Telashe në horizont për ish-pjesëtarin e grupit “Oasis”, Liam Gallagher. Një gazetare amerikane pretendon se Gallagher është babai i vajzës së saj, që tani është më pak se 1 vjeç. Ajo ka shpjeguar se ka patur një takim rastësor me këngëtarin, ku ka mbetur shtatzënë.
Mësohet se gruaja është përpjekur të kontaktojë privatisht me Gallagher, duke e kërcënuar se do të fliste edhe me bashkëshorten e tij, Nicole Appleton, por nuk ka patur asnjë reagim nga ana e tij. Për këtë arsye gazetarja i është drejtuar gjykatës, duke kërkuar që këngëtari të njohë vogëlushen si vajzën e tij.
Lajmi u publikua fillimisht nga revista angleze “Sun”, e cila duke mos bërë të ditur emrin e artistit, shkruante se “një këngëtar anglez është bërë baba pas një takimi rastësor, “One Night Stand”.
Tashmë mediat kanë vërtetuar se artisti në fjalë është pikërisht Liam Gallgher.
Lajmi ka shkaktuar një “tërmet të vërtetë” në shtëpinë Gallagher. Një burim i afërt me familjen bëri të ditur se bashkëshortja e tij e ka përzënë nga shtëpia duke ia nxjerrë të gjitha rrobat në mes të rrugës,transmeton “BW”. P.K
Sex,drugs and rock and roll…..upsss,edhe ndo1 femije te pa planifikuar.
Liam = Idiot dhe Legjend.
apo nuk qenka i bukur ky ,koken e paska si ndonje bidon qe ka shtypur autobuzi
Eh more enverist,ai eshte artist qe e njeh dhe e kerkojne te Sh..k,,gjithe femrat e botes,,ti kokpalara e pabuks dhe (kuptohet votues I “Rilindjes”),i thua e ka koken si bidon.O zot rregulloi kafshet komuniste!!!!.
po si bidon dhe si legen qe lante kembet baba Qemo kur merrte abdesin.
koke shtypur por qe i peshon te pakten 60 milion dollare, besoj se tani i drejtohet koka…
Ate doja te thoja.Ky nuk ka konkurruar per Mister,eshte kengetar dhe i papare madje.