INTERVISTA/ “Denoncova vjedhjen e votave në Ruzhdie, më persekutuan e më lanë pa punë”

19 Prill 2013, 09:43Politika TEMA

Murat Zazaj sot është pa punë. Mësuesi i shkollës 9-vjeçare të  komunës së Ruzhdies, prej vitesh përndiqet duke u transferuar në zonat më të largëta të qytetit të Fierit. Gjithçka ka nisur në vitin 2009, pas zgjedhjeve parlamentare, ku mësuesi duket se ka dhënë jo pak kontribut në denoncimin e vjedhjeve në këtë komunë nga Partia Demokratike. Murat Zazaj, krahas profesionit të tij që e ushtron prej vitesh, është dhe përfaqësuesi i opozitës në këtë komunë, dhe sa rrëfen ai, duket se historia e përndjekjes së tij, fillimisht me transferim e më pas me pushim nga puna pa një motiv të qartë, lidhet me bindjet dhe me qëndrimin e tij  gjatë zgjedhjeve parlamentare, ku komuna Ruzhdie u identifikua si një zonë problematike.

Zoti Zazaj, ju jeni transferuar disa herë gjatë këtyre tre viteve, a mund të më tregoni si ka ndodhur?

Gjatë gjithë kohës kam punuar si mësues pranë shkollës 9-vjeçare Ruzhdie. Por me zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të datës 28 qershor 2009, më kanë transferuar nga kjo shkollë për shkak të një përplasjeje gjatë fushatës elektorale me kundërshtarët politikë, sepse mbaja dhe mbaj ende pozicionin e kryetarit të PS-së për Komunën Ruzhdie. Fill pas kësaj, dhe me fillimin e vitit shkollor 2009-2010, më jepet një urdhër vendimi për lëvizje-transferimi për të kaluar nga shkolla 9-vjeçare “Ruzhdie” për në shkollën 9-vjeçare “Drenie”, e cila ndodhej mjaft larg fshatit tim. Për të arritur në shkollën e “Drenies” më duhej të udhëtoja nëpër baltë tre orë vajtje- ardhje.

Nuk vonoi shumë dhe pikërisht më datë 5 prill 2010 më jepet një urdhër tjetër vendimi për lëvizje-transferimi për të kaluar nga shkolla 9-vjeçare “Drenie” për në shkollën 9-vjeçare “Pishë”, në kufi me rrethin e Vlorës. Në këtë kohë, për të arritur në vendin e ri të punës dhe për t’u kthyer në shtëpi më kushtonte 1700 lekë të reja çdo ditë. Më datë 2 shtator 2010 me vjen një  tjetër urdhër transferimi për të kaluar në shkollën 9-vjeçare “Alush Grepcka” në Roskovec. Mendova se gjithçka do të përfundonte këtu. Por me fillimin e vitit të ri shkollor 2012-2013, filluan përsëri tratativat për të më lëvizur. Më datë 18 nëntor 2012, drejtori i shkollës në Roskovec më komunikoi një urdhër me gojë, që sipas tij unë duhej të lëvizja nga shkolla “Alush Grepscka” në Roskovec në shkollën 9-vjeçare “Vlosh”, që ndodhet në një zonë që nuk ka infrastrukturë rrugore, por përshkohet vetëm në këmbë 4 deri në 5 orë vajtje- ardhje. Pas shumë kërcënimesh dhe presionesh të vazhdueshme për gati një muaj rresht, urdhri me gojë u bë fakt i kryer dhe pikërisht me datë 15 nëntor 2012 mu dha një urdhër vendimi për lëvizje-transferimi për në shkollën e “Vloshit”. Por kjo shkresë nuk është në përputhje me gjeneralitetin që unë mbaj, “Murat Zazaj”, por përmban emrin “Murat Laze”, si dhe nuk është e konfirmuar nga shefi i burimeve njerëzore. Ky fakt më ka shtyrë që unë të mos e pranoj këtë transferim dhe jam paraqitur në punë në shkollën 9-vjeçare “Alush Grebcka”, pavarësisht se nuk jam pranuar nga drejtori i shkollës.

Z. Zazaj a jeni ankuar për këto lëvizje  në Drejtorinë Arsimore të rrethit, meqenëse ju ngrini pretendimin se janë të motivuara politikisht?

Jam ankuar dhe drejtuesit e Drejtorisë Arsimore më thonë se nuk kishin çfarë të bënin. Kishin urdhra nga lart për transferimin tim.

U jeni drejtuar institucioneve të drejtësisë në mënyrë që të kundërshtoni qoftë dhe vendimin më të fundit të transferimit, meqenëse dhe urdhri ka gabime, si dhe ju thoni?

I jam drejtuar gjykatës  të rrethit të Fierit me një padi civile, ku kërkoj anulimin e transferimit tim nga Roskoveci në Vlosh, por seancat janë shtyrë dhe nuk është dhënë ende ndonjë vendim. Gjithashtu, i jam drejtuar institucionit të Avokatit të Popullit, që më ka kthyer edhe përgjigje.

Çfarë thuhet në përgjigjen e Avokatit të Popullit?

Aty thuhet se Avokati i Popullit ka kontaktuar me drejtorinë Arsimore të rrethit të Fierit, prej nga është informuar se jam në marrëdhënie pune në shkollën 9-vjeçare Vlosh dhe se argumentet e transferimit tim do të jepen gjatë procesit gjyqësor./l.ç

33 komente në “INTERVISTA/ “Denoncova vjedhjen e votave në Ruzhdie, më persekutuan e më lanë pa punë””

  1. fl says:

    Fare pak kuti u hapen me 2009 dhe doli masakra e votave te Salixhinjve.

    1. tafaruci says:

      kjo eshte demokracia e sali berishes…ky eshet shteti i se ”drejtes” qe saliu ka instaluar…spo ju pelqen? epo mos e lini me ne pushtet! shume e thjeshte, ne 23 qershor sic jemi te gjithe te votojme kunder pushtetit te Berishes!

      1. buffon! says:

        Ne kete vend vetem per meritokraci qe nuk mund te flitet!Nuk shtyhet me keshtu,le te marre fund e folura e pakuptueshme dialektore e njerezve te Saliut e tu rikthehet koridoreve e zyrave te institucioneve gjuha letrare,e kulturuar e kuptueshme per gjithsecilin prej nesh!

    2. gjyshja.g says:

      Kete do te perserise Saliu edhe ne zgjedhjet e 23 qershorit!Kjo eshte loja qe po luan me KQZ-ne,loja e rivjedhjes se votave!Mirpo kesaj radhe humbja per Saliun eshte e pashmangshme!

      1. argita vajza says:

        Ore po jane me mijera rastet kur njerez te afte nxirren nga puna e zevendesohen me hundekurriza te cilet nuk dine te shkruajne as emrin e vet!Kjo ndodh per faktin e thjeshte se Saliu vetem me militante mund te qeverise askush nuk qaset tek ai,askush!

    3. lushnjari says:

      Epo ky eshte regjimi qe po na mbyt te gjitheve dita-dites!Asgje nuk ka ndryshuar nga koha e diktatures ede atehere njerezit qe i benin oponence qeverisjes se felliqur perballeshin me situata te tilla!Pra pushteti transferonte e intrenonte atehere,po ashtu vepron edhe sot shteti i pushtave!

    4. sqepari says:

      Keshtu funksionon shteti mizerabel per fatin tone te keq!Ketu cdo dikaster cdo vend pune nga drejtori e deri tek roja jane militante te Saliut!Mjaft te jesh militant i tij e nuk ke nevoje per shkolle a ndonje gje tjeter vendin e ke te sigurt!Ky eshte realiteti na pelqen apo nuk na pelqen,realitet i cili do permbyset bashke me Saliun me 23 qershor!

  2. mali says:

    O i zi, po me kete mbiemer qe paske kerkon te besh prokopi!!??

  3. Shqiptar says:

    Une njohe Muratin dhe n.q.s. eshte e vertete qe e kane transferuar e ve doren ne zjarr se vetmja arsye eshte pergatitja e tij e larte profesionale per te zhvilluar dhe prosperuar shkollat ku ka vajtur. Mos politizoni cdo gje qe behet per te mire te punes dhe kalamaqerve.

  4. ardmir says:

    po i denoncove hajdudet te vihen mbrapa se hajdud mbetet

  5. al says:

    o mali fole ti mer pleher e deklaruar. po ai eshte njeri i drejte dhe jo si ty nje hale e gjyse. mbylle qenefin se e ndyre bllogun,koqe me patente,u bere ti te ofendosh.

  6. arjanita says:

    Gabim.Sala nuk vjedh vota.I grabit ato.Ruzhdija
    ezhte lule para asaj qe ka bere ne veri .Ne kete vend
    e dreja masakrohet.Pislleku shperblehet.PIS PUSHTET.

  7. Iliri says:

    Po sigurisht qe do persekutohesh cfare pret nga nje ish-komunist, ose me mire te themi nje komunist aktiv, ja ku e keni fytyren e re te komunizmin quhet sali berisha

  8. Ylli says:

    Zoteri i nderuar, bravo qe denoncuat zgjedhjet, por me mire te kishit denoncuar faktin qe kemi nje komunist ne krye, se vetem me zgjedhjet ne Ruzhdie dolen te palarat e sales dhe hajduteve te tij

  9. Xhesi says:

    Keta te degdisin me keq se Enveri nese nuk je lodra e tyre….Ky eshte shteti i se drejtes Berisha? Turp t’ju vije atyreqe luajn me buken e gojes se popullitte thjeshte….Ketu ne vend qe te denohet krimineli denohet ai qe denoncon krimin.kJo eshte drejtesia shqiptare e ngerthyer nga pushteti

  10. king says:

    Si ka mundesi qe ketij i kushtota rruga 1700 lek te reja ne dite ,kjo me duket e pabesueshme ,mose e kane transferuar ne Vermosh, apo shkon ne pune me taksi personal dhe e pret deri sa te marojn mesimin,kjo me duket shifer e ekzagjeruar,duket te ekzagjerimi i fjaleve se sa serioz eshte ,nje fjal popullore thote futja p….e e grij sallat sa te na ikun nje kjo nat

  11. qaniu says:

    M e vjen shume keq qe qarku i fierit behet molle sherri nga qeveria e kriminelit berisha i cili tenton te fus friekn ne palcen e qyteteareve te ndershem te ketij vendi sinqerisht kur e mendon nuk duhet votuar vendi i punes por partia.

  12. Gremi says:

    Mos ruani votat thote saliu se do tju rras ne burg edhe do tju largoj familjne nga puna shiko me tregoni pak sa femije keni ne pune tani ,pas 23 qershorit sdo kete asnjeri ne pune do sjellim serbet. Me kuptuat sali berisha jam.

  13. Ardian says:

    Per king
    Nuk eshte shifer e ekzagjeruar, por qe te arrij nga vendbanimi ne vendin e punes duhet te nderroj kater linja udhetimi.
    Tung.

  14. ergi says:

    si te gjithe ata persoan qe flasin kunder qeverise me te drejte apo denoncojne nje vjedhje apo dicka tjeter qe ka bere qeveria ata denohet nga ky shtet duke i hequr nga puna apo me menyra te ndryshme

  15. evi says:

    kjo tregon se ne vend nuk ekziston fjala e lire se ajo eshte roberuar nga shteti.si mund te ndodh kjo ne nje vend demokratik qe njerezit kane frike te flasin sepse kercenohen eme vendin e punes apo dhe me shume nga kjo qeveri

  16. eri says:

    kur nje person del kundra qeverise pavarsisht se aji po thote nje te drejte duhet te perballet me problemet qe e ndjekin nga pas.nuk ka gjykata qe te kthen ne pune apo qe te jep te drejte nqs ti ke folur kundra shtetit

  17. gjergji says:

    ketu ka humbur pavarsia e institucioneve dhe te gjithe jane te varur nga qeveria nga nje person qe eshte kryeministrei,.e cfar ndryshimi ka kjo me nje vend diktatorus kur te gjithe pushtete i drejton nje njeri i vetem dhe kontrollon gjithcka ne vend

  18. ervin says:

    shqiptaret kane vetem nje alternative te tyren per te qene te sigurt dhe per te mos pasur frike dhe te flasin te lire dhe te thone ate cka mendojne qofte kundra pushtetit apo jo.kjo alternative eshte partia socialiste qe duhet ta mbeshtesin ne 23 qershor

  19. mati says:

    Ky eshte pushteti qe ben presion me kafshaten bukes..TURP…..Ka me shume se 8 vite qe per tu punesuar nuk eshte ruajtur meritokracia, por partia….Rilindja do te rilinde arsimin shqiptare…Do ti shpetoi femijet nga mesuesit dallkauke qe i ka vene ne pune pushteti dhe teseri i partise

  20. Bruxhes says:

    Te heqesh nga puna nje njeri qe ka denoncuar vjedhjet do te thote te dalesh hapur kundra ligjit..ky eshte turpi i kesaj qeverie

  21. Anastasia says:

    Te luash edhe me fatin e mesuesve te perkushtuar do te thote se i ke vene ferren arsimit

  22. donald says:

    kjo eshte filozofia e ksaj qeverie te korruptuar, ku njerezit merren ne pune betem ne baze te sherbimeve qe i kane bere partise, respekte per kete zoterine i cili beri ate qe duhet ta beje cdo shqipetar qe e do vendin e vet

  23. Ana says:

    Mesuesit shqiptare pas 23 qershorit do ti kthehet dinjiteti i neperkembur dhe respekti i munguar, per punen e tyre humane qe bejne

  24. Arlinda says:

    E cfare do tu trgoi nxenesve te tij ky mesues kur ta pyesn ne rruge se erse u largua nga shkolla? Do ti thote qe me degdisen sepse dola ne mrojtje te se vertetes dhe ligjit….TURP per qeverine Berisha ne ikje

  25. Rilindje says:

    Kjo dhe shume te tjera jane arsyet pse Saliu duhet ta le te qete kete shtet ..Te qeverisemi ashtu si e meritojme
    RILINDJE!

  26. Bruna says:

    Si ky rast kam degjuar edhe shume te tjera. Me vjen keq sepse gjithmone na duhet te ndihemi te kercenuar nese do te na heqin nga puna apo do te na vendosin nota negative ne shkolle!

  27. rina says:

    ky mesues esht me i trashi qe kam hasur ne shkoll s dinte te shpjegonte se ka fajin saliu o njerez e keni ju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje