I bie zilja e iphone 5-ës ndërkohë që ai ishte në karikim,përgjigjet dhe papritur një valë korrenti i merr jetën. Ngjarja ka ndodhur në Kinë dhe viktima është një stjuardese 23-vjeçare.
Ky lajm është bërë i ditur nga e përditshmja britanike “Daily Mail”, sipas të cilës Ma Ailun, ish-punonjëse e “China Southern Airlines”, ka marrë një elektroshok të dhunshëm nga celulari.
Ajo ka rënë në tokë, është shoqëruar menjëherë në spital nga njerëzit e afërt, por mjekët nuk kanë arritur ta mbajnë në jetë.
“Apple” ka reaguar menjëherë duke njoftuar se ka nisur një hetim të hollësishëm për të kontrolluar sigurinë e produktit më të shitur të saj.
“Jemi thellësisht të trishtuar nga ky incident tragjik dhe i bëjmë ngushëllimet tona familjes Ma. Do të bëjmë një hetim të thellë dhe do të bashkëpunojmë me autoritetet”, ka deklaruar “Apple” përmes një email-i.
Lajmi për vdekjen e asistentes së fluturimit, vetëm 23 vjeç, është publikuar edhe nga agjencia zyrtare kineze “Xinhua”, që saktëson se vajza jetonte në rajonin perëndimor Xinjiang. P.K
harxho leket per te vdekur kesaj i thone te blesh i phone
Gjynah vajza e gjore, paska ikur kot, por ka diçka qe nuk shkon ketu, iphoni, punon me vetem 5 volt, me 5volt mund te ngordhi vetem nje mize, kushedi çfare karikusi ka perdorur zonjusha dhe nuk e ka transformuar korentin, nga 220 volt ne 5 volt. Fajin nuk e ka iphoni por karikusi ja ka derguar tensionin direkt 220 volt
Nuk eshte iPhon 5 origjinal por i fallcifikuar kinez. Nga ata qe shiten me 70-80 dollare.
GJelle e lire te djeg buzet keshtu thon..