Shteti vrasës

17 Prill 2013, 10:56Politika TEMA

Nga Rexhep Qosja*

Shteti shqiptar vazhdon të vrasë qytetarët e vet; dhe vazhdon t’i vrasë me fjalë dhe me armë. Përvoja historike ka dëshmuar se vrasjeve shtetërore me armë pothuaj gjithmonë u paravijnë vrasjet shtetërore me fjalë. Në Kosovë, gjithmonë, para se të na vrisnin me armë, shteti serb dhe shteti jugosllav, na vrisnin me fjalë politikanët dhe shtetarët serbë. Është e gjatë, shumë e gjatë, vrasja shtetërore me fjalë në jetën e shqiptarëve: e gjatë sa është e gjatë jeta e shtetit shqiptar; e gjatë sa janë të gjata pushtimet e pushtuesve në historinë e shqiptarëve. Të gjata janë vrasjet shtetërore me fjalë dhe me armë edhe në disa shtete të tjera evropiane.

Njëzet vitet e fundit është shtuar shumë vrasja e shqiptarëve së pari me gojën e politikanëve dhe shtetarëve shqiptarë e, pastaj, me armët e policëve dhe gardistëve shqiptarë që përdoreshin prej tyre. Kujtojeni vrasjen masive të shqiptarëve me gojën e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, në mbledhjen e Kuvendit të Shqipërisë më 17.1.2011! Vrasës politik i denjë për tragjeditë e Shekspirit.

Kujtojeni varrosjen e këtyre të vrarëve me gojën e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, po në atë mbledhje të Kuvendit të Shqipërisë! Kujtojini varrosjet e të vrarëve me gojën e kryeministrit në sa e sa mbledhje të përparshme të Qeverisë e të Kuvendit me qeshjet cinike të kësaj kryetareje të Kuvendit të Shqipërisë! Varrtare e denjë për Makbethin e Shekspirit!

Pse shteti shqiptar i vret pamëshirshëm qytetarët e vet? Pse shteti shqiptar i vrau pamëshirshëm katër qytetarë të vet dhe plagosi dhjetëra të tjerë në demonstratën e 21 janarit?

Cilat janë arsyet e këtyre vrasjeve dhe të këtyre plagosjeve të qytetarëve shqiptarë nga shteti shqiptar?

Mendësia! Zakonet! Prapambeturia! Primitivizmi! – do të thonë disa.

Nuk do t’i shpjegoj vrasjet e qytetarëve shqiptarë prej shtetit të vet me nocione të tilla, të lashta, edhe pse roli fatal i tyre në këto krime është i madh, po me nocione të tjera, moderne.

Shkak i vrasjes shtetërore me gojë të qytetarëve shqiptarë është edukata katastrofale familjare e vrasësit, por shkak i vrasjes shtetërore me armë është një koncept tjetër.

Shkak i vrasjes shtetërore me armë të qytetarëve shqiptarë është koncepti romanik, anakronik, në të vërtetë koncepti në demokracitë moderne plotësisht i tejkaluar për shtetin, që përcakton sjelljen vrastare të kryeministrit të Shqipërisë, të pretorianëve të tij politikë dhe të kryetares fatale të Kuvendit të Shqipërisë.

Dhe, ky koncept romantik, në të vërtetë i tejkaluar për shtetin lexohet në sytë dhe në fytyrën e egërsuar të Sali Berishës, të pretorianëve të tij politikë; dhe partiakë! Dhe, sidomos, të Kryetares së Kuvendit.

Dhe, ky koncept romantik, në të vërtetë i tejkaluar për shtetin shqiptohet shpesh prej politikanëve dhe shtetarëve shqiptarë rreth Sali Berishës.

E kam dëgjuar shumë e shumë herë.

Posaçërisht egër të shqiptuar e dëgjova në prag të demonstratës së 21 janarit, ditën e mbajtjes së demonstratës, ditën e parë pas demonstratës dhe ditën e dytë pas demonstratës.

Një ditë para demonstratës e shqiptoi, figurshëm dhe shpjegueshëm, ministri i Mbrojtjes. Ai doli para televizioneve, në cilësinë e ministrit, dhe tha: qeveria e Shqipërisë është legjitime; është e zgjedhur me votën e popullit; dhe, nuk mund të rrëzohet me demonstratë. Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë me këto fjalë ua çoi këtë porosi shqiptarëve: në qoftë se provoni të prishni rendin e Sali Berishës, demonstratën tuaj do ta shtrijë përtokë ushtria e Republikës së Shqipërisë. I tha këto fjalë ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe me hap ushtarak u zhduk në zyrën e tij.

Menjëherë pas ministrit të Mbrojtjes në të njëjtat media elektronike e pash dhe e dëgjova ministrin e Rendit Publik. Kërcënimi i tij ishte më i drejtpërdrejtë, kurse koncepti që ka për shtetin shumë më i qartë. Ai tha: të gjithë ata që do të prishin rendin (në demonstratë) do të ballafaqohen me grushtin e pamëshirshëm shtetëror të ligjit!

Koncepti shtetëror i ministrit të Mbrojtjes dhe koncepti shtetëror i ministrit të Rendit Publik të Shqipërisë u realizua siç e kishin menduar ata pikërisht ditën e demonstratës, në të vërtetë siç e kishte paramenduar padishahu i tyre.

Gardianët e mbrojtjes së Shtetit, në të vërtetë të Kryeministrisë, në të vërtetë të kryeministrit, në të vërtetë të Sali Berishës vranë me armët e tyre, disa media thonë, me snajperët e tyre qytetarë të paarmatosur!

Policët e Mbrojtjes së Rendit Publik të Shtetit rrahën pamëshirshëm dhe plagosën shumë nënshtetas të Republikës së Shqipërisë, që bënin demonstratë për një shtet pak më të mirë se ç’është ky në emrin e të cilët u vranë ata të katërtit dhe u plagosën ata që u plagosën!

A duhej të vriteshin ata katër qytetarë të Shqipërisë, që ishin çuar në demonstratë për një Shqipëri më të mirë, më të drejtë, më demokratike se ç’është kjo e sotmja, e sunduar prej Sali Berishës dhe pretorianëve të tij?

Politikanë, diplomatë, shtetarë, intelektualë të vendeve demokratike po thonë: Jo. Demonstruesit, njerëzit e paarmatosur, nuk duhet të vriten, as të plagosen, kurrë dhe kurrkund, prandaj as në demonstrata.

Kryeministri i Shqipërisë dhe pretorianët e tij politikë e partiakë thonë: Po. Duhet të vriten!

Dhe, thonë kështu jo vetëm për shkak të urrejtjes së madhe, irracionale që shpërthen prej syve, prej pamjes dhe prej gojës së tyre, por edhe për shkak të konceptit romantik, anakronik, kundërdemokratik, që kanë për shtetin.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha: “Banditët (demonstruesit – R. Q.) do të përballen me atë që nuk mund ta imagjinojnë”! E kjo: që nuk mund ta imagjinojnë, domethënë me zhdukje, asgjësim të menjëhershëm, aty, para Selisë së tij, para Shtëpisë së tij, para çdo institucioni shtetëror të cilit do t’i afrohen siç iu afruan ata më 21 janar Kryeministrisë së tij.

Kryetari i Shqipërisë, Bamir Topi, tha, dhe thënien e tij mediat elektronike e përsëriten prej çastit kur e shqiptoi deri në çastin kur po e shkruaj këtë artikull: “Ruajtja e institucioneve dhe e rendit kushtetues është jetike për demokracinë”! Meqenëse ruajtja e institucioneve dhe e rendit kushtetues edhe prej qytetarëve të vet, edhe prej demonstratës së atyre, që në demonstratë nuk janë çuar as për të përmbysur institucionet, as për të ndryshuar rendin kushtetues (jodemokratik) që mbron kryetari i shtetit, është jetike, atëherë kundër tyre është e lejueshme të përdoren edhe armët! Siç u përdorën!

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë demokratike dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë demokratike, Astrit Patozi, tha: “Rendi kushtetutar do të mbrohet me çdo kusht!” Vetëkuptohet se kjo me çdo kusht do të thotë: edhe me snajperët e gardistëve që vranë katër qytetarë të paarmatosur, edhe me kallashë, edhe me mitraloza, edhe me topa, edhe me autoblinda, edhe me helikopterë ushtarakë, edhe me minahedhës – thjesht me të gjitha armët! Me Policinë! Me Gardën republikane! Me ushtrinë!

Ata që e duan historinë dhe ata që e lexojnë historinë mund të mësojnë se fjali të tilla, më pak a më shumë të përpunuara, më të gjata a më të stisura, në të cilat është i përmbajtur koncepti romantik, primitiv, reaksionar, vrasës për shtetin, me qindra herë, me mijëra herë janë dëgjuar prej politikanëve, zyrtarëve, shtetarëve, në të vërtetë pretorianëve politikë të Musolinit, të Hitlerit dhe të Stalinit.

Koncepti shtetëror që shprehin fjalitë e sipërthëna të pushtetarëve të sipërpërmendur shqiptarë është koncept që mund ta quajmë si të doni: në daçi fashist, në daçi nacionalsocialist, në daçi stalinist! Nuk është e mundshme të merrem me përdallimet e tyre tani.

Ai është koncept që fetishizon shtetin; që mitizon shtetin! Ai është koncept që e fashistizon, që e stalinizon shtetin! Ai është koncept që e bën shtetin vrasës të qytetarëve të vet kurdo ata shprehin pakënaqësi me gojë a me sjellje për shtetin që sundojnë ata që kanë atë koncept.

Koncepti shtetëror që shprehin fjalitë e sipërthëna të pushtetarëve të sipërpërmendur shqiptarë vetëm koncept demokratik nuk mund të jetë kurrë.

Demokracia moderne nuk e shenjtëron, nuk e fetishizon, nuk e mitizon shtetin. Në demokracinë moderne shteti është një servis i qytetarëve, që u shërben qytetarëve. Shtetarët punojnë në atë servis për t’i shërbyer popullit. Domethënë: shteti është i popullit e jo i servistarëve.

Në demokracitë moderne ndaj demonstratave, prandaj, nuk reagohet me çdo mjet shtetëror! Demokracia nuk i vret qytetarët e vet përpos kur kryeministrat e saj bëjnë politikë të çmendur si Ben Alia i Tunizisë…!

Në demokracitë moderne kurrë asnjë zyrtar nuk mund të thotë siç tha kryeministri i Shqipërisë: “gardistët (vrastarë, që kanë vrarë katër qytetarë të paarmatosur) kanë mbrojtur Kryeministrinë! Kanë mbrojtur institucionin shtetëror”. Në demokracinë moderne kurrë nuk mund të ndodhë që qeveria, shteti, t’i shpërblejë me një rrogë më shumë e t’i shpallë heronj vrasësit e demonstruesve. Jo. Se ashtu shteti shpërblen dhe nxit vrasjen e qytetarëve të vet. Shpërblime të tilla mund të japë vetëm shtetari kriminel.

Në demokracinë moderne nuk mund të mendohet, prandaj as të thuhet, se “Ruajtja e institucioneve dhe e rendit kushtetues janë jetike për demokracinë”. Institucionet demokratike mund të jenë të ndryshme: institucione demokratike të tipit skandinav, institucione demokratike të tipit francez, institucione demokratike të tipit gjerman, institucione demokratike të tipit anglez, institucione demokratike të tipit amerikan. E të tjera. Por institucione demokratike kurrë nuk mund të jenë institucionet, që Sali Berisha me pretorianët e tij, detyrohet t’i mbrojë me të gjitha mjetet, prandaj ruajtja e tyre nuk mund të jetë jetike për demokracinë.

Dhe, një fjali e tillë nuk mund të shqiptohet në kontekstin në të cilën e shqipton kryetari i Shqipërisë; dhe, një fjali e tillë nuk mund të shqiptohet në situatën në të cilën e shqipton kryetari i Shqipërisë. Institucionet jodemokratike të Shqipërisë nuk i kishte ndër mend t’i përmbyste kush më 21 janar. Dhe, ata që u çuan në demonstratë e thanë shkoqur: ne nuk duam të ndërrojmë pushtetin me dhunë; dhe ne nuk duam të marrim pushtetin me dhunë: ne kërkojmë vetëm zgjedhje të parakohshme. Le ta thotë populli, në zgjedhje të parakohshme, të lira, pas zgjedhjeve të vjedhura, se prej kujt dëshiron të jetë i qeverisur.

Demokracia moderne, demokracia demokratike e jo feudale, e jo fshatare, e jo fashiste, e jo staliniste nuk i pret me plumba demonstruesit që futen në institucionet e shtetit pa leje, pa kërkesë po me protesta, me pankarta e me demonstrata. Shembuj të sjelljes së tillë të demokracisë moderne ndaj qytetarëve të vet në Evropë po shohim qe sa vite.

Institucionet shtetërore janë institucione të popullit, të të gjithë qytetarëve dhe atyre u njihet e drejta, natyrore, sipërore, të hyjnë në to kur pajtohen dhe kur nuk pajtohen me to, kur i pranojnë dhe kur ngrihen për ndërrimin e qeveritarëve e, sidomos, të uzurpatorëve, të despotëve të tyre.

Qeveritarët e institucioneve shtetërore demokratike nuk frikësohen prej qytetarëve të vet, nuk frikësohen prej protestave dhe demonstratave të qytetarëve të vet, prej hyrjes së tyre në to.

Prej qytetarëve të vet, prej protestave dhe demonstratave të qytetarëve të vet, frikësohen qeveritarët dhe qeveritaret që kanë arsye të frikësohen prej tyre: frikësohen qeveritarët dhe qeveritaret që e gënjejnë popullin, siç e gënjen pandërprerë kryeministri Sali Berisha, që e tallin siç e tall Jozefina Topalli jo vetëm kur e krahason Shkodrën e përmbytur me Venedikun, që e nëpërkëmbin, që ia vjedhin e ia plaçkitin pasurinë siç ia vjedhin dhe ia plaçkitin zyrtarë të lartë shqiptarë, që e bëjnë korrupsionin sistem siç e ka bërë Sali Berisha me pretorianët e tij qeveritarë, që e bëjnë qeverinë skuadër biznesmenësh e familjarësh të biznesmenëve, që bëjnë politikë shtetërore të shtetit të 500 pasanikëve dhe të 3 milionë fukarenjve, që ia mbyllin gojën popullit siç ia ka mbyllur Sali Berisha në shumicën e mediave elektronike, të tipit Klan, ABC-News, TVSH e të tjera, që e vrasin siç po e vret Sali Berisha me pretorianët e tij tani dhe siç e vrau më 1997.

Prej qytetarëve të vet, prej protestave dhe demonstratave të qytetarëve të vet, frikësohen qeveritarët dhe qeveritaret që, megjithatë, nuk e harrojnë mësimin historik: ata që në pushtet mbahen me gënjeshtra e me dhunë ata prej dhunës do të vdesin!

Fjalët që po shqipton, sidomos fjalët nxitëse të luftës qytetare që shqiptoi në mbledhjen e qeverisë më 23 janar, sjelljet që po bën këto ditë, sidomos shpallja e kryetarit të Partisë Socialiste dhe kryeprokurores shtetërore grushtshtetas, të jashtëligjshëm, që presin gjyqin e tij, tregojnë se Sali Berisha është i pushtuar prej mendimesh se ka shumë arsye të frikësohet; dhe, të rrethohet me gardistëve të snajperizuar në kështjellën e tij qeveritare; pas 21 janarit 2011 edhe më shumë se deri më 21 janar 2011.

* Nesër mbërrin në Tiranë Prof. Rexhep Qosja. Akademiku i shquar kosovar vjen në kryeqytetin tonë për të promovuar librin më të ri të tij “Shqipëria dhe Kosova – si janë dhe si duhej të jenë”, botuar nga Instituti i Librit dhe i Promocionit “Toena” me rastin e 20 vjetorit të krijimit të kësaj shtëpie botuese, nga më të rëndësishmet në Shqipëri në dy dekadat e fundit. Me këtë rast, me lejen e autorit dhe të shtëpisë botuese, gazeta Dita ka botuar këtë fragment nga libri.

66 komente në “Shteti vrasës”

  1. kejdi says:

    Saliu Vrases . Rilindje per te gjithe.

    1. EMI says:

      PIKERISHT , KETU KA VETEM NJE VRASES DHE AI ESHTE SALI BERISHA!

      1. saliu vrau endrren e shqiptareve per demokraci te vertete. says:

        Sali Berisha i cili pretendoi se e rrezoi komunizmin per te sjelle demokracine me ne fund ne kete vend, ai s’beri gje tjeter vecse solli nje forme tjeter diktature ne kohet moderne, ate te dhunes se pashembullt ne te gjitha format ne nje shtet demokratik (i thencin) ne mes te Europes.

    2. Matrapapupa says:

      Le ti mbaje gardistet Sala, nuk e shpetojne dhe as e mbrojne dot.
      Ne 23 qershor Sales i vjen fundi
      Kete nuk ia shmang dot as Podesta as ndonje ambasador mik i tij.
      Eshte haraci i popullit te tij qe nuk harron

    3. ibrahim says:

      Shif shif pas ngjalave e paskanftuar edhe kryeflliqesiren qe ne nje eshte staline-enver,qosiq,qubriloviq milosheviq,ky me gomarin e rames krahaohet.

      1. Dyrrahu says:

        O ti Ibrahim,
        Emrin e atij që ke marrë, pra të Ibrahim Rugovës, të tregoj se
        Ibrahim Rugova ka mbytur qelpsin me erën që lëshonte nga rakia e cigaret, të cilat i fuste pandalur në bark. Për ata që nuk e dijnë se kujt i thonë qelps, qelpësi është një shtazë e vogël, e cila lëshon një erë të keqe sa të zë frymën, por jo sa Ibrahim Rugova.
        Zoti Qosja është zotëri e shkuar tij, është intelektual, profesor i estetikës, është ese-ist, është patriot, është kundër serbëve dhe atyre që kanë koketuar dhe koketojnë me serbët, pra ka qenë dhe mbetet kundërshtar i Ibrahim Rugovës dhe Sali Berishes.

        1. Dukati says:

          Ibrahin. Vetë emri tregon se je muhaxhir turk. Rexhep qosja është mëndja shqiptare e ç,do brezi. Ti Ibraim je qelbësirë e universit. Pis do krahosesh me rexhep Qpsen. sërb i ndyr saliistë. Ju do shkoni në litar për tradhëti kombtare.

        2. ibrahim says:

          Dyrrah-Me mir era raki se sa era mut.bile dyrrah deri dje dhjeve mbi meten sot po e lepin prap.Dyrrak ketij Qosiqit ne kosov nuk i kane dhen as 0,1 per qind te votave.kurse rugoves miljona.mbaje ti mutin e une rugoven.po rakia pihet ama.por ti mutit si ja ben apo je nga ata te qiftit rama qe pasi ja fut peza bythes rama ja lepin.

          1. Dyrrahu says:

            Ibrahim, mos e mbaj shumë kohë m…. në gojë, përbie se na ke përzi erëra të shumta raki, duhan dhe m..
            Qosja ka gabuar shumë që i ka dëgjuar disa të burgosur politikë kur ka pranuar të bëhet kryetar partie. Kurse sa i përket votava them se të nderuarit dhe shumë të rrespektuarit Qosja nuk i nevoitet vota jote dhe e shokëve tu.

    4. cama says:

      vrasjet barbare te 21 janarit , jane veprimet e nxituara te nje njeriu qe jo vetem shperpaqi friken dhe dhunen, por edhe e demtoj imazhin e shqiperise ne syte e te gjith botes. aktet ekstreme te politikes son jane pasoje mendesive anadollake dhe diktatoriale.

    5. Rasim Ndregjoni says:

      Fisnik mbete o Plaku i Urte Rexhep Qose!
      I sherben Atdheut atehere kur ka nevoje me shume.
      I duhet bere nje pritje madheshtore nga Poulli. Do ishte nje grusht i rende per bacen Sali, tradhetarin me te madh te Ceshtjes Kosovare
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/me-duar-te-pastra.html

  2. dorjeta says:

    Shteti yne personifikohet me nje emer qe eshte Sali Berisha. Ai eshte vrases, ai e ben shtetin tone vrases. Ai vret cdo dite shqiptaret. Ai vret cdo dite endrrat e te rinjve shqiptare qe arsimohen per nje te ardhme me te mire dhe nuk gjejne kurrsesi asnje mundesi ne shtetin e tyre per te jetuar te lire si cdo qytetar europian.

  3. drinni says:

    Profesori eshte nje nder Intelektualet e pakte qe flet haptazi kush eshte Sali Berisha.

    Te lumte Rexhep Qosja me shkrimet dhe mendimet e tua qe jane reale dhe te drejta.

    Per disa Analfabete/ dhe koktula kjo Vlene per Vellezerit e mi Kosovare(gjithashtu edhe jam i Kosoves konkretisht Prishtines)- e di qe per Kritikat dhe vleresimet e Rexhepit ndaj Saliut nuk jane te mirepritura por realiteti flet, megjithate nuk quditem me analfabetet sepse nuk dine me shume sesa te thone , komunist, socialist,

  4. anticensurë says:

    një zë i pastër i qartë dhe i thjeshtë i një njeriu të madh dhe të thjeshtë!
    por që në fund të fundit bie në veshin e shurdhër të të 90% të shqiptarëve!!

  5. andi says:

    Z.Qose, respekte!

  6. MIRA says:

    REXHEP QOSJA JE NJE NDER NJEREZIT ME TE MEDHENJ TE KETIJ KOMBI.NE KRENOHEMI ME TY

  7. Baro çorrogjafi says:

    Akademiku Rexhep Qose, nuk kerkon te behet President,as Kryeminister e Minister : Ai kerkon qe populli shqiptar te mos mbetet ne diktature. Boll eshte i lodhur nga diktatura e eger Hoxhiste. Tani , eshte nen kthetrat e nje diktature te re : Saliste e Topalliste. Prandaj shkruan Rexhep Qose,prandaj duhet te zgjohen shqiptaret: Te shporrin njehere e mire diktaturen e re Te Sali Berishes !

  8. Po spiunet e diktatures hoxhiste ku t’i shpjeme o baro çorrogjafi? Sa kane vuajtur te shkretet naten, diten, ne shi, ne diell vraponin atje ku i priste shefi me çanten prej lekure dhe kallashin hedhur ne shpine. A te kujtohet o baro? Nuku?

  9. elton says:

    Respekte i takojne Profesor Rexhep Qoses. Ky eshte intelektual, jo si intelektualet ordinere qe ka Shqiperia qe i mbajne pishtarin qeverise

  10. Po spiunet e diktatures hoxhiste a di se çfare do te behet o baro çorrogjafi?! Ata u meruan dike vrapuar naten, diten, ne vape e ne te ftohte pas shkurreve ku i priste operativi. A e mban mend, o baro? Nuku?

  11. Alb says:

    Mire se te vini zoti Rexhep Qosja!
    Do te jete nje nga ditet e rralla te bukura per mua kur gjate dites planifikoj çdo sekonde, per te qene disa minuta perpara se te filloje emisioni me protagonist Zotin Qosja perballe televizionit, nuk mund te na shpetoje nje rast i tille nje NJE BISEDE ME NJE INTELEKTUAL TE SHQUAR.

  12. mikel says:

    falenderime dhe respekt per prevesorin dhe akademikun tone te shquar qe gjithmon eshte gjindur ne momentet te veshtira te popullit tona qe na ben te ndjehimi krenar ne kto momente te veshtira , kurse i madhi kadare qe edhe ai eshte krenaria jone, po pret cmimet ne paris dhe nuk ka kohe ti thote nja dy dhafe popllit te vet qe ka shume nevoj per te

  13. shqipo says:

    Respekte te pafund per REXHEP QOSEN…qe ka ditur gjithmone ti vere pikat mbi “i” dhe ka guximin intelektual te mos behet pale me te keqen por ta thote fjalen e tij… e fjala e tij ka shume e me shume vlere po te kemi parasysh figuren qe ai perfaqeson.. figure e shquar qe me teper se respekt per punen meriton adhurim…Je i adhurueshem zoti Qosja.. nuk do pushoj se theni kete per ty

  14. shqipo says:

    Respekte te pafund per REXHEP QOSEN…qe ka ditur gjithmone ti vere pikat mbi “i” dhe ka guximin intelektual te mos behet pale me te keqen por ta thote fjalen e tij… e fjala e tij ka shume e me shume vlere po te kemi parasysh figuren qe ai perfaqeson.. figure e shquar qe me teper se respekt per punen meriton adhurim…Je i adhurueshem zoti Qosja.. nuk do pushoj se theni kete per ty

  15. zekthi says:

    Shqiperia asnjehere nuk ka mbetur pa mendje te ndritura dhe udherrefyes ne momentet e saj delikate. Ju i nderuar Profesor Qosja, jeni Rilindasi i kohes. Prandaj edhe kombi shqiptar Rilind kur Uzurpatoret e mbajne perkohesisht nden thunder. Me 23 Qershor eshte Rilindja e madhe e shqiptareve. Ju uroj shendet dhe jete te gjate !

  16. zekthi says:

    Shqiperia asnjehere nuk ka mbetur pa mendje te ndritura dhe udherrefyes ne momentet e saj delikate. Ju i nderuar Profesor Qosja, jeni Rilindasi i kohes. Prandaj edhe kombi shqiptar Rilind kur Uzurpatoret e mbajne perkohesisht nden thunder. Me 23 Qershor eshte Rilindja e madhe e shqiptareve. Ju uroj shendet dhe jete te gjate !

  17. donald says:

    ktij shteti vrastar po i vjen fundi

    1. Pjeter Prenga says:

      Ca menojne se qeverise do i vije fundi sipas kalendarit Maya, kurse donaldi parashikon qe edhe shtetit do i vije fundi.

      Si do te quhemi pas votimit Donald, Greqi Mali i Zi, Maqedoniapo Itali.

      Lere mor djale politiken kure nuk din te dallosh shtetin me qeverine!

      Me shoke si puna jote Sala do te qeverisi deri sa te plaket, prandaj lypi te falur lexuesve dhe premtoju se nuk do mirresh me me politike, jep doreheqjen e pa revokushme.

  18. psikologu says:

    SINDROMI SALI.
    saliu eshte vrases gjenetik.Si i tille ai s’e komandon dot logjiken,subkoshienca e tij mbyt logjiken, ky eshte sindromi sali.

  19. mali says:

    Naim Cili thote qe Qosja vjen mbas meje.

  20. Denisi says:

    PO JU BEJ ME DIJE! NE TE GJITHE SHQIPERINE PO BEHET KERDIJA ME GJOBA PER DREJTUESIT E MJETEVE MOTORRIKE PER TE MBUSHUR ARKEN E KETIJ SHTETI VRASESISH E HAJDUTESH….MERI MASA QE NE VOTIMET QE VIJOJNE TI GROPOSIM NJEHERE E MIRE VRASESIT E HAJDUTET…!

  21. Qamili says:

    Si fillim doja the thoja qe profesorit te nderuar nuk mund ti kundershtosh gje, si ne kosove ashtu edhe ne shqiperi na ra per borxh te kishim nje milloshevic, por ne shqiperi quhet “sali berisha”

  22. al says:

    o ibrahim komunisti gjalle qeke. po ke surrat ti or ftyre tulle te flasesh per prof. qosen. po ti nuk di as shqipen dhe as tabelen e shumezimit kerkon me komentu. ik mcifu se po tremb dhe kafshet anti shqiptar,pale flet gomari per gomar.

  23. Eri says:

    te ishte per salen na kishte bere pasterma me kohe, thuaj shyqyr qe kemi Edin qe ngrin zerin dhe qe mbron interesat e popullit se sala vetem interesat e veta mbron, po qe se nuk cohet popullin ne 23 qeshor dhe te bashkohet me PS-ne morem fund si shtet

  24. viktor says:

    Nje gje duhet te kuptoim nese serbiberisha sdo kishte derguar ui te mulliri i armikut dhe sdo dhketerronte vendin ne kete menyre sot edhe ne europ do ishim edhe 99% ndofta edhe te bashkuar pasi perkrahien qe kemi patur keto 22 vjet se ka patur kurr kombi Shqiptar nga vendet europiane e amerika prandai mendje te ndritura te keti kombi duhet te punoin ta shporrim kete kriminel dhe tradhtare

  25. dija says:

    Rexhep Qosja ne Kosove i sherben shume pushtetit, kurse pushtetin ne Shqiperi do ta zhbeje nga faqja e dheut! Krijuesi eshte turp te marre anime te tilla, aq me teper, kur, si Qosja, nuk ngurron te jete edhe kunder krijuesve.

  26. Renato says:

    Ky shtet vrau 4 veta ne mes te qytetit, cfare prisni me shume, vetem te filloje 1997 e dyte ajo ka mbetur, nese nuk e largojme berishen perseri trazira do kemi, duhet te rilindim sa me shpejt qe te mos kemi perseri humbje ne jete njerezore. RILINDJE

  27. besniku says:

    Ruaju Tirane!!! Neser vjen KALI I TROJES!!!

  28. doni says:

    Pse R. Qosja nuk shkruan kunder te krqjave te pushtetit te Kosoves! Pse pushteti i Kosoves eshte engjull, a?! Jo! R. Qosja eshte i lidhur me pushtetin e Kosoves, i sherben atij dhe perfiton prej tij, prandaj hesht te keqijave te tij.

  29. Baro Corrogjafi says:

    Me qene se i njihke mire spiunet e diktatures hoxhiste , o MARK SHALGJATI,duhet te kesh ngaterruar adrese . Mund t’i drejtohesh me mire atyre qe jane marre me ate pune , si : ” dezinjatores “, “penicilines ” , e dhjetra e qindra te tjereve qe jane veshur me pushtet ne emer te demokracise. Me siper po komentojme per ” NJE SHTET VRASES ” TE AKADEEMIKUT TE MADH , REXHEP QOSE , ndersa ju e quani normale kete qe po ndodh ne Shqiperi. Megithate eshte puna jote , te komentosh,por eshte mire te gjesh dhe adresen e sakte.

  30. Miresevini i nderuar Akademik Qosja! Mbeteni nje itelektual i shkalles se larte. Ju falemderit perpjekjeve tuaja kunder injorances qe na ka zaptuar shtetin tone, vendin tone, familjet tona. Guret tuaj ne themelet e shqipnise jane te palevizshem. Ju uroj shendet e jete te gjate. Jufalendor per cka beni per vendin e kombin tone te cfilitur prej jenicereve aziatike tip SRB, Topallja e lukunise se te pandershmeve qe e mbajne kete klike primitive ne qafen tone.

  31. pelivan says:

    Per Komentuesin Dija! A ka ndonje komentues ketu te n’a i perketheje ne shqip,per te pare,se c’ka dash te thote?! thanks…

  32. NjeQytetarOptimist says:

    Respekt Z.Qose..

  33. Aleko says:

    Pushtetaret tane para se te vijne ne pushtet cfare nuk flasin per shtetin dhe shtetin e te drejtes,per demokracine e per te drejtat e shtetaseve,dhe te japin pershtypjen se e njohin konceptin, permbajtjen dhe formen e shtetit te sotem modern ne shoqeri etj etj.Mirepo sa vine ne pushtet i harrojne te gjitha e nderrojne gjuhen dhe thone qe shteti i tyre eshte vet demokracia e kulluar dhe duhet mbrojtur me cdo kusht nga populli itij dhe kush prek ate ka prekur demokracine dhe do marre ndeshkimin e merituar,pamvaresisht se shumica e keti populli qe ka ngelur rrugeve ngrihen qe ky shtet te kthehet me fytyre nga ata qe e kane zgjedhur dhe te mbroje interesat e tij.Pra konceptimi i shtetit ne modelet e vjeteruara e cila i shkon me teper individeve me mentalitet bajraktarist dhe kultures gjysmake te tyre dhe te shume te tjereve qe per fat te keq ky popull i ka me bollek, ,si shkruan z, Rexhep Qose jane shkaqet kryesore qe ne vendin tone edhe pas 22 vitesh demokraci vazhdon te mbizotroje fryma konfliktuale si midis popullit dhe atyre ne krye te shtetit ashtu dhe brenda per brenda shoqerisese sotme shqipetare…

  34. ROVIGO says:

    Z.Qosja mbeteni gjithmone nje njeri,nje intelektual,i pazevendesueshem,me ide e analiza teper te vyera e te drejta.Me vjen shume keq qe ne shqiperi nuk ndjehet fare kjo fryme,nga intelektuale te tjere,por jane bere nje me partine shtet[nje pjese e mire e tyre vetem emrin mund te kene intelektuale] dhe jane aq te paafte qe po nuk ju gjeti ndonje pune partia,ata ngordhin per te ngrene sepse ,vec servilosjes ndaj pushtetit, nuk dijne te bejne asgje.O BURRA PER NJE RILINDJE.TA SHEMBIM NJE HERE E MIRE KETE DIKTATUTE TE NDYRE.

  35. Artisti says:

    Jam shume dakord me shume bashkebisedues,sepse jam nje nder ata qe e kam pesuar rregullisht nga partia alabake e sali berishes qe me heqjen e numrit te telefonit ne vitet 90,heqjen nga puna e shume te tjera,por nuk jam dakord ne nje pike me ju miqte e mij,kush ishte shkaktari i vertete i 21 Janarit( hajduti Meta and Co) te cilet me cinizmin me te madh ne ate periudhe u tallen me te gjithe ne dhe tani po perpiqen brenda 10 diteve te harrojme fyerjen e devijimit te votave te majta ,cinizmin,prepotencen,masakrimin ne administrate ,futjen e maitmarjes ne administrate dhe per nje pastruese,dhe ti perkrahimne qe te jene perseri mbi ne mbi sakrificat tone.Une nuk jam dakord,une nuk e ndjej qe kata njerez duhet te riciklohen nga ne ,duke na manipuluar mendjen me analiste te blere dhe te paguar me mijra euro rroge ne muaj,kur shoket tane kane tete vjet pa pune dhe mbijetojne me sakrifica.

  36. gjon says:

    ZOTNI REXHEP QOSJA JE SHQIPTARE I VERTETE.

  37. Sortiri says:

    Larg prej tij. Po të ishte i mirë do e mbanim për vete. Qosja është një inatçi i papërmisuar. Shqipëtarëve nuk ju duhen të tilla personalitete përjashtuese, por personalitete integruese. Votën ipnja kujt të doni, mbas Qosjes mos shkoni. Se ai vetëm konflikt sjell me vete. Ne na duhet paqë dhe zhvillim.

  38. don king says:

    gjeja ma e trisht eshte te jesh i madhe e te vdesesh i vogel ky eshte Qosja.

    1. Sortiri says:

      E keni formuluar për mrekulli!

  39. Kico says:

    Pse shteti shqiptar i vret pamëshirshëm qytetarët e vet? Pse shteti shqiptar i vrau pamëshirshëm katër qytetarë të vet dhe plagosi dhjetëra të tjerë në demonstratën e 21 janarit?-pyet profesori i nderuar ashtu si mijra shqiptare. Kete pyetje mos harro t’ja besh Elcomandante Rames dhe shokut te tij Metes.Po nuk te dhane pergjigje ata zbrit poshte nga jugu dhe tako babain e Ziverit i cili ne intervisten pas lajmit te vdekjes se te birit tha:-Ziveri u kthuie nga Greqia per te permbysur Sali Berishen..Lufta ka edhe gjak.”

  40. Katunari says:

    Jane fatkeq ata popuj qe ju mungojne intelektualet e vertete. Ne jemi nje popull i tille. Por nuk jemi te marre fund, sepse nuk na mungojne ata qe mund te na e tregojne rrugen per te dale nga fatkeqesija. Prof. Qosja eshte nje vlere e paperseriteshme, krejtesisht e nderuar, nje mendje ndritur nga e cila rrjedh vetem miresi e ardhmeri. Por eshte per ata qe e degjojne dhe veprojne sic mendon ai. Edhe pse dike mund ta hidheroj. Ilaci, per ate qe ka nevoje, gjithmone eshte i tille. Zoti i falte shendet, prof. Qoses. Eshte shum pak, ndofta e vetmja mendje e thelle qe na ka mbetur. Ndaj i urojme mirseardhjen e ju kthefte lodhja ne nje mjalt te embel per ne e per kedo qe ka fat te jetoj i lire e denjesisht ne kohen e tij.

  41. ju pergezoj per shkrimin si gjithmone je dhe do mbetesh nje figure e cmuar e kombit shqiptar

    1. Devoll Vardari - Gostivari says:

      ky është një figurë e cmuar mercenare

  42. Fredi says:

    Kesaj analize nuk mund ti heqesh asgje. Rexhep Qosja eshte nje nder figurat me te shquara qe ka nxjer kombi shqiptar Kushdo qe shan ate eshte nje injorant i paditur dhe mosmirnjohes.

  43. enea says:

    Shkrimet e Qoses jane material edukativ per sahanlepiresit, militantet injorante qe ndjekin Berishen qorrazi.

  44. Populli says:

    Do ti vije radha edhe Berishes, mos u merzit Zoti Qose. Neqoftese ate e fal Shteti Shqiptar per gjakun qe derdhi ne 21-Janar, ate nuk e falin kurre djemte tane, as ate dhe as familjen tij ku do qe te shkoj dhe ku do qe te fshihet!! Gjaku do te lahet me gjak.

  45. niko says:

    Eshte vertet per te ardhur keq. Ju besoni se keni te drejte. Le te presim, por nese ndodh qe e majta te vije ne pushtet, do shikoni qe ky eshte kthimi prapa . Dhe mos u nxehni. Pranoni dhe ata qe kane mendime ndryshe me ju.

  46. merita says:

    PeliVan, Dija eshte shprehur bukur shqip dhe ajo nuk ka nevoje te perkthehet per ata qe dine dhe kuptojne shqip. Per ata qe nuk kuptojne, prape mund te thuhet: Qosja e do shume pushtetin. Ai e do pushtetin e kosoves dhe i sherben atij me perkushtim te madh. Ai, per hir te pushtetit, edhe kruijuesve ua kthen shpinen. Sa i perket pushtetit ne Shqiperi, ate e urren aq shume sa po te mundte do ta zhbinte nga faqja e dheut!

  47. Pena says:

    Ju faleminderit prof.Qose dhe iu jemi shume mirenjohes per gjithecka kini bere e po beni me mencuri e guxim per popullin tuaj.Paci jete te gjate !

  48. Leonidha says:

    fol o bilbili i shqipetareve shkruai per te demaskuar keta kriminel te ndyre se nje pjese e intelektualeve shqipetare i ka zene gjumi dimeror. uroi jete te gjate na sherbim te kombit shqiptar

  49. Keda says:

    Keta kriminel nje dite do te marrin denimin e merituar,dhe madje do ta paguajne shume shtrenjte.Dhe kjo dite nuk do te jete e larget,pas 23 qershorit do te vendoset drejtesi per vrasjet e 21 janarit ,qe mbajne pergjegjesi te drejteperdrejte keta plehra

  50. Zana says:

    Ky shtet i beri 1 mije te zeza popullit te tij ,qe me mirebesim i dha voten ,Keta e vodhen ,e zhvaten si hiena ,e vrane ne mes te dites,e shan ,e turperuan ,i pine gjakun,por drejtesia do te vihet ne vend ,keta kriminel do te marrin denimin e merituar dhe do te paguajne nje me nje per cdo gje qe i kane bere ketij vendi

  51. Ada says:

    Ne 23 qershor ,per Shqiperin do te kete RILINDJE ,do te kete shpetim nga keta krimenel dhe do te vihet drejtesi per vrasjet e 21 Janarit ,,TE gjithe jane te njejte perpara ligjit dhe keta kriminel nuk i shpeton dot asgje tashme

  52. ali says:

    Shikoni fotografine e mesiperme dhe do te bindeni qe the gjithe he tribune Kane fytyra vrasesish,

    me ne krye kryekriminelin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje