Vrasja në xhami, "Dhëndrri erdhi tek unë pas krimit, fliste përçart"

22 Prill 2013, 09:52Politika TEMA

“Pas vrasjes në xhami, dhëndri erdhi në shtëpi dhe volli. Më kërkoi rroba të ndërrohej dhe të nesërmen herët në mëngjes doli nga shtëpia pa treguar se  çfarë kishte ndodhur.”

Kështu është shprehur  vjehrra e Arjan Allës,i cili akuzohet për vrasjen e  86 vjeçarit Shemsi Muça.

“Unë e dëgjova që  vdiq Shemsiu në xhami dhe thashë me vete “sa mirë që paska vdekur në xhami. Paska qenë i lumturi i botës”, pasi thonë se është mirë të vdesësh brenda në xhami”, shprehet Mejreme Peçi , e cila ka strehuar  atë natë Allën.

Ajo tregon se : “Ai mua më bëri pështypje në diçka dhe nuk më erdhi mirë. Nuk deshi të hante dhe u shtri tek divani në  kuzhinë. Kur u shtri ,m’u drejtua mua dhe më tha: “I shikon këto katër persona që po më ngjiten tek krahu? Duan të më vrasin?” Unë i thashë që nuk kishte asgjë aty dhe vetëm pas një minute, ai vijoi sërish:” Shikoji mi shikoji u ngjitën në shpatull dhe janë pesë tani. Hiqi se duan të më vrasin”. U shqetësova dhe  i thashë  “I vret nëna, fli ti”.

Mejremja shprehet për gazetën “Panorama “ se më pas ka telefonuar vajzën,por ajo nuk dinte asgjë , pasi bashkëshorti Alla ishte kthyer pa e lajmëruar nga Greqia.Mejremja  shprehet se nuk do që atë që ka bërë  dhëndrri I saj ta paguajë e bija  dhe nipërit.

“Ky arsyetim më bëri  që të shkoj në atë familje të nderuar dhe t’u kërkoj besën  për nipërit dhe vajzën dhe ato ma dhanë. Më pritën si njerëz fisnikë që janë”- shprehet ajo./A.XH

10 komente në “Vrasja në xhami, “Dhëndrri erdhi tek unë pas krimit, fliste përçart””

  1. Pelasgian says:

    me te vra ne Xhami ? KULMI ! a keni Zot ju apo jo o egersira \m/ <– kshtu jeni !

    1. talebani says:

      ” … thone se eshte gje e mire te vdesesh ne xhami”. Per kete ne Irak,Pakistan, Afganistan kamikazet vrasin dhjetra e dhjetra besimtare te Allahut a s .Keta qe kane kete besim cfar presin qe nuk e bejne kete “te mire” .

  2. dritani says:

    Cfare nene!

    “I VRET nena, flit ti!”

    Kur mendojne nenat vrasjen keshtu si pa te keq, sikur mender te pjerdhesh, imagjino femijet e tyre!

    1. franko says:

      Nena mire i foli, se e pa qe fliste percart dhe donte ta qetesonte.
      Ti shiko pak veten tende, se dicka ke mangut.

      1. fiks - x Franko says:

        Po ai duket qe qeka gjysem,me gjithe mend,o se jo nje pjese e trurit nuk dine te ja kenceptoje kuptimin e ARTIKULLIT me siper.

        Me pake fjale,lere budallin e shkrete se aqe ka,e aqe thote.

        Ju pershendes.

        Me respekt fiks.

        1. dritani says:

          “franko” dhe “fiks-x franko” lexoni ndonje gje per subkonshiencen se ndoshta iu hyn ne pune!

  3. labi says:

    ai fliste perçart se po u fute ne xhami ngelesh çyryk nga ngritja e bythes dhe ulja e kokes se te vete gjaku ne tru te vogel,kjo eshte shkaku qe ka shume te trullosur rugeve.

    1. Tarrasi says:

      O labo kur te shkon gjaku ne tru con me shum oksigjen… po ca labi je ti mo amon ti duhet te jesh noj laluc sepse ato qe jan te trullos rrugeve e kan nga droga… kujt i flas dhe une per drogen ktij katnarit te plasmasit

  4. Belisarius says:

    Cili eshte rregulli baze qe cdo avokat penalist di? Te mundohet ta shpalli klientin e tij te papergjegjshem menderisht dhe si te tille jo-pergjegjes penalisht. Si arrihet kjo? Duke sajuar deshmi qe gjoja klienti nuk ishte mire nga trute dhe mundesisht kishte halucinacione pamore apo degjimore. E verteta kush eshte ne kete rast? Sic tha edhe imami i xhamise, edhe deshmitari (shoku i viktimes) edhe deshmitare te tjere, vrasja u be per fe, sepse viktima kishte interpretim tjeter ne lidhje me ritet dhe praktikat fetare, ndersa vrasesi kishte interpretime te tjera te cilat ishin shume arabe!

  5. shqiptare says:

    Komentues pa koshience e pa subkoshience.
    A e lwxoni qe ai kishte ikur per lesh. Kriza ekonomikw, gjendja e renduar ne greqi, papynesia ka bere qe shume njwrez te kalojne ne depresion e kryejne vrasje e vetevrasje.
    Gjynah pwr te gjithe.
    Xhest fisnik falja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje