Makthi më i madh i shoferëve, sidomos atyre të rinj në timon, është parkimi. Shpesh në kryeqendra urbane është e vështirë të gjesh vend, por edhe kur e gjen atë, ndonjeherë hapësira duket aq e vogël sa duhet të jesh i përpiktë për të mos dëmtuar mjetet e tjera.
Por kompania suedez e prodhimit të automjeteve, Volvo ka menduar gjithcka. Ajo ka kryer me sukses testimin mbi një makinë që vetëparkohet, mjafton të shtypës një buton në telefonin tuaj. I gjithë sistemi është ngritur mbi një aplikacion që instalohet në telefonat inteligjentë.
Sapo jep komandën për t’u parkuar, automjeti lëviz në mënyrë të pavarur në kërkim të vendit të parkimit. Automjeti është i pajisur nga sensorë që paralajmërojnë kur distanca nga një objekt tjetër i lëvizshëm ose jo, është e rrezikshme.
Kur kjo distancë shkelet, aplikacioni ndërhyn duke ndaluar ose ndryshuar drejtimin e automjetit. Testimet e para, thonë inxhinierët e kompanisë suedeze, kanë qenë të sukseshme, por sërish duhet shumë punë, sigurisht edhe certifikimi nga autoritetet, për ta nxjerrë në treg këtë risi…dhe për t’i dhënë fund mundit të parkimit,transmeton “Tch”. P.K
http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=UYu-4ieX9Qw
-RAMA. urime fitoren suksese,Berisha duhet te pranosh humbjen,Meta ai eshte nje buf qe i sjell te keqe SHQIPERIS.
Ketu flitet per parkim makine , jo per Salen dhe Edin o ZZZZZZZ, te paska ngelur fyelli ne noten sa-la
-RAMA. urime fitoren suksese,Berisha duhet te pranosh humbjen,Meta ai eshte nje buf qe i sjell te keqe SHQIPERIS.Te uroj qe te vejn punet si kjo makin super moderne.
Ku do hane buke autoshkollat tashti?
e ka edhe audi kete sistem,”veteparkim pa shofer”
vlonjati per Z -mu per ate e bera koment, ku te beje tjeter ne mesin e 200 komenteve si nje pik ujet ne det, ketu do e shofin me kjart ,hajde me te mira
I modh je o Z. Mbasi na lodhe nje jave rrjesht tu te “zhbiru” e “perkthy” komentet”, me nje fund e bere nje te qarte fare ?
ha ha ha Wendy-kesaj here ma ngule,por do e ruaj rastin te ta ngjul ty, eshte si veshtir sepse fjalet tuaja tiglojn si ndryshe sepse ju perdorni vaj ullir prandaj edhe zerin keni si bilbili.