Rikthimi i lumtur i Sandra Bullock (FOTO)

25 Qershor 2013, 09:37Lifestyle TEMA
Rikthimi i lumtur i Sandra Bullock (FOTO)

Si të rilindësh në pak hapa! Sandra Bullock,48-vjeç është një grua e re tashmë. Kushdo që e ka parë mbi tapetin e kuq për premierën e filmit të saj të ri “Heat”,e ka kuptuar tashmë që mosha nuk ndikon në bukurinë e saj.

Aktorja e cila ishte zhdukur prej kohësh prej radarëve mediatikë është rikthyer në formë të shkëlqyer,e veshur me lëkurë të zezë dhe me buzëqeshje të mëdha. Me sa duket periudha e errët pas divorcit,gjatë së cilës është fshehur pas mureve të shtëpisë dhe syzeve të errta ka marrë fund.

Divorci nga Jesse James duket se për të ka qënë zgjedhja e duhur. Ndërsa ish-bashkëshorti martohej për të katërtën herë,Sandra,dalëngadalë,rigjente buzëqeshjen dhe forcën.

Edhe kujdesi për djalin e saj Louis,3 vjeç,të cilin e birësoi në vitin 2010,e ka rigjeneruar. Që kur ai fëmijë është në jetën e saj,është mundur që të mos jetë më gruaja dhe aktorja e përsosur që Hollywood kërkonte,por një nënë me sytë drejtuar vetëm nga i biri.

Edhe pse ka thënë se tashmë jeta rrotullohet rreth tij,ka vendosur të mos refuzojë më shfaqet dhe daljet publike. Do ti rikthehet dashamirësve dhe fansave të saj,ndoshta edhe një dashuri të re,pse jo!  “NOA”.  P.K

 

3 komente në “Rikthimi i lumtur i Sandra Bullock (FOTO)”

  1. x says:

    Ik ore Zhabe, dhe ajo Zhapikja qe do te me kthej pergjigje.

  2. Shtegtari says:

    Une qe po te pergjigjem jam “zhapik” dhe jo “zhapike” or X-Krye(K)car.
    Ti nuk mund te sherbesh as si leter higjenike per Sandren or shpellar (nga Viçidoli ndoshta?????)

  3. tironci says:

    sa sensuale qe duket
    kshu te jete dhe lola me elonen tone ???????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje