Plot 4 vite pas vrasjes së ish-deputetit opozitar socialist, i zgjedhur në qarkun e Fierit, Fatmir Xhindi, ngjarja mbetet e pazbardhur.
Prokuroria dhe policia ende nuk kanë mundur të vendosin përpara drejtësisë autorin apo autorët e krimit, me gjithë deklarimet entuziaste dhe emocionale të zyrtarëve apo ish-zyrtarëve të lartë të ministrisë së Brendshme se policia ishte afër kapjes së vrasësit.
Një ndër ta ishte edhe Presidenti aktual i Republikës, Bujar Nishani, atëkohë në detyrën e ministrit të Brendshëm.
Të afërm dhe familjarë e kujtojnë Fatmirin me mall dhe dhimbje.
Në ceremoninë përkujtimore të mbajtur në vendlindjen e ish-deputetit të majtë, Roskovec, përpara bustit të të ndjerit, familjarë të viktimës u shprehën të zhgënjyer nga drejtësia shqiptare.
Kryetar i Grupit Kuvendor të PS-së, Gramoz Ruçi u shpreh se “është turp për drejtësinë shqiptare mos-zbardhja e vrasjes së një deputeti”.
“Qeveria aktuale e ka të humbur betejën me kriminalitetin pasi qysh prej vitit 2005 ai ka arritur shifra alarmante”, nënvizoi deputeti Ruçi.
Ish-deputeti socialist, Fatmir Xhindi, u qëllua për vdekje para portës së banesës së tij në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2009.
Krim shume i shemtuar te vritet nje deputet dhe mos te kete as nje nje te dyshuar?
Faqe e shemtuar e demokracise shqiptare.
Si qendron e verteta, di kush nga forumi te hedhe pak drite mbi kete krim?
Xhindin e vrane OFP-ite.
Per Xhindin një gje eshte shume e sigurt se ishte nje njeri shume i mire nuk kishte shok si vetja ne ate parlament.
Vrasja e ish-deputetit socialist,Fatmir Xhindi eshte treguesi me i qarte se demokracia shqiptare ka vetem emrin demokraci.Politikanet shqiptare luajne me kete fjale te madhe,qe e neperkembin perdite.Me veprimet e tyre ata e mbajne ate vetem si nje ombrelle per te fshehur krimet e poshtersite e tyre.Nuk ka se si te gjenden vrasesit e ketij ish-deputeti,kur ne krye te drejtesise jane vendosur njerezit e vrasesit,vete kryeministrit Sali Berisha,i cili e ka urdheruar vete vrasjen e tij,sepse Sulltan Saliu e dinte se Fatmir Xhindi ishte fitues ne ato zgjedhje perballe kelyshit te Berishes.Dhe Berisha per te krijuar kushtet per zgjedhjen e deputetit pdist,vuri njerez dhe e vrau.Keshtu qe opozites edhe ne keto zgjedhje i del per detyre te ruaje kandidatet e saj sepse ato do te sulmohen me urdher te Berishes.
Deputeti Xhini nuk eshte me por ka djalin e rritur dhe do gjej shoke per ta ngushllue ne ke kater vjetor te hillur.
Shtet sot nuk ekziston per te bere nje tregim se kush e vrau at liberator.
Zoti qofte i perjetshem dhe mos ta lere ne harrese.
Bekue qofte ai person qe i ndertuan bustin.
FAMILJARET,TE AFERMIT DHE SHOQERIA TE RROJNE E TA KUJTOJNE TE NDJERIN.SHPIRTI I SHKOFTE NE PARAJSE.
Nuk e di a e kane pyetur Piro Lutajn per kete ngjarje?Gramozi nuk di ndonje detaj te madh.
ca lidhje ka pirua me kete, per cfare ta pyesin???