Intervista e Kryetarit të LSI-së në emisionin “Top Story”, të gazetarit Sokol Balla, në “Top Channel” (Pjesa e parë)
Z. Meta, le të fillojmë me situatën politike që po shoqëron këtë fushatë elektorale, ku kemi një rritje të toneve të ashpra nga dy partitë e mëdha. Ka pasur edhe incidente, ku sot në to janë përfshirë edhe kandidatë tuajit për deputet në Qarkun e Kukësit. A keni një koment për këto zhvillime?
Duke shprehur kënaqësinë që jam me ju dhe me kolegët tuaj, dua të shpreh dëshirën dhe vullnetin tim dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim që kjo fushatë të jetë sa më konstruktive, të jetë sa më qytetare sepse në këtë mënyrë duhet të ndihmojmë për të arritur standardet më të mira në këto zgjedhje, sepse është shumë e rëndësishme për të gjithë ajo që vjen pas zgjedhjeve dhe vlerësimi i standardit të këtyre zgjedhjeve nga vetë qytetarët, të cilët në 24 qershor, pavarësisht nga rezultati, duhet të ndihen shumë të qetë që vota e tyre është vlerësuar dhe është çuar drejt, por edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Sepse pas miratimit të tre ligjeve nga Kuvendi, testi i zgjedhjeve është më kruciali për marrjen e statusit kandidat brenda këtij viti. Lidhur me incidentin që ju përmendët, ka pasur një incident sot ndaj kandidatëve për deputet të LSI-së, të cilët kanë qenë për një tur në rrethin e Hasit dhe në mënyrë krejt arbitrare janë bllokuar nga policia, e cila ka rrethuar mjetin e tyre pa asnjë arsye, e ka mbajtur për disa orë deri sa janë bërë reagimet publike dhe pastaj kjo çështje është mbyllur. Dhe mendoj se është një sjellje shumë e vjetër që i takon viteve ’94 – ’96 dhe shpresojmë të jetë thjesht një episod, një papërgjegjshmëri e servilëve vendorë të ministrit Noka. Shpresoj që ministri ti orientojë qartë se ata nuk kanë punë me politikën dhe fushatën. Duhet të jenë garant të ruajtjes së rendit publik edhe të një fushatë të qetë dhe të emancipuar.
Dëgjova edhe deklaratën e kryesocialistit Rama nga Kukësi, i cili foli në një gjuhë të ashpër ndaj ministrit Noka. Pse Kukësi po kthehet në një histori interesante të këtyre zgjedhjeve, pasi duket si nju histori e mbyllur nga pikëpamja e shifrave po ti referohemi 2009-ës?
Nuk është thjesht çështja e Kukësit. Mendoj se një përgjithësi ekziston një dëshirë e fortë e shumicës së qytetarëve tanë për një ndryshim.
Ju keni edhe kryetarin e Bashkisë tuajin atje?
Po, është një kënaqësi, ka qenë një vendim i tij edhe padyshim që është tepër i vlerësuar dhe i mirëpritur. Por, ju përmendët rastin e Kukësit dhe unë mund t’ju them, sepse vërtet ka bërë shumë përshtypje një fakt i tillë, të cilin e kam mësuar përpara një jave në Kukës. Në këto katër vite, që kur është inauguruar Rruga e Kombit, një investim madhor, i jashtëzakonshëm prej më shumë se 1 miliard dollarë, ku qyteti që ka përfituar më shumë në kuptimin e distancës me kryeqytetin ka qenë qyteti i Kukësit. Pra, nga 7 orë që bëhej më përpara dhe duhet ta çoje menjëherë makinën në servil, tani mund ta bësh për 1 orë e gjysmë. Dhe ajo që ka ndodhur është se në katër vjet në këtë qytet nuk janë shtuar vendet e reja të punës, por në këtë qytet janë shtuar familjet të cilat mbijetojnë me asistencë sociale. 2 mijë familje, nga 4 mijë që ka Kukësi mbijetojnë vetëm me një asistencë sociale jashtëzakonisht modeste, 30-40 mijë lek të vjetra në muaj. Që do të thotë se rruga normalisht që është një mundësi e madhe për zhvillim, por nuk sjell domosdoshmërish zhvillim nëse nuk ndiqet edhe me politika të tjera mbështetëse, zhvillimore nga ana e qeverisë. Mendoj se ka arsye ekonomike, ka edhe arsye edhe politike. Mendoj se një arrogancë e demonstruar nga ana e PD-së apo lidershipi i saj në nivele të ndryshme, si në nivel qendror apo edhe nivele vendore natyrisht që krijon edhe një reaksion qytetar. Edhe incidenti i sotëm që ju përmendët krijon një reaksion. Nuk mund të tremben njerëzit tani në vitin 2013 duke përsëritur praktika që Shqipëria i ka lënë prapa dhe nuk duhet ti ndeshë më në të ardhmen e saj.
Z. Meta, si e gjykoni faktin që Kukësi votoi në 2009 për PD-në, ndërkohë që kryetari i Bashkisë së këtij qyteti kaloi me LSI?
Kukësi dhe ajo zonë votoi në 2009 në këtë mënyrë edhe në shenjë të vlerësimit për një investim madhor që normalisht edhe ata e ndjenin më shumë se kushdo edhe marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën, por në 4 vjet u votua një herë nuk mund të votohet dy herë për të njëjtën gjë. Pra, është krijuar një deficit i madh midis premtimeve të bëra dhe realitetit që është shumë i ndryshëm.
Si e komentoni ndryshimin e qëndrimit të zyrtarit të lartë të DASH, Jonathan Moore se tashmë është edhe Kolegji Zgjedhor ai që i jep një zgjidhje krizës në KQZ? A shikoni një zgjidhje apo tashmë i keni hequr vizën KQZ-së?
Ne nuk i kemi hequr vizën KQZ-së. Vizën ia hoqi z. Berisha me veprimin arrogant dhe të paligjshëm që bëri ndaj KQZ-së. Natyrisht ka qenë dhe mbetet në dorën e tij nëse reflekton për të rivendosur besimin midis palëve dhe konsensusin. Kjo është një çështje tjetër. Por duket qartë që është i vendosur të mos kthehet mbrapa pavarësisht se unë besoj se e ka kuptuar që ka gabuar që ka bërë një hap të gabuar kështu që edhe ne jemi të vendosur që të ecim përpara. Dhe nuk besoj se fatin e këtyre zgjedhjeve e vendos KQZ-ja apo Kolegji Zgjedhor. Fatin e këtyre zgjedhjeve do ta vendosin qytetarët shqiptarë dhe ne si opozitë do të jemi në çdo qendër votimi me përfaqësuesit tanë sipas Kodit, sipas ligjit, në çdo qendër numërimi, në çdo KZAZ ku do të shpallet rezultati i qytetarëve shqiptarë dhe pa diskutim edhe fitorja e opozitës. Kështu që KQZ-ja mund të vazhdojë kështu siç është. Natyrisht edhe Kolegji ka rolin e tij bazuar në ligj, por askush nuk mund të mendojë se mund të zëvendësojë institucionet legjitime të cilat janë sipas Kodit dhe të cilat kanë të gjitha përgjegjësitë e tyre në këtë proces me një gjysmë KQZ.
Ju keni cilësuar rolin e LSI-së si historik në miratimin e tre ligjeve, a është realisht historik roli i LSI-së në këtë rast?
Unë besoj se është një rol i tillë dhe pse e nënvizoj këtë? Sepse ne i vlerësojmë gjërat kur ndodh dëmi më i madh sesa ne mendojmë apo e parashikojmë dhe insistimi ynë për miratimin e këtyre tre ligjeve tani pavarësisht nga vonesat kishte të bënte me faktin se në rast se kjo do të shtyhej në shtator apo në tetor ne nuk do të mund të merrnin statusin e vendit kandidat në dhjetor. Në rast se kjo gjë do të ndodhte, pastaj kemi shumë zhvillime të tjera në Bashkimin Evropian dhe ka qenë diçka e diskutuar qartë edhe me komisionarin Fule dhe me përfaqësues më të lartë të Bashkimit Evropian, që mundësia më e shpejtë në këto rrethana në të cilat jemi është që kjo çështje të raportohet tani dhe në dhjetor Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat. Përndryshe, statusi mund të shtyhej edhe dy apo tre vjet sepse askush nuk mund të parashikojë zhvillimet në BE, kemi zgjedhjet në Gjermani, kemi zgjedhjet në Parlamentin Evropian e kështu me radhë. Prandaj ishte diçka shumë e rëndësishme për të gjithë vendin dhe mendoj se kompromisi ishte shumë i rëndësishëm dhe jo pranueshëm dhe ne jemi shumë të qetë sepse kemi realizuar kushtet minimale. Tani kemi zgjedhjet dhe është e rëndësishme që të ndihmojmë procesin e zgjedhjeve që të arrijë standardet më të larta dhe pastaj të vijë vazhdimësia e të gjithë reformave që kërkohen. Por ajo që është e domosdoshme sepse ju e nisët duke evidentuar një fushatë të ndezur me akuza. Ne do tw kemi njw mazhorancë tw re e cila sjell edhe njw frymë tw re bashkëpunimi. Kjo do ta ndihmojë Shqipërinë të ecë vërtetë më shpejt për realizimin e të gjithë reformave që kërkon vazhdimi i këtij procesi.
Në fushatë kemi vënë re se nuk keni ndonjë kundërshtim të madh ndaj Kryeministrit Berisha dhe nuk keni ndonjë aleancë të madhe apo partneritet të natyrshëm me Edi Ramën. Duket sikur nuk jeni as në opozitë të vërtetë me z. Berisha dhe as në partneritet me z. Rama. A është e qëllimshme, rastësore apo strategjik ky shpjegim?
Jemi mësuar që në vendin tonë, ose eksperienca e deritanishme është që dikush duhet të jetë patjetër me dikë dhe kundër dikujt tjetër ose anasjelltas. Mendoj se LSI-ja është një forcë politike e cila tani ka historinë e saj, ka veçantinë e saj, ka pozicionin e saj politik dhe është shumë e natyrshme dhe shumë e qëndrueshme në këtë pozicion që ka. Në raport me qeverinë që në momentin që ne vendosëm të konsiderojmë të mbyllur marrëveshjen 4-vjeçare ne i kemi bërë të qarta edhe disa nga arsyet kryesore të cilat mendojmë që na kanë imponuar këtë vendim në funksion të një roli më të madh të LSI-së për të ndihmuar vendin të ecë më shpejt përpara në rrugën e integrimit në rrugën e zhvillimit, etj. Përqendrimi i tepërt dhe i jashtëzakonshëm i pushteteve, sidomos nga momenti i zgjedhjes së presidenti dhe në vijimësi është thënë disa herë dhe në mënyrë të vazhdueshme nga ana jonë dhe është bërë evidente dhe mendoj që ka qenë një katalizator edhe për këtë pozicion të ri që ka sot LSI-ja ku ne mendojmë që këto ekuilibra demokratikë do të rivendosen përmes votës, përmes një mazhorance të re, përmes një qeverie të re. Natyrisht askush nuk duhet të presë që unë të akuzoj apo akoma më tepër të shaj z. Berisha për shumë arsye. Sepse e para, kjo nuk është se na ndihmon ne të evidentojmë më mirë qëllimet tona, prioritetet tona dhe ajo që intereson vendit apo që i intereson qytetarëve. E dyta, nuk është shumë etike sepse deri para disa muajsh unë edhe kam bashkëpunuar me të, ndërsa sa i takon raporteve brenda koalicionit mendoj se raportet janë mjaft konstruktive. Objektivat janë të përbashkëta,prioritete janë të përbashkëta, ndërsa çështja pse e bëjnë fushatën vetëm dhe pse nuk e bëjnë bashkë, është më shumë e stisur. Sepse PBDNJ-ja që është në koalicion e bën fushatën më vete apo edhe partitë e tjera e bëjnë fushatën më vete…
Aleanca mes PS dhe LSI është quajtur nga Edi Rama si një aleancë strategjike, pra i është dhënë një rëndësi të veçantë…
Sigurisht, sepse ka disa qëllim strategjike afatgjata dhe kjo është mjaft normale,. Por besoj se ajo që vendi ka nevojë, që jeta politike ka nevojë, është për një forcë politike e cila përpiqet të përqendrojë vëmendjen e saj dhe energjitë e saj te prioritete kryesore që ka vendi dhe jo thjesht për të treguar besnikëri ndaj aleatit të ri apo armiqësi ndaj një aleati të mëparshëm. Në fund të fundit vendi ka nevojë për një standard të ri do të thosha të të bërit politikë të komunikimi publik dhe ne mendojmë se kjo e çon përpara politikën shqiptare.
Në zgjedhjet e fundit ju keni përcaktuar dy herë fituesin dhe humbësin. Doni ta përsërisni këtë fabul apo po bëni një lojë të re në kuptimin taktik të fjalës për të qenë ju fituesi këtë herë?
Ne duam që fituesit e këtyre zgjedhjeve të jenë të gjithë qytetarëve shqiptarë. Të jetë e ardhmja e vendit dhe kjo nuk është një retorikë, nuk është një propagandë. E them këtë me bindje të plotë, sepse qytetarët janë rraskapitur duke parë për gati 20 vjet një palë që merr pushtetin dhe që fillon pastaj shkarkimet masive nga puna. Krijon probleme në stabilitetin e funksionimit të institucioneve, të administratës të projekteve e kështu me radhë ndërkohë që ne tani duhet të krijojmë një klimë tjetër dhe qytetarët në jetën e tyre të jenë sa më pak në trysninë e politikës. Dhe po të shikojmë fushatën, nuk mund të ndodhë kjo që të jenë politikanët nga mëngjesi deri në darkë transmetim direkt në televizion nëpër mitingje. Ka shumë politikë dhe ka shumë pak produkt praktikisht në raport me politikën sa i takon një progresi social dhe zgjidhjes së problemeve së qytetarëve. Në këtë kuptim ne mendojmë se duhet ta bëjmë politikën më tokësorë dhe më njerëzore.
Z. Meta ka ndonjë zgjidhje sipas jush për kreditë e këqija, që është një problem shumë i madh?
Unë besoj se kjo është një situatë plotësisht e zgjidhshme. Është e vërtetë që jemi në një situatë ekonomike më tepër se sa në një stanjacion, në prag të një kolapsi. Kjo për arsye sepse ka munguar vullneti për tu përqendruar tek ekonomia dhe për t’i zgjidhur problemet çdo ditë dhe jo për të lënë rritjen e tyre çdo ditë. Për rastin konkret unë mendoj se baza e këtij bllokimi qëndron pikërisht tek gjendja shumë e vështirë në të cilën ndodhet biznesi. Ky borxh i cili nuk është shumë qartë i identifikuar se ka munguar një transparencë. E para për sa i takon punëve publike të papaguara nga ana e qeverisë për kompanitë që kanë bërë veprat publike dhe e dyta për sa i takon rimbursimit të TVSH-së për bizneset dhe për sipërmarrjet dhe ka krijuar edhe kjo një bllokim për shumë biznese. Në mirëbesim me qeverinë e tyre bizneset që kanë bërë rrugë apo ujësjellës me shpresën se do t’i marrin paratë nga qeveria sa më shpejt. Kjo gjë nuk ka ndodhur dhe situata e tyre është përkeqësuar. Biznesi ka arritur në gjendjen më kritikë dhe në vend që të bëjë investime heq edhe njerëz nga puna për të ulur kostot dhe për të mbijetuar. Në këtë kuadër gjëja e parë që dot bëhet është pikërisht identifikimi i këtij borxhi që ka qeveria ndaj bizneset, i cili luhatet 350-450 milionë euro sipas vlerësimeve paraprake. Nuk ka një statistikë sot të shprehur qartë. Një pjesë e tij është një kredi që biznesi e ka marrë dhe ka rritur nivelin e kredive të këqija. Ka disa mënyra se si kjo çështje mund të zgjidhet por në çdo rast është një çështje krejtësisht e zgjidhshme brenda muajve të parë të qeverisjes së ardhshme, qoftë duke e rritur përsëri kufirin e borxhit. Kjo do të jepte një zhbllokim të gjithë jetës ekonomike të vendit. Më pas edhe përmes manovrave të tjera, me obligacionet e kështu me radhë. Deri më tani nuk ka pasur një vullnet për ta zgjidhur këtë dhe problemi kryesor për situatën ekonomike është se Kryeministri aktual ka pasur mendimin se Shqipëria është mirë. Vetëm kohët e fundit është pranuar efekti i krizës greke apo i krizës evropiane. Ky lloj vetëkënaqësie ka vonuar ndërhyrjet e tilla të domosdoshme. Çështja e TVSH-së përshembull është një problem i madh sepse shumica e bizneseve nuk janë rimbursuar. Kjo ka krijuar probleme të mëdha me funksionimin e tyre. ne kemi një zgjidhje përmes rimbursimit automatik që kjo gjë të mos lihet në dorën e administratës tatimore, në humorin apo selektivitetin e tyre. Kjo është çështje vullneti. E vërteta është që ekonomia nuk ka qenë prioriteti kryesor që në fakt duhet të ishte. Prioritet kryesor ka qenë politika dhe bërja e sa më shumë lajmeve. Kjo ka sjellë këtë mungesë vendimmarrjeje në kohën e duhur. Thelbi është që ne duhet të japim fund këtij modeli të deritanishëm, këtij spontaniteti, në zhvillim. Kjo ka qenë ekonomi në bazë konsumi dhe që financohet nga të ardhurat e emigrantëve, gjë që nuk mund të funksionojë më. Ne kemi nevojë për një ekonomi që prodhon, ul importet, rrit eksportet dhe garanton një rritje ekonomike të qëndrueshme, një Shqipëri që prodhon dhe njëkohësisht një punësim të sigurt dhe afatgjatë për qytetarët tanë.
te gjithe ja kane hequr vizen Berishes, te gjithe shpresojne vetem RILINDJE!
Po care behet keshtu xhanem? Ky njeri i ka te tere te keqijat brenda hajdut po, gjykatat i manipuloi, votat i blen me leke, te dytin e partise ka vene gruan, i lidhur me krimin po e po, tenderat me leke, vendet e punes prape i jep me leke, genjen ne fushata po e po. Rrime tani degjojme kete edhe sokol ballen qe i serviloset sesa i rencishem na eshte Meta ne politike. Po care behet keshu? Ktu eshte te ikesh me vrap. Care mut politike eshte kjo care mut gazetarie eshte kjo. Duan te na e shesin per djathe kete Met por ky seshte as sapun eshte met pas kepuces te Rames. Per sa kohe Rama i ka kepucet me Met , nuk e qas njeri ne shpi.
O devoll o figure ai vend ka marre fund o vlla. Kur ky plehre arrin te dale ne televizor per te dhene tru, atij vendi e atij populli bageti qe rri e degjon hiqi vize ashtu sikur i kam hequr une. Rama plehra me bllokoi se e pyeta ne fb se si do te vendoste drejtesi kur strumbullari i 21 janarit ndodhej ne koalicionin e tij dhe me shume gjasa do te marre nje post kyç te tipit minister i brendshem ose drejtesie. Kot i biem ne qafe Saliut, ky nuk eshte gje tjeter veçse nje pjelle e ketij populli buf e idiot qe mashtrohet nga legeni i radhes dhe ha sapunin per djathe. Nuk jemi popull ne o plak, jemi bageti ripertypese nuk ke çi ben keshtu jane gatuar gjerat nuk behen me zor. Nuk na e ka fajin askush per kete gjendje katastrofike, jemi populli me dele me kafshe ne Evrope qe se meritojme te na quajne evropiane. Nuk ka fjale ça te thuash per keto turpe te padegjuara ne vende te tjera normale te banuara nga popuj normale qe dine te ngrejne zerin per te drejtat e tyre. Ketu ka marre fund pergjithmone, nqs Meta futet ne qeveri atehere kjo eshte shenja me e qarte se Rama eshte veçse nje karrierist i semure nje megalloman nje plehre politike ashtu si Saliu. Ne vend qe te arrestohet nje ore e me pare plehra del e jep tru ne televizor si figure e larte bobobo ncncncncn po si nuk ngrihen mor vlla njerezit kur shohin se si tallen me ta. Jepi o Meta se ke lindur ne vendin e duhur per kete se ne vend te tjera do te kishe humbur ne ndonje biruce e ishe harruar deri tani. albanistan hesapi ça te besh…….
Titi-a kaqe te pa vlere ju te PS e beni veten si rama-ky ju quajti kokepalare-rama tha me ze dhe Figur hajne.meta tha akuzoi babain per te birin.ku eshte morali.sipas asaj qe tha meta ky gregorin e ka vella.po Ilir hogjen pse e pranoi pa nenen negjmijen ne koalicion APO nuk e la babai ruqi ramen.ne Dokumentare rama na del si i pa baba.ku jane vlerat e juaja -per para hani gjala mire Shum por tash po me duket e tepert ti hani edhe fekalet e metes.rilindje duke henger mut mete me ze dhe Figur nuk behet-kesaj i thojne GERDITJE te vjellesh per keta.
Na kenaqe o Like sonte.
U cmallem edhe me Petrit Vasilin tek Klani.
Ishallah bashkohemi perseri pas 23 qershorit.Amanet Gimen dhe Jovanin qe ma lane papune keta demokratet mosmirenjohes.
Ne nje vend normal ky primitiv pa qaf, me kok te madhe dhe krah te shkurter nuk do kishte akses as ne banjot publike.
PS ne fakt ka nje superprogram ndaj per hir te asaj uroj fitore te koalicionit te majte
Po pse ja ulni figuren gazetes duke botuar METEN.
Do votojme posi porjo per djalin e bllokut qe na lane me buke thate dhe na kishin mbyllur ne thes, dhe kanalet e TV na i hiqnin, per makina e tjera mos e pyet fare, edhe gojen ne a kishin mbyllur, po e hape shkon ne burg ti dhe fisi ne internim. Shqiperia duhet te ndjeke kursin perendimor dhe jo te udhehiqet nga bijte e nipcet e bllokut te cilet nuk i tradhetojne idealet e eterve te tyre packa se bejne sikur jane modernizuar, me veprimet e tyre e kane treguar se nuk duan qe te hyjme ne Europen kapitaliste. Rinia shqipetare do perendimin, ate te cilin na e ndaluan per 55 vjet prinderit dhe shume anetare te PS. Per PS do te votojne vetem xhaketat e vjetra dhe familiaret e tyre deri tek nipcet, qe kane humbur privilegjet ne demokracine perendimore.
Per Liken ndaj te njejtin mendim me Benin.Ato te tjerat qe na shkruan ore arben edhe doktor rrumpalla nuk ti beson.RILINDJE.Te shkallmojme kasten.Likja eshte kollona e peste ne koalicion.Te votojme ne mase PS,nese vertet duam te rilindim.Eshte rruga e duhur,shpresa e fundit ne rruge te drejte per te permbysur paqesisht nje regjim injorantesh te veshur me kostum perendimor.Nese nuk ndodh ,me siguri do te paguajme nje kosto te tmerrshme per te ribere Shqiperine.
E majta eshte mese e bashkuar se kurre per te arritur qellimin final per te rrezuar pushtetin e Saliut.
Fryma e bashkepunimit midis partive te majta eshte per tu marre shembull nga te gjithe.
E majta do fitoje sepse ajo ka programin me te mire dhe me real.
O kokmadh, blloku qe do t’e kish fut ne burg, sot po shnderohet ne librin e diplomacise per te shpetuar b.. e madhe tenden.
Un, si shum te tjere ndoshta, s’e duam kete lloj (ri)bashkimi me Edin,por do zgjedh te keqen me te vogel per te nxjere ne penzion PLAKUN Berishe, qe te ribehet PD-ja e te behet nje opozite e denje…. ehhh
Ku eshte ai person qe begenis ta marre ne interviste kete pis, hajdut te ndyre!?
ASKUSH NUK I BESON KKETIJ VAMPIRI, PO I BESUAT E HENGRET PRAPE O ZARA !!
E pashe emisionin. Nje servilizem i papare nga Sokol Balla. Pyetje me shume servile qe donin ti rritnin “autoritetin” nje felleiqsire te diskretituar si Ilir Meta. Per fat te keq ka segmente te mediave qe kerkojne te pompojne fuqishem Meten, per ta paraqitur si KINGMAKER kur ne sy te popullit ai eshte nje hajdut dhe kriminel aq sa edhe Berisha, kur ke ne fokus edhe 4 viktimate 21 janarit. Nqs e shihni ky i ben pyetje rreth ekonomise apo financave, ‘ekonomisti’ Meta nuk merr vesh fare ose sic thote populli “nuk di nga lidhet gomari”. Eshte turp qe media i ben servilizem Ilir Metes dhe klanit te tij hajdut. Shpresojme qe populli ta nxjerre nga poltika duke mos i dhene asnje mandat Metes dhe hajdutve te tij
O bbb me vjen keq or burre, per cilin popull e ke fjalen, per bagetite ripertypese, mos or burre ça thua ti, po kur kane bezajtur ndonjehere bagetite qe ta bejne tani. Ata jane te gezuar qe po hedhin Saliun, se pse mbajne Meten s’ju ben pershtypje, gjithmone i kane bere punet pergjysme shqipet se jane tipa qe kenaqen me pak kupton. Mjafton te kene buke e turshi ne darke edhe i ze gjume te gezuar, ça te thuash per ate vend or burre, vari lesht se plehre popull paskemi qene. Te gjithe shohin se ça bene arabet apo ça behet ne Turqi per gjera edhe me te vogla dhe asnjeri se luan kemben, eshte e kote e kote, ai vend nuk ka shpetim perfundimisht. Perderisa ky plehre qe duhet te ishte ne burg guxon e del te jape mendime politike imagjino se ça mut populli e shteti jemi. Mund te bejme komente gjithe diten por pa vlere.
Mire e ke thene populli shqiptar ende eshte bageti
Ne dhe ty ta kishim hequr(vizen) ne fakt, po c’e do se ne na e hoqi vizen Edi Ramiu.
Nese LSI merr 6-7% ateher vertetohet marrezia e shqiptareve.Ky eshte nje hajne i vertetuar dhe do te vazhdoj te vjedh pa u ngopur kurr!
NE FAKT E MAJTA ESHTE ME TE VERTETE ME E BASHKUAR SE KURRE DERI SA KA EDHE ENVER HOXHEN BRENDA,POR EDHE KY META DO TA RINDERTOJE DHE DO TE ECI ME SHPEJT SHQIPERIA DUKE E VJEDHUR META EDN CO SA ME SHUME,PO KY ESHTE NJE PALO HAJDUT ME CIZME NJE PALO DEMAGOG,BASHKE ME PARTINE BORDELLO,
Ilir meta dhe hajnat e tjere qe shtetin shqiptar e vodhen dhe e vjedhin tani jan milioner, eshte mire qe se bashku me milionerin hajn Dritan prifti ti dergojm ne uhdhesen e Robinsonit atje ta kalojne oleqerin me maskaraden e tyre turp te i ipet vota tipave hana.
Nje te vertet ka:”Shqiptaret jane lodhur me Berishën qe Meta e beri bashkshort politik!Si Putin qe u nda nga gruaja,dhe Meta ndoqi Putin, u nda nga Saliu!Por Meta kurrsesi nuk jep siguri me balashet kafshe dythundrskë qe ka pranë ku Vasilët, Nacot nuk pyesin as për Metën.Nuk di a ja ka treguar librezen e punës,ne cilen ndermarrje ka punuar ky njeri qe drejton me projekt ramizist ende Shqiperine e mjerë!Pas 23 qershorit dhe ky duhet të gjejë punë për të pasur libreze më parë si gjithe shqiptaret!…Sovrani duhet te vendos,por qe te mos ket asnjë dyshim dhe të jepet garanci totale,duhet votuar vetem numri 29 dhe gjithe deputetet e PS të marrin pergjegjesi direkte,dhe pse dihet qe skuadra e Ramës dhe vet Rama ka ndonje difekt!Pas 23 qershorit Meta ne punë per librezen!…
KREDI TE KEQIJA apo ‘POLITIKANE’TE KEQINJ E KOKE PALARE
Nuk ka nevoje as te lexosh te gjitha pyetjet e ‘gazetarit’ e aqe me teper ‘pergjigjet’ e ilirjanit.MJAFTON BORXHI(VJEDHJA)350-450 MILION.
Eimagjinojne shqipetaret nga me idjoti deri tek me militanti qe vazhdon me shpresen si dhelpra pas ‘koqeve te dashit’ se do ti binin nje dite qe ti hante.
Ska statistika te sakta thote ky ‘njeri’ qe ka qene deri dje zv kryeminister dhe ministrat e tij kane drejtuar ‘ekonomine’.NDRYSHIMI ESHTE JO 100 LEK POR 100 MILION EURO.Borxh i shtetit ndaj ‘biznesit’ ?Nuk eshte borxh i shtetit por i femijeve shqipetare te pa ngrene .NUK MJAFTON TE PA NGRENE POR EDHE BORXH,KUJT E KU JANE PERDORUR 450 MILION?
zot po qe se egziston zbrit e po nuk more politikanet na mer te pakten gazetaret.
kur flet dhe Meta per politike mos ngelte njeri tjeter, harron Meta qe eshte bere si puna e semaforit ne oret e vona te nates dhe qendron te ngjyra portokalli dhe nuk e dime se cila do jete shenja tjeter e tij, ngjyra jeshile apo e kuqe.
shan kaka mutin.. eh more Lilo shtanga, nje thes me mut je ti dhe asgje tjeter..!!
se kujt ja kane heque vizen Shqipetaret kete gje e dime mire, je ti dhe jo Berisha, e vetmja pune e mire qe ti ke bere eshte bindja qe i bere Rames per votimin e tre ligjeve, po per tjeter gje je komplet i humbur.