Distanca forcon marrëdhënien në çift

19 Korrik 2013, 10:54Lifestyle TEMA

Çiftet që mbajën një lidhje në distancë kanë një ndjenjë më të fortë për njëri-tjetërin sesa ata që jetojnë bashkë. Sipas një studimi të fundit nga Universiteti I Hong Kongut që hedh poshtë frazën “larg syrit,larg zemrës”.

Crystal Jiang, asistente në këtë universitet, tha për ‘Today’: “Vëzhgimi ynë na ka nxjerrë në përfundimin se personat që janë larg njëri-tjetrit kanë më shumë afrimitet emocional se ata që kanë partnerët pranë.”

“Njerëzit që kanë partnerin larg nuk duhet të mërziten pasi lidhje të tilla nuk janë të destinuara të dështojnë”, shton Jiang.

Ekspertët thonë se largësia bën që partneri të idealizohet dhe të mos e shohësh realitetin siç është, realitet që vjen ndryshe kur jetohet në të njëjtin apartament. P.K

15 komente në “Distanca forcon marrëdhënien në çift”

  1. Dean says:

    Po populli i mencem shqiptar qe thote ” larg syrit,larg zemres” ja paska fut kot?????
    T’emen e,e kisha shume per zemer kete fjale te urte te popullit te urte Shqiptar.

    1. elona says:

      Populli e ka mire o Dean.Aq mire e ka,sa shumica e lidhjeve ne distance deshtojne.Ketu duhet te ndalemi te perkufizimi i distances dhe raporti me kohen…po ne vija te trasha:larg syrit,larg zemres.

      1. Dean says:

        Po kush e ka gabim,mi elona,se po m’ik truni dhe s’po marr vesh c’a behet.
        Ose shkenctaret,ose populli i urte duhet te kene te drejt,jo te 2.
        Nejse,moj vajze,faleminderit per nderhyrjen tate,se me qetsove disi………lol

        1. elona says:

          Keto jane studime koti.Nuk jane shume te dhena per te nxjerre kete perfundim dhe une s’e mendoj si keta shkencetaret.E kane gabim keta.
          Ajo thote:kane me shume afrimitet emocional…ajo dihet,edhe kur takon nje familjar,nje shok qe ke kohe pa e takuar.

        2. Wendy says:

          Hmmmm po pse mos kene te drejte te dy o vlla???.Kete rradhe te dyja palet kane te drejte ( dhe populli yne i mencur dhe shkenca ) , por ne drejtime krejt te ndryshme.
          Me pelqen arsyetimi i @ specialistit, ka te beje me teper me lidhjen shpirterore.Populli yne i mencur ka te drejte, se ne jemi ballkanas,gjakenxehte dhe te padurueshem .Te largosh dike eshte “free will” my dear, , ta harrosh jo dhe aq e lehte . ?

          1. Dean says:

            Wendy,ti me sqarove perfundimisht…….hahahahaaaaa……

  2. elona says:

    Realiteti qe vjen kur jeton ne nje shtepi,e hedh poshte gjithe lapidarin e ngritur nga distanca.Une mendoj qe distanca e perkohshme dhe jo shume e madhe,eshte e tolerueshme.Por distancat afatgjata,jane shkaterruese per lidhjen.Nese nuk ben asgje bashke me partnerin,nese nuk ndan asgje me te…c’kuptim ka?Per mua distanca e perkeqeson gjendjen.Le hapesire per te njohur njerez te tjere,per te mbushur boshllekun e krijuar.Njeriu eshte qenie sociale,keshtuqe partneri i duhet per te bere dhe ndare gjerat,jo per te folur ne tel,fb apo skype.

    1. balzac says:

      @elona,
      E dashura Elona,gruaja sot nuk mund ta imagjinoje nje burre me te cilin
      eshte e detyruar te ndaje 24 oreshin bashke sidomos kur burri edhe pa fajin e tij eshte i detyruar te qendroje ne shtepi per shkak te ndonje papunesie apo ndonje fatkeqesie tjeter.Sot burrat qe te ruajne harmonine familjare jane te detyruar edhe te arratisen nga shtepite.Qe te mbijetoje nje simbioze duke bera nje sakrifice te tille a mund ta quajme ate lidhje edhe normale?!

    2. beso says:

      je shume e sakte ketu,por stujuesja e ka fjalen per sindromin e marinarit,qe kur zbret ne port ka vetem nje fiksim ne tru.Nje batute italiane thote qe”l’amore e cieco,ma il vicino di casa ha quattro occhi-dashuria eshte qorre,por komshiu ka kater sy”.

  3. AISHA says:

    Elona jam plotesisht dakort me ti i ke then te gjitha….populli thot “dy sy qe nuk shikohen,shpejt harohen” dhe eshte me se e sakte..

  4. specialisti says:

    KUJDES ! Studimi flet per lidhjen shpirterore qe ne fakt forcohet ndersa nevojat fizike cifti i ploteson me te tjere

  5. AISHA says:

    specjalisti….
    po ne jemi gje e gjalle pra nuk jemi kompjuter te na programosh ,fizikisht me kete dhe shpirterisht me ate qe eshte larg..
    natyra meme i ka rregullu gjerat ,ai qe te ben hyzmetin me ate lidhesh dhe shpirterisht.Nuk e di po flas per veten time .

  6. z-amir says:

    Po mir mi AISHA ne qoftese dy i bejne hizmetin,qi thua kesaj…treshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje