Japoni, përdori fjalë anglisht, në gjyq televizioni

27 Qershor 2013, 18:57Lifestyle TEMA

Një grup teleshikuesish të pakënaqur ngritën një padi ndaj Televizionit Shtetëror Japonez, për shkaktimin e një dëmi psikologjik, me përdorimin e tepruara të fjalëve të huazuara nga anglishtja. 

Sipas paditësve, përveçse në këtë mënyrë i shkaktohet një dëm madhor gjuhës dhe identitetit kulturor japonez, gjithashtu stresohen dëgjuesit, të cilët shpesh herë nuk e njohin kuptimin e fjalëve të përdorura.

”Shqetësimi që ne ngremë me këtë padi qëndron në amerikanizimin e tepërt të gjuhës dhe identitetit tonë kombëtar”, deklaroi avokati Mutsuo Miyata, i cili kërkon nga televizioni një dëmshpërblim prej 15 mijë dollarësh për klientët e tij.

Qëllimisht, dëmshpërblimi i kërkuar është simbolik, pasi qëllimi i vërtetë i teleshikuesve të grupuar pas kësaj padie nuk është nxjerrja e përfitimeve materiale, por përmirësimi i kësaj situate aktuale,transmeton “Tch”. P.K

8 komente në “Japoni, përdori fjalë anglisht, në gjyq televizioni”

  1. Fred says:

    Duket pak e egzagjeruar, por cdo shte ka nevoje per keto lloj standartesh

  2. enea says:

    Aahahahaha, ketu tek ne i perdorim per pordhe termat si “investigohet”, “lancohet”, “websajti” etj etj etj.

    Duhet pak Japoni ne Shqiperi

  3. Dodi says:

    Nuk e di ne se e lexojne kete shkrim gazetaret tane.Te gjitha vendet kane kulturen dhe gjuhen e tyre dhe perpiqen te ruajne identitetin e tyre kombetar.Kur ishte kryetar bashkie ne Paris ish-presidenti francez,Zhak Shirak urdheroi heqjen e te gjitha mbishkrimeve neper lokale e dyqane ne gjuhe te huaja.Keshtu qe cdo shtet perpiqet te ruaje identitetin e tij kombetar.Vetem Shqiperia besoj se ben perjashtim ne kete drejtim.Japonezet po u japin nje shembull te mire shqiptareve,te cilet ,disa per t’u dukur se dine gjuhe te huaja,te tjere nga injoranca e kane mbushur fjalorin shqiptar me fjale te huaja me se shumti angleze,sepse ata mendojne se gjuha angleze eshte me shprehese se gjuha shqipe.Ne kete drejtim nuk mbeten prapa as politikanet qe perdorin turli fjalesh te huaja.Kur une isha ne pune nuk po e them vendin e punes ,sepse nuk dua te dal me emer,nje drejtor,drejtor i thencin,se ai ishte per te ruajtur lopet, na urdheroi ne qe t’i shkruanin ditet e javes me shkronje te madhe sepse keshtu i kishte gjuha angleze,Po ashtu na urdheroi qe te mos lakonim emrat e pervecem,po t’i shkruanim sic i thone anglezet,Per shembull”I thashe Bush” ne vend ” i thashe Bushit”,qe duhet perdorur ne shqip,ose kryenministri anglez,Thecer,pavaresisht se ajo ishte femer,dhe duhej thene kryeministrja e tjera budalleqe si keto.Dhe me vjen keq qe kete drejtor,pusht,ndyrsire e therrasin edhe ne emisione televizive per t’u dhene mend te tjereve.Ne kohen tone ,sidomos pas meratimit te gjuhes standarte ne kemi bere nje pune te madhe per pastrimin e fjaleve te huaja,sidomos te atyre turke,dhe patem arritur suksese te medha ne ate drejtim,por pas viteve 199o ne gjuhen shqipe u rikthyen jo vetem turqizmat,por edhe fjalet angleze.Turp te kene gazetaret dhe politikanet tane qe injorojne fjalet tona te bukura,per te treguar se jane te kulturuar.Po ashtu edhekryertaret e bashkive duhet te urdherojne qe mbishkrimet mbi dyqane e lokale te shkruhen ne gjuhen shqipe,sepse vetem ne kete menyre nuk do te bastardohet gjuha jone e bukur.

    1. Robert says:

      Te lumte ajo dore sa mire ke shkruar o Dodi.
      Ka shume per te thene ne kate fushe per shqipen e gazetareve e te politikaneve, po shpresoj qe te filloje ndonje debat mbare popullor per kete problem ku gjithkush the shprehe mendimete shqetsimet e veta.

  4. verdikti savranit says:

    o sale tu shtu edhe nje akuze tjeter qe ke per te paguar – mos perdorim te gjuhes shqipe ne televizion dhe para popullit…

    1. Wendy says:

      Apo se qan fare anglishten ai, frengjisht-vicidolse…..hahahahahahahaha

      1. LOLA says:

        Wendy
        ahahahhahahhahah e kam degjuar njehere qe fliste frengjisht me shume me erdhi turp mua qe e degjoja e degjeneroi gjuhen fare skishte marre perkthyes vetem qe te tregonte qe fliste vete frengjisht kafsha

  5. TAHIPI says:

    hahahhahhahhahha Wendy …qy vicidolasi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje