TemA TV/ Topi: Berisha thotë do sjellë kokën e Ali Pashës, këtu po i vjedhin gurët kalasë së tij (VIDEO)

29 Mars 2013, 18:43Sociale TEMA

Fryma e Re Demokratike zhvilloi një takim me banorë të qytetit të Tepelenës, në vazhdim të prezantimit para qytetarëve të programit të saj politik.

“Dëshira për të ardhur në këtë qytet është mjaft e madhe, por gjithçka zbehet nga rruga skandaloze, e cila së bashku me disa segmente të tjera në vend nuk kanë vëmendjen e duhur të qeverisë,” deklaroi kryetari i FRD, Bamir Topi.

“Kryeministri thotë se ka bërë mijëra kilometra rrugë, ndërkohë që gropat sa vijën e shtohen. A e dini se kryeministri shkon pothuajse një herë në javë në vilën e tij të luksit dhe përdor po rrugën e luksit, pra helikopterin, ndërsa për qytetarët është një tjetër panoramë, rrugë me gropa në një park kombëtar si ai i Dajtit ku duhet të lulëzonte turizmi,” vijoi Topi.

Më tej ai u ndal në misionin e FRD-së, që sipas Topit është përfaqësimi i denjë i çdo qytetari përmes strukturave të shtrira në të gjithë vendin.

“Këto struktura do të japin edhe mendimin e tyre në Kuvendin Kombëtar, i cili do të mbahet në 1 vjetorin e krijimit të FRD-së,” tha Topi.

“Kryeministri flet për kokën e Ali Pashës, ndërkohë që gurët e kalasë së tij, këtu në Tepelenë, po i marrin për të ndërtuar shtëpi. Qeveria nuk është në gjendje të mbrojë kalanë me vlera historike,” theksoi kreu i FRD.

“Qytetarët kanë frikë të shprehen në një atmosferë e cila mbjell vetëm terror, ne i kuptojmë dhe i përkrahim, por në datën 23 qershor të gjithë duhet të ndëshkojnë me votë këtë qeveri të korruptuar,” përfundoi Topi.

Ndërsa nënkryetari i FRD-së Daut Gumeni u tha qytetarëve të Tepelenës se ndjehet i lumtur kur ndodhet mes tepelenasve, por njëkohësisht ndjehet i hidhëruar sepse ky qytet është harruar nga qeveritarët.

“FRD ka në një projekt të ri, ndaj ata që besojnë vërtetë se ndryshimi mund të vijë dhe ne të integrohemi në BE, duhet të bëhen pjesë e kësaj force dhe të mundin frikën,” deklaroi ai./ep

8 komente në “TemA TV/ Topi: Berisha thotë do sjellë kokën e Ali Pashës, këtu po i vjedhin gurët kalasë së tij (VIDEO)”

  1. Ramy says:

    Po helikopteri qe po te vezhgon e ke pare keto dite ti zoteri Topolak??? shume qesharke, po te vezhgojen dhe kercnojen me helikopter lollllllllllllllll

    1. FONCI TIRONCI says:

      … do sjelle koken e tij se Tepelenasit nuk ja harrojne 97′
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/london-2012-hall-of-shame.html

  2. Ben Chicago says:

    ate dite qe do sillte koken e ali pashes nuk kishte pire ilacet

  3. Dike Mullai thote- says:

    “Deshira per te ardhur ne kete qytet eshte mjaft e madhe, por gjithcka zbehet nga rruga skandaloze…” Shume interesant ky konstatim (?!) Shyqyr qe Te ERDHI GOJA z.Topi! Ne keto 22 vite, si Kryetar i Gr.Parlamentar HESHTE, si President BELBEZOVE! Kuptoje se nuk ke te drejte morale “te flasesh Kodra pas Bregu!”

    1. N.VJOSA says:

      Jo vetem Topi,
      Por shume politikane shqiptare shkojne te papregatitur te flasin para Popullit!
      Dhe domosdo, do flasi per rrugen atomobilistike te shkaterruar dhe per guret e Kalase se Ali Pashes!
      Eshte kjo nje shterpesi politike apo nje pazotesi per te folur per problemet e medha qe ka Shqiperia?!…
      FOL O TOP, SE SHQIPERIA NUK KA AKOMA, PAS ÇEREK SHEKULLI NJE SHTET LIGJOR!
      PA SHTET LIGJOR SUNDON K A O S I ….
      E thote Ambasadorja gjermane me plot gojen dhe nuk e thua ti o Bamir qe duhet ta dish mire se çfare eshte nje vend pa shtet ligjor, se ke qene President i reublikes….Shtjelloje me fakte kete problem, se eshte ABC-ja e funksionimit te shtetit, pa të sundon pasiguria, nuk guxon kush te investoje , nuk te respekton pa le te te pranoje Europa….
      FOL QE BORXHI PUBLIK SHQIPTAR KA ARRITUR SHIFREN KATSTROFALE 63 perqind!…
      Që do te thote se Shqiperia merr borxhe qe te shlyeje borxhet!… Qe Shqiperia shet pasurit e saj , Nentoken, minierat, hidrocentralet, pasurit që i ka falur Natyra, QË TË SHLYEJ BORXHET !…
      Dhe eshte futur keshtu ne rrethin e Ferrit, te Djallit,
      shitet vendi mizorisht, varferohet dhe humbet drejt Gropes se Zeze te Borxheve!…
      Fol me fakte o ish President!
      Pregatitu mire kur flet me Popullin, qe ti ndezesh njerzit Zjarr duke u thene te Verteten!
      Jo zoti President, ti flet i papregatitur para popullit, si amator dhe kjo eshte fatkeqsi!

  4. valter says:

    Bravo Bamir! Por nje keshille ke nga une mos u bashko ne zgjedhje me Dulen se do humbasesh shume, bashkohu vetem me AKZ edhe pse do humbisni ne kete radhe pasi do u vjedhin votat, pushteti mbas zgjedhjeve nuk sgjat me shume se 3 deri ne 6 muaj. Te gjithe shqiptaret do kthehen me ju. PD e PS do krijon qeverin teknike ose ate de “Shpetimit kombetar” njelloj si skenari grek pasi ska LEK, ska me kredi, ska me çfare te shesin, ska me euro refugjatesh. Ju dy forcat do jeni vetem shpresa e popullit, por nese do behesh me Dulen do kalosh si partia e Milos apo e Ngjeles.

  5. koke topi says:

    TOPI PUSHO O BUKESHKALE PERENDIA DO TE DENOJE MOS U MERZIT SE SHPEJTI.TI JE NJERI ME 17 FYTYRA TE DUHET KOLLTUKU PER DHENDURET E TU DHE TI TE PASUROHESH PO KUSH E HA KETE CARK ? Ne sjemi minje mjaft na prallise kapesh dhe tek nje qime qe te fitosh mjaft.pO BEHESH CDO DITE DHE ME I MERZITSHEM.

  6. BERISH RAMA says:

    ZOTI TOPI TU DESHEN 23 VJET PER TA KUPTUAR SE SALA PASKESH QRNE SEKRETAR PARTIE.ME KASTRAVEC SI PUNA JOTE SHQIPERIA E KA TE GARANTUAR TE ARDHMEN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje