INTERVISTA/ Ambasadorja gjermane: Zgjidhje urgjente për KQZ dhe hetim penal për rastet e dhunës

14 Qershor 2013, 14:56Politika TEMA
INTERVISTA/ Ambasadorja gjermane: Zgjidhje urgjente për KQZ dhe hetim penal

Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri flet për “Deutsche Welle”-n për atmosferën elektorale dhe primtshmëritë për 23 qershorin, për pjesëmarrjen në votime dhe raportet Tiranë – Berlin pas zgjedhjeve në të dy vendet.

Parlamenti në Tiranë i ka miratuar më në fund me votim të cilësuar paketën me tri ligjet për integrimin. E themi tani që Shqipëria e kap objektivin e saj strategjik për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE?

Në radhë të parë, ne e përshëndesim faktin, që dy ligjet dhe rregullorja e brendshme e parlamentit më në fund u miratuan edhe pse do të duhet të hyjnë në fuqi vetëm në shtator. Vendimin rreth hapit të ardhshëm të Shqipërisë, atë të statusit të vendit kandidat, Këshilli Evropian i Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive do ta marrë na varësi të konsideratës për raportin e Komisionit të BE-së.

Në këtë kontekst do të luajë rol edhe lufta e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë këtu hetimin proaktiv dhe ndjekjen penale të rasteve të tilla. Pra, vendimtar nuk është vetëm miratimi formal i ligjeve, por edhe implementimi faktik i tyre.

Konkluzionet e Këshillit, datë 11 dhjetor 2012, vënë theksin edhe në faktin që realizimi i suksesshëm i zgjedhjeve parlamentare është një test shumë më i rëndësishëm për funksionimin joproblematik të institucioneve demokratike në Shqipëri. Ne shpresojmë që Shqipëria ta kalojë me sukses këtë test.

Pas pak ditëve qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Si e konsideroni atmosferën e përgjithshme në këtë fushatë elektorale?

Ne po ndjekim me interes të madh përgatitjet zgjedhore dhe zhvillimin e fushatës zgjedhore. Përveç disa ngjarjeve të veçuara fushata elektorale ka rrjedhur deri më tani relativisht e qetë.

Të papranueshme mbeten gjithsesi përplasjet dhe sulmet ndaj kandidatëve të partive të veçanta. Nëse rreth tyre ekziston një dyshim i mjaftueshëm fillestar për ushtrimin e një vepre penale, u behet apel autoriteteve shqiptare të ndjekjes penale t’i ndjekin më tej këto dyshime.

Prej javësh ka apele, madje duke krijuar idenë e një trysnie nga faktori ndërkombëtar, për ti dhënë sa më shpejt zgjidhje problemit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, KQZ, i cili diskuton dhe merr vendime vetëm me 4 anëtarët e mazhorancës. Ju e shikoni këtë çështje të mbyllur, apo shpresoni se diçka do të lëvizë para ditës së votimeve për të patur një KQZ me 7 anëtarë?

Kjo varet vetëm nga partitë, duke u nisur pikërisht nga parahistoria e të gjitha partive pjesëmarrëse. Në këndvështrimin tonë një KQZ me vetëm katër anëtarë, në vend të shtatë, është problematik për shumë arsye:

Jo vetëm për faktin se opozita nuk është e përfaqësuar në KQZ dhe që katër persona duhet tanimë të ndajnë punën e shtatë vetëve – por vështirësia kryesore qëndron para së gjithash në faktin, që disa vendime të caktuara të KQZ-së, përfshirë këtu vendimin zyrtar për rezultatin përfundimtar dhe shpërndarjen e mandateve kërkojnë një shumicë të cilësuar.

Do të shihet më tej, a do ta dëmtojë ky aspekt realizimin e suksesshëm të zgjedhjeve parlamentare, dhe eventualisht deri në çfarë mase. Në muajin shtator, në Gjermani do të zhvillohen zgjedhjet për Bundestag-un Gjerman.

Nëse dikush do të më pyeste për emrin e kryetarit të komisionit të zgjedhjeve federale, do të më duhej ta gjeja në faqen zyrtare të këtij të fundit. Realizimi i zgjedhjeve duhet të jetë, pra, një çështje thjeshtë dhe vetëm teknike.

Një nga çështjet e diskutueshme ne qarqet politike, por dhe më gjerë në opinionin publik është niveli i pjesëmarrjes në votimet e 23 qershorit. Duket si një rivalitet mes dy iniciativave, njëra e konsideruar si “Fleta e bardhë”, që nënkupton paraqitjen në qendrën zgjedhore, por pa shënuar asgjë në fletën e votimit, dhe iniciativa tjetër është me kredon “Nëse nuk votojmë, nuk flasim!”. Cila sipas jush do të dëgjohet më shumë nga ajo që konsiderohet si pjesa “gri” e elektoratit?

E drejta për të zgjedhur, si në shumë vende të tjera edhe në Shqipëri është fituar mes përpjekjesh dhe përballjesh të mëdha. Ata që në shenjë proteste nuk shkojnë të zgjedhin, nuk mund të ankohen më pas, nëse në pushtet vijnë partitë e gjykuara prej tyre si të “gabuara”.

Por demokracia nuk konsumohet vetëm duke marrë pjesë rregullisht në zgjedhje, ajo ka nevojë edhe për një angazhim të vazhdueshëm qytetar. E këtu bën pjesë edhe vlerësimi i partive përmes mbajtjes ose jo të premtimeve të bëra gjatë fushatës zgjedhore dhe realizimit të programeve të tyre partiake.

Nga eksperienca e zgjedhjeve të mëparshme në Shqipëri ndodh thuajse i njëjti refren: shënohet një ditë e qetë votimi, por më pas në procesin e kalkulimit dhe shpalljes së rezultatit ka probleme, bllokime, acarime dhe deri kontestime nga palët. Si e parashikoni pas 23 qershorin 2013 në aspektin e përllogaritjes se votave dhe njohjen e rezultatit nga të gjitha palët?

Sikurse thashë më sipër, realizimi i zgjedhjeve duhet të jetë një proces i pastër teknik, në mënyrë që rezultati i vullnetit të zgjedhësve të pasqyrohet sa më saktë të jetë e mundur.

Nuk është e nevojshme të shohim shumë larg për këtë qëllim, në Gjermani, Francë apo vende të tjera anëtare të BE-së. Edhe vende fqinje të Shqipërisë ia dalin brenda një kohe mjaft të shkurtër të numërojnë votat dhe të përcaktojnë rezultatin përfundimtar zyrtar të zgjedhjeve.

Pak më vonë zhvillimit të zgjedhjeve në Shqipëri, në muajin shtator, do të ketë po zgjedhje të përgjithshme dhe në Gjermani. A pritet ndikim në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Berlinit, në varësi të rezultateve që do të dalin nga këto zgjedhje?

Sigurisht, askush nuk mund të thotë në këtë moment se cili do të jetë rezultati i zgjedhjeve për në Bundestag-un Gjerman. Por në Gjermani ekziston aktualisht mes pothuaj të gjitha partive të përfaqësuara në Bundestag një konsensus i përgjithshëm rreth orientimit të politikës së jashtme gjermane.

17 komente në “INTERVISTA/ Ambasadorja gjermane: Zgjidhje urgjente për KQZ dhe hetim penal për rastet e dhunës”

  1. klara says:

    Te gjithe nderkombetaret kane nisur ti bejne thirrje te vazhdueshme qeverise per te plotesuar KQZ-n, por Berisha hesht, duke u talle me ta…Hesht sepse nuk i leverdis atij nje KQZ sipas kodit zgjdhore dhe sipas ligjit,ai do KQZ-n gjysmake vetem me antaret e tij qe te munde ti manipuloi zgjedhjet.

    1. jerina says:

      Per sa kohe cdo institucion i gjyqesorit eshte i politizuar dhe i udhehequr nga i njejti njeri qe po ushtron pushtet totalitar, s’mund te kemi as hetime, as gjykime ceshtjesh te paanshme.
      Prandaj zgjidhja e vetme eshte te gjithe te votojme, ta shkundim voten me 23 qershor dhe ta largojme diktatorin e fundit.

      1. Sneki says:

        Tek ne nuk ka gjykata qe te marre nje vendim konform ligjit dhe kushtetutes dhe prandaj dhe ndjekjet penale nuk kane shans qe te kene sukses. Duhet nje riformatim i sistemit te drejtesise sepse vetem keshtu mund te behet dicka.

      2. Angelo says:

        Arma e vetme qe ka nje qytetar i ndershem, eshte vota. Duke votuar do te mund te tregojme se Berishianet nuk tolerohen me ne Shqiperi, dhe nuk e kane vendin ne krye te shtetit.

        Nese voton nje popull i tere, Berisha nuk do kete rruge tjeter pervecse te jape pushtetin tek ai te cilit i takon. Vertet Doktori ka treguar se di shume mire te fallsifikoj vota, por miliona vota zor se dhe vet mjeshtri i manipulimit mund te ndryshoj.

      3. fjona says:

        te gjithe shqiptaret duhet te kuptojne rendesine e ketyre zgjedhjeve, per vete vemendjen qe po i kushtojne te gjithe nderkombetaret, prandaj duhet te gjithe te dalin te votojne kunder ketij regjimi dhe qe te marrin ne dore fatet e kombit.

      4. Justin says:

        te gjithe po flasin per nje proces zgjedhor qe le shume per te deshiruar nga ana teknike. Po behen perpjekjet e fundit nga regjimi Berishian per te manipuluar qofte vet procesin qofte dhe rezultatin.

        Njekohesisht eshte edhe nje opozit tejet e organizuar edhe e vendosur deri ne fund te sigurohet qe vota e popullit do te mbrohet qe nga momenti i pare deri tek leximi. ndaj pa dyshimin me te vogel keto rezultate do te mbrohen me mishe e me shpirt per te rrezuar njeher e mire Berishen.

      5. kejti says:

        saliu po le vare kqz dhe nderkombetaret bejen thirrje ai nuk ndal keto jane shenjat e para qe saliu e ka kapur paniku i humbjes , dhe po mundohet te vjedh e te bej korrupsion

      6. deno says:

        i felliquri sali, po me kqz cke se i plse te huajt nab ere qesharak , aman per palo njeri te semur per rrenim , keto jan efjalimet e saliut po dhe 9 dite dhe do te rilindin dhe ata po he, te bashkuar do ta mbysim kete fryme

    2. Sneki says:

      Duhet te jete nje KQZ qe te kete aftesi qe te prodhoje vendime sipas ligjit dhe kodit zgjedhor, por jo me Saliun. Ai nuk ka ndermend qe te leshoje pe, sepse vetem me vjedhja ka ardhur ne pushtet. Por kete here nuk do ja arrije qe te beje vjedhje sepse te gjithe po i dalin kunder.

    3. arber says:

      Me urgjente se kaq nuk ka ku te veje me. Kane ngelur fare pak dite dhe ne kemi ende nje dileme te pazgjidhur qe ka te beje me nje institucion themelor per zgjedhjet qe eshte KQZ dhe qe vazhdon te mbahet peng nga Sali Berisha.

    4. dorjeta says:

      KQZ me vetëm katër anëtarë, në vend të shtatë, është problematik për shumë arsye:Jo vetëm për faktin se opozita nuk është e përfaqësuar në KQZ dhe që katër persona duhet tanimë të ndajnë punën e shtatë vetëve por vështirësia kryesore qëndron para së gjithash në faktin, që disa vendime të caktuara të KQZ-së, përfshirë këtu vendimin zyrtar për rezultatin përfundimtar dhe shpërndarjen e mandateve kërkojnë një shumicë të cilësuar, JA VEPRAT E SALIUT

    5. poli says:

      KUSH TA BEJ HETIMIN PENAL ? ATE E DREJTON SALIU KA MARRE PENG KEDO QE MUNDOHET TE PRISH PLANET E TIJ TE MANIPULLIMIT DHE PO MUNDOHET TI JAPI FUND ME CDO KUSHT

  2. denisa says:

    sepse eshte nje turp i madh , pretendojme per zgjedhje te lira por mnipulimet e partis demokratike nuk kane te sosur ndaj ne duhet ti themi stop ketij fenomeni

  3. sherifi says:

    Salihi mendon qe keto zgjedhje ti bei si ne vitin 1996 qe P.D ja doli mbi 90% dhe asnje shtet i bashkimit europian dhe Sh.B.A nuk i njohen zgjedhjet.

  4. tea says:

    Te gjithe bejne thirrje per riformatimin e KQZ dhe per zgjedhje demokratike, por me Berishen ende ne pushtet edhe per disa dit, kjo eshte paraprakisht e pamundur.

  5. cimi says:

    ore ju kot lodheni nuk heq dore kollaj saliu oer, sdo tja di ai jo i huaj jo shba fare , ai thote ligji jam un , ndaj ti themi ne stop, kemi ne dore ta zhdukim , votoni rilindjen kaq

  6. Bato Mokra says:

    Vetem nje rezultat plebishitar ANTIDIKTATORIAL (mos e humbni kete rast historik, vellezer e motra kudo ku jeni! S’kemi me kohe te humbim! S’kemi jete te dyte qe ta riciklojme. Na iken 23 vjet, gjysma e jetes aktive! E pate sot SRB-in, duke perdore shumesin per njejesin, kur fliste per modelin Sali Berisha? Asnjehere s’eshte perjargur sa sot!) “8-2” e nxjerre “pa vlere” vete KoQeZe-ne!
    Interesant, SRB-i e di kete dhe do ta ta provoje edhe kete gjysmaKoQeZe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje