Shefi ekzekutiv i Bundesligës, Kristian Seifert, ka dalë kundër FIFA-s për zhvillimin e Botërorit të vitit 2022 në Katar. Sipas tij, është e pamundur që ky kompeticion të zhvillohet në ato temperature në qershor. Steifert ka thënë se politika nuk duhet të ketë ndikim, kur bëhet fjalë për kompeticione kaq të rëndësishme të futbollit.
“Nëse merr një vendim që është larg prespektivave të sportit dhe që mund të jetë i ndikuar politikisht, atëherë është e gabuar. Ndoshta FIFA duhet të ndërrojë logon pasi kjo nuk është për “Lojën e mirë”. Jam i bindur se është e vështirë ose e pamundur për të luajtur Botërorin në Katar gjatë verës”, tha Seifert.
FIFA është përballur me një sërë akuzash për Botërorin e vitit 2022, mes të cilave edhe të atyre që drejtues të saj kanë marrë shuma të mëdha parash për t’ia dhënë këtë të drejtë Katarit./b.l