popullaritetin. Ky pinok shpifarak do bente mire qe ta kuptonte nje here e mire qe eshte i marre fund dhe te vrase veten sa me shpejt se rruge tjeter nuk ka.
    Respekt per Tema dhe Top Channel. Vetem uroj qe te mos marre edhe nja 2-3 mije shqiptare te tjere me vete ne ate bote.

  8. Aleksandër Matrënga says:

    Top channel është tashmë një vlerë e jashtëzakonëshme kombëtare dhe një pasuri e kombit tonë.Përgëzime për të gjithë drejtuesit dhe gjithë stafin ,punonjës dhe gazetarë për kurajon dhe profesionalizmin e tyre.
    Sado të përpiqet të bëjë pushteti i korruptuar dhe i degjeneruar kunder tij dhe mediave opozitare “dielli me shoshë nuk mbulohet” dhe topi do të gjëmoj më fort se sa sot.
    Ju uroj gjithë të mirat dhe suksese në misionin tuaj fisnik për realizimin e ringritjes së ndërgjegjes kombëtare dhe rilindjen e kombit tonë.

  9. Che'G says:

    Dhe motoja juaj e nderuar Gazeta Tema dhe Top Channel,drejtuar Saliut ne kete rast duhet te jete: ” Je i lutur te na hash,c’fare permban zorra e trashe”..Rrespekte per fjalen e lire dhe opoziten e palekundur dhe te pakushtezuar kunder pushtetit kriminal,te korruptuar dhe injorant njekohesisht..Fitore,per nje Shqiperi te denje ne 23 Qershor!!

  10. Enver says:

    “Armiqte” e udheheqesit eleminohen shpejt. Eshte nje tradite e vjeter komunistesh kjo e eleminimit te atij qe mundohet te nxjerre te drejten, e sidomos atehere kur gjate nxjerrjes se saj del fajtor udheheqesi.

  11. ALBAN DEGA says:

    O SOT O KURRE !

    – Solidaritet me lirine e shtyit
    – Demonstrata para ambasadave shqiptare ne gjithe metropolet
    boterore . e deri para Shtepise se Bardhe dhe BE-se
    – Protesta kunder Sali Kadaf… Lukashenkos dhe bandes se tij
    deri ne grahmen e fundit

    Klubi Demokrat Shqiptaro – Amerikan u ben thirrje gjithe bashkeatdhetareve shqiptare ne cdo shtet perendimor me SHBA-ne ne krye qe te shprehim solidaritetin me lirine e shtypit te pavarur ne Shqiperi, simboli i te cilit sot eshte Top Chanal… Tema, Shqiptarja. com…
    Cdo proteste popullore ne Shqiperi per kete qellim te mbeshtetet me protesta te bashkatdhetareve ne metropolet perendimore: Uashington, Nju Jork, Bruksel, Londer, Paris, Berlin, Rome, Athine, Kopenhagen, Stokholm, Berne, Gjeneve…
    Nuk ka liri e demokraci ne Shqiperi askund tjeter pa liri te shtypit te pavarur. Mbrojtja e lirise se shprehjes dhe lirise se shtypit eshte mbrojtje e lirise dhe demokracise…
    O sot o kurre! Protesta para ambasadave dhe konsullatave shqiptare … deri para Shtepise se Bardhe e BE-se kunder kryekusarit dhe kryevrastarit te Shqiperise Sali Kadafi dhe “bandes se tij te gangstereve”, kunder “kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” !
    Protesta paqesore e demokratike kunder kesaj qeverisje despotike dhe te sterkorruptuar!
    Protesta deri ne grahmen e fundit te Sali Kadafit apo Sali Lukashenkos Shqiptar !
    O sot o kurre!

    KLUBI DEMOKRAT SHQIPTARO – AMERIKAN

    Nju Jork, me 19 Mars 2013 .-

  12. Memi says:

    Ja dhe krye-hajdutet e Shqiperise socialiste-demokratike
    Ja qeveritarët që kanë vila dhe apartamente në bregdet

    Disa nga personat e njohur që kanë vila në të ashtuquajtura fshatra turistikë:

    Argita (Malltezi) Berisha, vajza e kryeministrit
    Ilir Meta, ish-zv.kryeministër
    Ridvan Bode, ministër i Financave
    Shaban Memia, kreu i AUIZNIT
    Lulzim Basha, ministri i Brendshëm
    Fatos Nano, ish-kryeministër
    Nikoll Lesi, ish-deputet, zv.ministër i Turizmit
    Fatos Beja, deputet i PD
    Genc Pollo, ministër i Teknologjisë
    Flori Bajrami, Deputet i PD
    Adriana Kumbaro, Deputete e PD
    Mesila Doda, Deputete e PD
    Jozefina Topalli, Kryetare e Kuvendit
    Gerti Bogdani, Deputet i PD
    Jemin Gjana, Deputet i PD
    Bashkim Fino, Deputet i PS
    Fatmir Mediu, ministër i Mjedisit
    Genc Ruli, ministër i Bujqësisë
    Gjergj Bojaxhi, ish-Drejtor i KESH/ Policisë Ndërtimore
    Pandeli Majko, Deputet i PS
    Ridvan Bode, ministër i Financave
    Alfred Prifti, ish-drejtor i Tatimeve
    Arben Imami, ministër i Mbrojtjes

    Me poshte shikoni vilen e Ilir Metes:

    Besnik Ymeraj, gjyqtar
    Fehmi Abdiu, gjyqtar
    Ilirjan Celibashi, ish-kryetar i KQZ
    Maks Haxhia, jurist
    Sokrat Sinaj, ish-kreu i Komitetit të Pronave
    Uran Butka, politikan PD

    Çmimet e tokave, sipas AKKP-së

    Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të pronave ka përpiluar listën e çmimeve të tokave në zonat me përparësi turizmin, aty ku dhe janë ndërtuar fshatrat turistikë. Çmimet e vendosura nga shteti janë shumë më të ulëta se sa ato të tregut të lirë.

    Dhërmi: 2 281 lekë/m2
    Palasë: 1 729 lekë/m2
    Pilur: 671 lekë/m2
    Orikum: 17 867 lekë/m2
    Radhimë: 2 143 lekë/m2
    Zvërnec: 1 617 lekë/m2
    Delvinë: 1 191 lekë/m2
    Ksamil: 3 686 lekë/m2

    Në Shkodër

    Çmimi maks.: 31 753 lekë/m2
    Çmimi min.: 13 429 lekë/m2
    Velipojë: 1 286 lekë/m2
    Pogradec
    Çmimi maks.: 27 177 lekë/m2
    Çmimi min.: 22 000 lekë/m2

    Golemi 17 158 lekë/m2
    Karpeni 14 117 lekë/m2
    Spilleja 11 075 lekë/m2
    Gjiri i Durrësit 37 262 lekë/m2
    Gjiri i Lalëzit 13 866 lekë/m2
    Shëngjini 25 510 lekë/m2
    Gjiri i Rodonit – Laç 4 904 lekë/m2
    Gjiri në lumin Mat 4 904 lekë/m2

    Bregu i liqenit 21 564 lekë/m2

    Dhe kjo me poshte vila e ish Ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediu:

    1. fieraku4u says:

      @MEMI

      AHHH MEMI MORE MERI, VERTET MENDON SE KETA KAN VETEM NGA NJE VILE.
      PO TI SHIKOSH BANKAT E ZVICRES EDHE ISHUJVE NEPER BOTE, KETA I KAN PLOT ME EURO EDHE DOLLAR.

      SA THELL I KAN ZHYTUR DUART KETA…QE AS NEVE NUK NA E MERR MENDJA.

      KETA NJE VILE E KAN SI SHTEPI KUKLLASH.

  13. orion27 says:

    Nje diktator, kontrollin e informacionit e ka ne adn-ne e tij. Qe nga Hitleri e deri te Saliu veprimet arbitrare kundra lirise se informacionit kane qene gjithmone te njejta. Megjithate Saliu ka harruar te llogarise fuqine e internetit dhe lirine e pamase qe i jep ai individit. Mos u lodh o Sali, sa here do mundohesh per ti shkaterruar ato pak vatra te lirise se informacionit aq here do ringrihen si feniks per te perveluar dhe per te cjerrur masken tende prej diktatori.

  14. Flamuri says:

    Liria e shtypit eshte e pa diskutueshmepor edhe pergjegjesia per fjalen e thene apo te shkruare.Nuk eshte e lejuar qe nje Media te fyej e te shaje e te thot lloj lloj insinuatash per interesa te grupeve dhe individeve.
    Marrja me pergojme, thashe thena,manipulime,shkeputje te mendimeve nga deklarata e ndryshme,ndrrimi tezave thenjet e pa verteta jane shkelje e ligjit dhe etikes medias siq eshte shpesh situata ne Top Chanel dhe disa mediave tjera.
    Nuk ka informim por nje çasje krejtesisht tjeter pra denigrim,shpifje rekonstruimi te ngjarjes,denocime,inorizimin etj. Keto jane pjese e dezinformimit dhe propagandes tejet te ulte dhe tendencioze.
    Shikueit dhe lexuesit apriori e din per secilen Media se cfar do te thot per kete apo ate personalite apo subjekt politik.
    Jo vetem te T.Ch. por te gjitha ato Media qe kane kete çasje jane te demsheme per zhvillimin e demokracise dhe shtet ndertimin e vendit.

  15. fieraku4u says:

    PO KU DO SALI SHPELLARI LIRINE E MIDIAS SE SHKRUAR APO VIZIVE. AI DO TI KETE TE GJITHE NEN KEMBET E TIJE DHE SERVILE.

    SA PER TOP CHANEL…SALA EDHE SERVILAT E TIJ TI RRUAJN TOPET.

  16. A says:

    Ti Salën do të votosh gjithësesi, pse bën kot.

  17. nastradini says:

    LIRIA E FJALES, KRYETARJA LESKAJ DHE GAZETA E ENVERIT “ZERI I POPULLIT”

    Mire eshte qe zonja Leskaj, si kryetare e Komisionit te Medias para se te mbroje lirine e fjales dhe medias ne vendin tone, te kerkoje nga PS-ja ku militon prej kohe, te heqe sa me shpejt emerin e gazetes se tyre famekeqe te Enver Hoxhes “Zeri i Popullit” se i kall daten shqyptareve dhe femijeve qe ne barkun e nenes. Nga ana tjeter eshte pa llogjike qe PS-ja t’i dale ne mbrojtje lirise se fjales dhe te medias, sepse e kaluara e ka treguar me fakte qe kur vjen ne pushtet vepron fare ndryshe. Sidomos kur pasqyronte afertat e zotit Laskaj, burrit te saj biznesmen ndertimi, apo te femijeve te Arta Dades dhe Gramoz Rucit me shume shoke socialiste nga pas. Sidomos kur kjo media zbuloi se Edi Rama nuk kishte deklaruar qe para zgjedhjeve kishte filluar te ndertonte nje vile suoermoderne ne kerthize te Dajtit pa treguar se nga e kishin burimet financiare te tij.
    Fakt eshte qe gazeta TEMA padyshim mban kampionin ne Shqypni per lirine e fjales dhe te investigimit mediatik bashkekohor megjithe censures se perzgjedhur here pas here qe u ben komenteve me “spec djeges” si Papa Piu Incocenti kur censuroi punimet e Mikelanxhelos per shkak te gjenitaleve te skulpturave te tij famoze. Para do kohe kete rol e luante me me shume sukses dhe finese gazeta SHEKULLI. Por pronari Kokedhima beri shurren ne breke nga frika dhe presioni i Saliut dhe e ktheu shpejt “mesallen” duke e transformuar gazeten e tij si media pa shtylle kurrizore, si nje kandil deti qe nuk te djeg. Cfare te flasesh per gazetat te PD-se dhe “55” qe i thurrin hymne papushim BOSIT sic kane mesuar ne Partine e Punes? Saliu nuk eshte budalla dhe e shikon qe gazeta TEMA u jep tribune fantazive si enveriste ashtu edhe berishiste. Prandaj nuk ka asnje llogjike qe te sulmoje kete gazete reale, nga ku mund te mase si INDIKATOR gjendjen shpirterore te popullates dhe te beje konkluzonet e nevojshme. Ndryshe nga gazetat e Fahri Balliut nuk ka shans te mesoje gje. Prandaj edhe nastradini nuk shikon llogjike ne deklaratat e zonjes Leskaj qe ka dale si “Madre Tereza” e medias shqyptare, nderkohe qe nuk ka pastruar shtepine e saj nga plehrat alla “Zeri i Popullit.

  18. Fjala Lire says:

    Edhe nje here lexuesit po shprehin indinjaten e thelle per cenimin e lirise se mediave si nje nga tiparet me dalluese te nje shteti demokratik. Shumica e tyre i eshte bashkuar me force thirrjes se zonjes Leskaj. Te gjithe ata qe dashur padashur jane bere pjese e sulmeve kunder fjales se lire kritike duhet te heqin dore sa me pare nga keto akte kaq te shemtuara.

  19. SAD says:

    Me gjithe zemer uroj qe kjo qeveri me ne krye Sali Berishen te largohet sa me pare, sepse ne gjithcka ben, sjell vetem regres dhe trishtim. Por kur shikoj njerez si Valentina Leskaj, qe pasi u pasuruan njelloj si keto qe jane sot, me biznese deri ne Canada e Cuba…perseri vetem fjala “TRISHTIM” mbetet.

  20. Free says:

    Ky eshte fati i tyre…..jane armiqte e udheheqesit. . . :/

  21. valoni says:

    Me erdh mir qe u publikuan emrat ata persona qe kan vila po me vjen keq qe emrin Sali Berisha nuk egzistoi, vall vjen pytja a e ka meritua ky kalors i demokracis nji kasoll si kta te tjeret .
    U permen edhe emri i Pandeli Majkos ky person paska te ardhura ma shum se kyeministri i shkret.
    Sa i perket medijave TOP CHANELL duhet ti liroj ambijentet shtetrore dhe te mos baj zhurm te madhe po ti liroj ato

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje