Birësimet, shqiptarët 20 mijë lekë për t'u bërë prindër, të huajt 700 euro

9 Maj 2013, 09:04Sociale TEMA

Tashmë, të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, të cilët dëshirojnë të birësojnë një fëmijë pranë Komitetit Shqiptar të Birësimeve, duhet të paguajnë. Përmes një udhëzimi të përbashkët të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Financave, janë përcaktuar edhe tarifat përkatëse sipas rastit të birësimit.

Një shtetas shqiptar duhet të paguajë shumën prej 20 mijë lekësh, ndërkohë që për birësimin me pëlqim është përcaktuar tarifa prej 10 mijë lekësh.

Sa u takon birësimeve nga shtetasit e huaj, janë përcaktuar tarifa të ndryshme nga shtetasit shqiptarë, ndërsa dallime ka edhe për faktin nëse birësuesi apo familja birësuese vjen nga vende të Bashkimit Evropian apo jo.

Për një shtetas që vjen nga BE, tarifa e përcaktuar do të jetë 700 euro, ndërsa për shtetasit që vijnë nga jashtë shteteve të BE-së, shërbimi do të kushtojë 1000 dollarë.

Sipas udhëzimit të dy ministrive, këto tarifa do të paguhen vetëm në momentin që të interesuarve u është miratuar kërkesa për birësim.

Siç shkruhet në “GSH”, fillimisht çifti duhet t’i drejtohet me një kërkesë Komitetit Shqiptar të Birësimeve ku parashtron arsyet konkrete që e shtyjnë për të birësuar një fëmijë.

Pasi njihet dhe me dokumentacionin e nevojshëm, prindi apo prindërit birësues janë të detyruar të ndjekin procedurat e këshillimit apo procedurat e investigimit që bëjnë specialistët e këtij komiteti lidhur me evidentimin e mundësive që ka ky çift apo ky person për të birësuar fëmijë.

Procedura e aplikimit, që në momentin që paraqitet dokumentacioni deri në momentin që merret pjesë në seancat këshillimore, sipas përfaqësuesve të këtij institucioni shkon 3 muaj.

Më pas personi vendoset në listën e pritjes deri sa t’i propozohet një fëmijë. Sa i takon kësaj faze, nuk ka një përcaktim të kohëzgjatjes, sepse mund të jetë një periudhë që mund të mos ketë fëmijë të braktisur dhe kjo i detyron prindërit të presin deri sa të ketë një fëmijë.

Dokumentet që çifti paraqet në Komitetin Shqiptar të Birësimeve për të bërë kërkesën e birësimit janë: certifikatë personale, certifikatë martese, dokument mjekësor që tregon që ai është i aftë për të birësuar fëmijë por nga ana tjetër që nuk ka kaluar sëmundje të rënda që mund të krijojnë probleme në mjedisin e edukimit të një fëmije, analizat e AIDS-it dhe Hepatitit B.  Gjithashtu, paraqiten të dhëna lidhur me aftësitë ekonomike për të mbajtur familje, por edhe për të rritur dhe edukuar fëmijën. Kjo do të thotë që personi duhet të jetë në marrëdhënie pune, të paguajë sigurimet shoqërore, si dhe një dokument që konfirmon faktin që ky person disponon një pronë, standardeve dhe kushteve për të garantuar një rritje dhe edukim.

Po ashtu duhen dokumente që tregojnë të ardhurat që mund të ketë ai nga qiratë apo aktivitete të ndryshme.

Gjithashtu paraqitet dëshmia e penalitetit, një deklaratë noteriale ku ai mban përgjegjësi mbi deklarimet që bën, ku tregon arsimin që ka pasur, mundësitë që ai ka, vendin e punës ku punon, të ardhurat që disponon, sjelljen e tij.

Së fundmi duhet edhe një dokument nga lagjja, nga komuna apo bashkia ku ai, ajo, apo çifti banon, ku paraqitet fakti që këta janë persona që disponojnë një vlerësim të lartë moral dhe nuk krijojnë probleme apo shqetësime për shoqërinë ku ata jetojnë./A.XH

14 komente në “Birësimet, shqiptarët 20 mijë lekë për t’u bërë prindër, të huajt 700 euro”

  1. Tep Rica says:

    Cfare? Kaq pak? Ah e kuptova me duket… vetem kaq pak do shkoje ne “kasen e shtetit”. Po teprica e pageses normale (qe normalisht shkon ne disa mijera) ku do perfundoje? Edhe kete e gjeta me duket…pallate per te “pastrehet”

  2. lavirja e bulevardit says:

    Dmth, shteti po e ben vete trafikimin e femijeve. 20 mije leke dhe 700 Euro??? Kaq vlen jeta e brezit te ri shqiptar!
    Ca i beri Enver Hoxha ketij vendi, qe vdiq! Ne 100 vite shtet shqiptar, vetem ne kohen e tij kishte vlere jeta e shqiptareve dhe paten jetegjatesi shqiptaret (jetonin te gjithe deri 80-90 vjec). Edhe pak njerez budallenj qe ankohen se ne kohe te tij hanin vetem pras, vertete pras hanit e spinaq po ishin BIO. Shkoni ne perendim dhe provoni se mos gjeni ndonje gje BIO, leshin e currit do gjeni, edhe multimilioneret e botes nuk ushqehen me ate cilesi BIO, qe ushqeheshin shqiptaret ne kohen e legjendarit HOxha. Le pastaj kur thone vrau Enveri kundershtaret e tij. Pse keto mostrat, qe jane 20 vjet ne pushtet nuk i vrane kundershtaret e tyre? Ato po vrasin perdite popullin, jo me kundershtaret. Te pakten Enveri nuk e coptoi dhe e vrau popullin sec bene keta edhe sic kane bere ata para Enverit (Zogu ….). Femijet e shtepise se jetimeve ishin me te privilegjuarit ne kohe te tij. Kete popull e zuri haku i Enver Hoxhes, qe perfundoi ne kete gjendje te mjerueshme.

    1. ela says:

      ti qenke tamam idiot

    2. @BL & Ela says:

      Po i flet atyre qe u mbeti shiriti ne bark dhe s’e mbushen ndonjehere zorren me buke o LB? E kush nuk e mban mend se sa lire ishin prodhimet 100% BIO si mishi, peshku, vezet, frutat, perimet, pijet etj.?

      Te gjithe e dine shume mire se sa ka shkuar sot cmimi i “prasit”, qe ne ate kohe ate dhe gati cdo prodhim bujqesor e hanin gati falas, sa qe nga bolleku u kalbeshin ne shtepi.

      Tani qorrat kujtojne se po hane mire sepse u eshte fryre barku si kaceke nga konsumi i bukes qe jo ralle permban qime derri te grira, nga mishi kaut (gjoja lope) disa vjecar nga frigoriferi, nga berzollat e fryra artificialisht me hormone, nga peshq te ngrire e te shkrire me dhjatra here, apo nga frutat e perimet e serave pa asnje lloj shije.

      Ka ca vite qe shume intelektuale po e kerkojne ringjalljen e nje Enveri te dyte (jo diktator). Dhe kjo pavaresisht se nje pjese e veprimeve jo direkt te tij, por te sahanlepiresve te tij ishin te denueshme. Por nuk duhet harruar se ato ishin krejtesisht te ngjashme per te gjithe kryetaret e shteteve eurolindore komuniste (perfshi ketu dhe disa vende aziatike) dhe te kushtezuara nga vartesia ekonomiko-ushtarake prej bolshevikeve ruse e me pas prej komunisteve te kines.

      Me mire te drejtohesh nga nje “gjysem-diktator” patriot dhe largpames, se sa te vihesh nen kthetrat e nje “super-diktatori” kaotik.

      Per komentuesen Ela kisha vetem nje pyetje. “Sa kohe ke qe e ushtron zanatin e bythlepirjes se kaotikeve?”

  3. biresimet says:

    …nuk eshte biznes fitimprures biresimi…nuk mund te fitohet para me fatin e njerezve…keto jane vetem shuma simbolike…kostot e gjithe procedures as mund te mbulohen me ate tarife.
    …te gjitha biresimet nga shtetasit e huaj, kane tarifa shume here me te medha se tarifa qe i paguajne shtetit shqiptar sa kjo qe i paguajne shtetit shqiptar eshte dhurate.

    nuk ka te beje fare me trafikim. zgjidhja qe i jepet gjithe atyre femijeve ne kete menyre eshte bekimi me i mire qe mund tju ndodhe ne jeten e tyre duke pare perspektiven qe kane nqs nuk biresohen.

  4. lavirja e bulevardit says:

    e para punes jam gjinia femerore, po idiote ose idiot qeke ti qe nuk i di vleren jetes. Kur i rre mendja dhe shqiptaret se jetojne ne demokraci, te shkojne te mbyten te zinjte! Shyqyr qe i erdhi dita te shkreteve dalin me makina, nxjerrin cica e shale e kujtojne se c’kane arritur edhe i’a vene fajin Enver Hoxhes pastaj. Idiot/e, nese Enveri s’lejonte makinat, kishim nje pasur me te madhe kishim ajrin qe n’a zgjat jeten. Tani hani mut aty ne Shqiperi edhe thithni ate ajrin e qelbur te Tiranes edhe thoni pastaj rrofte Demokracia, rrofte Sala. Dilni ne rruge edhe vrituni per nje llaf goje edhe thoni rrofte Demokracia. Shisni femijet nga 20 mije leke edhe thoni pastaj rrofte Demokracia.

  5. lavirja e bulevardit says:

    Ti “biresimet” mos n’a trego si funksionon dhe zgjidhjen, po shko pyet per informacion se sa kushton nje biresim ne perendim, ose pyet dhe ne nje shtet te lindjes, si Rumania a Bullgaria. Duke i vene shteti shqiptar kete cmim femijeve tane, si fillim u tregon te gjitheve se sa pak vlere ka jeta e nje femije ne Shqiperi, mos te flasim pastaj per ndjekjen ne vite te nje biresimi nga organi kopetent. Ndjekja ne vite, qofte e nje biresimi te vetem, nuk mund ta bejne organet pergjegjese te biresimit ne Shqiperi. E para punes se jane te gjithe te korruptuar, mos te flasim pastaj qe personeli nderrohet sa here ti teket eproreve ne Shqiperi. Duke i vene shteti nje shume tjeter biresimit (20 – 25 mije Euro), nuk guxon njeri te beje trafikim kollaj.

    1. @LB says:

      Doja t’i hiqja ndonje “presje” komentit tend por s’munda. Korrekt!

  6. vlora vlora says:

    Xhahxhi mund te ishte xhelat kasap sadist e me radhe me llojin e vete
    po ama per nje shtrese te popullsise beri vertet
    JETIMI NE KOHEN E XHAXHIT PASI I KISHTE RRITUR EDUKUAR SHKOLLUAR KUR MBUSHTE 18 VJEC E FUSTE NE PUNE I JEPTE EDHE SHTEPI NUK E LINTE RRUGEVE SI QEN AZAT
    kurse sot car ndodh! PSE SE PYESNI NJEHRE ZOTIN BERISHA ,CAR NDODH ME NJE FEMIJE TE SHTEPISE SE FEMIJES KUR MBUSH 18 VJEC ??? KU VETE ?? KU STREHOTET ??
    shtepia e femijes se mban dot me dhe e nxjerrin perjashta dhe asnje se rruan per te
    e ky Sharlatan flet per progres per arritjet e medhaja qe ka arrit shqiperia per te mirat qe na kane ardh nga kynjeri neve si kombe etj peralla si keto
    PLUS SI KEMI DEGJUAR NDONJEHRE SHOQERINE CIVILE TE NGRIHEN PER TA.
    TURP PER ZOTIN .PER BLLOKUN E METES U NGRIT NJE SHQIPERI E GJITHE
    PER TE NDIHMUAR NJE JETIM ,PSE MUNDOHET TI SHKRUAJ NJERI 2 RRESHTA
    KY AVOKATI I POPULLIT NGELI DUKE MBESHTETUR PEDERASTET (nga sinpatia e madhe qe ka per shijet e tyre sexuale ndoshta )por se kemi pare ndonjehre te flasi per jetimet ..copa e idiotit

  7. ana says:

    Tani qe e ka marre ne dore drjtor genci i mori lumi femijet jetime;ai plere u merr lek cifteve qe duan te birresojne. Ishalla po e shtyp noi maqin rruges kashen

  8. Matias says:

    Kshb eshte drejtoria me e mire sot per sot. Funksionon jashtezakonisht mire. Ai drejtor i ka nderruar fytyren institucionit. Bravo per drejtuesin dhe stafin e komitetit te biresimeve. Kam ekspierenca personale me kete institucion dhe cdo gje eshte shume transparente dhe drejtimi eshte shembull per kedo

  9. mistrece says:

    D.m.th nje cift qe njeri eshte i semur dhe ka nje semundje qe ben nje jete normale dhe duke biresuar nje femij do e ndimonte shume ciftin te sherohej Pse nuk i lejoni dhe ketyre personave qe duan me gjith zemer te ken nje femi dhe ju ja prisni krahet per te vazhduar jeten te lumtur ???Cifti i ka te gjitha pune shtepi jete normale vetem nje femi i mungon dmth ata qe jan semur skan te drejta te ken femi pse ????

    1. mistrece says:

      Ky eshte shteti ….:(

  10. Eda says:

    Ky eshte shteti ….se ne qe jemi semur skemi te drejta ? ? ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje