Debati i munguar për rotacionin partiak

9 Qershor 2013, 21:40Editorial TEMA

Nga Arben Manaj

 

Meqë nuk më shkon ta them unë se përse kolegët e tjerë analistë dhe opinionistë nuk po flasin ende se çfarë do të ndodhë me Berishën dhe Ramën apo fakultativët e tjerë si Meta, dhe deri tek rishtarët Topi dhe Spahiu, në rast se nuk fitojnë në zgjedhjet e ardhshme, ku pretendojnë se të gjithë do fitojnë, le të hapim një debat që do duhej të ishte sqarues se çfarë do bëjnë ata në rast humbje.

Në prag dhe pas zgjedhjeve të kaluara, u konsumua një kohë dhe hapësirë e jashtëzakonshme deri në fiksim, në debatin mediatik dhe politik dhe me shumë të drejtë, për atë se përse nuk jepte dorëheqjen Rama pas humbjes zyrtare të zgjedhjeve, sic e parashikonte statuti i Partisë Socialiste.

Pavarësisht retorikës dhe pretendimit për vjedhje të zgjedhjeve, apo edhe bypass-it për kreun e socialistëve, me të drejtë në atë botë, u ngrit shqetësimi në parim i rotacionit partiak të liderëve kryesorë, ose më saktë të Ramës si humbës formal.

Por katër vjet më pas, kjo temë është arkivuar çuditërisht. Askush nuk flet. Të paktën në prag të zgjedhjeve lispet të dihet se ç’mendojnë udhëheqësit demokratikë të partive me statute demokratike, dhe natyrshëm, a do të largohen siç ndodh në shumicën e vendeve me demokraci të zhvilluar për t’i lënë dhe hapur rrugën të tjerëve më të suksesshëm, nëse ata nuk arrijnë suksese elektorale. Debat ky që do duhet të ndiqet edhe pas 23 qershorit për humbësin.

Në rastin e Edi Ramës, do të habitesha nëse do të klonohej më ndonjë manovër për qëndrim të mëtejshëm në krye të partisë më të madhe sot të opozitës, aq më tepër që në të majtën shqiptare po spekulohet se Meta e ka një sy nga maja e PS-së, gjë që e shoh personalisht tejet të vështirë hëpërhë edhe nëse dështon Rama.

Padyshim, Rama do të dëmtonte tej mase profilin e tij politik, po të ishte në shtator kryetar i PS-së, në rast se Rilindja e tij nuk do të lindte dhe ai do të ishte i dënuar për të mos qenë më kurrë Kryeministër i këtij vendi.

Normalisht, ai do të jetë deputet dhe me të do duhet “ta ketë mirë”, medoemos çdo pasues dhe trashëgimtar i PS, për shkak të “ramistëve”, formacionit të të përzgjedhurve të Ramës në listën aktuale, e cila duket se do të jetë një kafshatë e pakapërdishme në këtë mandat, ndoshta edhe më tej.

Ndërsa me Ramën e dimë skenarin, ose shpresojmë ta imagjinojmë se e dimë, edhe me Berishën personalisht nuk kam dyshime, se ai do të qëndrojë “derisa Ai t’i thërrasë numri”…

Por ajo që më duket më shqetësuese është fakti se ata që dikur ishin ithtarë dhe parimorë për rotacionin në partitë shqiptare, sot heshtin zbulueshëm.

Berishës, si i pakonsumuar në këtë debat, i duhet kërkuar publikisht dhe me forcë të prononcohet, nëse do të japë premtimin, meqë është në një delir premtimesh, e do të largohet apo jo nga partia e parë demokratike e Shqipërisë, si udhëheqësi i parë i saj, dhe i fundit edhe sot e kësaj dite, në rast se shqiptarët do t’i thonë, “faleminderit, por jo faleminderit”.

Përveç moshës fizike, por edhe moshës në krye të PD-së, një anormaliteti demokratik ky, në lindjen dhe perëndimin evropian, por jo në kontinente të tjera, Berisha nuk do t’i bënte ndonjë nder kushedi aq të madh shqiptarëve, sesa vetes, nëse vetë do të shprehej dhe të vepronte vetëm duke na pikëçuditur dhe zënë gafil të gjithëve, më në fund, se e ka pas seriozisht demokracinë në Shqipëri, por edhe atë të munguar brenda partisë së tij, duke deklaruar që sot, se nuk do të jetë më lideri historik në krye të PD-së pas 23 qershorit.

Padyshim që ai do të mbetet lideri historik i partisë së tij, dhe një drejtues kontravers i Shqipërisë, por nëse do të bënte të parashikueshmen e një demokrati, largimin dhe lirimin e rrugëve të frymëmarrjes demokratike në PD, të paktën do i njiheshin dy merita.

Përveç se do ja kujtonin të qënit i pari ish- komunist shqiptar, si kryetar i një partie antikomuniste dhe demokratike në post-komunizëm, por po aq do t’i përmendnin edhe që nuk iku nga kjo botë, pa ikur nga skena, kur humbet betejën me jetën politike në botën demokratike.

Berisha ka rastin e artë që të mësojë nga precedenti i Fatos Nanos, por edhe të mësojë nga gabimet e tij, pas largimit nga partitë që vetë krijuan, edhe pse dikush do thoshte me realizëm ose cinizëm, me ndihmën e Ramiz Alisë në të dyja rastet.

Ashtu si edhe Rama, edhe Berisha do jenë të pranishëm në jetën e mëtutjeshme politike, në një opozitë apo rotacion hipotetik pushteti, pasi do jenë deputetë secili, por në rastin e Berishës, dhe për PD më shumë se kurrë, është jetike për demokracinë shqiptare që ajo të rilindë dhe të mundësohet edhe tek ai formacion qarkullimi i stërvonuar dhe real i elitave.

Edhe me Berishën, aq më tepër me të, kushdo që do të jetë “trashëgimtari/ja”, do e ketë të vështirë ose të pamundur për ta anashkaluar “babanë shpirtëror” të demokratikasve, apo për të mos ia  dëgjuar këshillat, nëse ai nuk do të jetë, siç besoj, ventrikulisti real në çdo PD, përsa kohë që ai do marrë frymë mbi dhe.

Por këtu tragjikisht duhet ta pranoj, po flas për formalitet më shumë, sepse kaq lejon hapësira e zhvillimit dhe praktikës së demokracisë shqiptare.

Pikërisht formalitetin e parimit te rotacionit partiak kur humbet pushtetin ose betejën elektorale për rotacionin e pushtetit, dhe pas 20 e ca vjet demokracie të brishtë, qoftë edhe për shkak të këtij debati të munguar mes opinionistësh dhe opinionit publik.

57 komente në “Debati i munguar për rotacionin partiak”

  1. raviku says:

    Fatkeqesisht per Shqiperine dhe per shqiptaret Berisha nuk meson kurre. Nuk ka per te mesuar nga precedenti i Nanos ashtu sic nuk mesoi kurre nga gabimet e bera ne 97 dhe me vone. Per kete arsye populli i ketij vendi ka paguar nje fature mjaft te majme, ne vite kohe te humbur kot ne tranzicionin qe ka pasuruar ne menyre te pabesueshme familjen Berisha. Sot me shume se kurre eshte e dukshme se Rilindja nuk eshte thjesht nje alternative, por e vetmja mundesi per te dale nga ky qerthull.

    1. stela says:

      Edi Rama ka treguar dhe po tregon se eshte nje lider europian. Ai eshte e vetmja alternative reale per nje Shqiperi qe ecen para. Ne 23 qershor ne te gjithe duhet te bashkohemi per Rilindjen!!!

      1. vlonjati says:

        Nuk mund te kete debat per rrotacionin se nuk mund te pritet nga nje shef opozite ti mbroje me arme votat. Pastaj behet lider revolucioni dhe nuk ka me demokraci, por lufte civile. Pak a shume duket sikur Berisha kte do. Po mendoj se Rama dhe PS i lajne hesapet me Berishen kete here. Sala nuk ka me shance!

        1. egla says:

          Nuk ka debat sepse e dine te gjithe per Saliun. Prandaj ka debate vetem per Ramen, madje dhe Saliu nuk flet per tjeter gje. Po do e percjellim me temena Saliun kte here, shikojeni

          1. matrapapupa says:

            Ne PD nuk ka me as zgjedhje dhe as demokraci te brendshme, cfare debati prisni ju te kete per rotacionin kur ata e mendojne Berishen te perjetshem. Ai ka rrjedhur dhe mbaruar nga trute dhe ka me gomere qe e duan akoma. Ketu duhet fshesa e votes popullore per ti hequr te gjithe PD!

            1. arturi says:

              Rama e ka treguar se nuk e ka problem rotacionin, po mungesen e lirive dhe te se drejtes se votes ne ket vend. Nga Berisha pastaj, nuk pret njeri qe nga ai. Ketu ndryshohet tani, ose kurre me! Dhe une besoj se do e heqim tani.

            2. afrimi says:

              Sali Berisha eshte i rrotacionuar me kohe.
              Nuk e pranoi dhe i vodhi dy pale zgjedhje
              Kjo eshte e treta e verteta
              Dhe hera kur fiton bindshem Rama dhe demokracia bashke me te

            3. alesia says:

              Kemi dy kahe krejt ndryshe ne cdo aspekt. ne njeren ane kemi nje parti me gjithcka i duhet per te cuar vendin para, e nga ana tjeter nje parti-plak e cila jo vetem qe ska asgje per ti dhene ketij bendi por ka shume kusure per ti shlyer. Kjo merr fund shpejt, pas afro 2 javesh

            4. Sindikata e Minatorëve says:

              Ka edhe alternativa te tjera. Sigurisht jo per ata qe shohin vetem bardhe e zi, PS e PD, apo qofte edhe ngjyra te tjera te dala boje.
              https://www.blogger.com/blogger.g?blogID=1041586457480786085#allposts

            5. Kristina says:

              E vetmja gje qe ka me shume se cdo gje rendesi sot eshte rrezimi i berishes nga karrigia qe ka uzurpuar pa pike te drejte por duke vjedhur votat e popullit
              ky komunist qe luftoi kunder komunizmit nuk e crrenjosi kurre ate nga vetja dhe shqiperia
              lufta jone sot eshte rrezimi dhe 1 here i komunizmit,nuk ekziston fjala humbje te majten
              dhe nese do ndodhte halli me i madh dhe i vetem i shqiptareve do ishte regjimi totalitar berishian dhe jo ajo cka ndodh me jeten e rames

            6. Iris says:

              Nese Berisha do te jepte doreheqjen nga kreu I PD dhe politika, do ti bente nje nder te madh Shqiperise dhe Sqhipetareve. Ka nje munges te dukshme ne demokracine e mbare Shqiperise dhe te vete PD si structure, ku prej vitesh sundon Berisha.

            7. @matrapapupa says:

              Me thuaj nje Parti ne Shqiperi qe ka demokraci te brendeshme. Fillo me PD e me pas PS.LSI,PDS<PSD etj. Jane po ata lidere ketu e gati 20 vjet e me pak. Kulmi eshte me Ilir Meten qe ka thyer statutin e partise hapur, duke u rizgjedhur pas nje "gare " me Luan Ramen.Mos te harrojme ketu qe e shoqja drejton gruan e LSI dhe qe te dy jane kandidad per deputete gje qe nuk ndodh as ne Afrike!!!!!Ky eshte fenomen shqiptar dhe do te vazhdoje keshtu fatkeqesisht dhe per shume kohe, ndaj mos u nxito te arrish ne konkluzione mediokre.

        2. fatjoni says:

          Eshte nje realitet qe shihet qarte cdo gje. Cdo gje eshte ne favor te opozites e PS Ka bere nje super skuader me nje program tejet te qenesishem. kjo e ben ate alternativen e vetme per kete vend e liderin e saj njeriun vizionar qe ka treguar se di te beje ndryshime galopante

      2. Tina says:

        C debat do behet kur debatin e ka mbyllur populli me gjithcka tregon cdo dite,. KEmi nje sali qe del e shan rrugeve me antiplumb veshur, dhe nje lider opozite qe eshte peqafuar nag populli e eshet i sigurte kryeminister neser. kjo eshte aq e thjeshte sa ska ku te veje. RAma fiton e gjyshi merr shkoopin e shtetit

      3. Vlora says:

        rama edhe po nuk i fitoi zgjedhjet nuk do te jete per faj te tij por do te jene perseri vjedhjet e berishes,,,,,dhe me nje siguri 99% kalimi i metes perseri ne krah te berishes.

        ate qe ka aritur rama me ps nuk do ta arinte dot asnje kandidat brenda se majtes per te qene lideri i saj.

        ne rast te largimit te rames (supozohet) e majta mer fund dhe shqiperia kthehet tamam ne nje diktature.

        rama ne asnje menyre nuk duhet te dorehiqet por duhet te luftoje fort qe shqiperia te mos mbetet perseri ne “komunizem”

    2. filan fisteku says:

      Me thene te drejten lexova vetem paragrafin e pare. E kuptova qe autori shtron tezen e doreheqjes se liderve ne rast humbje…..pastaj nuk lexova me asgje. Kalova direkt ne fund. Dhe po komentoj: NUK JEMI FARE ne kushtet ku mund tja lejojme kete debat. Jemi njesoj si ne zgjedhjet e 97, kur Berisha kishte djegur shqiperine dhe mezi pritej te vinte opozita ne pushtet per te pasur shprese. Jemi ne te njejten situate….ky debat behet ne kushte normale. U be ky debat ne 2009, ne kushte me normale…..tani ne 2013, pas te vrareve, pas krizes se thelle ekonomike e pas kapjes nga diktatori i cdo gjeje…..objektivi i vetem eshte LARGIMI I BERISHES. Kaq

    3. filan fisteku says:

      …..Edhe dicka tjeter. Nuk jane budallenj analistet e tjere qe nuk e hapin kete debat sepse nuk jemi ne kushte normale demokracie. E majta realisht i fiton zgjedhjet. Dhe cfare ndodh me Berishen ne opozite te gjithe e dine, qe ai do vdesi ne politike.(Fundi i fundit i gjithe elektorati I djathte eshte idiot e i trashe, jane gati qe Birisha ti japin dite nga jeta e tyre dhe qe udheheqesi te jetoje sa malet) kurse (tek e majta gjithmone ka qene ky debat, se PS ka pasur shume lidera e kryeminstra) Poooor nqs Berisha i vjedh perseri zgjedhjet, eshte hipokrizi dhe dashakeqesi ti themi Rames te dorehiqet sepse i takon popullit dhe Analisteve si ju qe te derdhen neper sheshe per revolucion…..OK?

  2. DREJTESIA says:

    Pra Rama dhe Berisha jane njesoj?

  3. ARON says:

    Si mund te thuash humbes per Ramen kur saliu jo vjedh ,po hapur ne tavoline.Dhe prape quhet humbje epo vrases nuk do behet,e ngriti popullin nr 21 Janar i vrau me duar ne xhepa sala ,kush e ka fajin Edi,po ke faj o Cane?mentalitet shqiptari i zoti vrasesi ,ai te drejtoje(perderisa nje pjese e njerezve e votojne qofte edhe me para apo nje vend pune,dhe ku ne shtet)Po vrasesi e hajduti e ka vendin para ligjit deri me nje te pergjigjet,jane mbushur burgjet ,halimi po ja ben gati sales privat!PROBLEM KRYESOR MBETET VOTA E LIRE DHE LEXIMI SI DUHET !TE TJERAT DO VIJNE ME RADHE.

    1. anticensurë says:

      aron
      humbës është gjithnjë ai që humb!!
      me ose pa të drejtë nqs dikush pranon humbjen ai është humbësi!!
      është e vërtetë që saliu vjedh e grabit,por kjo nuk do të thotë se rama është fituesi!!!
      përsa kohë rama do të pranojë vendimet e saliut,pas vjedhjeve që ai i bën,ai do të jetë humbësi!!(në fakt jemi ne humbësit,ai e ka bythën në të ngrohtë)humbja e tij,pazotësia e tij është frika për të mbrojtur fitoren reale të tij!frika për të kapur hajdutin!frika për të mbrojtur të drejtën e tij,TONËN!!!
      ky fakt është fatkeqsia tonë!sepse ne mbështesim një të paaftë!!një frikacak!arsyetimet që mund të pjellin mëndjet e pjerdhura janë të shumta,por asnjëra prej tyre nuk qëndron!!
      e drejta mbrohet fitohet deri me dhunë!!
      askush nuk mund të të thotë gjë nëse ti mbron të drejtën tënde!!
      lepuri në bark të ramës është shumë më i madhe se ai që ka njeriu normal!!ai lepur po ja kalon ramës për shtat!!
      në zgjedhjet e ardhëshme ai prapë nuk ka për të bërë gjë!ai do të tregohet prap frikacak!!
      rasit më i keq do të jetë nqs ai,për “të mirën e vëndit”,do të bashkëpunojë me sali berishën!!

  4. kelmendasi says:

    Nje komentues me emrin Stela thote:Edi Rama ka tregue se eshte lider europian.
    Edhe une dakort jam por e pyes parakomentuesin:Islamin perse e rrethoji me huliganet e freshit dhe Saimir Tahirin? Pse u desh DASH ta mbroji Islamin nga Europiani yt Rama e hordhite e tije?
    Perse i quajti tradhetare ata qe e braktisen Ramen? Keshtu jane liderat Europijane? Me armiq e me tradhetare?
    Perse nuk e sulmon njeri Oketen? Apo pse nuk i rrethojne shtepine edhe Oketes?
    Ndofta zoti apo zonja Stela (nuk ja kuptoj gjinine)mos done te thote se: Rama eshte lider europian prej Bangladeshit?
    Po qe per kete jam dakort .Nuk jam kondra

    1. ARUSHA says:

      Bangladeshin ke Shqiperine dhe kete e ke ” DHURATE PER DITELINDJE” ti ; une e gjithe Shqiperia nga Sala dhe Podestat E Amerikes ;Anglise;Kanadase ; Hollandes ; GREK E SERB ;ARABI;IATALI e ndonji tjetri shtet ; por kurrrrrrrrrrrre nga Rama e Gjermania !

  5. ska rendesi says:

    Rama e ka treguar qe eshte i gacem per nje debat perball berishes,po ky i thundit ka nguruar,ather cte mendojn njerzit……

  6. feim babameto says:

    Kur flet per “ish komunistet” djali i ish sekretarit te pare te PPSh-se Gjirokastres, saldatorit Ali Manaj, eshte per te qare hallin. Vaj medet thuaj. Po pse çfare presim nga Arben Manaj, te behet i djathte? Po ne Gjirokaster te gjithe e mbajne mend çfare zemrziu e çfare injoranti ishte Ali Manaj.

    1. ARUSHA says:

      GJIUROKASTRITET JANE NJERZIT ZOTERINJ TE SHQIPERISE QE GJITHE JETEN E KANE PATUR VEHTEN NE KONTROLL;E KEQJA I KA ARDHUR SHQIPERISE NGA AJO PJESE E POPULLIT NUK NXE EDHE PO BERI SHKOLLE AS SI NJERI DHE AS SI ZANATCI ! TUNG OR TIJ I MALCIS

  7. Ajet Delaj says:

    SISTEMI POLITIK DHE MODELI EKONOMIK
    Megjithse mardhenjet ekonomike gjithnje kane evoluar me shpejt se sistemet politike prapseprape jane sistemet politike qe percaktojne modelet ekonomke.
    Per ti hapur rruge mardhenjeve te reja ne ekonomi shpesh eshte perdorur forca pra revoluvionet dhe qe ka cuar ose ne permirsimin ligjor te mardhenjeve ekonomike ose ne permbysje te modeleve ekonomike. Pra ndikimi i ndersjedhte ndermjet sistemeve ekonomike e modeleve politike jo vetem eshte i pashmangshem por shpesh kane percaktuar njera tjetren.
    Ndryshimet politike qe ndollen ne Shqiperi pas 90tes synonin ne radhe te pare ndyshimin e modelit ekonomik pasi duhet thene se deshtimi i modelit ekonomik jo vetem ne Shqiperi por ne tere lindjen komuniste pershpejtojne domosdoshmerine e permbysjes se sistemit politik.
    Mirpo asnje sistem politik nuk deshiron qe te permbyset pasi natyrshem cdo system politik ka beneficiaret e tije. Prandaj rezistenca e sistemit te vjeter per te qendruar si structure apo si psikologji padyshim qe ka ndikimet e veta edhe ne modelin ekonomik te nje vendi si ne rastin konkret edhe ne Shqiperi.
    Te shikojme modelin politik te pas 90tes dhe evolimin apo reformimin e tije pergjate 23 viteve te fundit.
    Dihet qe pas 90tes era e demokracise u ndie fuqishem edhe ne Shqiperi dhe deshira dhe vullneti i njerzve ishte shume i madh per ndryshim te gjithanshem politik e ekonomik. Padyshim edhe leshimet e pushtetit te vjeter nga frika e perplasjes se drejteperdrejte si ne Rumani ishin te medha gje qe shpresa per nje system te lire e demokratik ishte e madhe.
    U formuan parti politike jashte vullnetit te sistemit te kaluar dhe te pakontrolluar prej tyre por gjithnje sistemi komunist sipas nje plani te detajuar me pare delegoje misionaret e tije ne partite e reja te krijuara dhe duhet thene fatekeqesisht se paten sukses ne projektin e tyre.
    Lexoni apo ribotoni programin e pare te Partise Demokratike te 5 Janarit 1991 dhe lexoni projektin e kesaj partie per pronen private dhe beni krahasimet me projektin actual apo ate qe karealizuar pergjate ketyre viteve ne pushtet.
    Po ne permbusjen e sistemit politik cfare ndolli? Dihet tashme se si zgjidheshin kandidatet per deputet nga strukturat e partive respective te partive (PD) nga seksionet grupseksionet konferencat e partive te rretheve e miratoheshin pergjithsisht nga forumet e larta te partise. Pra cdo zone zgjedhore kishte deputetin e tije qe vete e kishin votuar pasi nuk behet fjale per vota te vjedhura ne 92shin.
    Kasta e vjeter duke ditur rolin e madh qe ka modeli ekonomik ne permbysjen apo reformimin e sistemit pulitik ne kete fushe leshimet ishin me te vogla e natyrshem me te ngadalta.
    Dihet tashme qe sistemi criminal komunist i para 90tes ishte pregaditur me kohe qe te perballonte revolten popullore te 90tes megjithse duhet thene se asnje pregaditje nuk mund te jete ne perfeksion pasi dalin edhe te papritura.
    Pra vala e revoltes antikomuniste e shqiptareve dhe kryesisht e levizjes studentore do ndeshej me nje project te parapregaditur pothuaj deri ne detaje ku shprehjen dhe konfirmimin me te mire e merr tek dora e Ramiz Alise tek rrotullohej ne ajer “dale djema se nuk I dini e gjitha” ne takimin e tije me studentet pasoje e te cilit ishte pranimi i pluralizmit politik.
    Nese permbysja e modelit ekonomik stopoje qe ne 91shin dhe ne vend te kthimit te prones tek i zoti vershoje vjedhja e prones, tashme per te dyten here por kesaj radhe jo me ne emer te shtetit por nen ombredhen e tije per interesa te trashigimtareve te sistemit te vjeter .
    Tjeter gje ndolli me sistemin politik qe beri prapaktheu duke u unifikuar sot me modelin ekonomik te nje ekonomie informale e prona te grabitura qe prodhon krime , viktima paqendrushmeri e paprespektive ekonomike e politike.
    Shikoni me vemendje se si konstituohet pusheti kryesor ne Shqipri sic eshte Parlamenti. Enveri (kryetari i partise respective) mbledh byrone politike(kryesine e vogel ne rastin konkret) dhe paraqet vullnetin e tije per kandidaturat per deputet qe natyrshem nuk kundershtohen asnje. Paraqitjen e kandidaturane te tije nuk e paraqet ne zona te percaktuara zgjedhore por ne gross (qark) pasi mundet qe nuk i njeh askush ne qarkun qe I dergon , natyrshem per interesat e tije te sundimit e jo per interesa te popullit.
    Pastaj vazhdon me aksionin vendimtar ,maskaraden e radhes qe quhen zgjedhje ku shpesh me marveshje ndermjet bijzave te Partise Punes nxjerrin ke te duan edhe ne kampe gjoja kundershtare por gjithsesi te preferuarit e diktatorve te vegjel se paku keshtu eshte vazhduar deri ne 2005 se pas kesaje duket se kan nderruar strategji pasi ne 2005 Mehmeti iku e ka mbetur vetem Enveri, Ramizin nuk e pyet kush edhe pak.
    Kjo kaste sahanlepiresish (deputetet) qe vendin e kane marre me vjedhje te vulnetit te popullit e shuma te medha parashe te derdhura ne arken e kryetrit nuk mund te jete tjeter vecse hajdute te pacipe e te paprincipte te pasurise kombetare.
    Pra nje pushtet i inkriminuar e ilegjitim kerkon patejeter nje ekomomi informale e te grabitur si garanci per te mbijetuar se bashku. A mundet qe te respektohen lirite dhe te drejtat themelore te njeriut me nje pushtet ilegjitim e ekonnomi informaledhe te kriminalizuar ? Kurre.
    Perse politikanet shqiptare jane ngerthyer te modeli i takses (grabitjes) dhe nuk ndalen tek ligjshmeria e bazes ekonomike sic eshte prona dhe aq me pak se si jane shpenzuar keto taksa. Per Shqiperia ne informalitet total nuk eshte e rendesishme modeli i grabitjes (takses) por ku perfundojne parate e taksave dhe a paguajne te tere takes sipas ligjeve ne fuqi apo ka klientelizem ne taksa e dogana. Sigurisht keto te fundit jane sheshit pasi as qe lodhen me i kamufluar sado pak. A e lexuat se fundmi se si perdoret helikopteri ushtarak per te trasportuar kurva dhe terrorizuar nje ish antar te bandes se tyre ne nje vend anta rte NATOs .
    Pra kur nuk stepen e friksohen as para nje structure te fuqishme politico-ushtarake qe Presidentet Bush-Obama na futen ne shqiptareve per t,na siguruar si komb pasi dihet se neokomunistet- mafioze nuk permbushen asnje kusht per pranim , dihet se cfare po i punojne shqiptareve kjo kaste kriminale.
    Politikanet as qe i permendin apo trajtojne keto tema pasi si informl e te paligjshem qe jne ne ato pozicine mbijetesen e tyre e shikojne ne nje ekonomi informale e nje kaste grabitesish natyrisht duke shtypur e varferuar pjesen dermuese te shhqiptareve se bashku me ta edhe pjesen me fisnike te shoqerise ish pronaret.
    Nese shqiptaret vazhdojne t,ju besojne e perulen persekutoreve e grabitsve te pasurise se tyre e nesermja ka per te qene edhe me e zeze.
    Ajet Delaj
    New York

  8. R,Tare says:

    Qe te dy katovicen zbatojne, parti e vertete eshte FRD mblidheni mendjen shqiptare prej FRD vjen shpetimi.

  9. ska rendesi says:

    kam par dhe kam degjuar shum nepermjet medjave,rjeteve soziale po dhe lajv drejtpersedrejti,ajo qe me ka ber pershtypje ka qen nje fjal e permendur shpesh ne kuptimin figurativ nga njerez te ndryshem ne vende te ndryshme (une per 3 pula bera dy vjet burg ilir floriri vodhi 700 euro dhe doli i pa fajshem,cdo te thot kjo keshtu do vazhdojm ne me plera te till si keta te lsi.

  10. mergimtari fv says:

    Mane zoti Berisha eshte ne kembe te Haxhi LLeshit , gjithe jeten president , ne prag te vdekjes depute e keshilltar si Bab Myslimi , nga keta lubi mos mbaj shprese te largohen pa shkertuar vendin .

  11. ugin says:

    Rotacioni politik.
    Nje shkrim interesant, qe te ben sadopak skeptik dhe te largon nga afermja e sotme..
    Per PD eshte me se e qarte se Berisha po trazon letrat dhe si ai mandia akoma eshte ne dilem se cdo beje pas 23 qershorit . Pesimi i Nanos ndoshta i ka dhene nje rrugezgjidje dhe atij , por tash qe Nano edhe pse indirekt po trumbollon ujerat e pellgut te ceket te tij Beriishes i sherben si drita e zbehte ne tunelin e erret mendor te tij..
    Pra rotacioni ne PD ngjan me shume me nje shkrirje te PD dhe rilindjen e fryme te re demokratike sesa me nje rotacion politesk dhe emancipues
    E vetmja gje qe ben te kesh nje shprese per rotacion tek PD eshte riangazhimi i SELAMIT ne PD.. Thuani te ndodh kjo sepse Basha eshte shume cool tonon per lider opozite,,
    Persa i perket Rames 12 vjet ne opozite jane shume rastesia e perseritur nuk eshte me rastesi pas tre humbjesh mandatesh! Raminizmi eshte nje fryme e re me e etur tash se Berishizmi dhe per arsye moshe por edhe per arsye etje dhe kariere pushtetike ,,
    Meqenese e majta eshte ide dhe te majtet gjithnje jane me real dhe te zellshem per rotacione fitimprurese , mendoj se pavarsisht largimit te Rames apo jo( meqenese Meta do shkrihet nqs, se pesojne disfate ne 23 qershor )mos harrojme frymen e re politike qe do sjelle partia e re e MALAJT , e cila do jete nje parti po e majte ku ne gjirin e saj do riatesohen te gjithe te pakenaqurit e PS nga Edi Rama ..
    Pra me ngjas se me shume do kemi rotacione te pergjithshme pas 23 qershorit me formime partish te reja PO NGA KETO BAZA ME RIKTHIME TE TE PAKENAQURVE NE BAZAT E TYRE , GJOJA NE EMER TE RILINDJES SE VERTETE sesa rotacione reale perbrenda dy ketyre forcave politike

  12. ilir says:

    Arbeni ka dashur të thotë ca fjalë!!!!
    Asgjë më shumë se fjalë.Kësaj i thonë llafos kot.

  13. frenk says:

    Arben! Shkrim tejet i dobët. Përfiton nga nostalgjia që ka Meroja për njërin nga krahina e tij. Ke vetëm një progres: stërmundohesh të baraslargohesh nga dy liderrrat. Pse nuk lexon shkrimet e Adrian Gil dhe të profilizohesh si një gazetar që kërkon qimen në vezë? Nuk e ke atë talent, por mundohu!Britanikët janë një popull i mrekullueshëm. U japin statusin e refugjatit politik edhe sekretarëve të pare të partive komuniste. Përfito, mor burrë, përfito! Ti gjithmonë ke përfituar. Lexo sa më shumë shkrime të Adrian Gill që ta hollosh pakëz lëkurën.

    1. Sandri says:

      Frenk meqe hiqesh si I lexuar Nuk eshte Adrian Gill por Andrew Gill ai qe I tha berishes Dhe regimit te tij qeveri gamgesteresh! Kete po thote Edhe Manaj per regjimin qe ti e ke shume per Zemer Edhe pse ke qene yni deri Sa u fute Ne qeveri! Te fala e di vet ti Kush mund te jem!…

  14. ali says:

    0 zoti Arben, kaq shume te shqeteson rotacioni i Edi Rames,se sa ai i Sali Serbit qe ka 23 vjet ne pushtet.

    Beni hyzmet diktatorit ju lakejt kockelepires. Me perrallat tuaja ne shtyp,radio,televizion kerkoni rotacion

    te PS.,por kur behet fjale per PD,sikur nuk ju vjen zeri.Turp t’i vije gazetareve si F.Lubonja,Cili, Bushati,pa

    permendur te ziun Fevziu,sahanlepiresin nr. 1 te diktatures ne pushtet. Edi Ramen ende nuk e kemi provuar

    dhe gjithe shtypi,sigurisht i diktatures e paragjykon ,e denon , e denigron,etj.etj. Kemi kohe t’ia themi te

    gjitha keto Edit,por tani problem nuk eshte Ky,por diktatura e vendosur qe prej 23 vjetesh, nje diktature

    kriminale ,e cila e ka shperfytyruar popullin shqiptar,e ka grabitur ate,e ka vrare e gjakosur. Ky eshte problemi

    kryesor tash per tash ne Shqiperi dhe jo Edi. Quo Vadis ????

    1. Trash says:

      Replie me Aliun me siper! Ore derdimen Nuk e kupton qe Manaj po mbron Ramen Dhe po ja fut Berishes ! Or kaqol Nuk je per te komentuar ti dergo mua! Shko Bej ndonje Pune tjeter he Vella! E dyta o Arben Djali Perse Merresh me Kete popull idjot qe Nuk I Ben pershtypje qe Nje kafshe si Berisha ka 23 vjet Ne pushtet! Une e di qe ti gjuan larg Dhe holle por Leri injorantet Ne ate Batak qe Jane se Kane rruge te gjate per perendim ku jeton ti! Ti mire Ben qe Shkruan Dhe analizon por Nuk e kupton se cfare niveli ka ende Ne shqiperi Dhe cfare politizimi ka aty?! Je shume I holle per ate nivel atje ! Ri o Njeri e Bej qejf maje Londres e harxho kohen kot me budallenjt! Ai vend se ka ate nivel Ndaj tall bythen Berisha Dhe se ka per gje tu Premtoj idiotesite me te medha te botes Dhe ata I hane . Ndaj I Ben ai se thote popull debil ! A e kupton apo jo ?!

  15. drini says:

    Mos me thuaj qe ke qene ne WC kur e ke shkruat kete editorial?

  16. lori says:

    Z.Manaj nuk jam aspak dakort me gjoja moderimin e te menduarit nga ana juaj kur beni paralelizma midis z.Rama i cili po lufton per te çmontuar makinen vrastare Berishjane duke u sabotuar nga te gjitha anet e perse jo edhe nga mioplliku Juaj gazetaresk me nje shkolle gazetarie”Bushatiste”!Krimineli Berisha mbart mbi samar nje 97 (lufte vellavrasese jug-veri)qe per nga plani ia kalon edhe çmendurive te BashatAlasadit.Per Gerdecin nuk mund ta akuzoj pasi ishte fabrike personale demontuese e ku per pasoje vrau punetoret e tij,le te merren familjet e viktimave me te ndersa per 97 ai e ata qe e rikthyen ne pushtet duhet te mbajne pergjegjesi penale e historike.Nuk dua te shmang kursesi ngjarjen makabre te 21 Janarit e perse jo edhe 2 Prillin 91.Ai zoteri me 24 Qershor(nq.se nuk riben nje 97 ne miniature)duhet ti çohet drejtesise si zvaranik e te pergjigjet per krimet e tradhetite ndaj ketij vendi pa ju hequr nofka Bure shteti si e drejte legjitime per tia hequr e atyre qe e pagexuan me sherbimet qe u ka bere.Vetem atehere ky popull do te kete shprese per demokraci e liri.

    1. qytetar says:

      Z. LORI ! JU PREMTON RAMA QE KETE KRYEMINISTER TA DREJTOJ
      NE BANKEN E TE AKUZUARVE ????NEQOFTESE PO ,DO TE PRANOJA
      TE FLISJA KAQ ME ZJARR PER TE .

  17. Shqiperia says:

    Nje shkrim brilant ,por jo per idiotet e temes .
    Mendoj qe Rama ka deshtuar mbas 21 Janarit nga vetevetja ,por
    ai e njeh qe ky popull eshte tej mase NAIV dhe kjo ja
    mban pak ndezur shpresat per te fituar , sepse ai nga ana e tij e shkriu
    talentin e bythelepirsit tek Meta.
    NDERSA BERISHA ESHTE I DESHTUAR NGA POPULLI ,POR JO NGA
    VETVETJA .

    1. Afrim says:

      @Shqiperia, koment i goditur! Vetem se ky perkufizimi NAIV!!! MILITANT po, se naive nuk jane, ndoshta jane te zaptuar nga nepotizmi dhe ndasite krahinore. Tani qe eshte ne loje edhe paraja hajde gjeja fundin… Sidoqofte, ideja e replikes time ishte; komplimente per komentin.

      1. Shqiperia says:

        Afrim ! Ju falenderoj per sygjerimin e fjales NAIV , gjithashtu per komplimentin

  18. Emigranti says:

    Z. Manaj, Nuk merr vesh fare nga politika. Nuk e ka aftesine te gjykosh liderat e dy partive me te medha te Shqiperise. Je shume i dobet ne arsyetim. Ne analizen tende ti flet hudhra ne kungull, nuk ja ke idene. Referoju Mustafa Nanos, meso prej tij, rritu dhe ca ne Shqiperi dhe pastaj provo te trajtosh ndonje problem te politikes shqiptare. Mos na provoko te vjelluren se nuk ta kemi borxh!

    1. Tanku says:

      Ky komentusi me Emrin Emigranti qe I modh fare! Bryl e kaluar brylit ! Keta kujtojne se Kane Nje kompjuter apo Internet Dhe mund te Japin mend! Ysh o derr.

  19. Te gjithe bashke nuk beni sa ajet delaj ne nje analize te paster & sakte; lutem lexojeni e mbani vesh, nga lloqet si keto tuajat … Bar do hame e trute po sa te gjeldetit do ju mbeten
    Keq me vjen qe ua them shqeto.
    Ndryshimi pas 60 vjet diktature eshte qe boni gamgam
    (i lehim hones)
    QaQ!!!….
    Ket ven’ e dun per hale plenash dhe skllever te bardhe
    per tja rrujt pasurite e poziten strategjike.
    Kur do hapni sy e veshe o gjelucer e do mbani mbyll’ gojen?!
    Kur zihen dy gomere kush fiton!????
    kjo eshte ceshtja, kush ka interes ta beje ket ven Afganistan e Kolumbi e Meksike e Kube….Liban bashke!
    Mesojeni ket masnej folim!

    E meritojme KULARIn po bot te gjithe llapaqenin e qut!!!
    Flm.Ajet e te mira!

    1. fakju me gjith delen e yorkut says:

      Mire se politikanet ,qeveritaret dhe analistet kane dale jasht kontrollit por dhe disa komentues si ajet delja me kete OK leshin po paraqesin deformime psiqike.
      Ajeti thote qe fajin e ka komunisti Berishe por nuk thote qe kete tradhetar dhe vrases te shqiptareve e pruri ajet delja me rajersonet dhe elez biberajn ne fillim te viteve 90 dhe duhet ti kerkoje falje shqipatereve.
      Dhe ky OK leshi i bie nje vrime tjeter se fajin e paska amerika.
      Jeni te vonuar zoterinj,Ai vend ka marre fund perfundimisht dhe me ndihmen tuaj qofshi pronare ,te perndjekur a te permjerrur politike.
      E VETMJA RRUGE ESHTE ELEMINIMI NE CDO LLOJ FORME DHE CMIMI PARA VOTIMEVE TE PERBINDESHET BERISHE QE E SHKATERROI ATE VEND ME SHUME SE TURQIT,GREKET DHE SERBET SE BASHKU.
      LERENI PORDHET ME RROTACJONE DHE AJETDELHOLEASS ARBENMANHOLEASS SE NQS HYN FUCKBERISHA I GJALLE NE KETO VOTIME KA ME JU DUKUR LULE ENVER HOXHA.

      1. Nuk thuhet holeass por arse hole o psiqik!

        1. fakju me gjith delen e yorkut says:

          Noun 1. asshole – holeass, insulting terms of address for people who are stupid or irritating or ridiculous
          dickhead, mother fucker, motherfucker, prick, bastard, son of a bitch,

          2. asshole – vulgar slang for anus
          arsehole, bunghole, arse ect

          3 asshole – holeass = rrotacjon ne shqiperi

          4.asshole – holeass = votimet e 2013 ne shqiperi

          5.asshole – holeass jane pinjollet e fashisteve dhe tradhetareve si xhaferr devat,prenk caleve,gjonmarkagjonet,kryezinjte qe e prune Salen ne pushtet dhe tani nuk e pranojne se eshte kopili i tyre.

          1. @fucku me delen e yorkut. Na ke bo i gabim shume te modh kur na permend Prenk Calin se ka per ti njel hatri Tom Doshit,se osht prej asaj familje,por megjithate Prenk Cali nuk ka bo pare me droge.

            1. fakju me gjith delen e yorkut says:

              Ja cfare benin garipat e ajet delajt tuj vra mesues qe i mesonin analfabeteve gjuhen shqipe,vrisnin cikat si talebanet e afganistanit kur shkonin ne hekurudhe dhe hiqnin shamijat e percet qe i mbajten sipas zakoneve te Turqise.
              NUK PO FLAS DHE PER VRASJET E KUFITAREVE QE ESHTE I IMPIKUAR DHE NJE TROPOJANO-AMERIKAN QE ESHTE MARRE ME TERRORIN ANTIKOMUNST NE SHQIPERI DHE ESHTE AI QE I JEP VIAGRA BERISHES NGA WASHINGTONI.

              Bandat e “Komitetit të Maleve” kërkonin rrëzimin e pushtetit me çdo kusht dhe me çdo çmim që të ishte i mundur, duke mos kursyer gjakun e askujt, mjaftonte që të arrihej qëllimi. Ishim përballë një terrori dhe një kasaphane të pashembullt. Vrasjet e tyre kishin arritur dhe te gratë, pa pyetur për asnjë ndjenjë njerëzore. Nuk ishte pak rasti i kunatave, Marta e Prena Tarazhi, të cilat u rrëmbyen natën mizorisht nga bandat, vetëm për faktin se kishin shkuar në hekurudhë dhe nxisnin emancipimin në radhët e grave në zonë. Ato u lidhën me litar pas një peme kumbulle dhe aty, në mënyrën më barbare, iu prenë gjinjtë dhe u masakruan me thika derisa vdiqën. Ka raste të tjera si ai i Dilicës së Fregnit, të cilën e grabitën natën po ato banda për të cilat po flasim, duke e hequr me forcë nga duart e nënës së saj qorre, dhe e çuan diku afër shtëpisë, ku pas masakrimit e therën dhe e pushkatuan. Tipike në kësisoj rastesh është ai i vajzës nga Oroshi që quhej Prena Përkola, e cila njihej ndryshe me emrin “Cuca e Oroshit”, që e vranë me armë në prezencën e dy fëmijëve të mitur (Agimit dhe Albinës) në djep. Apo ai i Shkurte Carës apo Mrika Lokës. etj etj qe jane me mijra raste
              SHAME..SHAME ..SHAME

  20. Vlonjati 1 says:

    Teme interesante qe do vemendje dhe presion nga te gjithe per t’u realizuar. Nano me te mirat e te keqiat e dha shembullin nga e majta. Eshte urgjente qe ky rotacion te ndodhe me berishen. I vetmi ishkomunist qe vazhdon te drejtoje partine dhe shtetin. Po ka PD duhet ta largojne patjeter ate qe drejton si enveri.

  21. Patrioti USA. says:

    Arben Manaj jeni shm i sakte, ne editorjal. E verteta esht qe ne PD ska demokraci, atje kush guxon te ngre zerin i pritet cdo gje per te ardhmen, atje ska zgjedhje forumesh, nuke zbatohet statuti. Fatos Nanua ka njemij e nje te keqia, por ka dhene shembuj te emancipimit dhe demokratizimit te PS, duke dhene disa here dorheqje, ndersa Saliu esht diktator, ai jo vetem qe sreflekton dhe te largohet, por ben deklarata publike se do ri ne pushtet edhe 30 vjet, mendime dhe veprime diktatoresh. SHikoni se si nga menjgjezi ne dark flet vetem per suksese, duke mos zene ne goje korupsjonin, varferin, krimin, vjedhjet e vrasjet, vetem premton rruge te cilet i inaguron per te treten her disa prej tyre, pale qe shumica prishen brenda muajt. Edhe medja spo e trajton sa dhe si duhet rotacjonin, me perjashtim te Meros, Stefanit, Nanos, Yzeirit, Vasillaq Vanjgelit e nonje tjetri. Saliu duhet te zhduket me voten e 23 Qershorit dhe duhet cuar ne gjyqin e Hages.

  22. Ermali says:

    RAMA DO HUMBI ME 23 DHE DUHET TE IKI NGA POLITIKA SE VETEM POLITIKAN NUK ESHTE NDERKOHE QE BERISHA BE GJYSEM TE MANDATIT DO TERHIQET PER TI LEN VENDIT DIKUJT TJETER NE KRYEMINISTRI KJO ESHTE E VERTETA QE QARKULLON

    1. Elite Navy SEAL Sniper says:

      Eshte nje e vertete tjeter qe qarkullon frikshem ne kupolen drakules berishe.Kohet e fundit jane perhapur zera se disa nga nipat e atyre qe berisha i ka zhdukur edhe vorret e te pareve ne tropoje jane dukur ne rrethinat e Tiranes.
      Kane ardhur paisje teper speciale dhe nga Amerika per te ruajtur me cdo kusht jeten e kryekriminelit por nuk mund te mbrojne dot nje K/M qe ka bere krime te perbindeshme.
      Nuk diskutohet qe berisha do perfundoje si Azem Hajdari qe u vra si nje zagar rrugesh.
      Plus fisit te haklajve eshte shtuar dhe poshtrimi publik qe ju be familjes Sadije berishes nga vjehrri dhe gjysem xhaxhai i saj me emrin SALI.
      AI NUK DO RROTACION POR RROTEN E PLUMBIT DHE PAK E KA …
      I HAVE A DREAM !

  23. beni says:

    Po kush ta mesoi politiken ty ore i biri i saldatorit sekretar partie.
    Prandaj u katandis keshtu ky vend se komandonin saldatoret injorante, karrocieret e mjeleset e byrose politike.

  24. beni says:

    Eshte loja e SHBA kunder komunisteve te PS ( PPSH) qe i shane per 55 vjet :

    I lane gjate ne opozite qe mos punonin e mos benin pare.
    Paret i beri Saliu i cili do bleje edhe votat per 4 vjetet e tjera, e loja vazhdon. Komunistat do hane bar !

    Sa te pakenaqur paska nga pluralizmi………

    Po kaq shume sekretare partie,oficera dhe sigurimsa paskemi patur ?????????

    1. Samanta says:

      Jan leshuar qent e saliut ! Boll or shpellare me historira biografish Sa te pshtire injorante qe Jane ! Ja keta kafsh e Kane marr Shqiperine ne qaf! Kontigjenti me koktrash I Shqiperise ! Race e ndyre qe vetem dine te shajne si mallikimi I Shqiperise sahli berishovici I Serbise ! Ptyyy race e ndyre!

    2. Sali Sllobodanka Bullatovic says:

      Ke te drejte komentuesi beni
      Lexoje keto rrjeshta ketu poshte dhe do kuptosh se sa pare valute ka bere dinastia antishqiptare dhe filoserbe e Sllobodan Berishes.
      Ju rikujtoj se ardhja e Tom Ridge-it ne 1997 se bashku me superagjentin damir fazllic ne zyrat e sigurise kombetare nuk ka ndodhur as atehere kur shqiperia ishte gati te behej republike e shtate e jugosllavise…

      Në një deklaratë të bërë në emër të grevistëve të UÇK-së keni deklaruar se Lulzim Basha dhe Argita Malltezi janë hartues të dosjeve të ushtarëve të UÇK-së të arrestuar pak ditë më parë. Mund të jeni më konkretë, çfarë dosjesh janë? Për cilët persona konkretisht?

      Fillimisht shpreh keqardhje për koincidencën e grevës tonë të urisë në Prishtinë (dhe fushatës elektorale në Republikën e Shqipërisë; unë nuk dëshiroj të jem palë në këtë fushatë. Unë kam bërë një prononcim publik dhe duke u mbështetur në informacionet që i kisha atëherë si gazetar investigues. Zoti Lulzim Basha dhe zonja Argita (Berisha) Maltezi dhe të tjerë kuadro nga Republika e Shqipërisë i kishte angazhuar UNMIK-u dhe institucione të tjera si “përkthyes”. Nga një koleg i tyre jam informuar se UNMIK-u përkthyesit nga Shqipëria dhe Kosova i paguante 2 mijë e 200 USD në muaj. Por këto kuadro të apostrofuara dhe të tjerë nga Tirana kanë pas edhe një zyrë tjetër angazhimi, rrjedhimisht edhe pagë tjetër, në Veriun e Kosovës, i cili qeverisej nga Beogradi. Atje me strukturat përkatëse të Serbisë janë angazhuar për të grumbulluar “fakte” për krimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj popullsisë civile serbe dhe shqiptare, si profesionistë të vyer që ishin dhe ndonjëri prej tyre edhe si njohës të gjuhës serbe. Dosjet që i bashkë-përgatitën institucionet neofashiste të Beogradit dhe ai staf nga Tirana po i shfrytëzojnë tani prokurori i EULEX-it.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje