Dasma mbretërore, princesha suedeze martohet me bankierin amerikan

10 Qershor 2013, 13:39Lifestyle TEMA
Dasma mbretërore, princesha suedeze martohet me bankierin amerikan

Princesha suedeze u martua dje me të dashurin e saj bankier, në një eveniment të ndjekur nga të gjitha familjet mbretërore europiane dhe elita njujorkeze. Princesha Madlein, 30 vjeçe, më e reja e tre fëmijëve të Mbretit Karl XVI Gustaf dhe Mbretëreshës Silvia, u martua me financierin Kris O’Neill, 38 vjeç, në Pallatin Mbretëror në Stokholm.

Mes të ftuarve elitë ishin këngëtari i Duran-Duran, Xhon Tejlor, Princi Nikolaos i Greqisë, Karl-Johan Person, shefi ekzekutiv i kompanisë së veshjeve “Hennes & Mauritz” (H&M) dhe yjet e “Roxette”, Per Gesëll dhe Marie Fredrikson. Çifti u takua në vitin 2010 kur princesha u largua për në SHBA, pas një historie të dështuar dashurie. Ajo donte të largohej nga Suedia pas prishjes së fejesës me prokurorin suedez Jonas Bergstrom, pas spekulimeve se ai e kishte tradhtuar. Princesha është e katërta në radhë për trashëgiminë e fronit suedez.

Princesha, e cila njihet edhe me titullin Dukesha e Halsinglandit dhe Gastriklandit, jeton në Nju Jork, ku punon për fondacionin “Fëmijët e Botës”, një grup jofitimprurës i themeluar nga nëna e saj. O’Neill nuk do të marrë asnjë titull pas martesës, pasi ai ka zgjedhur të mbetet qytetar i thjeshtë dhe të mos renditet në rangun mbretëror. Madlein njihet si princesha e festave, pasi dukej shpesh në klubet e natës së Suedisë,thekson “Panorama” .  P.K

 

3 komente në “Dasma mbretërore, princesha suedeze martohet me bankierin amerikan”

  1. AISHA says:

    hajde dhender hajde….ky po !!!!!

  2. egla says:

    hahaha i shkreti i duket vetja ne enderr..hajd mor qyqar se dardha e ka bishtin mbrapa ?

  3. enea says:

    Shpresoj qe dhendri te mos ta beje Suedine si Amerika

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje