Pas “Gangnam Style” vjen “Gentleman”

9 Prill 2013, 16:09Lifestyle TEMA

Reperi koreanojugor, “PSY”, planifikon që të rikthehet me një këngë të re, e para që prej supersuksesit me “GangnamStyle”, që me 1,5 miliardë klikime është shndërruar në videon më të klikuar në historinë e “YouTube”.

Kënga e re do të ketë një stil të ri të veçantë kërcimi dhe do të quhet “Gentleman”, por “PSY” nuk pranon të japë asnjë informacion më shumë, përpara se ajo të transmetohet gjatë një koncerti të drejtëpërdrejtë të koreanojugorit.

“Mund t’iu them se do të ketë një lloj kërcimi të ri, ndonëse koreanët e njohin atë. Megjithatë, në vendet e tjera nuk ekziston ndonjë kërcim i këtij lloji”, paralajmëroi “PSY”, në një intervistë për një televizion vendas.

Kolona zanore dhe kërcimi ishin ato që shndërruar 35-vjeçarin në një ikonë botërore, me “Gangham Style” dhe duke u mbazuar mbi atë sukses, këngëtari po ecën në të njëjtat gjurmë edhe për këtë këngë të tij të dytë,thekson “portal.com”.   P.K

 

6 komente në “Pas “Gangnam Style” vjen “Gentleman””

  1. enea says:

    Une shyqyr jam nje nga ata qe as e kam pare kete video, apo style, dhe as kam per ta pare ndonjehere.

    Eshte per tu habitur se me cfare gjerat siperfaqesore kenaqen njerezit sot.

    1. Ali Demsi USA says:

      E po kur arriti edhe Madonna, me 30 vjet superkarriere muzikore, qe ta marre ne koncert. Pse te mos shese pordhe ky?
      Kuriozitet; Gangam eshte nje lagje ne Kore dhe Gangham Style eshte stili i lagjes. Shijojeni Psy me Madonen:
      http://fashionguests.blogspot.com/2012/11/madonna-psy-gangnam-style.html

  2. LOLA says:

    u embelsua ky me duket duke bere kalin dhe do te beje gomarin tashti

  3. Vlora says:

    per 23 qershorin do te beje te pamunduren baca sali, qe te na i bjere ne tirane.

    dhe kur e thote fjalen e mban.

    na solli rihanen,na solli ledi gagan,dhe tani do te kemi PSY-ne

  4. Zigur Qarri says:

    Koha esht ne pikpyetje dhe jo arti.
    Dilema,art apo lek,derr e i kenaqur apo Sokrat e i vuajtur!
    Shija e producentit apo klientit sjell lek?
    Me nje tralala mbi 10 milion Dollar fitim,nuk esht per tu nenvleftesuar!
    Qelben leket?-them se jo,ndryshe koreanojugori duhet ti kishte kerkuar me koh amerikaneve te falur qe ka demonstruar dikur kundra tyre dhe jo kur fitoi nga ata nje mal me Dollar.
    Hej,akoma jan Leket ne rruge,koreonajugori i mblodhi.I lumt.

  5. bbb says:

    Po ndonje kenge per Liken e Pordhicanit do besh mo???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje