Ish bashkëshorti i këngëtares Katy Perry, humoristi Russell Brand më në fund duket se ka vendosur të ketë një lidhje serioze me atë që dikur e quante miken e tij më të mirë Nicola Schuller. Ata gjithnjë kanë qenë të shoqëruar bashkë por këtë herë jo si miq por si parter.
Një burim ka thënë për “The Sun” se Nicola ka qenë mbështetja e tij në momentin kur ai u nda nga Katy Perry , por njohja më shumë me të e ka bërë Russell-in të kuptojë me të vërtetë se çfarë dëshiron nga një femër dhe nga vetja.
Qëllimet serioze të aktorit të cilat deri përpara pak kohësh mendoheshin të ishin thjeshtë thashetheme , u vërtetuan në momentin që Russell pohoi në nje emision ku ishte i ftuar se momentalisht dëshira e tij më e madhe ishte të kishte një grua me të cilën të ndante gjithçka, çdo të mirë dhe të keqe.
Por mbi të gjitha ardhja në jetë e një fëmije do të ishte perfekte pasi për të fëmija simbolizon sinqeritetin dhe dashurinë.
Russell pranoi që dhe pse këto i kuptoi vonë sepse ishte i verbuar nga kënaqësia që i dhuronte fama , ndihet i lumtur që tani është i vetëdijshem për ato që tani i quan “Synime të cilat duhen përmbushur “. P.K
Russell Brand
Nicola Schuller
Ky nuk me pelqen fare. Une e kam burrin tim si shpirt. Eshte pak kokeshpulle po s’ka gje.
Kokeshpulle mos je zotrote.Ik o manjak na ler rehat.Fillove dhe me nickname tim tani?Kaqol!
Shum e mire Nicola.Urime ciftit.