Oprah Winfrey lë prapa 100 të famshëm të botës!

26 Qershor 2013, 17:20Lifestyle TEMA

Oprah Winfrey është përzgjedhur nga “Forbes” të mërkurën si njeriu më i fuqishëm në mesin e të famshmëve, duke lënë prapa 5 femra të tjera dhe 4 meshkuj në top dhjetëshen e yjeve globale.

Kjo është hera e pestë që ish-moderatorja e një emisioni televiziv, e cila drejton një rrjet të vetin televiziv, që udhëheq në rangun e 100 personave më të famshëm në botë.

Këngëtarja Lady Gaga është e dyta në listë, kurse pas saj vijnë regjisori dhe producenti Steven Spielberg, e më pas këngëtaret Beyonce dhe Madonna.

“Nuk ka një të tillë me atë lloj fuqije dhe qëndrueshmërie”, tha Dorothy Pomerantz nga Forbes.com, transmeton “REL”.

“Ka tre njerëz të cilët kanë qenë në secilën listë tonën të njerëzve më të fuqishëm të të famshmëve prej vitit 1999. Është Oprah, Howard Stern dhe Steven Spielberg”.

Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez, e cila vitin e kaluar ishte e para në këtë listë, ka rënë në pozitën e 12-të.

Me fitime vjetore prej 77 milion dollarë, Winfrey nuk është personi që fiton më së shumti në mesin e të famshmëve, pasi Madonna ka fituar 125 milion dollarë.

Mirëpo Forbes thotë se pozita e Winfrey në Hollywood dhe prania e saj në shtyp, televizion dhe rrjetet sociale, i ka ndihmuar që të ketë vendin e parë para të gjithëve.   P.K

5 komente në “Oprah Winfrey lë prapa 100 të famshëm të botës!”

  1. as says:

    Kjo nuk ben asnje gje.Keto ndodhin vetem ne Amerike.Punen e saj mund ta beje edhe nje njeri i thjeshte me 1mije dollare ne muaj.

    1. x says:

      Po kete e them dhe une “Ik moj Zhabeeeeeeeeeee e Zezeeee

  2. z says:

    x -kasaj zhabeeeeeeeeeee te Zezeeeeeee do ja kisha henger vetullen do ja kisha shtrydh petullen.

  3. Wendi says:

    @z
    O i ziu ti. Per t’iu henger vetlla e per t’iu shtrydh petlla eshte ajo. Nejse , gusto ,gusto kjo dynja.
    Ndersa si femer ka vertet vlera.

  4. tironci says:

    zemren e kesaje se ka asnje njeri
    OPra ka nje big heart

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje