Meg Ryan, tashmë edhe regjisore

23 Qershor 2013, 18:35Lifestyle TEMA

 

E pashme,por edhe me një fytyrë që ngjall simpati: Meg Ryan aktore,por së shpejti edhe pas kamerave,si regjisore filmash.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë 52-vjecarja, interpretuese e mbi 40 filmave, në Festivalin e Filmit në Taormina të Italisë.

“Mendoj se është një zhvillim natyral, pasi ke bërë të njejtin profesion për shume vite, beson se e ke kuptuar te gjithe procesin, ndaj dhe të vjen dëshira për të rrëfyer një histori tënden. Kam filluar ta mendoj kete rreth dy vite më parë dhe po punoj prej 18 muajsh për këtë. Ka tre aktorë të interesuar deri tani”, ka thene Ryan.

Protagonistja e nje sere filmave komedi te suksesshem veçanerisht ne vitet 80-90, ka thene se ne fillimet e karrieres se saj nuk ka qene aspak e interesuar per aktrimin.

Bente nje shkolle gazetarie dhe per te fituar diçka, ajo shkonte dy here ne jave per te luajtur ne nje “soap-opera”, ku perveçse nuk dinte te recitonte, merzitej per vdekje, siç eshte shprehur ajo.

Me pas njohja me skenaristen dhe regjisoren Nora Ephron, e njohur per filmat “When Herry met Sally” apo “You’ve got mail”.

“Te punoje me te ishte fantastike”. E kujton keshtu regjisoren e ndare nga jeta rreth nje vit me pare, duke shtuar: “Ishte nje vezhguese e shkelqyer e femrave dhe e botes se tyre. Me femrat punohet me mire. Me meshkujt nuk je subjekti, por objekti i filmit, ndersa nje grua e rrefen historine permes teje. Kamera shikon cfare shikon ti dhe ndjen ate qe ndjen ti”, ka thene Meg Ryan mbi regjisoret femra, duke treguar keshtu ide te qarta mbi profesionin e saj te ardhshem,transmeton “Tch”.  P.K

5 komente në “Meg Ryan, tashmë edhe regjisore”

  1. ERA says:

    @ X

    ZHAB DO JET BER DHE JOT EME , APO JO O x KERRIC

  2. LOLA says:

    hahahahahahhahahhahahah

  3. bobo says:

    bobo si e paska pickuar bleta kete, ne fakt botox eshte helm qe merret nga gjarprinjte.

    1. Shtegtari says:

      O “bobo” ç’na gjeti, ku na jane mbledhur nje trume budallejsh si X apo “bobo” qe me duket se jane barinj dhishe qe njohin mire helmin e gjarprinjeve
      Te pjerdhsha tallashin qe ke ne koke, se tru s’ke ti or kalama 5,2 vjeçar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje