PD nxiton të bëjë ndryshimet në gjykata

21 Prill 2013, 12:56Politika TEMA

Kuvendi i Shqipërisë, në seancat e fundit të legjislaturës, pritet të përfshihet në procesin e votimit për dy anëtarët e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza dhe Tom Ndreca, raporton e përditshmja Shqip.

Sipas të gjitha gjasave, ky votim pritet të realizohet me datën 25 prill, pasi Komisioni i Ligjeve të realizojë procedurën formale të seancës dëgjimore me dy emrat e propozuar nga Presidenti.

Ndryshe nga votimi për shkarkimin e anëtarit të KQZ-së, ku PD-ja gjeti mbështetjen e katër deputetëve të pavarur “socialistë”, Kastriot Islami, Asllan Dogjani, Dritan Prifti dhe Gjovalin Kadeli, për votimin e dekreteve të kreut të shtetit, nuk do t’u lutet atyre për kartonin e tyre të jeshilët.

Kjo, për faktin se Byroja e Kuvendit ka penalizuar katër deputetët e opozitës aq sa i nevojitet mazhorancës për të pasur votat e duhura për të votuar dekretet e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Pas seancës së tensionuar të së hënës, disa deputetë të PS-së replikuan ashpër me deputetin Kastriot Islami.

Kjo bëri që Topalli, si Kryetare e Parlamentit, të shpallë penalizimin e deputetëve të PS-së, Sajmir Tahiri, Gazmir Bizhga, Ndrec Deda dhe Arben Çuko.

4 komente në “PD nxiton të bëjë ndryshimet në gjykata”

  1. joni says:

    hajdutet e pd duan te vjedhin perseeri ? ?

    1. ismail islami says:

      Jo po do rrine me ju ham, ham, ham, e ja rruni

  2. ky parlament me kryetaren prej leshi na ka turperuar perpara botes cila femer perdor kesisoj fjalesh nje zonje apo nje lavire

  3. xeni says:

    Turp er legenat e parlamentit qe jane perseri te percare midis ture keta nuk e duan te ardhmen e Shqiperise duan vetem telashe kaos e cila krijohet vetem nga politikanet e jo nga populli , mjer populli i shkrete se c’do te shoh ne vijim e siper duke u mare me keta morrat e parlamentit ,, turp dhe nje her me vjen turp qe jam nga ky vend po ca te besh linda gabimisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje