Rreth 40% e personave të moshës 65-75 vjeç në vendin tonë vuajnë nga depresioni, ndërsa më të prekura janë femrat. Të dhënat i përkasin një studimi të realizuar për herë të parë nga Instituti i Shëndetit Publik mbi sëmundshmërinë dhe mobilitetin e të moshuarve. Sipas studimit, dalja në pension, braktisja nga fëmijët apo dhe mungesa e aktivitetit fizik janë disa prej faktorëve që kanë ndikuar në këtë lloj çrregullimi mendor.
“Në Shqipëri kemi identifikuar pothuajse 40 për qind persona që kanë probleme me depresionin. Mund të jenë shkaqe të lidhura me sëmundje kronike më të shpeshta në këtë territor, por mund të jenë të lidhura edhe me probleme socio-ekonomike. Një nga teoritë që po eksplorojmë është e lidhur edhe me daljen në presion dhe mungesën e punësimit pas moshës 65 vjeç”, – shpjegojnë specialistët, të cilët kanë realizuar edhe studimin.
Gjithashtu, është vënë re se pjesa më e madhe e personave që shfaqin shenja depresioni, pasi janë pyetur për mënyrën sesi e kanë kaluar fëmijërinë nga 0 deri në 15 vjeç, kanë raportuar jetë shumë të vështirë.
“Kemi eksploruar edhe lidhjen e depresionit dhe mobilitetit me vështirësitë e jetës në 15 vitet e para. Në Shqipëri risku për të pasur një depresion tek një person që ka kaluar fëmijëri të vështirë është pesë herë më i lartë krahasuar me atë që ka kaluar një fëmijëri normale. Me fëmijëri të vështirë kemi parasysh probleme të lidhura me punësimin e prindërve, me punë të vështira, uri, arsimimin e keq, abuzimin fizik, eksperienca të lidhura me të e të tjera si këto”, citohen specialistët në “GSH”.
Në të njëjtën kohë dhe me të njëjtën metodologji si ky studim është realizuar dhe në dy qytete të Kanadasë dhe në dy të Amerikës Latine. Në krahasim me këto vende, numri i të moshuarve të prekur nga depresioni është pothuajse 4 herë më i lartë./A.XH
Nje lajm i donet nga Tema!!!!
Ky studim nuk duket se ben sens shkencor dhe perqindja qe jepet duket jo vetem i ekzagjeruar por edhe si nje numer i sajuar ashtu kot ne tym???-
Se pari nuk thuhet aspak se kush dhe si e ka bere kete studim – duket me teper si nje lloj pyetesori depistues qe mund te jete bere me qytetare (65-75 vjecare) nga zyrtare te ISPSH. Por kjo nuk mund te quhet studim dhe ca me pak nje statistike serioze per kete semundje debilituese …
Se dyti Permendja e dy qyteteve ne Kanada dhe Ameriken Latine vec se e shton “mjegullen” e paqartesine e ketij gjoja-studimi, qofte per dallimet e thella kulturore e sociale ashtu edhe per strukturat shendetesore/depistuese te ndryshme te cdo vendi. Depresioni eshte nje semundje e renee qe nuk diagnostikohet nga zyrtare te Instituteve shendetesore por vec nga mjek specialist ne kete fushe. Keta te fundit (zyrtatret) mund te perdorin te dhena nga studimet ne kete fushe nga specialiste te fushes apo te dhenat nga spitalet shqiptare, Ministria e shendetesise etc…
Rroli i ISPSH duhej te ishte qe ne baze te tilla te dhenave te krijonte edhe edhe nje strategji afatgjate prevenimi e trajtimi te ketij problemi. Ne te kundert shkrimi duhej te ishte se perse valle na duhet ISPSH – pasi per brockulla te tilla pseudoshkencore mund ti bej kushdo, dhe te tilla statistika (perceptive) mund ti beje edhe nje student fillestar i mjekesise…
O tempora, O mores…