Perry: Pse dështoi martesa me Rusell Brand

18 Qershor 2013, 20:18Lifestyle TEMA

Katy Perry ka folur për jetën e saj private duke u shprehur për revistën ‘Vogue’ se nuk ka kontaktuar më me ish-bashkëshortin e saj, Rusell Brand, që kur ai i dërgoi një mesazh duke i thënë se donte divorcin, para dy vitesh. 

Martesa Perry-Brand përfundoi në dhjetor të 2011-s, 14 muaj pasi u martuan në Indi.

“Rusell është shumë i zgjuar dhe kam qenë e dashuruar me të kur u martova, por puna bëri që martesa jonë të dështonte”, theksoi këngëtarja amerikane duke lënë të kuptohej se aktori 38-vjeçar nuk duronte dot të ishte i martuar me një femër të fortë si ajo.

“E pranoj që isha shumicën e kohës e zënë me turin dhe pranoj pjesën time të fajit. Kur e takova në fillim, ai donte barazi në marrëdhënie, por meshkujt kur janë në një marrëdhënie të barabartë e kuptojnë se nuk e përballojnë dot”, shpjegoi Katy.   P.K

3 komente në “Perry: Pse dështoi martesa me Rusell Brand”

  1. Ergys says:

    Katy Perry eshte nje kengetare shume e talentuar, me nje personalitet dhe karakter shume te forte dhe me mjaft feminilitet njekohesisht.

    Katy Perry eshte shembulli me i mire i femrave ne Bote.

  2. tironci says:

    epo ska faj si te shkosh ti hu me hu
    do kerkoj divorcin burri i shkrete

  3. LOLA says:

    tironci
    jo se kur ishte e martuar nuk u ndje me kjo jane ndare vetem per shkakun e karieres se kesaj qe nuk ishte pothuajse fare ne shtepi nga koncertet qe bente ne cdo vend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje