“Kam frikë se Angelina do të vdesë së shpejti”

23 Qershor 2013, 17:55Lifestyle TEMA

 

Një mikeshë e familjes së Angelina Jolie ka folur hapur mbi kancerin që ka prekur femrat e kësaj familjeje dhe ka thënë se vetë aktorja e famshme “mund të vdesë shumë shpejt”.

Marie Miles ka frikë se mastektomia e dyfishtë së cilës iu nënshtrua Angelina nuk do ta shpëtojë nga fati i nënës, gjyshes, stërgjyshes dhe hallës së saj nëse nuk heq shpejt edhe vezoret.

Në një intervistë ekskluzive për ‘The Sun’, Marie tha: “Uroj që të heqë sa më shpejt edhe vezoret e mos të presë deri në moshën 40-vjeçare siç kam dëgjuar. Shpresoj që të mos e pësojë si femrat e familjes së saj që kanë vdekur në moshë të re pa gëzuar nipër e mbesa.”

Gjithashtu Marie ka frikë se vajzat biologjike të Angelina mund të kenë të njëjtin gen difektoz si e ëma: “Geni BRCA1 është gjenetik dhe vajzat e vogla ka shumë mundësi ta kenë trashëguar.”  P.K

5 komente në ““Kam frikë se Angelina do të vdesë së shpejti””

  1. FUKARAI says:

    TE PAKTEN KJO I KA SHIJUAR TE GJITHA NE JETE.

    1. doktori says:

      Aman o kush i ben keto perkthimet tek kjo faqja!! A mund te shpjegoni pak ne shqip shprehjen “geni BRCA 1 eshte gjenetik”????
      Aman mo po ketu paguhen edhe injorantet me perkthy si kembet e pules.

  2. Roberta says:

    Ipokondria eshte me e keqe se vet kanseri…

  3. Hithri says:

    Dhe kjo mikesha ben mire ta mbaje gojen mbyllur dhe te mos jap mend neper media qe ta beje veten te njohur, por po qe mikeshe e familjes ta beje kete bisede me Anxhelinen.

    1. geni eshte gjenetik says:

      Aman o kush i ben keto perkthimet tek kjo faqja!! A mund te shpjegoni pak ne shqip shprehjen “geni BRCA 1 eshte gjenetik”????
      Aman mo po ketu paguhen edhe injorantet me perkthy si kembet e pules.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje