TemA TV/ NDI: Gara do jetë e ngushtë, kjo sjell rrezik për manipulim (VIDEO)

22 Mars 2013, 10:45Sociale TEMA

Instituti Demokratik Amerikan (NDI) rekomandon që politikanët shqiptarë të komunikojnë përmes debatesh, zgjedhjet të jenë një betejë idesh dhe jo njerëzish, dhe partitë të mos premtojnë përfitime materiale në këmbim të votës, qoftë edhe vende pune.

Ndërsa ka prezantuar raportin paraprak për situatën parazgjedhore në Shqipëri, NDI thekson se krerët e partive duhet të ruajnë edhe me vepra pavarësinë e KQZ.

Gjithashtu NDI, në raportin e saj kërkon listat e zgjedhësve të jenë të sakta dhe teknologjia të bëhet në mënyrë transparente.

NDI mendon se “gara pritet të jetë e ngushtë, dhe kjo ka sjellë shqetësimin e publikut se zelli për të fituar me çdo kusht mund të çojë në manipulim të procesit në çdo hap, para dhe gjatë votimit, gjatë numërimit dhe nxjerrjes së rezultateve dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Partitë duhet të shmangin ndërhyrjet e panevojshme dhe manipulimet partiake”.

Kreu i delegacionit të NDI (Institutit Demokratik Amerikan), guvernatori Howard Dean e ka cilësuar si të polarizuar situatën parazgjedhore në Shqipëri.

Ndërsa e ka cilësuar si të mirë ligjin për zgjedhjet, guvernatori Dean theksoi se të gjitha partitë politike duhet të respektojnë me rigorozitet kodin zgjedhor.

“Shqipëria është një vend i polarizuar dhe kjo shihet sidomos për dy partitë e mëdha. Por pavarësisht polarizimit, mos harroni të kujtoni se Shqipëria ka bërë shumë arritje. Nga takimet që kemi pasur, kemi konstatuar cinizëm të thellë në politikë, që duhet tejkaluar. Sjelljet e udhëheqësve politikë duhet të jenë sa më të civilizuara. Partitë kanë miratuar një ligj të mirë zgjedhor, kanë përgjegjësi për zgjedhje të lira e të ndershme. Duhet të respektohet Kodi Zgjedhor të miratuar me konsensus nga partitë. Më 23 qershor duhen zgjedhje të lira e të drejta, partitë të sigurohen që çdo shqiptar të dalë të votojë”, theksoi Dean.

Ndërsa në fjalën e tij, Robert Benjamin është shprehur se shqiptarët duan që zgjedhja e tyre në votimin e 23 qershorit të respektohet.

“Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për shqiptarët pasi do të zgjidhen ata që do t’i qeverisin. Shqiptarët do të duan të shohin që zgjedhja e tyre do të respektohet në këtë proces”, ka theksuar Benjamin.

Misioni i NDI ka qenë në Shqipëri në datat 18-22 mars ku është takuar me zyrtarë të lartë të shtetit, drejtues të KQZ-së, partive politike, dhe shoqërisë civile.

Delegacioni i NDI përbëhet nga Guvernatori Howard Dean, ish-Kryetar i Komitetit Kombëtar të Demokratëve në SHBA, znj. Ellen Weintraub, Kryetare e Komisionit Zgjedhor Federal të SHBA-së, Lousewies Van der Laan, zv. Presidente e Aleancës Demokratike Liberale Europiane si dhe Robert Benjamin dhe Ana Kadovic nga NDI.

29 komente në “TemA TV/ NDI: Gara do jetë e ngushtë, kjo sjell rrezik për manipulim (VIDEO)”

  1. liri a vdekje says:

    rri dot ilir shreku pa pagu vota ka dhjet vjet qe blen ,merrjani ato lek se te tuajat jane o popull po voten mos ja jepni kelyshit hajdut….

    1. KINEZI says:

      ESHTE E VETMJA MENYRE PER TE MARRE NDONJE VOTE PER CIFTIN SALIU & ILIRI ! SI DO TJA BEJNE KTO TE SHKRETE KUR NUK DO TI LEJOJNE QE TE VJEDHIN VOTEN OSE TA SHESIN PER 1 VEND PUNE

      1. lini says:

        Po kujt ia thoni kete? saliut??Ai vetem kete di te beje…te blej e te korruptoj

      2. herta says:

        Ore mir kur ia blen po ky iua merr me dhun,ky i ben lloj lloj presionesh se kshu me te mira gjysma te keqes,si do ja besh me ket?

      3. herta says:

        Po qellimi i PD eshte ti marrim votat ne cdo lloj menyre pervec se te merituara,duke vjedhur me kto manovrat e KQZ e ristanit,me presione me lek me cdo kusht per te mbajtur diktaturen ende ne kembe.

      4. eri says:

        Duhet ndaluar saliu ,duhet lene te zgjedhe populli kete her,duhet te vendosim ne per shpetimin e shqiperise mjaft me me rrenim mjaft me shkaterrimin e shqiperis dhe me shkaterrimin tone.

    2. DANI says:

      ILIR KA PREMTUAR NE BERAT 1 VEND PUNE KUSH I GJEN 40 VOTA!

      SA QESHARAKE KJO OFERTE E BERE NGA ILIRI.

      PO MIRE MORE SALI PO 39 TE TJERE CFARE DO TE BEJNE??? EDHE ATO DUAN PUNE DHE JO VETEM 1 NE 40!

      PRA ILIRI THOTE SE DO TE FUSE NE PUNE 1 NE 40 QYETETARE, PO A E DIN CFARE PERQINDJE PUNESIMI DO TE KETE MORE ILIR ME KETO SHIFRA??

      ILIR TRADHTARI DHE SALI SERBI DO TE KERKOJNE QE TI BLEJNE VOTAT ME LEKE SEPSE ASNJE NUK DO TI VOTOJE KETO TRADHTARE ME 23 QERSHOR

    3. Ina says:

      NE DUAM QE VOTA JON TE MOS VILLET PO TI SE NJEH SALIUN VO BEJ KERDIN ME VOTAT!!! E KA ZAKON AI!!

  2. ilash says:

    Vota me shume vjedh Çakalli(ilir Meta)se Ujku (Sali Berisha),i pari i blen me para te fituara me vjedhje floriri e e tendera nepermjet ministrave,dhe ai tjetri me ministrin zevendes ministrin dhe strukturat e minstrise se mbrendeshme.Kush eshte anetare komisioni te vendosi si burre i ndershem dhe trim te qendroje ne KQV e Zaz e ne Kqz.Ne te kunederten ata po pregadisin vjedhjen e kjo duket hapur nga theniet Sali Berishes i cili akuzon Edi Ramen qe nuk do o njohe rezultatin e zgjedhjeve,ku e din ai qe nuk do ti njohe nqs nuk konstatohen shkelje te kodit dhe marrje te kutive me force.

  3. sllobodanka ose liri says:

    jo more saluku po i vra edhe 5 vete nuk e lshon per me i ba 30 te vrare i ka duart me gjak se di qa ban kur humb pushtetin ku do mytet qenefi

  4. aiha says:

    Shqiptaret te papune, te pangrene, te paveshur, shpresojne qe te pakten njehere ne kater vjet, duke ia dhene voten dikujt majtas apo dikujt djathtas, te kene pune, te kene per te ngrene, e te kene per tu veshur. Por duhet t’i japim fund blerjes se votave, me thase mielli, me zarfa, apo vende pune. Duhet qe t’i japim perparesi merites dhe perkrahjes sociale te familjeve ne nevoje, gje qe kjo qeveri nuk e ka bere kurre ne 8 vjet.

  5. Kodra Bregu says:

    Keshilla standarte te perseritura me qindra here per vendet e botes se trete. Kodra pas bregut nderkohe qe bota digjet e “zonja” krihet.

  6. Shpresa vdes e fundit says:

    Zoti Dean,ndihme me te mire qe i beni Berishes,kur thoni se partite jane te dyja pergjegjse.Ne shqiperi ka vetem nje, vetem nje qe e ka shkaterruar kete vend dhe ai quhet Sali Rame Berisha.Nje njeri qe quan presidentin e Amerikes Bill Klinton, Stalinist,ky njeri qe nuk ka lene burre apo grua,ambasador,te huaj apo vendas pa perlyer,kur keta e kane kritikuar.Nje nder ta eshte John Widhers.Ky njeri ,more zoti Dean,ka per borxh te ju sorollasi me torturen e llogjikes se “Ligjit”Ky njeri nuk pyet per matematiken e thjeshte,por sajon lloj lloj monstruozitetesh,per te shtuar vota per te hequr vota.Ky njeri te mashtron,sa here qe hap gojen dhe flet.Ky njeri hodhi poshte expertizen e FBI-se.Ky njeri eshte bere gangrene e Shqiperise.Zoti Dean,mbajeni fort ne vezhgim,beni kujdes me fjalet qe thoni per kete monster,pasi ky nje fjale don,te tjerat i rregullon vete,nje foto kerkon,pastaj dicituren e vendos vete.Zoterinj Amerikane,me aq sa une kam perceptuar dhe kuptuar popullin tim,mund tju them se thika ka shkuar ne kocke.Ne se do ta lejoni te beje sic ka bere me pare,ketu do te behet katrahure.Merrini seriozisht,para se te jete vone.Me shpresen dhe respektin me te madh per vendin me demokracine me te madhe SHBA.Faleminderit per cfare keni bere per kombin Shqiptar.

  7. arsen says:

    Ardhja ketu e amerikaneve don te thote qe ne zgjedhje do behet sic duan ata.
    Rezultati do dale sic duana ata.
    Zoti qofe me Shqiperine edhe me shqipetaret

  8. Kelmendasi says:

    E theksova edhe dje ky Horward Dean ka ardhur me mision vetem per te mbeshtetur komunistet e kuq te Edi Ramoviqit.Misioni i tij eshte te mos njohi fitoren e Doktor Berishes qe do jete nje fitore spektakolare.Po ju komentusiet e Temes nuk kuptoni se jeni te trash ju ka hedhur trut e gomarit ps.Shikoni listen e kandidateve te pd te gjithe njerzit me te shkolluar dhe te zgjuar jo si ata te ps qe jane te gjithe kelysha te kuq te bllokut.

  9. alban4eva says:

    keta amerikanet si gjithmone flasin kodra pas bregut, ne kuptimin qe, ato qe thone jane te sakta, ok, por jo ta thone ne pergjithsi, si keshilla apo si moral..
    sepse amerikanet e dine shume mire cfare ben S-haleja me votat. keshtu qe te vish dhe te thuash “silluni mire ju politikane, mos blini vota, ndergjegjsohuni, etj etj”, tingellon absurde kur ne krye te qeverise shqiptare eshte nje vampir me emrin S-halè..!!

    nese amerikanet duan te na ndihmojne duke thene fjalen e mire, duhet qe t’ia thone hapur fare S-halese, “-S-halè, hiq dore nga vjedhjet e votave, bej zgjedhje te lira dhe te ndershme”- , nese amerikanet apo edhe Europa flasin hapur ne kete menyre, atehere kjo do te jete nje ndihme shume e madhe qe i behet popullit shqiptar..

    perndyrshe, fjalime te tilla,
    “Sjelljet e udhëheqësve politikë duhet të jenë sa më të civilizuara. Partitë kanë miratuar një ligj të mirë zgjedhor, kanë përgjegjësi për zgjedhje të lira e të ndershme. Duhet të respektohet Kodi Zgjedhor të miratuar me konsensus nga partitë. Më 23 qershor duhen zgjedhje të lira e të drejta, partitë të sigurohen që çdo shqiptar të dalë të votojë””,- keto jane pordhe me rigon,- themi nga anet tona..

    nuk pjerdh shume S-haleja nga fjalime te tilla.. nuk merr vesh shpellari nga edukata, drejtesia, qortimi, llogjika, arsyeja, sinqeriteti, fjalet e mira, etj etj.. derri do plumb. dhe S-halese i duhen thene gjerat drejt e ne surrat, vetem ashtu e ndalon kete moster..

  10. Kico says:

    Hello Mr. Dean!
    Po u ben shqiptarve te njejtat verejtje qe Fox News i beri Obames per zgjedhjet e 2012.Obama i bleu zgjedhjet e 2012 ju vetem duke u premtuar zgjedhesve,ate qe ata deshironin por ne fakt duke u dhene atyre gjera falas. Na i merr ne qe punojme dhe paguajme taksa dhe ua jep atyre qe rrine perfitojne strehim falas,ushqim falas,sigurim shendetsor falas dhe votojne nga 10 here per Obamen.Partia jote ketu nuk pranoj qe te pais me carta indentifikuese zgjedhesit sepse ata nuk kane te paguajne,$5,nuk dine shkrim e kendim,sepse eshte raciste etj justifikime bajate.Kohet e fundit u keni dhene edhe celular falas,bile edhe te vdekurit jane paisur me celular.Do te legalizoni emigrantet ilegale qe te afermit te votojne per ju ndersa nenat tona qe jemi qytetar amerikane u refuzohet viza neper ambasada pa ndonje arsye.Tani kur ju veproni keshtu ketu cfare te drejte morale keni tu sygjeroni shqiptarve ndryshe?

    1. Demo says:

      Ore Kico ae kupton se cfar po flet more rob I ndyre. Obama e shpetoj Ameriken .Nuk e di more dedermen a ke qene ketu ne vitin 2008 kur ne shtator te ketij viti SHBA shkoj ne Kollaps Ekonmik. E shohe qe je nje Rep[ublikan I ndyre, qe po na ben politiken e Fox News qe eshte Televizioni me I poshter qe flet shume Keq per Demokratet dhe Z. Obama.Vetem dje kur Presidenti Obama mori dekoraten me te larte qe I eshte dhene nje Presidenti Amerikan nga Presidenti I Izraelit Simon Peres, para rinise izraelite qe e duartrokiti Z. Obama, Fox I juaj tamam si ju e shante Obamen se eshte kundra Izraelit. Ti duhet te jesh nje plehe Qe flet per problem qe Amerika I ka Zgjidhur qe ne vitin 1936 me Social Sekuritin(Pensionet), me Medikare dhe me Medikeid qe ne vitin 1966 dhe tani se fundi me Health Care te Obamas ku nje rol te rendsishem ne aprovimin e tij per ti dhene 30 million njerzeve qe nuk kishin insurance, mjekim Falas, luajti dhe I nderuari Howard Dean,Ish governator,ish kandidat per president ne vitin 2004 dhe kryetar I Demokrateve kur ne vitin 2008 Populli amerikan Zgjodhi Obamen President. Me keto genjeshtra qe ti po thua don qe te justifikosh Te gjitha Pislliqet qe votat ti fitoj per te treten here njeriu me I poshter I kombit shqiptar Sali Liri Bereisha.
      Fjalimi I Howard Dean Eshte I shkelqyer, I mire pritur nga populli Shqiptar. Me realisht besoj se ai me teper nuk mund te thoshte. Ashtu si Republikanet e Amerikes e kane humbur pusullen fare ketu ,ashtu jam I bindur se edhe Berishjanet e kane humbur pusullen ne Shqiperi. Me votime te ndershme dhe te drejta Shqiperia do te dale fituese duke votuar per Partin Socialiste dhe Kryetarin e saj. Tani per tani koha juaj ore Kico ka mbaruar. Eshte Koha per ndryshime qe jo vetem ndodhin ne bote por qe pa tjeter do te ndodhin edhe ne Shqiperi. Nga keto ndryshime te gjithe do te fitojne.

      1. Kico says:

        Po te pergjigjem ne repekt te lexuesve te TEMA sepse ,me fal per shprehjen,nuk munde te bie ne nivelin tend.
        Une jam taksapagues amerikan qe rroj me djersen time.Ju duket rroni me taksat e mia.
        Duhet te falenderojme Zotin qe ata burrat qe bene Ameriken nuk i dhane Presidentit pushtet te pakufizuar.Kjo eshte arsye qe USA po u reziston politikave te majta qe joshin dembele si puna jote,politika qe synojne rishprendarje te kapitalve,politikave qe duan te barazojne njerzit ekonomikishte dhe te vrasin shpirtin amerikan qe eshte njeriu i lire.Obama kerkon te krijoj njeriun qe pret cdo gje nga shteti dhe pastaj shteti behet “pronari i lirise sone” dhe amerika merr fund.
        Demo une njoh shume si puna jote ketu ne amerike. Ju gjithe jeten loznit domino dhe prisnit NATO-te pushtonte Shqiperine tani lozni po domino dhe prisni pagesat falas ne fund te muajit.

        1. Demo says:

          Do te ishte nje gje e ralle po te vije ne nivelin Tim. Jam mbi 72 vjec dhe vazhdoj te punoj. Kam rrogen time dhe perfitoj 2 pensione qe nuk mi dha Z. Obama, por shteti Amerikan. Kam dhene contribute qe shkojne ne mijra dollare ne dy fushatat per president per Z. Obama.Nuk dua te mburrem por kam me dhjetra Fotografi nga Obama, Clinton burre e grua ,Biden ,nga shume senator te cilet me falenderojne per mbeshtetjen time per Demokratet. Ato qe thua per politiken e qeverise amerikane nuk jane te verteta,.Jane kopje e ideve perverse te senatoreve Republikane te cilet nuk ishin dhe nuk jane ne gjendje te mposhtin Obamen. Tani ata dhe klasa e pasur Amerikane jane zberthyer, kane filluar te ndryshojne disa mendime Radikale qe jane dhe ishin ne dem te klses se mesme Amrikane. Nuk po e vazhdoj me gjate ,por dua te theksoj se edhe ne Shqiperi kam qene I nderur si pedagog ne universitet.Te fala dhe bej kujdes kur shkruan per politiken Amerikane Do ose nuk do ti Bota do te shkoj ne rrugen e re te filluar nga Presidenti Obama.

  11. Demokrat I kohes see skenderbeut says:

    E ka fajin komunizmi.
    Posht komunizmi
    Posht enver hooooxha
    Vdekje enveritt…
    Sa I poshter qe esht komunizmi
    Po na pin gjakun

  12. silo says:

    Ardhja e tij tani do te thote se amerika e ka marre seriozisht largimin e Saliut.Dean eshte nje nga figurat me te fuqishme te Partise te Obames ne USA.Ne vitin 2004 ka kandituar se bashku me kerrin per kandidatin demokrat per president.

  13. Miza Kesula says:

    Ka nje gje qe ndodh gjithmone sa here do zhvillohen zgjedhje ne vend. Te paret qe do te fusin hundet e do perzihen ne te tilla pune do te jene ca amerikonj a thoni ju se po mos te ishin keta tipa votuesit nuk do te njihnin keshilla te thena e te sterthena. Jo zoterinj amerikonj jo. Nuk ka votues qe mos te dije ato qe ju nuk nguruat te shprehni si atyre qe u ha miza nen kesule.

    Votuesi ka nevoje per sqarime te tjera qe kane te bejne direkt me ngjarjet tragjike qe ndodhin gati cdo dite. Shume nga ju nga qe qe nuk jeni ne kontakt te vazhdueshem me to ose nuk i keni degjuar fare ose i keni degjuar po nuk ju bie e udhes te reagoni sic duhet. Nje reagim i tille eshte pritur nga shoqeria e civilizuar por kurre nuk eshte pare ndonjehere.

    Prandaj ju lutemi qe perpara se te nderhyni me keshilla te shkoni nje here ne kete vend te vogel dhe te shikoni me syrin tuaj nga afer se c’ndodh ne te vertete. E kur te shkoni te qendroni me muaj te tere dhe jo vetem dy-tre dite sa per te krijuar nje pershtypje se ku ndodhet ky vend.

    Dhe se fundi ka nje shprehje tonen qe thote: “I zoti i shtepise e di me se miri se ku i pikon catia.” Se cdo te thote kjo per ju eshte fare e lehte. Hallet tona i dime me mire se kushdo tjeter. Ndihma qe presim eshte zgjidhja e ketyre halleve dhe jo venia ne dukje e tyre. Mbetci shendoshe e mire atje ku jeni.

  14. E.Vlora says:

    Shikoni çfare ndodh ne Vlore ne shkollen e mesme”Qemal Ataturk” Drejtoresha Nexhi nje militante e sales i ka vene nxenesi perballe kushtit o me pd ose nuk kaloni klasen. Ne kete shkoll ska rendesi sa meson por a je me pd.Sot mblodhi gjith nxenesi sidomos maturantet i futi ne autobuza dhe i shoqeroi ne Tirane ne mitingun e Sales.

  15. Pse mireni me "plehre" shtet says:

    MOS U LODHNI O NDERKOMBETARE …. SE KRIMINELI BARBAR VERIOR
    NUK HEQ DORE NGA VJEDHJET DHE MASHTRIMI.

  16. Mark Doda says:

    Ky amerikan shkerdhata e dika qe “rezultati o jet u ngusht” .
    Kujt po i intereson ky shkerdhat qe vjen ktu e influencon ne zgjedhjet shqiptare me te tilla deklarata manipuluse ! Kjo deklarate tregon qart se amerikanet do manipulojn zgjedhjet .
    Robt ku ti keni o amerikan kurva e ti o popull shkerdhatae qe rri e ben sehir ,si tall kart amerikani me ju .
    Larg nga jeta e popullit shqiptar o ju shkerdheft zoti robt o kriminele qe kultivoni diktatore ne vende si shqiperia .ptuuuuuuuuuuuuu gjarprinj te ndyr

    1. Hithri says:

      O Mark po ja fut kot ti tashti. Ne nje gje je drejt kur thua:”””Larg nga jeta e popullit shqiptar o ju ——- zoti robt o kriminele qe kultivoni diktatore ne vende si shqiperia .ptuuuuuuuuuuuuu gjarprinj te ndyr,””””””

      Po kjo s’i takon me ju adresu ketij ketu, por klanit te busheve dhe rajeron qen e bir qen-serbit( ti e di qe ai ka punu ne serbi dhe dinte shqip shume kohe para se te vinte ne tirane- nga dreain e ka mesuar shqipen ai qen dhe pse pervec se pregatitej ajo qe u pregatit)Atij po, thuja keto fjale se Dean-i dhe partia e tij nuk jane pjese a atij klani amerikan qe ngre e ul diktatoret( Sadamin, e sa te tjere si ai, klani i busheve e ngriten dhe pastaj s’ju erdhi mire kur s’i begenisi e krijuan nje lufte qe i dha shqelmin gjithe ekonomise boterore kur per veten bene miliarda)

  17. F.Serveti says:

    Kasta politike e tiranes ben votme te ndershme kur tu ndryshosh trurin saliut,metes,rucit,dokles,dhe bishtave te tyre.

  18. Pellumbi says:

    Hej voti voti po qenin e ngordhur do te gjeni. Salehu me Edvinaqin i kane ndare pazaret…..Votimi ne Shqiperi nuk ka asnji vlere, se votat numerohen si ne kohen e Enver Hoxhes, por me 1 ndryshim te vogel. Ne vend te PPSH tani eshte PD-PS.
    Shikoni boni na 1 lek dhe mos u merrni me politik se politika ne Shqiperi eshte per spiunet, agjentet dhe budallenjt….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje