Të paktën dikush e pranon: Gjithkush ka bërë fëmijë (VIDEO)

17 Korrik 2013, 12:21Lifestyle TEMA
Të paktën dikush e pranon: Gjithkush ka bërë

Mediat kryesore në botë janë stacionuar në Angli, në pritje të lindjes së fëmijës së Kate dhe princit William.

Ethet e bebes mbretërore kanë përfshirë jo vetëm ishullin, por dhe mbarë botën.

E megjithatë është dikush që e thotë troç mendimin e saj.

Margaret Rhodes, kushërira e parë e Mbretëreshës dhe mikeshë e afërt e saj, habiti gazetaren e CNN, Christiane Amanpour, kur tha se nuk ishte aq e gëzuar për lindjen e bebes.

“Nuk jam dhe aq e gëzuar,” tha 88 vjeçarja duke qeshur.

“Si ka mundësi,” e pyet gazetarja Amanpour.

“Por e di çfarë, gjithkush ka fëmijë. Është gjë e mirë, por nuk jam shumë e gëzuar,” përgjigjet ajo.

“Por është trashëgimtari i fronit. Historia?” pyet sërish gazetarja e njohur.

“E mirë, në rregull, po përgatitem që të gëzohem,” përgjigjet britanikja./ep

8 komente në “Të paktën dikush e pranon: Gjithkush ka bërë fëmijë (VIDEO)”

  1. what? says:

    Plake e lezetshme

  2. roland says:

    kam frike se bebi do dale i zi! me anglezet asnjere nuk i dihet!

  3. Kapterri says:

    Tezja e Sales ne 44-en

  4. Korabi says:

    Plaka ka marre guximin te thoje ate qe mendon se ka roitur, por ka thene nje te vertete te madhe. Femije si gjithe bota do pjelli dhe kjo, nuk do pjelli gje tjeter. Keto historite me mbreter me kujtojne gjithnje perrallen e Andersenit.

  5. maqo says:

    E madhe plaka kur thote- “E mire,po pregatitem te gezohem”

    1. elona says:

      ajo eshte pjesa me e bukur.

  6. Roberta says:

    Tamam ironi e nje gruaje te zgjuar dhe qe ka pikeveshtrimin e saj personal.

  7. nora says:

    cdo nene i duket se femija i saj eshte me i miri eshte mbret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje