Qiellgërvishtësi i përdredhur (FOTO)

14 Qershor 2013, 21:32Lifestyle TEMA
Qiellgërvishtësi i përdredhur (FOTO)

Është dashur tetë vjet për t’u ndërtuar, por tashmë pranë përurimit, një qiellgërvishtës 310 metra i lartë në Dubai, meriton të hyjë në listën e ndërtesave më të veçanta të botës. 

Ndonëse nën hijen e qiellgërvishtësit më të madh të botës, Burj Khalifas së lartë 826 metra, “Cayan Infinity Tower” është ndërtesa e përdredhur më e lartë dhe e veçantë në Tokë.

Me 80 kate dhe 570 apartamente rezidenciale, qiellgërvishtësi ka një strukturë unike dhe maja e tij është 90 gradë e kthyer, në krahasim me bazën.

Disa muaj larg inagurimit, “Cayan” është shndërruar në një “magnet” për blerësit, me 80% të apartamenteve që janë shitur. Nderkohë, çmimi për metër katror per apartamentet e mbetura vazhdon të rritet pa ndërprerje, deri ne disa milione dollare,transmeton “TCh” .  P.K

 

 

8 komente në “Qiellgërvishtësi i përdredhur (FOTO)”

  1. venice says:

    Nje objekt i ketij lloji gjendet ne PADOVA afer zona idustriale.Biles edhe me i bukur.

    1. Cako Zajupi says:

      O vella mos ngaterro kekun me byrekun.
      Ai i padoves as te to…t nuk i arrin ketij objekti.

  2. wendy says:

    Keta robt me shamia dhe callma, pervecese vrasin njeri tjetrin e bekan dhe nje pune tjeter, gervishtin qiellin.

  3. tironci says:

    200 dhoma per kat paska
    pjestoje per 8 apt per kat
    i bie diku 16 dhoma minus 5 dhoma si shkalle e ashensore
    i bie diku 11 dhoma
    se morem vesh sa ishte cmimi per apt

  4. Wendy says:

    Mire e ke ti mo lal ,po i ka te shtrembta dhomat,nuk i shef ??? hahahahahaha

  5. Djaloshi RKS USA says:

    Kam menduar qe ndertesa Armani ne Dubai eshte me e gjata ne bot apo Cayan Infinity vetem eshte e veqant por jo me e gjata sepse ndertesa Armani kush ka pasure fat me qenduru per visit ne Dubai e din.

    Ja linku http://dubai.armanihotels.com/

  6. Vlora says:

    xeni e ka prenotuar ne katin 69,vdes per dubain pooor edhe per katin.

  7. beso says:

    Jane çmendur sheiket,kaluan nga çadrat drejt e ne grataçela

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje