Në hyrje të qyteteve e qytezave të provincës në Shqipëri, bulevardet tregojnë një disiplinë të hekurt të mendjes së shëndoshë. Flamujt e blloqeve partiake janë të renditura me barazi të plotë pesëdhjetë përqindëshe, aq të plotë sa në këto kuota pesëdhjetë përqindëshi dikush do të jetë ulur dhe llogaritur se sa flamuj duhet t’i kenë edhe aleatët e vegjël, të tanishëm apo potencial.
Disiplina e hekurt e bulevardeve, për aq sa janë bulevarde, të qyteteve dhe qytezave, tregon për një besim kolektiv se vendi është ndarë dysh, në të majtë dhe të djathtë. Se herë vijnë në pushtet njëra palë, e herë tjetra. Se kështu do të ndodhë edhe këso here: se ka gjasë ta marrë pushtetin ajo palë që e ka, e mund të ndodhë që ta marrin ata që ishin në opozitë.
Dhe se bulevardet kanë të drejtë, çfarëdo që të jetë rezultati, në pesëdhjetë për qind të rasteve.
Problemi i bulevardeve është tek ai pesëdhjetë përqindëshi tjetër, për të cilin nuk kishin të drejtë. Sepse, në Shqipëri, ai që fiton në zgjedhje, i fiton të gjitha, dhe ai që humbet në zgjedhje, i humbet të gjitha.
Ai që fiton, tradicionalisht, shpërfill çfarëdo që të mendojë opozita, dhe çdo herë që dikush e ngre këtë si problem e merr përgjigjen se ai që dëshiron të ndryshojë gjë, le t’i fitojë votat në zgjedhjet e ardhshme.
Dhe ai që fiton, tradicionalisht, ka të drejtë që shtetin ta konsiderojë të vetin: prej punësimit të portierëve në ministri, dërgimit të ambasadorëve në botë e deri te kontrolli i dukshëm apo i padukshëm i gjyqësorit.
Ai që humbet, mbetet me satisfaksionin e atyre që hynë në Grupin parlamentar, druajtjen se si do të mbijetojnë në katër vitet e ardhshme, dijeninë depresive se pala fituese do t’ia bëjë jetën bezdisëse kundërshtarit po aq sa ia bënë këta vetë kur ishin në pushtet.
Pesëdhjetë përqindëshi i humbur paraqet problem për bulevardet e Shqipërisë në zgjedhjet që do të mbahen të dielën, më 23 qershor.
Vendi nuk ka precedencë zgjedhjesh të drejta e të pranueshme nga një standard bazik demokratik.
Pesëdhjetë përqindëshi i humbur ka arsye, jo vetëm ato të shpikura, për të mos pranuar humbjen. Mund të nxjerr si argument faktin se vendi hyri në proces zgjedhor pa e kompletuar KQZ-në. Mund të nxjerr si argument faktin se edhe po të ishte kompletuar, do të mund të sillej sikur në zgjedhjet e kaluara bashkiake, e të vendoste rregulla të reja numërimi pasi të ketë përfunduar numërimi e që, si në rastin e Tiranës, nuk doli të jetë të jetë i favorshëm për njërën forcë politike- derisa nuk u ndërruan rregullat e lojës. Mund të nxjerr si argument faktin se nuk do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve për arsye se dikush e ka “blerë” këtë apo atë komisioner. Mund të nxjerr argumente ideologjike: zgjedhjet u manipuluan nga komunistët; do të gjendet në çdo pesëdhjetë përqindësh dikush që dikur ka qenë komunist.
Bulevardet e Shqipërisë, rrjedhimisht, e kanë problem 24 qershorin.
Nëse nëpër bulevarde, siç po ndihet ashtu si më 2005, po shtrihet ndjenja e nevojës së rotacionit politik, pesëdhjetë përqindëshi që duhet ta lërë pushtetin mund të ndodhë ta bëjë këtë me rregull demokratik vetëm po qe se bindet vetë se pesëdhjetë përqindëshi i përkrahjes së supozuar është më afër dyzetëshit.
Nëse nëpër bulevarde, siç po ndihet ashtu si më 2005, po shtrihet ndjenja e nevojës së rotacionit politik, pesëdhjetë përqindëshi i cili mban fanellën e rotacionit do të pranojë vetëm një rezultat zgjedhor, atë të fitores.
Nëse gjërat janë kështu, bulevardet e Shqipërisë mund të jenë të mbuluara nga një ngërç, një përzierje emocionale që mund të jetë shpërthyese.
Pse duhet të jetë problematik 24 qershori, dita pas zgjedhjeve, për një vend anëtar të NATO-s?
Për shkak të paradoksit që mban brenda ky anëtar i NATO-s. Njëzetedy vjet pas rënies së komunizmit, vendi nuk ka arritur të kalojë pragun e kritereve bazike të Kopenhagës, pragun që ndajnë demokracitë funksionale prej formave të tjera të jetës.
Nuk arrin të organizojë zgjedhje të lira dhe të drejta, të pranueshme prej të gjitha palëve pjesëmarrëse dhe bashkësisë ndërkombëtare.
Nuk arrin të krijojë një gjyqësi të pavarur që do të mund të sanksiononte të drejtën e votës së lirë.
Dhe, kur njerëzit dalin në rrugë – në formë kaotike apo jokaotike, me gurë e ombrella në duar, apo pa to fare – për të protestuar kundër këso sistemi qeverisjeje, nuk arrin t’u garantojë të drejtën bazike, të drejtën e jetës.
E këtillë, Shqipëria është më afër identitetit të “krahut jugor” të NATO-s, të vendeve si Spanja, Greqia apo Turqia, që kur u pranuan në NATO nuk ishin demokraci funksionale, por që duke qenë brenda Aleancës arritën të transformohen pozitivisht. Është më larg, bukur më larg anëtareve si Polonia që fillimisht u shndërruan në demokraci funksionale e pastaj në shtet anëtar të NATO-s.
Shqipëria është në një avantazh historik krahasuar me Spanjën apo Greqinë. Sado jodemokratike të jenë disa prej formave të qeverisjes aktuale në vend, nuk mund, as për së afërmi, t’u vihet shenja barazimi me regjimin frankist apo me juntën ushtarake greke.
Por çfarëdo që të jetë avantazhi, rrjedha e mëtejme e transformimit është e njëjtë: do ndryshuar format e qeverisjes jodemokratike, dhe nëse këtë nuk e bën forca që udhëheq vendin, atëherë do ndërruar atë forcë.
Ajo që në anglishte prej kohësh quhet “regime change” (me e pa konotacione negative të fjalës “regime”) vlen edhe për Shqipërinë, si për çdo vend tjetër në rrugën e vet të tranzicionit.
Sepse, edhe po t’i kishte fituar zgjedhjet krejtësisht në formë legjitime, në zgjedhje të lira e të drejta, qeverisja e tanishme nuk mund t’i jepte vetes të drejtën e zënies së institucioneve të shtetit, përfshirë në masë të madhe atë të sferës së sundimit të ligjit.
Sepse, edhe po t’i kishte fituar zgjedhjet krejtësisht në formë legjitime, në zgjedhje të lira e të drejta, qeverisja e tanishme nuk mund t’i jepte vetes të drejtë të vriste njerëz që për një arsye tjetër kishin shprehur pakënaqësinë demonstrative me qeverisjen.
Sepse, edhe po t’i kishte fituar zgjedhjet krejtësisht në formë legjitime, në zgjedhje të lira e të drejta, qeverisja e tanishme nuk mund të shpërfillte atë gjysmën tjetër të vendit.
OK, të përpiqemi të rikapitulojmë në një fjali të zgjeruar definicionin e deritanishëm të vendit para zgjedhjeve: Shqipëria është një vend jo krejtësisht demokratik, anëtar i NATO-s, aspirant për anëtar të BE-së, me forca politike të polarizuara, në një tranzicion njëzetedyvjeçar, pa precedencë zgjedhjesh demokratike e as institucionesh të pavarura që mund të luajnë rolin e arbitrit në zgjidhjen e konflikteve.
Po të jetë i vërtetë ky definicion, dhe, më 24 qershor kemi një proces problematik (në formë të butë) apo konfliktuoz (në versionin më të vrazhdë) të interpretimit se si rrodhën këto zgjedhje, kush do ta luajë rolin e arbitrit?
Vështirë se këtë mund ta bëjë sistemi i gjyqësisë. Ai tashmë ka treguar shenja të mjaftueshme zaptimi nga ana e pushtetit ekzekutiv sa që për së paku gjysmën e vendit nuk ka kredibilitet.
Mbetet vetëm ajo që quhet “bashkësi ndërkombëtare”, apo zbërthyer në gjuhë praktike diplomacia amerikane e shoqëruar nga ajo e BE-së (apo e vendeve të veçanta e me ndikim të BE-së).
Mbetet ajo që është shndërruar në shtegdalje për çdo problem historik shqiptar: kërkesë ndihme prej së jashti, duke dëshmuar paaftësinë e shoqërisë (apo shoqërive) shqiptare për t’i zgjidhur problemet e veta të brendshme.
Fatura për të gjitha mangësitë e sotme e të kaluara në Shqipëri, natyrisht, i paraqiten tranzicionit. Edhe te vëzhguesit e brendshëm, e edhe te ndërkombëtarët, ekziston një lehtësi me të cilën çdo gjë është e nënkuptueshme brenda “tranzicionit”.
Por, këtu kemi tre probleme.
I pari është se “tranzicioni” zgjat njëzetedy vjet, pra tashmë janë disa gjenerata që kanë lindur e rritur në “tranzicion” e që votojnë në zgjedhje “tranzicionale” pa e ditur fundin e këtij procesi.
I dyti është se në një analizë bazike politikologjike, “tranzicioni” është pjesë e trehapëshit: ndërrim regjimi-konsolidim-tranzicion. Shqipëria, për së paku gjysmën e popullatës së saj, gjendet sërish para hapit të parë, pra ndërrimit të regjimit, përzier me faza të mëhershme konsolidimi dhe me faza të mëhershme tranzicioni.
Dhe, problemi i tretë: kur do të përfundojë tranzicioni? Kur do të mund ta quajë veten Shqipëria shtet normal?
Përgjigjen për pyetjen se kur do të mund ta quajë veten Shqipëria shtet normal, apo kur do të përfundojë tranzicioni nuk mund ta japin as teoritë e studimeve të kësaj materie (ekzistojnë mendime divergjente) e as ndonjë arbitër i madh ndërkombëtar, siç jemi mësuar shqiptarët të kërkojmë.
Në fakt, të vetmit që mund të japin këtë përgjigje janë vetë shqiptarët. Janë vetëm shqiptarët që mund të japin vizionin e vet të ardhmërisë (siç nuk e kanë bërë), janë vetëm shqiptarët që mund të projektojnë hapat që do ndërmarrë për të tejkaluar zaptimin e shtetit (siç nuk e kanë bërë) dhe janë vetëm shqiptarët ata që mund të përcaktojnë (siç nuk e kanë bërë) se cilën ditë mund ta quajnë ata vetë fund të tranzicionit.
Sepse, edhe mund ta kenë bërë, por e kanë bërë veç e veç, çdonjëri për forcën e vet politike, për gjysmën e vet. Kundër gjysmës tjetër.
Dita e 24 qershorit mund të gdhijë me gjasa të vogla që shqiptarët t’i japin përgjigje pyetjes për normalitetin e shtetit të tyre.
Po të anojë balansi kah gjysma e përfaqësuar nga Sali Berisha, do të jetë e vështirë pothuajse deri në pamundësi të jepet një përgjigje e këtillë. Kjo gjysmë i ka pasur tetë vitet e kaluara për të krijuar konsensusin, të përgjigjeve për Shqipërinë si një shtet normal. Do të jetë tejet e vështirë që një pushtet i këtillë të fillojë të çmontojë modelin e zaptimit të shtetit të perfeksionuar në tetë vitet e kaluara.
Po të anojë balansi kah gjysma e përfaqësuar nga Edi Rama (me gjithë bagazhin e qeverisjes së kaluar tetëvjeçare që bart me vete), do të jetë e vështirë, por jo e pamundur, për të krijuar konsensusin shoqëror, për të identifikuar hapat deri te fundi i tranzicionit.
Nëse Edi Rama ka besim se gjysma e tij do t’i fitojë këto zgjedhje, ndoshta po aq sa me menaxhimin e mjegullës eventuale të 24 qershorit dhe me fjalimin e vet prej fituesi do të duhej të përqendrohej që tash të ofrojë një paketë të re.
Një paketë ku identifikon konkretisht se ku mund të ndërtojë konsensus për ardhmërinë e vendit me partinë apo partitë konkurrente.
Një paketë drejtuar gjysmës tjetër, asaj që nuk guxon të mbetet në gjendjen tradicionale të humbësit të gjithçkaje, të vetushqyer me shpresën se një ditë do të jetë fitues i gjithçkaje.
MJAFT MA!
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/05/dy-gishtat.html
Te pakenaqur jane vetem ata dembele qe presin qe shtepine tu a rregulloje Sala. Demokracia jua dha te gjitha lirite tani vazhdoni vete, mos prisni nga shteti. Edhe jashte shtetit rruget jane te hapura, vetem te jeni te zotet……
Jashte shtetit ka shtet. Edhe ne Zimbabve rruget e hapura jane, por per ata qe kane lidhje me Mugaben
Edi Rama do t’i sillte nje sherbim te madh Shqiperise ne qofte se do te arrinte te realizonte nje PAKETE TE RE ku minimalisht te hidhej ne koshin e plerave pushteti gangster e antidemokratik i Sa-lehit dhe pastaj te ndertonte nje demokraci funksionale.Qe do te thote:
1-Institucione te pavarura nga mazhoranca e tij, por edhe nga forcat destruktive te opozites se Sa-lehit.
2-Administrate zgjedhore te pavarur me pamundesi ndryshimi nga nje shumice e thjeshte parlamentare.
3-Gjyqsor te pavarur ligjerisht dhe faktikisht nga mazhoranca e tij,por edhe nga destruktiviteti i Sa-lehit.Vendosja dhe levizja e te gjithe nomeklatures gjyqsore, perfshire edhe gjyqtaret e Gjykates Kushtetuese, vetem me shumice te cilsuar.
4-Kontroll i drejte dhe i pavarur i gjithe veprimtarise se qeverise nga ana e opozites.Kontrolli i larte i shtetit dhe avokati i popullit te vihet ne menyre taksative dhe kushtetuese nen drejtimin e forces me te madhe opozitare.
5-Vendosja e Ministrise se Rendit,Ministrise se Mbrojtjes dhe organeve te tyre nen kontrollin real parlamentar.
6-Fuqizim dhe pavaresi per institucione dhe agjensi te luftes kunder korrupsionit.Pamundesi ndryshimi dhe zevendesimi i tyre me shumice te thjeshte.
Dihet qe riparimi i demeve katastrofike qe i ka sjelle Sa-lehi ekonomise kombetare me drejtimin skandaloz dhe vjedhjen familjare,do te jete tejet i veshtire dhe do te kerkoje mjaft kohe.Por PAKETA E RE per funksionalizimin e demokracise shqiptare do te jete nje garanci e madhe per te realizuar gjithcka ne kohen e vet.
Partia Socialiste i ka resurset,vullnetin dhe mundesite qe t’a relizoje kete.
Nqs Meroja do te ishte hakmarres nuk duhet te lejonte postimin e shkrimeve te Surroit ketu tek Tema. Gazeta Koha e Surroit ne Kosove eshte gazeta me pro-Berishiane.Komentet anti-Berishe nuk lejohen fare ne ate gazete.
Siç duket nuk e ke lexuar shkrimin se mua mu duk interesant dhe Z Veton(te cilin nuk e dija qe është nga Kosova dhe ka gazetë,) ja di të metat pushtetit te Berishës dhe ja vë në dukje …
Bukur Z .Veton !
Pershendetje Dordon
Veton Surroi eshte nje nder analistet e forte, mendjemprehte dhe te rralle qe ka Kosova, shkrimet e tija jane shume te lexuara si nga lexuasit shqiptare por ka respekt edhe nga nderkombetaret. per momentin Motra e tije Flaka Surroi e drejon gazeten me te shitur ne Kosove , koha ditore dhe nje Gazete me reale dhe opozitare, dhe qe lidhet me realitetin, se te tjerat gazeta jane pothuajse te gjitha pro qeveritare.
KELMENDIT
Nuk ma merr mendja fare qe ke KAPACITET ME I KUPTU SHKRIMET VETON SURROIT, E VERTETA ESHTE GJITHMONE E DHEMBSHME, DHE REXHEP QOSJA DHE VETON SURROI PERHERE FLASIM ME REALITETIN. NDERSA SA I PERKET BATON HAXHIUT KY PERSON ESHTE LEPIRES I CDO PARTIE QE E KA PUSHTETIN, DERI PARA DIS MUAJSH ISHTE ME SALI GERDECIN, TASH PO E SHEH QE SALIU PO HUMBE PUSHTETIN DHE ESHTE PER EDI RAMEN.
Ky shkrim me riktheu ne memorie intelektin dhe etiken qe mbaj mend prej shkrimeve te zotit Surroi; ishte nje paraqitje e qarte e problematikes (aq sa mund te trajtohet ne nje tekst te ketyre pemasave) me distancen e kuptueshme prej detajeve te tjera. Vura re qe alternativat qene shpalosur thjeshte dhe me peshen dhe probabilitetin per zgjidhje, perkatese. Nje zjarrmi me e madhe opozitare do ishte jo etike prej autorit, por edhe me kaq jepet qarte kendveshtrimi. Do me pelqente qe Zoti Surroi te ishte me prezent ne mediat e “shqiperitareve” (me pelqen si term i perdorur prej dikujt, si ekuivalent i emertimit “kosovar”, duke e lene te perbashket emertimin “shqiptar”).
Surroi gabon kur shkruan 50 perqind se nuk eshte ashtu. Ndarja eshte 70 perqind me 30 perqind. Keshtu ka qene gjithmone, por Saliu qe ka patur 30 perqindeshin i ka vjedhur 20 perqind dhe ka vajtur tek 50 perqindeshi. Po te behen zgjedhje te ndershme keshtu do te ndahen dhe Saliu e di mire kete gje prandaj fut duart me zarat e tij.
E sakte,ne Shqiperi nuk behet fjale per rotacion por per kalim nga nje diktatur ne nje tjetere. Menyra e vetme per te ndare shtetin nga pushteti,mendoj une do te ishte nje koalicion i madh i dy partive kryesore.
Eshte editoriali i peste qe Mero Baze nuk po shkruan.Nqs se ka problem shendeti ose ndonje forme kercenimi i urojme qe ti kaloje me sukses sic di ai.Duke qene se ky shkrim nuk me pelqeu per shume aresye nuk do te doja te lija ndonje koment.
Per kenaqsi te lexuesve po dergoj nje copy-paste si njihet Veteon Surroi ne enciklopedi:
Veton Surroi (Albanian: Veton Surroi, Serbo-Croat: Ветон Сурои, Veton Suroji) (born 17 July 1961) is a Kosovo Albanian publicist and politician. Surroi is the founder and former leader of the ORA political party, and was a member of Kosovo assembly from 2004 to 2008. Veton Surroi in 1997 established one of the biggest Kosovo Albanian daily newspapers Koha Ditore and was the editor-in-chief for a number of years before deciding to enter politics in Kosovo. Surroi’s father, Rexhai Surroi, was one of the very few Albanians to become ambassadors of the former Yugoslavia. His father was the Yugoslav ambassador to Spain and a number of Latin American countries. As a result, Surroi spent a part of his life in the Spanish speaking world where he was also educated.
Veton Surroi has a degree from the National Autonomous University of Mexico (UNAM). Surroi speaks several languages, including: Albanian, English, Serbian and Spanish.
Pas Baton Haxhiut qe eshte nje filoserb vjen ne gazeten Tema filoserbi i dyte Veton Surroi.Veton Surroi nje serbofil dhe i braktisur nga populli i KOsoves nje ngaterrestar si Rexhep Qosja qe nuk i voton populli i vet po na jep gajret per Ramen.Persa i takon Meros nuk eshte i smure por shendosh e mire biles me mbipeshe pak dhe as qe e ka kercnuar njeri se nuk merret kush me Meron por nuk ka cte thote.Kjo vjen tash gati 3 muaj qysh me 1 prill Mero ka kuptue se Rilindja ka degradue ne rivdekje te Rames dhe Ps.Mero duke sulmue Berishen me vulgaritet me termin incent apo me artikullin pasues te jevkut Bledi Mane me sa duket provoji Mero te provokoje ndonje incident me famaljare te Berishes.Por me kot se Berisha ka harrue se jeton nje njeri me emrin Mero Baze.Meros i pelqen tja heq dikush nje shpulle qe te behet faktor apo i rendesishem.Por braktisja dhe nenvleftesimi per njerezit si Mero eshte VDEKJE.Mero Baze ka kohe qe ka vdeke moralist.Fizikishht jeton ne harrese te plote nga te tjeret.Tani Mero nuk i vlen as Rames sepse nuk i sjell ma asnje perfitim.Vdekja per se gjalli si e Meros eshte tortura me e madhe per njeriun.Cti besh.Cfare mbjell do korresh.
per dashamir dhe kelmendas…mund te thuani cfare te doni per V. Surroin, as une nuk e adhuroj si person, por kjo analize e tij eshte perfekte, secili rresht, secila fjale…sa bukur e ka thene.
E keqja jone si popull eshte se vet me doren tone shkaterrojme “kokat” intelektuale te Kombit, te gjithe jane bere armiq, secili me shume se tjetri, per armiq dhe tradhetare, ekziston Gjyqi (ne vendet demokratike), tek neve s,ka gjyqe, ka por jane gjyqe “demokratike”, apo gjyqe “socialiste’ ne periudhen e ardheshme 4 vjecare. Prandaj neve edhe sot e kesaj dite na qeverisin ambasadoret e huaj, si ne vitet e 30-ta, kur Europa dergoi nje te huaj te na qeveriste, ky eshte turpi qe edhe sot e kesaj dite po vazhdon.
Kelmendas,te gjitha perifrazimet qe ben per Meron,jane ato qe ka shkruar Mero Baze per Saliun…
Me vjen mire qe i ke pervetesuar me se miri prodhimet e penes se Meros…
Te qenka fiksuar artikulli i Meros per “Vdekjen” persegjalli te Sali Berishes…
Eh,Kelmendas,eshte me te dhene nuk eshte me te kopjuar…
Ishte 10 qershor. Nje dite qe me gezim duhet ta kremtonim. Erdhen miq dhe te ftuar me idera dhe filozofizma nga me te cuditshmet. Eshte kendshem, kur idete hidhen aq hapur ne tavoline dhe diskutimet mbi to nuk te lodhin, perkundrazi te japin me shume ndjesi dhe horizont.
Asnjehere te merzitshme.
Edhe ate pasdite dikush tregoi qe kishte neper duar nje liber te “veshtire” per tu lexuar. Quhej “Emilia Galotti”, liber i shkruar nga i mirenjohuri Lessing ku pershkruhen me aq force dhe emocion konfliktet politiko-shoqerore te shek.te 18-te.
Nje drame qe permes nje historie dashurie jep me aq art kontradiktat shoqerore midis te shtreses se kalbur feudale dhe mendimit te ri te perfaqsuesve te rinj te borgjezise.
Drame per mua e “veshtire” per tu lexuar, mbushur plot simbole, metafora dhe fjale te panjohura sipas origjinalit te kohes.
Me erdhi radha mua per te thene dicka ne kete fushe, pra te letersise. Dhe c`te thosha? Neper mend me erdhi prifti ortodoks, politikani, perkthyesi, oratori, shkrimtari dhe kryeministri i vitit 1924, Fan Noli.
Ishte nje lidhje logjike. Pothuaj 200 vjet me vone, pikerisht me 10 Qershor 1924 kishte fituar Revolucioni demokratiko-borgjez i Qershorit.
Ja pra qe kujtesa edhe kete radhe nuk me la ne balte.
Shtresat feudale kishin marre dhe tek ne nje goditje, nje goditje qe do te kishte nje jete te shkurter, por kjo nuk kishte shume rendesi. Tanime edhe Shqiperia nuk ishte me e pergjumur.
Automatikisht me erdhen ne mend vargjet e poezise “Anes Lumenjve” dhe fillova ti recitoj, ashtu sic me dilnin nga shpirti:
“Dhe një zë vengon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar’ e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!”
Ata njerez mbeten me goje hapur, une plot me emocion.
A mund te na perkthesh dicka? Pyeti dikush.
Nuk mundem, i thashe.
Ashtu sic nuk mund te perkthehet “Emilia Galotti” ne gjuhen time, ashtu nuk mund te perkthehet edhe Fan Noli ne gjuhen tuaj, keto vargje i kupton vetem populli nga kane dale, u pergjigja.
Dhe me kete koment mbyll maratonen e komenteve te mia deri ne finalen e 23 Qershorit.
Te jete ajo dite, dita ku arsyeja dhe zemra te kene thene fjalen e tyre.
Dhe te triumfojne mbi te Keqen!
“Se pas vdekjes ndriti jeta”
Respekte shoku! I lexoj me qejf komentet e tua (jo domosdoshmerisht per te qene dakort), dhe keto kohe jane bere te rralla komentet e sakta, duke pare lumin e kashtes qe leshojne stafet e organizuara elektorale, neper komentet e lajmeve.
Per saktesim: kryevepra e Lesingut “Emilia Galotti” eshte perkthyer nga Skender Luarasi. Ja skeda:
Lessing Gotthold Ephraim. Emilia Galoti: Tragjedi me pesë akte/ Gotold Efraim Lesing; E përktheu Skënder Luarasi.- Tiranë, “Naim Frashëri”, 1962. -87f.
Sapo eshte ribotuar edhe nga Shtepia Botuese “Onufri”
Nje shkrim mes nje “ekulibri asnjeansie” me arsyetime dhe krahesime pa lidhje, boshe dhe shume larg realitetit, opinionit dhe mentalitetit te jetes dhe politikes se te dy paleve “kundershtare” ne Shqiperi!!
FITORJA E GJYSMES TJETER ESHTE SHUME LLOGJIKE SE JANE AUTOKTONE DHE SHQIPTARE TE SHQIPERISE DHE KANE TE LIGJESHME TE NGROHEN EDHE ATA NGA DIELLI I SHQIPERISE SE PAGUAJNE ME MIRE SE PJESA TJETER DETYRIMET NDAJ SHTETIT DHE NUK E KANE PERKRAHJEN E SHTETIT KETU E
FITORJA E GJYSMES TJETER ESHTE LLOGJIKE SE JANE AUTOKTONE DHE SHQIPTARE TE SHQIPERISE dhe shteti nuk i ka dal per zot atyre ketu 24 vite MEGJITHESE JANE TAKSA PAGUESIT ME TE RREGULLT TE TRUALLIT TE SHQIPERISE!
Nuk kuptoj z.S(h)uroi çka ke dash me than!Ai 50%. i pare qe te vjen pershtat nuk ashte 50% por rreth 37 e me makinacionet e zanatit te hajnit shkon 50 %.Shqipnin jeni mesue me e pa nga posht lart e asnjihere se keni pa nga kryet.Kete radhe doni apo s’ doni antishqipetari Sali pasi Ju mund akoma me e majt per Skenderbe i ka kthye patkonjt nga dielli.Shqiperia boll koh ka humb me njerez qe u mungon patriotizmi me njerez qe jane te shtun deri tek djalli me njerez te pa qyteteruem. te pa gdhendur.Shqipenia e ka gjet rrugen e sa e siç e thote edhe lideri i opozites “ska birr kurve qe e ndal”ndaj bani mire me na shkruejt ndonji here tjter mbas zgjedhjeve paçka se ai humbesi tend nuk i dihet ku ka me ken!Po e mbyll me thirrjen “POSHTE DIKTATURA E SHPELLARIT SALI”!24 Qershori ,Rilindja e Shqiperise qytetare e dita e burgosjes se vrastareve.
kete dua te them njeri me largepames se VETON SURROJ NE DITET E SOTME NUK KA,per mua ishte ARBEN GJAFERRI nje njeri i zxhuar shum.
KORIGJIM -XHAFERRI;ZGJUAR
Sistemet.
Ne sistemin demokratik ose sistemet demokratike, qofte dhe demokraci popullorw si ai I qe kishte shqiperia shumica ka te drejte ta shtyp pakicen.
Ne sistemin republikan krijohen ligje qe shteti te mbroje pakicen.
Kete duhet ta kuptojne politkanet, deputetet, qeveritaret injorant.
Te ky grup hyn dhe
Nastradini
Ramy
Ben chikago
Kelmendasi
E tropojan e kuksian me zhelefinen ne krye
Ne sistemin demokratik te saliut intelektualet e vertete u goditen me grusht te hekurt pse kishin mendime te ndryshme.
Disa shume fort me sanksione ekonomike, disa u vrane e disa emigruan nga frika. Nje numer I madh u bugos. Nje pjese u terhoq.
Disa nga frika u terhoqen. Disa u joshen me para e pushtet.
Nje gje duhet te kuptojme ;
Ne se EDI RAMA FITON atehere fiton SHQIPERIA ,brenda kufijve shteterore dhe humbet SERBIA PERFUNDIMISHT se enderruari te dale ne det .
Kur them SERBIA ,kam pervec SERBISE DHE disa SHQIP-FOLES matane kufirit shteteror qe kur vijne ne jug ,u LESHON GOJA LENG si e nje LAUANI mbasi ka ngrene PRENE e vet dhe vetem perseritin ne KLLAPI , PLAZHA,PLAZHA ,KAKVA PLLAZHA ,DETI ,DETI .
Ka qene nje enderr e vjeter 1300-1400 vjecare e SEBISE por fale zotit nuk do te mundet KURRE TE FITOJE PO FITOJE PARTIA SOCIALISTE .
LARG ,duart tuaja te gjakosura nga JUGU ,NE nuk jemi TIRANAS ,jemi fisniker ,trima dhe te beses .
Edhe ti gjasrper VETON SURROI nuk ben perjashtim nga ajo RODINE .
Zotni artikullshkrues, midis te tjerave ju beni nje pyteje: “… kur do të mund ta quajë veten Shqipëria shtet normal?”, dhe une mund t’ju them me siguri dhe me vertetesi: qe diten e pare qe Sali Berisha te largohet nga pushteti. Ketu fillon jeta normale e Shqiperise dhe merr fund tranzicioni. Tranzicionin e ka zgjatur me qellimin e keq keryministri, sepse eshte koha me e mire per te vjedhur, dhe ashtu ka bere, madje edhe ka vrare dhe ka djegur edhe ka shitur Shqiperine edhe e ka shkaterruar.
po cfare lidhje ka kjo njihere se nuk e kuptoj ,cfare lidhje ka 50% nji pale dhe 50% nji pale as i mir as i keq do te dalesh na i ke rreshtuar pikar dhe me numra, degjo ketu o veton ,populli shqiptar kesaj here voton per te qene i lire ashtu si jeni ju tani e more vesh voton per te fituar lirine i gjithi dhe jo 50% do qeroje njihere e mire komunistin e fundit,asnjihere nuk ka qene 50 me 50 populli shqiptar gjithmone i bashkuar por nuk ka ditur te zgjedhe ata qe e drejtojne ,jane keta drejtues si eshte ky serbi qe ka tentuar te na ndaje veri vec e jug vec kjo eshte hera e pare qe populli shqiptar do bej zgjedhjen e duhur ta dish mir ti dhe tere ata qe nuk na kane dashur historikisht
Qeni I ambasadave, fisi I injorantes zhelefine,
Shkelmendasi eshte trembur se do ngel pa pune e filloi te leh prap.
Qeni leh per ate qe I hedh kocken.
Shqiperia do te jete shtet normal vetem atehere kur populli ti ”shperfille” politikanet.Te mos u a kete nevojen per te siguruar ”buken” e femijeve te tyre ,e te mos i ndjeke neper mitingje sikur ata te ishin Zeusi.
Mjaft o popull me nenvleftesim te vehtes.
Pershendetje autorit. Kam vetem nje verejtje.Megjithese eshte sa e cuditshme aq edhe domethenese, ne historine 22 vjecare te zgjedhjeve politike pluraliste kemi nje shembull te zgjedhjeve te lira e te drejta ( free and fair ), megjithe mangesite teknike, dhe keto jane ZGJEDHJET E 31 MARSIT 1991. Nuk ka rendesi kush fitoi e kush nuk fitoi. Jane te vetmet zgjedhje te konsideruara shume te mira nga komuniteti nderkombetar dhe te pranuara edhe nga opozita ( me disa verejtje jo thelbesore ).Kur ne skene u shfaq Sali berisha me pushtet, ne Shqiperi nisi edhe zakoni i dhunimit dhe falsifikimit te zgjedhjeve. Edhe politikanet e tjere e kane me qejf falsifikimin e zgjedhjeve por Sali Berisha e ka metoden e vetme te marrjes apo mbajtjes se pushtetit.
o Veton ty moti be tka dal moda ,sdi qa po shkrun palidhje sen smirresh vesh, fjalt e njejta i perserit ka 50 her si ate fjalen 50 perqind
ani kishe po di diqka “sheshi flamuri 50 perqind “blla blla blla,ani i ka da me numra pjes pjes haj kuku ty as kimik stkisha dhon se leje mo me ta leju me shkru dikund.(i rash pishmon qe e lexova tu e din qfar shkrime palidhje bon ti thash hajt talexoj).
Goxha analize e pjekur dhe me vend!
E vleresoj analizen. Dhe sigurisht problemi qendron tek ekuilibret sociale qe politikanet i shperfillin. Jo 50 me 50, por edhe 70 me 30 sikur te jene, perseri edhe 30 eshte shume per te mos u marre parasysh. Problemi eshte se thjesht nje pale mundohet te ruaje pushtetin dhe perfitimet dhe pala tjeter te marre pushtetin dhe perfitimet. Ka nje perceptim se ka nveoje per ndryshim. Ka edhe iluzioniste qe mendojne se Rama do sillet ndryshe, do kete ndjenjen e kompromisit, ekuilibrit social, nje forme te re raportesh shtet-politike-popull. Une nuk para ushqej iluzione, por pres qe te bindem nga veprimi. Uroj qe Rama te sjelle dicka ndryshe, por disa deklarime qe shkaktojne irritime duket se nuk sjellin shume shprese: Nje fare Saimir Tahiri ka publikuar nje liste te gjate emrash funksionaresh policie qe do “pushkatohen” pas 23 qershorit per abuzime politike me detyren. Pra nuk i le ne duar drejtesise te provoje te verteten por ka mprehur gijotinen. Pandeli Majko duke iu referuar Tiranes ka thene se do “fitojme Jeruzalemin e Shqiperise”!!!! Ju zoi Surroi e dini mire simboliken e Jeruzalemit ku derdhet gjak prej me shume se 2000 vjetesh. Po ku Majkua thote se do spastrohet gjithe administrata shteterore (megjithse ka votuar ligjin e BE per nepunesit civile). E keto acarojne gjysmen tjeter ( qofte edhe 40%) qe e shohin veten te kercenuar, te hedhur ne rruge dhe gati te mbushin rruget e sheshet e t’i drejtohen selise se kryeministrit te ardhshem me te njejtat argumente. Dhe Rames do t’i duhet te perballet me shperthimin e tyre. E pra gjasat jane qe te kemi perseri te famshmin rreth vicioz: ashtu sic thote Thomas Hobbes te luftes se te gjitheve kunder te gjitheve. Uroj qe Rama te mos ndjeke te njejten filozofi, por Tahiret e Majkot nuk japin shume shprese e iluzione. thjesht na duhet te presim pak e te shohim
Në Shqipëri nuk ka fitore të askujtë, perveqse HUMBJE të këtij POPULLI!…
Mua ky njeri ,siqe me ktheu ne regjimin e milloshit.
Te dashur Shqipetar,jo Kosovare se;Shqiperia eshte ndryshe nga Kosova.
Shqipetaret jane mesuar ne regjimin Zogiste e Barishjan kurse keta,ne regjimin Milloshoviqejan.
Munde te me thoni se,si Zogiste e Berishjane njilloj jane.ATEHERE!
Si milloshoviqe e Surrojan,njilloj!
Kosovar,ju kujtoje edhe zonjen ora
Veton surroi-e ka pas baben komuniste dhe agjen,nenen,etj.njerin ja vrau gjermani tjetri u mbyt me veture ne spanj si ambasador i titos dhe rankoviqit.ky pis eshte me i keq se linda rama e erion velija.te gjitha parat qe i dha soros i vodhi dhe beri tv per vete.ka qen kryetare i sorosit se bashku me motren e vet.batoni dhe surroi jan miq me serb,sidomos me stanishiqin.
SHqiperin dhe shqipetaret ne pergjithsi,po i fundosin kolltuqet,leku,inatet.kush po peson, ne asnje menyr partit,qofshin pozit apo opozit.pse,sepse ata po vazhdojn nje jet lluksi.pra humbes eshte populli,qe per qdodite e me teper po varferohet,si nga ana finansiare njashtu edhe ajo mendore.kemi ardhur ne nje gjendje si Kosova po ashtu edhe SHqiperia, ku kemi humbur qdo vyrtyt njerzore,duke i humbur vitet me te mira te jetes tone,duke favorizuar njeren apo tjetren parti,edhe pse per popullin e gjor situata mbetet e njejte.qe nga femijet deri me pleqet mirren me politik,pamarrparasysh gjendjen sociale dhe shendetesore.ne vend se te i kerkojm te drejtat tona,ne po ua sigurojm politikanve jeten e lluksit,duke e privuar vetvetes te jetuarit normal .
Si mund te jete ky shret normal kur
Presidenti
Kryeministri
Kryetarja e parlamentit
Jane anormal
Ah sa bukur do ishte sikur te kishim
vetem keta te tre anormal……Shqiperia
do ishte nje parajse e vertete.
Me kujtohet mesuesja e anatomise,
kur me korigjoje nje provim te klases se
gjashte fillore, tek fjalet “testicoli jane dy”
kishte vene nje rreth te kuq e siper po me te
kuq kishte shkruajtur …gabim.
U ngrita e vajta tek katedra:
Me fal po pse e ke rethuar me te kuqe, kjo nuk
eshte gabim i thashe natyrishte pak i skuqur
nga tema e sikleteshme.
Ngriti koken me veshtroje drejte ne sy dhe me
nje ze bindes mu pergjegj:
Jo, jo eshte gabim.kur te rritesh do ta kuptosh
qe koqet nuk jane dy por shume e shume me shume
Nga klasa e gjashte kane kaluar shume vite,
Por une nuk ka dite qe mos e kujtoje mesuesen
time te anatomise.
Ndryshova kret mendim , për “Politologun ” Surroi . Mjafton kyj artikull , që lexusi ta çvlerësoi Vetonin si gazetar . Ky artikull mund të titullohet me shumë kuptim : “Gjysma gjel dhe gjysma pulë ” . Po pastaj : Dy gjysma , që kurrë nuk bëhën një . Këtë ke dashur të thuash z. Veton ? Gjysmaa gjithnjë mbetet gjysëm . Demokracija është e shumicës . Ç’ke dashur të thuash mor burrë ? Një gjë është e plotë : Shqipërija do të ndihej shumë mire pa këto lloj shkrimesh . Illo Foto
ej nuk lexohet fare ky surroi. bobo. esht krejt pa lidhje, dhe ju pretendoni qe kjo zhgaravine te jete editorial. wtf!?
..Qe ne fjalet e para te keti shkrimi lexon metodat fyese ndaj Shqiperise dhe shqiptarve ne Shqiperi, ku autori “gazetar”, i quan province edhe qytete edhe qytezat e Shqiperise…; “Në hyrje të qyteteve e qytezave të provincës në Shqipëri…” (fjalet e autorit te shkrimit)!
Autori gazetaruc analistuc me gjsylyke teneqje qe e ndan, me pseudofilozofine e ti, ne dy pjese, shtetin Shqiptar, duke ja bere provinca dhe qytete dhe qytezat, duhet te kete me shume rrespekt per Shqiperine, me shume kujdes ndaj synimeve percarse, dhe te mos shkruaje me servilizem patetik ndaj asnjeres pale partiake, pasi nuk e ndajne dot ato shqiperine ne dy pjese, edhe pse korrupti i pushtetarve po tenton ta beje ndarjen, pushtetaret te cileve ai perpiqet tu beje nje sherbese me ate pseudoshkrim… tek tentojne sebashku ta ndjane shqiperine!
Por ne fakt Shqiperia ska qene kurre e ndare, por ka qene korrupti i lig ne shqiperi, si dhe antishqiptarizmi i pseudoshqiptarve, qe kane vuajtur e vuajne ne cdo dite e nate qe ta ndjane Shqiperine ne dy copa, ta quajne Shqiperine “province”…!
Po province te kujte valle, e quajne keta lloj pseudoshqiptaresh ?
Mos e enderrojne si province te Beogradit, aty ku moren graden e diplomateve per ne OKB si punonjes besnike te Titos…?!
Shqiperia sot eshte 75 % kunder korruptit pushtetar, kunder servilizmit, kunder hajdutve, kunder atyre qe tentojne te mbajne qeverisjen e Shqiperise ne duar korrupsionistesh, ne duar ku mund te kete dore cdo milionier qe fsheh paret ne bankat e shqiperise, apo shperlane leke te vjedhura ne ate vend…!
Shqiperia nuk mbetet nen disiplinen e hekurt diktatoriale, te askujte, e as nen dhunen e hekurt te askujte, ashtu qe ato fjale; “hekurt…” le ti perdorin ne kohen e endrrave te diktaturave, sepse askush me, nuk mund te beje ligjin e hekurt ne ate vend…! Problematik e shohin 24 qershorin vetem te korruptuarit qe do te humbin!
Shkrime te tilla fyese per Shqiperine, sdo te ishte mire te hidheshin ne publik asnjehere!
Botuesit e gazetave qe botojne shkrime te tille, ku artikullshkruesit pseudogazetar e cilsojne Shqiperine me qyteza e qytete si province, ata duhet te dine se i sherbejne thjeshte nje antishqiptarizmi te regjur e te ruajtur ne shekat e shellires se Beogradit…
Veton Surroi beson tek historia e “gjysmave”, qe ashtu te ndara ne menyre hermetike, duhet nje program politik per ti bashkuar.E kaluara shqiptare ka treguar se shqiptaret nuk njohin llogore kur vjen tek politika apo feja. Te majtet behen te djathte dhe anasjelltas apo myslimanet ndezin qiriun e radhes ne kishen e Lacit. Problemi yne ka te beje me teper me mosseriozitetin dhe papjekurine e klases politike shqiptare, per te mos thene me kriminalizimin e politikes shqiptare,,,,qe ka sjelle me vete edhe rrenimin e shtetit dhe te cdo vlere shoqerore qe njihte kjo shoqeri me pare.Kampet demokrate apo socialiste nuk jane asgje me teper sesa mure te ngritura mbi epshet per pushtet dhe bajraktarizem te poltikaneve te paafte shqiptare.
Nese shoqerija shqiptare (perfshi ketu edhe politiken) do vazhdoje te tregohet e papergjegjshme dhe naive me menyren e te berit shtet, nese ligji do vazhdoje te mbetet vetem kozmetike pa vlere, atehere duhet thene troc dhe qarte se nuk do kete asnje program te mundshem dhe gjitheperfshires per ne. Njera pale do zevendesoje tjetren dhe bashke me banden e re plackitese do rreshtohen edhe gjysmat. Njera, sherbetore e devotshme e pushtetit, me shpresen per te ndare placken e vjedhur,,,,ndersa tjetra viktime e kesaj cmendurije pa fund. Epitetet demokrate apo socialiste mund te zevendesoheshin fare kollaj edhe me fjalen e Veton Surroit “GJYSMAT”.
Shqiptaret nuk kane nevoje per armiq te jashtem, ata kane politiken dhe gjysmat.!!!
O VETON JAM DAKORT PJESERISHT ME ANALIZEN QE KE BERE…POR NUK ABSOLUTISHT ME TY KUR SHKRUAN DHE THUA QE SALIU EDHE PD, KA %50 TE SHQIPERISE NE MBESHTETJE.
SALI BERISHA, I NUK KA AS 30% MBESHTETJE NGA POPULLI…TE JESH I BINDUR PER KETE.
E VETMJA KOHE KUR SALIU DHE PD KA PASUR MBESHTETJE NGA POPULLI KA QENE VITI 1992…QE ATEHER AI E TREGOJ VETEN E TIJ SE ISHTE NJE TOTALITAR.
Berisha seqiu dhe modeli Podesta i pjesemarrjes en votime
1.
Nuk doja te komentoja por me “ngacmoi” Suzana prej Kosove qe vetem nga Kosova nuk duhet te jete.Me vjen keq per kete komentues/e qe me kraheson me ate kelmendassin sepse jemi ne pozicjone diametralisht te kunderta.
Komentuesi kelmendassi eshte nje fat i madh per Mero Bazen sepse po te lexosh komentet e ketij malokari nqs se berishen dikush e urren 1 here ky ja dhjetefishon neverine per “ghost of vicidols”.
2.
Veton Surroi ne kete shkrim ben nje barazitizem dhe ne fund i jep nje “fitore” Rames por shume te vaket qe nuk i duhej kujt.Megjithse palo berisha Kosoven e ka tradhetuar hapur,denigruar ne menyre tinzare deri duke arritur te furnizimi me nafte Milloshin,te kercenimet ndaj UCK ne 96′ dhe deri te deklarimi si mik shtepie te Fazllicit perseri nuk del ndonje burre nga Kosova tja perplase hapur ketij zvarraniku si Esat Pashe Toptani
3.
Une shoh rrezikun me te madh ne keto votime ne perplasjen e arvizuse si perfaqsues legjitim te USA me klanin mafjoz powerfull te podestes qe po tregohet shume agersiv keto javet e fundit.
Rasti i kongresmenit kalifornian Dana Leshi qe ka kerkuar diskretitimin e obames per nje rast qesharak me fotografine e Rames duhet te zgjoje nga gjumi opinionin shqiptar qe ti japin fund sundimit 20 vjecar te devilit berishe qe mbeshtetet nga serbo-amerikanet dhe greko-amerikanet qe kane dale hapur fare ne mbeshtetje te tij.
4.
Pershendes nga NY komentuesit e kesaj gazete ne vecanti komentuesin “claus” dhe “Shqiptar” per komentet e tyre te sotme.
5.
Mirupafshin ne nje shqiperi te cliruar nga kucedra e lugut te zi
6.
Have nice weekend for Mero Baze
re Veton. flm si analist, por ne i dim këto. Nga ti duam Vjeth ose jo Berisha dhe në se ka rrezik të bëjë puç?
Analiza juaj per situaten parazgjedhore ne shqiperi eshte e sakte,por aja vlen per shtresen e INTELEKTUALVE.Populli (vllezerit tuaj )duan te flasish me troc.SALI BERISHA ESHTE UDHEHEQESI ME NEGATIV QE KA NJOHUR NDONJEHERE POPULLI SHQIPTARE. EDHE KESAJE RADHE kA BERE 1000 MAKINACIONE PER TI VJEDHUR PERSERI ZGJEDHJET.Edhe nje pjese e vllezerve tane KOSOVARE vijne e votojne ne menyre jo te ndershme ne dem te votes se lire,e te demokracise se brishte qe sundohet nga KOMUNISTI SALI BERISHA.Shpresojme se 23 QERSHORE votusit SHQIPETARE DO TA NDESHKOJNE ME VOTE PLEBISHITARE KETE QEVERISJE MAFJOZE.RESPEKTE PER VETON SURROIN.
E sakte.Kerkohet nje lloj pakti, nje lloj paqeje sociale, por dhe duke bere drejtesi pasi gjerat kane shkuar larg dhe moszbatimi i ligjit krijon precedent dhe pakti ben efektin e kundert.
Zoti Veton e shikon se nuk kemi te bejme me fifty-fifty, por 85 perqind te popullsise shqiptare qe e urren
Berishen . Prandaj ndarja alla kinezce e Maos me shifra 5 me 5 ,6 me 4, 9 -me 1 nuk jane te sakta sepse
ne Shqiperi nuk shkon as matematika e Maos dhe as horoskopi i Nostradamus ?!. Prandaj dua t’ju them
se megjithe respektin qe kam per ty si miku babait tend Redzaiut,ndjeste paste atje ku eshte ,nuk e njihni
mire ”idiosincraci-n” e Shqiptareve brenda kufijve te 28 mije km2. ,ashtu sic nuk e njohim edhe anet pertej
kufirit qe historia e padrejte na ka ndeshkuar. Por une nuk e kam fjalen ketu. Mua me shqeteson dicka tjeter
dhe pikerisht ”semundja” e krahinizmit . Ju nga ana tjeter e kufirit nuk percaktoni dot kush eshte Veriu dhe
Jugu i shqiperise . Jugun e percaktoni si grek. Ky eshte gabimi fatal i juaji . Jugu eshte po aq shqiptar sa edhe
Veriu.Eshte njesoj sikur jugu te thote se veriu eshte serb. Kjo do te ishte nje cmenduri !!! . Armiqt e shqiperise
kane perdorur termin ”dividere et impera” . Duhet te mos biem ne pozitat e tyre. Shqiperia e shqiptareve , pa
dallim krahine e ideje !!!!